Ciftet e shenjave

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Përshtaten: 72%

Një Dash dinamik dhe energjik shumë lehtë do të tërheqë vëmendjen tuaj dhe do ju bëjë të afroheni. Por shumë shpejt do të shikoni se ka diferenca shumë themelore mes jush dhe një Dashi.Dashi është i sinqertë dhe spontan ndaj të tjerëve, ndërsa ju jeni të zgjuar dhe shpesh-herë skeptik.

Ju jeni të armatosur me intuitë të fortë, dhe kjo ju bën të besoni, dhe ndonjëherë me të drejtë, se si ju mund t'i psikologjisni gjithëkënd në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Do të jetë vërtetë e lehtë për ju të joshni një Dash, por në vazhdim partneri juaj do të duhet të mësojë t’ju nënshtrohet në mënyrë që të shmangë fërkimet e mundshme. Ju jeni të dy besnik dhe të paktën në këtë pjesë nuk do të ketë probleme.

Në anën erotike, pasioni juaj kombinuar me dinamizmin e një Dashi,do të thonim se krijon një dyshe shumë të fortë. Në aspektin ekonomik, do të ishte mirë të vazhdoniju me planifikimin financiar sepse Dashi ka mundësi t'ju zhgënjejë me zgjedhjet e tij. Është një marrëdhënie e vështirë, ndaj duhet të ketë durim dhe këmbëngulje nga të dyja anët për të pasur një të ardhme.

Cili Dash është më i përshtatshëm për Akrepin?

Do të keni një kombinim të zjarrtë dhe dinamik me Dashët e lindur midis 21 dhe 30 Marsit. Ata nuk do të ndikohen nga lojrat tuaja për kontroll emocional. Nëse do mund t'u jepni atyre hapësirën që u nevojitet, lidhja juaj e mrekullueshme seksuale do të kompensojë çështjet e tjera.

Dashët e lindur ndërmjet 31 Marsit dhe 10 Prillit mund të përpiqen t’ju dominojnë, veçanërisht në punë dhe në aktivitete të tjera profesionale, gjë që do ju shqetësojë shumë. Ky mund të jetë një kombinim shkatërrues nëse nuk ju pëlqen t’ju japin sugjerime.

Dashët e lindur nga 11 deri më 19 Prill ndoshta janë më të përshtatshmit për ju, sepse ata kanë udhëheqie të fortë nga Jupiteri dhe Shigjetari. Ju keni marrëdhënie shumë të forta emocionale dhe karmike me Dashët e lindur gjatë kësaj përiudhe.

 

Përshtaten: 81%

Këtu kemi të bëjmë me dy shenja të qëndrueshme, kështu që presim një përputhshmëri premtuese. Demat janë njerëz shumë të strukturuar, gjithashtu të besueshëm dhe të dashur. Ndonjëherë paksa despotikë, por dinë të tregojnë dashurinë ndaj partnerit të tyre dhe ta bëjnë atë të ndihet shumë i lumtur përmes kësaj lidhjeje. Demi i do paratë, luksin dhe jetën e mirë, e cila shpesh ka të bëjë me të mira materiale.

Ai ka shumë durim dhe kjo është arsyeja pse pothuajse gjithmonë ai i arrin qëllimet e tij. Një Dem do të magjepset nga dinamizmi juaj dhe do të besojë se do mund të krijojë lidhjen e duhur me ju. Juhumbisni lehtë durimin, por partneri juaj Dashi, duhet te dini se ai di shumë mirësi të mbajëqetësinë në situata të vështira dhe kjo është shumë e rëndësishme për këtë marrëdhënie.

Në anën erotike, ju jeni të dy të zjarrtë dhe dinamik dhe bashkimi juaj me të vërtetë do jetë shumë i fortë. Në anën ekonomike, tek një Dem do të gjeni pikërisht atë që kërkoni dhe menaxhimi i parave do të jetë shumë i suksesshëm nëse bëhet nga te dy. Kjo është një marrëdhënie shumë e mirë, sepse të dy kenidëshirën për të mbështetur zgjedhjen tuaj dhe këtë do ta bëni me ndihmën e shumë elementëve të rëndësishëm dhe të përbashkët që keni.

