Dashi

Data: 21 Mars – 20 Prill.

Planet udhëheqës: Marsi

Element: Zjarri

Karakter: Sundimtar

Karakteristikat: I rrallë, Pozitiv

Ngjyra: E kuqe e zjarrit

Ornament: Diamant, I esëllt

Lule: Karafil I kuq

Dita: E diel

Numri: 5

Dëshira kryesore: Udhëheqja

Parim planetar: Aktiviteti

KARAKTERISTIKAT E DASHIT

POZITIVE

Dashi karakterizohet për inisiativën që merr për një fillim të ri, aktivitetin dhe guximin e tij. Kërkon zbulimin dhe krijimtarinë, duke vënë pikësynime personale. Është udhëheqës energjik dhe pranon shpejt ndërrimet dhe ftesat.Shumë herë ndihmon të tjerët të plotësojnë dëshirat. Nuk dorëzohet lehtë në mundimet e tij dhe nuk frikësohet. Është zemërgjerë dhe i sinqertë deri në pikë që ta adhurojnë shpesh të tjerët.

NEGATIVE

Dashi ka edhe dobësitë e tij. Është kritik i tmerrshëm, kur duhet të kritikojë për karakterin e një njeriu. Është i pasjellshëm, i egër dhe egoist. Është spontan, ngul këmbë dhe ziliqar, dhe shumë i padurueshëm. Nuk i pëlqen t’i thonë të tjerët se çdo bëjë ndaj dhe rrallë dëgjon se çfarë I thonë.

DASHI PËLQEHET

Tek dashi pëlqehet që merr përsipër aktivitet, për çdo lloj teme, të përparojë dhe të provokojë tjetrin me sjelljen e tij. I pëlqen të bëj gjithçka të tijën duke mos u interesuar për të tjerët.

DASHI URREN

Dashi urren vonesat në jetën e tij. Urren dështimin, që të marrë këshilla nga të tjerët dhe t’i kundërvihen.

BURRI DASH

Burri tipik dash ka disa ose të gjitha karakteristikat e mëposhtme.

Ecën me një ajër mospërfillësi dhe ka stil seksi. Ka trup të derdhur dhe të lidhur dhe shpatulla të forta. Dashi ka një shikim provokues dhe të thellë që mbizotëron fytyrën e gjatë. Ka shumë energji dhe ide të forta. Është i ndershëm, i sinqertë dhe është sigurisht për veten e tij. Vishet sipas ambjentit dhe kohës. Është jashtë mase konkurues, merr gjithmonë vendime dhe pret të tjerët ta ndjekin. Është administrator I mirë sepse vendos qëllime dhe do që t’i arrij. Përdor mendjen dhe zgjuarsinë për të mësuar atë që do dhe të arrijë qëllimin e tij. Ka frikë nga ideja ose mendimi se mund të varet ose të kritikohet për diçka me çdo mënyrë për këtë ka gjithmonë nevojë të fitojë.

GRUAJA DASH

Gruaja tipike dash është e hollë, elegante dhe e fortë. Është shumë e shkathët dhe shkëlqen nga energjia. Ka flokë të fortë dhe vishet sipas rastit dhe se çfarë do të arrijë në atë moment. Është optimiste dhe kur do të të thotë diçka, të shikon drejt në sy. Është zemërgjerë dhe e sinqertë. Ndonjëherë kundërvihet dhe shpesh plagoset për faj të sjelljes së saj.Shumë herë ka një karierrë të shkëlqyer në jetë dhe në rast se nuk ndodh kjo gjë ka shumë interesa jashtë shtëpie. Është e zonja të arrijë të pamundurën ndaj dhe ngul këmbë deri sa të fitojë. Është e hapur në biseda. Kërkon besim nga bashkëshorti I saj dhe si prind është mbrojtëse dhe adhuruese.

DASHI SI PRIND

Dashi si prind do shumë fëmijët e tij dhe jep shumë mbështetje, qëndrim të afërt, por pa i mësuar keq. Dashi është prind i përqëndruar që mbron fëmijën e tij deri në vdekje dhe njëkohësisht shumeë realist që të dijë si është një fëmijë I bindshëm që të jetë I lumtur. Natyra konkuruese e dashit mund të arrijë në palogjikshmëri në rast se besnikërohet me karierrën e ardhshme të fëmijës së tij.