Cilët Dema përshtaten më tepër me ju?

Kryesisht Demi do përshtatet me ju, por ata që lindin midis 20 dhe 29 Prillit janë nga më të mirët. Një kombinim i vërtetë i dashurisë dhe ndoshta edhe i martesës, mund të ekzistojë me njerëzit e lindur gjatë kësaj periudhe.

Mund të ekzistojë një tërheqje ndaj Demave të lindur midis 30 Prill dhe 10 Maj, por ju do të kuptoni se kjo marrëdhënie është më shumë platonike sesa seksuale, sepse këta njerëz janë më të përshtatshëm për aktivitete sociale.

Biznesi midis jush dhe Demavetëlindur midis 11 dhe 21 Majit mund tëshkojnë mirë.Para se të përfshiheni me ta, sigurohuni që keni kuptuar mirënevojat e tyrefinanciare. Sapo kjo pjesë e marrëdhënies të ketë marrë rrugën e saj, aspektet e tjera emocionale dhe seksuale do të zgjidhen vetëvetiu.

Përshtaten: 56%

Një Akrep i pandalshëm dhe i ashpër do ta trembë një Binjakë, por gjithashtu do ta tërheqë atë. Binjakët i kushtojnë rëndësi të madhe aftësisë së komunikimit dhe marrëdhënieve tëtyre me njerëzit të cilët janëshumë të rëndësishëm për ta. Inteligjenca, perceptimi i jashtëzakonshëm, shkathtësia dhe fleksibiliteti i një Bjinjaku do tërheqë vëmendjen tuaj, por shpejt do të kuptoni se do të ketëfërkime midis jush.

Binjakët janë njerëz shumë aktivë dhe pëlqejnë të shpërndahen në më shumë se një gjë, por duke lënë shumë prej tyre në mes, pa përfunduar! Kjo nuk do i pëlqejë aspak një Akrepi dhe njëkohësisht nevoja e madhe për liri që ka një Binjak, do ta zgjojë xhelozinë e Akrepit.

Nga ana erotike, ndoshta përvoja seksuale me një Binjak do ju japë gjithçka që ju mungon dhe do ju bëjë të njihni rrugë të reja në dashuri. Në anën ekonomike, një shpërdorues si Binjaku do ju irritojë dhe kjo do të jetë arsyeja thelbësore, për të cilën konfliktet nuk do të mungojnë asnjëherë midis jush. Marrëdhënie e vështirë, por nëse tejkaloni diferencat tuaja mund të ketë një bashkëjetesë të qetë.

Cili Binjak është më i përshtatshmi për Akrepin?

Binjakët e lindur midis 22 Majit dhe 1 Qershorit do t'ju japin shumë shpirt, bukuri dhe të qeshura. Ana tjetër e monedhës është se këto Binjakë shpesh jetojnë me mendjen e tyre dhe kanë vështirësi të shprehin pasionin që prisni në një lidhje. Duhet të jeni të durueshëm dhe t'i mësosh ata rreth seksit.

Mund të harxhosh tepër për Binjakët e lindur midis 2 dhe 12 Qershorit. Ata nxjerrinbujarinë tuaj.Do ishte më mirë të shmangësh një marrëdhënie afatgjatë me ta, nëse nuk mendon të bashkpunosh. Një bashkim profesional mund të funksiononte mirë. Ju mund të njiheni me një aktivitetprofesional që lidhet me punën tuajose tënjë kolegu. Ky është një kombinim i mirë për tu realizuar gjërat dhe një kombinim i veçant i vendosshmërisë së Akrepit dhe ndjeshmërisë së Binjakëve.

Binjakët e lindur ndërmjet 13 dhe 21 Qershorit do nxisin shumë interesa të reja dhe anë të pazakonta të personalitetit tuaj. Duke qenë të ndikuar pjesërisht nga Urani dhe Ujori, ata pëlqejnë të bëjnë gjëra që kanë vlefshmëri. Nëse jeni të gatshëm të shkoni me ta në këtë rrugëtim, udhëtimi me siguri do të jetë interesant.

Përputhje: 90%

Marrëdhënia midis një Akrepi dhe një Gaforrejeduket shumë i mirë dhe është e tillë! Ju jeni të dy shumë të ndjeshëm dhe ju intuitivisht e kuptoni njëri-tjetrin. Gaforrja është shumë e pasigurt dhe shpesh ka nevojë për konfirmimin e ndjenjave të partnerit të saj. Nga ju do të marrë të gjithë dashurinë dhe kujdesin që i nevojitet për t'u ndjerë e sigurt në këtë marrëdhënie.

Duhet të tregoni shumë vëmendje dhe përkushtim ndaj një Gaforreje në mënyrë që të fitoni besimin e saj dhe ta bëni atë të ndihet mirë me ju. Nëse e lëndoni, duhet ta tregoni me vepra, që ai mund t'ju besojë sërisht dhe të jeni të sigurtë se ai do ta bëjë atë. Në anën erotike,Gaforrja është shumë e butë dhe e konsideron seksin realizimin e dashurisë së vërtetë.

Pra, është e sigurt se romanticiteti i një Gaforreje dhe pasioni juaj i palëkundshëm do të cojë në maja këtë lidhje. Që të dy e doni jetën familjare dhe stabilitetin. Ekziston kujdes nga të dyja anët në shpenzime dhe kjo do të krijojë një situatë shumë të qëndrueshme dhe të qetë financiare. Midis një Akrepi dhe një Gaforreje, shumë lehtë do të krijohen lidhje shumë të forta dhe të pazgidhshme. Në përgjithësi kjo është një nga marrëdhëniet më ideale.

Cila Gaforre është më e përshtatshme për një Akrep?

Gaforret e lindura ndërmjet 22 Qershorit dhe 3 Korrikut janë jashtëzakonisht të ndjeshme, por pak të dobëta, sipas mendimit tuaj. Megjithatë, ata do të jenë në gjendje të nxjerrin në dritë anën emocionale të karakterit tuaj. Më në fund, do të kuptoni se është fati juaj për të qenë së bashku në një lloj vepre humanitare. Ju mund të punoni për të ndihmuar njerëztë tjerë ose thjesht për të zgjidhur krizat në familjet tuaja.

Gaforrete lindura midis 4 dhe 13 Korrikut kanë një tërheqje të fortë për ju. Ata do të kënaqin lehtë nevojat tuaja komplekse.Do të jetë një tërheqje e pabesueshme mes jush! Përputhshmëria juaj magnetike dhe seksuale do të jetë e dukshme që në fillim.

Ju mund të prisni momente shumë të këndshme me Gaforren e lindur midis 14 dhe 22 Korrikut. Ky grup ndikohet fuqimisht nga Hëna, kështu që një lidhje me ta do jetënjë bast shumë i mirë, veçanërisht nëse ju pëlqejnë party-të. Mund të relaksohesh me ta dhe t’i strukësh nën mbrojtjen tënde.

Përshtaten: 75%

Lidhja juaj me një Luan nuk do të jetë e lehtë. Ju jeni të dy despotikë dhe të fuqishëm dhe do të tregoni që në fillim se ka probleme themelore në këtë marrëdhënie. Luani është i sigurt në të gjitha fushat e jetës së tij dhe ka ndjenjën se ai mund të bëjë gjithçka vetë.

Ai dëshiron të jetë mbi të gjithë dhe vazhdimisht tregon personalitetin dinamik që ai padyshim ka. Pra, është e kuptueshme që do të ketë një polemikë konstante mbi faktin se kush do të ketë dorën e sipërme në këtë lidhje. Sidoqoftë, njëri do të kishte joshur tjetrin në mënyrë të llahtarshme dhe mes jush do të ketë një lidhje të pazakontë dhe shumë të fortë. Ju jeni të dy xheloz dhe kjo do të krijojë edhe më shumë rivalitete, që me shumë gjasa do shkaktojnë rënie.