DASHI SI FËMIJË

Dashi si fëmijë ka trup dhe mendje të fortë. Shpesh flet dhe ecën para kohe. Është shumë zemërgjerë në lojra me moshatarët e tij. Adhuron kërkime dhe ka shumë energji. Në rast se doni mbasdite të qeta gjeni diçka që të merret fëmija juaj. Gjithmonë duan të provojnë diçka të re sidomos të rrezikshme prandaj mund të bien nga një pemë ose të thyejnë ndonjë dhëmb. Kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Kanë kureshtje të palodhshme dhe mund të arrijnë shumë për një kohë të shkurtër. Janë shumë të shkathët dhe çuditen ditët e para të shkollës sepse nuk janë mësuar të presin me fëmijë të tjerë në rradhë.

DUKE RRITUR DASHËT

Dashi si fëmijë dhe i rritur është i drejtë me çfarë i pëlqen ose jo. Janë të vendosur të bëjnë të tyren dhe ta thuash tek një fëmijë thjesht nuk ia arrin dhe nuk ia arrin as kur e merr me të mirë. Për shembull në rast se vonohen gjithmonë në diçka, për ta bërë ose për t’ja dalë mbanë thuaju që janë të mirë në shfrytëzimin e kohës. Kjo ka si rezultat të mundohet tju tregojë se nuk keni të drejtë. Dashët e ri duan të ndihen se I duan dhe që I respektojnë. Duan gjithmonë të jenë fitimtare. Dashët kur arrijnë në një moshë të saktë duhet të dinë se si të zgjidhin probleme kështu që mund t’ju ikin aksidenteve.Të rinjtë dash duhet të udhëhiqen me llogjikë dhe jo me urdhra që t’ja arrinjë qëllimit. Duhet të mësohen që herët si të përdorin buxhetin e tyre që mos të ketë më vonë probleme.

DASHI SI SHOK

Në përgjithësi dashit I pëlqejnë shokët që janë të veçantë. Ju pëlqejnë shokët që janë të pakapshëm në lojë thjesht të mos vijnë në konkurim me ta. Dashi do gjithmonë të dijë se është numër një në sytë e shokëve. Është e njohur se dashi është një shenjë mashkullore dhe prandaj dhe vajzat ia çojnë më mirë me djem. Shoqëritë në përgjithësi shkatërrohen nga karakteri konkurues i dashit. Dashi si shok është i ngrohtë dhe i shoqërueshëm por nuk gjejnë ineteresa për tu dëfryer vetëm. Në përgjithësi kanë dikë tjetër në shoqëri për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Shumë dashë u pëlqen të dalin jashtë për darkë që të ndërrojë klimë. Në përgjithësi ja çojnë mirë me persona të të njëjtës shenjë. Jane ziliqar ndaj të tjerëve dhe shoqërite e tyre nuk I mbajnë shumë.

DASHI SI NËNPUNËS

Dashi si nënpunës është dhuratë nga zoti ose është një ankth dhe kjo varet nga marrëdhëniet që ka me shefin e tij. Dashi është nga natyra I pabindshëm por në rast se punëdhënësi e respekton dhe I njeh talentin e tij atëherë bëhet në nje nënpunës shumë besnik për pronarin e tij.

I pëlqen të punoj vonë jo herët. Kështu mund të punojë pavarësisht nga orari I punës. Ka nevojë për një punë me përgjegjësi dhe të ndryshme, që të ketë mundësi të marrë vetë vendime. Nuk duron përsëritje të vazhdueshme dhe vëzhgimin e tepërt. Do që të punojë atje ku ka aktivitete.Më e keqja për të është të marrë urdhra dhe në rast se nuk I jepen shumë mundësi në punë nuk është e çuditshme që të luftojë kundra punëdhënësit të tij që të përjashtohet nga puna. Siguria që ka puna nuk është aq e rëndësishme për të. Por ngaqë është karakter I fortë do t’ja dalë mbanë dhe në momente të vështira. Ka shumë vetëbesim dhe kërkon më shumë respekt se sa para.