Në anën erotike, seksi mes jush do të jetë tërësisht i pasionuar dhe dinamik dhe kujton një luftë ku secila palë do të dëshirojë të fitojë. Ekonomikisht, vështirë se do të jeni në gjendje të kuptoni nevojat e vazhdueshme të një Luani. Ju duhet të jepni më të mirënnga vetja juaj dhe gjithë dashurinë tuaj në këtë marrëdhënie për t’i dhënë asaj një frymë jete. Nëse e bëni,atëherë ju keni më shumë gjasa të fitoni dashurinë e vërtetë dhe ta mbani përgjithmonë në jetën tuaj.

Cili Luan është më i përshtatshëm për Akrepi?

Luanët e lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit kanë një ndjenjë shumë të fortë të vetes së tyre dhe do të jenë shumë dogmatik. Kjo do ju irritojëdhe do të jetë mjaft e vështirë që t’i përballoni. Kush do të tërhiqet?Akrepi është diskret në ushtrimin e pushtetit dhe kontrollit, dhe ai pëlqen t’i lëri pak vëndimagjinatës, ndërsa Luani preferon të jetë epiqendra. Ky kontrast mund të jetë veçanërisht i fortë me Luanëte lindur ndërmjet 5 dhe 14 Gushtit, të cilët ekzagjerojnë dhe ndonjëherë i bëjnë gjërat shumë më tepër teatrale sesa do doje.

Luanët e lindur midis 15 dhe 23 Gushtit janë vërtet të përshtatshëm për lidhje afatgjata me ju, temperamentii tyre është në pajtim me tuajin.

Përputhen: 74%

Virgjëreshat janë shumë të zgjuara dhe shkathta dhe kjo është diçka që me siguri do të tërheqë vëmendjen e një Akrepi. Por në thelb ju të dy jeni njerëz krejtësisht të ndryshëm. Do të shqetësoheni që Virgjëresha nuk ka imagjinatë dhe pasion. Ju jetoni në dy botë që nuk takohen askund.

Virgjërëshat janë shumë të rrepta me gabimet e të tjerëve dhe në të njëjtën kohë ato janë të dashuruara me saktësinë dhe metodikën. Ato kanë një teori praktike për jetën që e ndjekin atë, sa të mundenme përpikmëri. Kjo mund ta lodhi një Akrep dhe ta bëjë atë të ndihet i bllokuar në një marrëdhënie të pakuptimtë. Qëllimet tuaja, do të kuptojni shumë shpejt se janë krejtësisht të ndryshme dhe do të jetë shumë e vështirë për t'i bërë ato të bashkveprojnë.

Në anën erotike, njëri plotëson tjetrin dhe ndoshta një Virgjëreshë do t’i nënshtrohet pasionit dhe dëshirave tuaja. Virgjëresha e do të vërtetën, konsistencën dhe ekonominë. Pra, në këtë çështje, ju nuk do të keni problem të madh dhe do të jeni në gjendje t’ja lini asaj financiatpa menduar dy herë.Në përgjithësi është një lidhje shumë e vështirë dhe kërkon shumë këmbëngulje dhe durim për të qëndruar në këmbë. Megjithatë, me kombinimet e duhura planetare, gjërat mund të përfundojnë shumë pozitivisht.

Cila Virgjëreshë është më e përshtatshme për Akrepat?

Jini të kujdesshëm ndaj Virgjëreshave të lindura midis 24 Gushtit dhe 2 Shtatorit. Mërkuri, i cili i udhëheq ato, është kundër natyrës suaj. Do të ketë shpërthime herëtë herë pas hershme. Mund të ketë gjithashtu një diferencë në moshë ose mjedisin kulturor që do ju bëjë të ngrinipikpyetje mbi marrëdhënien tuaj. Mendoni mirë përpara se të çoni miqësinë në një nivel më serioz.

Virgjëreshat e lindura ndërmjet 3 dhe 12 Shtatorit ju ofrojnë fitime dhe humbje në të njëjtën masë. Por mos harroni, "Mos ngatërroni asnjëherë punën dhe qejfin". Nëse mund ta sqaroni këtë temë, këto Virgjëresha do t'ju ofrojnë stabilitet dhe siguri e cila i përshtatet pikëpamjes që ju keni për jetën.

Virgjëreshat e lindura midis 13 dhe 22 Shtatorit janë ideale për dashuri dhe përkushtim afatgjatë. Kjo është për shkak se Jupiteri, i cili ndikon jetën tuaj romantike dhe është një planet shumë fatsjellës për ju, është gjithashtu i lidhur edhe me fatin e tyre. Ju natyrisht do të ndiheni tërheqje ndaj tyre dhe do dëshironi një të ardhme të ndritshme me ta.

Përshtaten: 87%

Peshorja karakterizohet nga romanticiteti intensiv, nga natyra sociale, është idealiste, por shpesh naive dhe ka të ngjarë që Akrepi të acarohet. Idealizmi i lartë që e karakterizon,ja heq ndjenjën e prakticitetit, gjë që e bën atë të duket veçanërisht sipërfaqësore. Peshorja mund të ketë frikë nga ngurtësia juaj, por edhe nga mwnyra e drejtpërdrejtë me të cilën thoni atë që mendoni, pa ju interesuar nëse personi tjetër lëndohet.

Të dy ju jeni shumë besnikë dhe kjo është diçka që do t'i japë këtij raporti fuqi të madhe dhe baza të forta, por ato mund të tronditen fuqishëm nga naiviteti dhe aspekti flirtues që e karakterizon një Peshore. Por epërsia e shpirtit të një Peshoreje do t'ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni krejtësisht të sigurt me të. Nëse doni të mbani lidhjen tuaj me një Peshore, duhet të shmangni fërkimet, mosmarrëveshjet dhe tensionet.

Në pjesën erotike, do të ketë kimi dhe pasion intensiv. Ekonomikisht, do të ketë një ndryshim mendimi dhe menaxhimi i parave do jetw mirë të qëndrojë në duart tuaja. Është një marrëdhënie jashtëzakonisht e vështirë dhe duhet të ketë vullnet të ndërsjelltë për të arritur lumturinë.

Me të cilën Peshore përshtatet më tepër një Akrep:

Jini të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien tuaj me Peshoren e lindur midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit! Marrëveshjet tuaja financiare mund të prishen sepse keni qasje të ndryshme. Derisa të krijoni një ide të qartë të filozofisë ekonomike të tjetrit, mos u mpleks në huamarrje.

Ju do të keni vështirësi të qëndroni të lumtur me Peshoren e lindur ndërmjet 4 dhe 13 Tetorit. Ata janë të pavendosur për gjërat që mendoni se janë të lehta për t'u zgjidhur. Ju pëlqen të merrni një vendim dhe të vendosni relativisht shpejt. Këto Peshore duhet të analizojnë çdo alternativë të mundshme.

Peshorja e lindur në mes të 14 dhe 23 Tetorit do ju ofrojë një shoqeri të mirë dhe gjithmonë do t'ju mbështesë me këshilla të vlefshme dhe në kohë. Ky do të jetë një kombinim i mirë.

Përputhja: 94%

Ju jeni të dy tepër magnetik dhe vendimtar dhe keni vullnet të fortë në çdo gjë që bëni. Karakteristikat tuaja kryesore janë këmbëngulja, vendosshmëria dhe pasioni i treguar në çdo aktivitet tuajin. Dy Akrepa së bashku do të ndihen të pambrojtur dhe do të përpiqen të fshehin ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Ju e dini mirë fuqinë që ka partneri juaj dhe kjo mund t'ju trembë.Megjithëse ju jeni mjaft i mistershëm, nuk mund të duroni mendimin se dikush tjetër po mban sekrete nga ju.

Në pjesën erotike, kjo marrëdhënie gjithmonë do të karakterizohet nga një pasioniintensiv dhe i zjarrtë dhe seksi midis dyAkrepave do të jetë thjesht ... i pashembullt! E megjithatë,asgjë nuk është e rastësishme, dhe ata që lindin në këtëshenjë, pasohen nga një karma të fuqishme.