DASHI SI PRONAR

Dashi si pronar është lider I zemrës. Janë të përparuar në ndërmarrje dhe duan që të tjerët t’i ndjekin. Dashi jep shumë pak rëndësi në nevojat e besnikëve të tij. Nënpunësit që kanë nevojë për mbështetje nuk duhet ta kërkojnë nga ai. Ajo që u intereson në fakt është rezultati. Në përgjithësi merr në duar gjendje të ndryshme duke rrezikuar kështu dështim. Punojnë me shumë forcë dhe e dinë shumë mirë se si ta bëjnë të ardhmen e tyre më të lumtur. Mund edhe të shpëtojnë një ndërmarje nga falimentimi. Edhe sepse janë punëdhënës të menduar kërkesat e tyre mjaftohen tek mundësitë e të tjerëve edhe gjithmonë shpërblejnë një punë shumë të mirë. Një sektor ku ndoshta nevojitet pak punë janë mënyrat e tyre diplomatike.

DASHI NE SHTËPI

Dashi kur kthehet në shtëpi do që të ketë një vend të qetë e të sigurtë. Është ambjenti i tij dhe gjithmonë do që të jetë fitues.Nuk i pëlqen fare të ndjejë kufizim. Mund të japë shumë para që të formojë një shtëpi të rehatshme. Nuk e kënaqin punët e vogla dhe vrapimet për rregullimet e shtëpisë për këtë dhe ua dorëzon punën të tjerëve.

DASHI NE PUNË

Dashi çdo punë që të marrë është besnik për ndërmarjen e tij. Punon fort në të gjithë orarin e tij dhe në përgjithësi nuk sheh kurrë orën që të shohë kur do mbarojë. Për të arritur atë që I japin për të bërë ka shumë forcë dhe dëshirë të fortë. Me politiken nuk ja çon dhe aq mirë dhe nganjëherë nuk reagon fare.

UDHËHEQJE KARRIERE PËR DASHIN

Dashi do që të ketë rol të përcaktuar në një punë. Kur nuk gjenden të kufizuar nuk I shqetëson asnjë lloj plani. Janë veçanërisht të lumtur kur u jepen mundësi për të treguar mundësitë e tyre. Lëvizin me mirë kur u japin një punë të përcaktuar mjafton ta arrijnë me mënyrën e tyre. Janë në përgjithësi sulmues dhe jashtëzakonisht konkurues.

U pëlqejnë më shumë bashkëpunimet e vogla dhe grupe të vetëkomanduara që mund të marrin pjesë në të gjithë ndërmarjen. Punët që mund t’i shkojnë një dashi janë: shofer ambulance, atlet, kasap, dentist, teknik kompjuterash, përkthyes, zjarrfikës, parukier, avokat etj.

FATI I DASHIT

Dashi ashtu siç është I guximshëm dhe I shqetësuar I pëlqen gjithmonë loja e fatit. E ka të lindur mundësinë të drejtojë një punë të posaçme me mënyrën që vetëm ai di dhe mund të sjellë gjithmonë peripeci të fitimit të lehtë. Është I këndshëm, I palodhshëm dhe I pamposhtur. Është I posaçëm të fillojë një aktivitet me sukses, ashtu siç I pëlqejnë aktivitetet e lira. Është shumë punëtor dhe në përgjithësi bën investime të sakta. Por në lojrat e fatit nuk ka fat.

EKONOMIA DHE PASURIA

Dashi me rregull arrin të pasurohet dhe kjo është rezultat I dëshirës së madhe që kanë për sukses. U pëlqen të bëjnë ndryshime në jetë dhe vdesin për veprimtari. Kështu duke studiuar me kujdes pazaret mund të bëhen investues të mirë. Fitimi I parave nuk është e vetmja gjë që I intereson dhe me siguri nuk humbin kohën duke menduar se si të pasurohen. Për më të shumtit paratë janë mënyrë për të arritur atë që duan. Dashi jeton të tanishmen dhe sigurojnë një gjendje ekonomike për të ardhmen. Aktivitetet dhe tregtia u japin shumë mundësi për luftim. Cfarë do lloj problemi ekonomik që të kalojnë do ta kalojnë lehtë sepse e kanë gjithmonë në mendjen e tyre që janë drejtorë.