Në pjesën ekonomike, nuk do të ketë problem dhe qëllimet tuaja në këtë pjesë do të jenë të përbashkëta. Nëse arrini të lini egoizmin mënjanëdhe lejojni të dominojë pasioni në këtë marrëdhënie, do të mund të gjeni mesin e artë. Nëse e përdorni agresivitetin tuaj në të mirën e marrëdhënies duke vendosur qëllime të përbashkëta, do të të takoni lumturinë e vërtetë.

Cili Akrep është më i përshtatshëm për ju?

Ka një tërheqje midis jush dhe Akrepavetë lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit.Pra, seksualiteti i tyre do të jetë i rritur. Bashkimi midis jush nuk do të vonohet, sepse ka ngjashmëri me personalitetin tuaj. Ndoshta kombinimi të mirë me një tjetër Akrep do të jetë me ata që kanë lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit, e cilëtudhëhiqen pjesërisht nga Neptuni dhe Peshqit. Këto Akrepaju ofrojnë pak a shumë gjërat që ju nevojitenpër t’u ndjerëse po jeton në lidhjen perfekte.Ata janë idealistë dhe besojnë se gjëja më e rëndësishme në jetë është dashuria e pakushtëzuar.

Ju mund të keni një lidhje të butë dhe me ndjeshmëri më të lartë me Akrepat elindur midis 13 dhe 22 Nëntorit.Kjo është për shkak se Hëna dhe Gaforrjafiltrojnë personalitetet e tyre dhe nxjerrin në pah anën e thellë emocionale të karakterit tuaj.Ata janë të butë, tëkujdesshëm dhe janë shumë familjar. Nëse e doni jetën familjare, këto Akrepado të jenë ideal për ju.

Përputhen: 80%

Shigjetari jeton për aventura dhe lodhet shpejt. Ata janë njerëz të edukuar, të gëzuar, të lumtur, plot vitalitet dhe dashuri për jetën. Ata e duan shumë ndjenjën e dashurisë dhe është shumë e rëndësishme që ata të gjejnë dashurinë e fundit në jetën e tyre..Avantazhi i tyre më i madh ështëoptimizmi i tyre, i cili i ndihmon ata në çdo hap, pasi besojnë se më e mira është gjithmonë përpara.

Është pothuajse e sigurt se kur Shigjetari është në lidhje me një Akrep rezultati do jetë i suksesshëm. Ju jeni të dy krenarë, të papajtueshëm dhe ambicioz. Ju keni të njëjtin zjarr për jetën dhe kjo do ju bëjë të vendosni së bashku shumë qëllime të përbashkëta. Shigjetari nganjëherë është i vështirë në aventurat e tij erotike dhe kjo është diçka që mund ta lëndojë shumë Akrepin.Mos mohoni kurrë lirinë e tij sepse atij i nevojitet absolutisht, për të mbijetuar.

Në anën erotike, për një Akrep, takimi me një Shigjetar do të jetë një udhëtim i mrekullueshëm i pasionit dhe romancës. Në anën ekonomike, do të ketë ndryshime mes jush, por do të kete një mënyrë për të gjetur zgjidhjene mesme. Një lidhje shumë e mirë, sepse të dypartnerët keni ëndrra ideale dhe të përbashkëta.

Cili Shigjetar është më i përshtatshëm për Akrepin?

Marrëveshjet e bashkëpunimit që keni me Shigjetarin e lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit do ju çojnë drejt suksesit dhe do të jetë një lajm i mirë për anën financiare të lidhjes suaj.

Shigjetari i lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit, do të ndjehet shumë i lidhur me ju, Marsi është udhëheqësi planetar i të dyve dhe ju dhuron një marrëdhënie shumë të ngushtë e të natyrshme.

Nëse jeni me një Shigjetar të lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit, do të ketë konflikte të "egos", sepse ata janë më kokëfortë dhe më egocentrikë nga shumicat e Shigjetarëve. Dëshirat tuaja konkuruese mund t'ju çojë në një terren mjaft të pakëndshëm. Do ju nevojiten të gjitha aftësitë dhe diplomacinë tuaja, për të mundësuar mbijetesën e kësaj lidhjeje.

Përputhen: 91%

Bricjapët janë optimistë dhe të durueshëm.Ata dallohen nga qendrueshmëria, venoshmëria dhe vullneti i tyre për të arritur qëllime të larta.Personat e tretë ,admirojnë mirëkuptimin, besimin, besnikërinë dhe sinqeritetin tuaj. Ata dallohen për konfidencialitetin e tyre dhe mënyrën e tyre të të menduarit. Atai afrohen seksit tjetër me hapa të qëndrueshëm, të ngadalshëm dhe të kujdesshëm.Kjo do ta bëjë një Akrep të kthejë shikimit ndaj Bricjapit, por shumë shpejt që të dy do të zbulojnë se komunikimi i tij emocional pothuajse nuk ekziston. Nevojiten shumëpërpjekje për të gjetur qëllime të përbashkëta, por mbi të gjitha mënyrat të përbashkëta për të arritur këto qëllime.

Erotikisht, ka kimidhe pasion intensiv që rritet ndjeshëm nga flaka e Akrepit, por edhe nga vrullshmëria e një Bricjapi, i cili është veçanërisht i nxehtë dhe i aftë për të bërë gjithçka për të kënaqur partnerin e tij.

Ekonomikisht, do të ketë një mirëkuptim midis jush dhe do ju ofrohen mundësi për të realizuar shumë qëllime. Lidhje e vështirë, por kërkimi i sigurisë emocionale nga të dyja palët, është dhe arsyeja kryesore që kjo marrëdhënie do të mbijetojë.

Cili Bricjap është më i përshtatshëm për Akrepin?

Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit mund të jenë tepër asfiksues për ju. Ju nuk do të ndiheni të sigurt se i njihni ata me të vërtetë, dhe kjo është për shkak se ata kanë një dozë të dyfishtë të Saturnit. Kjo i bën shumë konservatorë dhe nuk ka gjasa të ndajnë ndjenjat e tyre të brendshme me ju, derisa t'i njohësh ata.

Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit janë më të përshtatshmit për ju, sepse ata kanë Afërditën sensuale dhe të dashur që i udhëheq ata. Në fakt, dashuria e tyre do t'ju bëjë të pyesni veten nëse këta njerëz janë me të vërtetë Bricjapë.

Miqësidhe jetë sociale ekziston me Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit, por nganjëherë mund të mendoni se nuk i njihni vërtetë ato. Ata kanë dy aspekte shumë të ndryshme, njërishumëekstrovertë dhe tjetri shumë misterioz.

Përshtaten: 72%

Ujorëtjanë individë të pavarur dhe karakterizohen nga ndershmëria dhe mendja progresive që ata zotërojnë. Kjo e fundit, do të jetë një nga arsyet kryesore që do ju bëjë të ktheni shikimin drejt tyre dhe të josheni nga personaliteti i tyre tepër i shumë anshëm. Liria dhe pavarësia që ata vetë kërkojnë në një lidhje, ua japin edhe partnerëve të tyre, diçka që do ta bëjë Akrepin të ndihet i lirë, por nga ana tjetër do të zgjojë xhelozinë brenda tij.

Kjo gjithashtu do të jetë edhe arsyeja për disa rivalitete midis jush, të cilat nëse nuk zgjidhen në mënyrë paqësore, janë të afta të shkaktojnë një ndarje të përjetshme. Ujori gjithmonë ndjek gjërat e rejat dhe të ndryshme, por nëse ndjen dashuri dhe siguri të vërtetë, mund të bëjë disa lëshimë në një marrëdhënie.