DASHI DHE PARTNERI I TIJ

Personi që mëndohet të martohet apo të bashkpunojë me dash duhet të ketë në mendje se dashi do të ketë gjithmonë komandimin për vendimet e rëndësishme të jetës së tij. Me kënaqësi i lë gjërat e vogla për të tjerët, por do që të ketë kontrollin e përgjithshëm. Personi që do të bashkëpunojë me dash duhet të presë një lidhje të flakët dhe krijuese me surpriza të papritura dhe shumë ngrohtësi.

BURRI DASH SI PARTNER

Burri dash do një bashkëshorte që të ndihet krenar për të dhe e cila nuk do të bëj asgjë më të mirë se ai. Një bashkëshort I zgjuar do ishte I ditur të ishte kokëulur për mundësitë personale dhe duhet të mbështesë dhe të japë kurajo tek ëndrrat e një dashi të ndjeshëm. Në martesë bashkëshorti dash pret nga gruaja e tij të jetë mbreteresha e mallit të tij dhe gjithmonë pa e humbur besimin tek ai dhe ta bëj të interesohet vazdimisht.

GRUAJA DASH SI PARTNERE

Gruaja dash si bashkëshorte do gjthmonë të jetë e para. Ka nevojë dhe do një bashkëshort që ti tregoj dhe të pranoj mundësitë e saj. Një burrë duhet të ketë respekt për veten dhe takt për të pushtuar një grua dash. Si shpërblim dhe gruaja dhe burri dash do të sjelli në lidhje energji dhe besim.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Për dashët dashuria ka entuziazmin, aktivitetin dhe pushtimin. Kjo shenjë mahnitet nga emocione që I sjell ndjekja. Një jetë me një dash nuk është kurrë monotone. Në rast se mërziteni ndonjëhërë me ndonjë dash atëherë ndoshta lini agresivitetin të dobësojë lidhjen tuaj. Dashët e të dy sekseve u pëlqen të fillojnë të parët në hapin e parë të lidhjes. Por kujdes se mos e mbyllni shumë të dashurin tuaj sepse mund t’ju ikë. Lidhja me një dash mund të funksionojë vetëm në rast se jeni në gjendje të mirë fizike dhe me shumë forcë sepse kjo shenjë mëgjithëse nuk është shumë e qëndrueshme urren vetminë. Kësaj shenje I pëlqejnë shumë grindjet.

Dashi do të bëjë gjithmonë të tijën dhe zakonisht vendos nevojat dhe dëshirat e tij mbi ato të bashkëshortit të tij.

Gjithmonë kundërshton por nuk rri asnjëherë duke mbajtur inat me shumë se dhjetë minuta. Që të ketë një dash një lidhje për kohë të gjatë duhet të mësojë të respektojë të tjerët dhe të ketë durim.

Nuk ka dyshim se një dash ka një karakter me shumë pasion. Dashi gjithmonë zgjedh një bashkëshort të suksesshëm në të gjitha ato që I tërheq ato. Tërheqja shpirtërore mjafton për të bërë hapin e parë dhe nuk është dhe aq e rëndësishme terheqja trupërore. Që të mbaj një lidhje duhet domosdo komunikimi I thellë shpirtëror.

PËR JU DILNI ME DASHIN

Dashët rrinë në një lidhje mjafton të jetë një lidhje e zjarrtë dhe të mos mërziten. Në rast se gjërat fillojnë të qetësohen kujdes se atëherë mund të marrin rrugë tjetër. Bashkëshorti ideal për një dash është dikush që nuk është asnjëherë I mërzitshëm. Dashi është shumë besnik ndaj edhe bashkëshorti duhet t’i japë lirinë që duhet.

Për ju që jetoni me dash sulmues duhet të jeni shumë të ngrohtë në kriza nervash të tyre. Sigurisht që nuk duhet të pranoni ofendime ose dorë. Përdorni kritikën tuaj për tu mbrojtur.Dashët në përgjithësi tërhiqen nga Shigjetarët dhe Luanët gjithashtu edhe nga shenjat e zjarrit. Për peripeci romantike dashët preferojnë shenjat e ajrit. Në disa raste shenjat e tokës mund të ulë energjinë e zjarrtë të një dashi.