Erotikisht, së bashku me një Ujor do të keni një kombinim tepër të mirë që do të përmbajë pasion, imagjinatë dhe shumë eksperimente. Ekonomikisht, nganjëherë do ju bezdisë lehtësia që ka një Ujorpër tëshpenzuar paratë. Në përgjithësi midis jush do të ketë një marrëdhënie të vështirë me shumë probleme, por me kombinimet e duhura planetare ajo ka shumë shpresë për të mbijetuar.

Cili Ujori është më i përshtatshwm për Akrepin?

Ujorët e lindur midis 21 dhe 31 Janarit, duket se nuk kanë atë që ju nevojitet për t’ju mbajtur të angazhuar për shumë gjatë. Së pari, ata ndryshojnë pikëpamjet e tyre sa herë që ndryshon drejtim era. Së dyti, ato mund të jenë shpërthyes. Kjo do të thotë se do të jetë e vështirë për të dy palët të pajtoheni.

Ujorëte lindur mes1 dhe 8 Shkurtit do ju mbajnë të vëmendshëm në stilin e pazakontë të komunikimit të tyre. Nëse besedimet nuk janë tipi yt, qëndroni larg këtyre personave.

Ujorët e lindur midis 9 dhe 18 Shkurtit do të jenë një zgjedhje e shkëlqyer për ju, sepse ata janë të ndikuar nga Afërdita dhe Peshorja. Kjo i bën ata jo vetëm shpirtëror, por sensual dhe emocional.

Përshtaten: 72%

Do priste dikush që ndryshimet midis një Akrepi dhe një Peshku do jenë në gjendje të dënojnë një lidhjetë mundshme ndërmjet tyre. Por gjërat janë shumë ndryshe nga kjo. Kjo marrëdhënie mund të jetë shumë harmonike, sepse njëri plotëson tjetrin.Të dyjeni besnik dhe e doni stabilitetin në dashuri dhe sigurinë në një marrëdhënie. Peshqit i pëlqejnë tonet e ulta ndërsapasionet intensive jo, dhe kjo nganjëherë mund të irritojë një Akrep, por në të njëjtën kohë zgjon nevojën për të tërhequr partnerin e tij drejt ritmit e tij të çmendur dhe plot pasion.

Dinamizmi Akrepit fillimisht mund të trembë një Peshk dhe ta bëjë atë të ndihet sikur po mbytet në këtë marrëdhënie. Por në vazhdim ai do ta bëjë Peshkun të kuptojë se nuk ka asgjë për t’u friksuar nga kjo marrëdhënie, sepse mbi të gjitha, Akrepi i jep atij sigurinë absolute për të cilën ka nevojë. Kjo për shkak se shpirti i një Peshku është si një fëmijë të vogël dhe shumë lehtë do të zgjojë frymën mbrojtëse të Akrepit.

Në anën erotke, do të ketë ndjeshmëri të fortë dhe pasion. Dikush do të thoshte se kombinimi juaj i dashurisë është një nga më të mirat. Ndërsa ne anën ekonomike, ju jeni të dy shumë të mirë në menaxhimin dhe planifikimin e financave dhe nuk do të keni ndonjë problem. Në përgjithësi do të thonim se është një nga marrëdhëniet më të mira dhe mund t’ju japi shumë lumturi, të dypartnerëve.

Cilët Peshq janë më të përshtatshëm për Akrepin?

Do përjetoni dashuri të fortë dhe kënaqësi me Peshqit të lindur midis 19 dhe 28/29 Shkurtit. Ata janë dyfish Peshq, me dhembshuri të dyfishtë dhe personaliteti i tyre idealist do ju zbusi shpirtin.

Lidhja karmike do jetë veçanërisht e fortë me Peshqit e lindur midis 1 dhe 10 Marsit. Gaforrjadhe Hëna, do të ndikojnë paksa tek këta persona. Ju mund të mësoni shumë për anën emocionaletë vetes suaj me këto Peshq.

Një pasion ekstrem do të lindë kur Akrepi të lidhet me Peshqit e lindur midis 11 dhe 20 Marsit, sepse këta Peshq kanëgjithashtu influencë të fortë të Akrepit. Ky është një kombinim shumë i fuqishëm, por ndonjëherë edhe i turbullt.