PËR Ç’KA NEVOJE NJË DASH

Në përgjithësi dashi nuk ka nevojë për zemra, lule për tu ngrohur. Interesohen me shumë të gjejnë një bashkëshort që do të jetë I fortë dhe e di çfarë do. Njeriu që do t’i tërheqë nga mërzitja ka më shumë mundësi për një lidhje serioze. Do të ndihmonte në rast se dikush di të sillet në një moment grindje.I dashuri dash është I zjarrtë dhe energjik. I pëlqen romantika dhe është artist në artin e dashurisë. Ai që do të durojë do të shpërblehet me një bashkëshort besnik dhe do ta dërgojë në peripeci të jashtëzakonshme.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Mërzitja është kryesorja që bren lidhjen me një dash. Në rast se doni të tërhiqni një dash duhet të mbani gjithmonë diçka për veten tuaj që të mund ta zbulojë. Duhet edhe ju të pëlqeni të gjitha ato që bën dhe do dashi dhe lëreni logjikën për më vonë që të mos akuzoheni që nuk jeni tërheqes. Dashi gjithmonë mundohet të mbajë lidhje të freskët dhe rast se nuk ka rezultat nuk do të ngurojnë të lidhen me një tjetër. Në rast se plagosni thellë një dash të prisni një ndryshim të menjëhershëm, I dashuri I zjarrtë do të ndryshojë fytyrë.

DASHI DHE DASHURIA E TIJ

Burri dash është I zjarrtë dhe tip I guximshëm, I dashuri I lirisë. Sytë e tij shkëlqejnë nga entuziazmi, ngrohtësia dhe tërheqja është e palëvizshme. I pëlqen të ndaj dashurinë e tij dhe me të tjera, prandaj do kujdes të madh. Emocionet e forta mbajnë lidhjen të fortë dhe të jeni të sigurtë se nuk do të mërziteni kurrë me të.

Gruaja dash është shumë tërheqëse dhe entusiaste. Për ta tërhequr në rradhë të parë duhet të shikoni në rast se shkoni bashkë pastaj të veproni. Jeta e saj është gjithë aktivitete. Përcaktohet e papranueshme në rast se harroni t’i bëni ndonjë dhuratë në festa. Bëjini përshtypje me dhurata të çuditshme por pozitive. Për t’i pëlqyer duhet të jeni të zgjuar, të ngrohtë dhe prestigjoz.

DASHI DHE SEKSI

Entuziasmi për dashin është ndjekja dhe jo pushtimi. Nuk është se dashi bashkëshort nuk është besnik por e tërheqin gjërat e reja. Dashi mund të duket se I pëlqen të udhëheqë por nuk duan të kenë dikë të bindshëm në seks. Gruaja dash mund të jetë e vështirë në seks sepse e sheh tjetri si kundërshtar në botë.

LIDHJET E DASHIT ME SHENJA TE TJERA

DASH ME DASH

Lidhja në mes dy dashëve është gjithmonë harmonike. Mundohen gjithmonë të nxjerrin jashtë gjërat positive ose negative të karakterit të tyre.

DASH ME DEM

Lidhja në mes dashit dhe demit është gjithmonë harmonike. Gjejnë gjëra të njëjta mes tyre. Ka gjithmonë një simpati dhe ndaj gjithmonë vërehet dëshira për të ndihmuar njeri tjetrin. Por ndonjëherë mund të mënjanohen nga gjithçka.

DASH ME BINJAK

Lidhja në mes dashit dhe binjakëve është gjithmonë harmonike. Gjallëria, idetë e shkëlqyera dhe humori i binjakëve i tërheq gjithmonë dashët.

DASH ME GAFORRE

Lidhja në mes dashit dhe gaforre është e vështirë, gjithashtu urren qëndrimin mbrojtës të gaforres dhe qejfet e çuditshme.

DASH ME LUAN

Lidhja në mes dashit dhe luanit është gjithmonë harmonike dhe shkojnë. Lehtë ndan dashuri, ëndrra dhe ide por këto lidhje nuk janë dhe aq inkurajuese.

DASH ME VIRGJËRESHË

Lidhja në mes dashit dhe virgjëreshës është e vështirë dhe e trazuar, për këtë është dëshira për të ndihmuar në probleme ashtu që të shmangen gjendje të padëshirueshme.

DASH ME PESHORE

Lidhja në mes dashit dhe peshores është e vështirë, por ka një tërheqje të palëvizshme. Do mund të ishte më tërheqëse sepse ka nevojë për përsosmëri dhe fitore.

DASH ME AKREP

Lidhja në mes dashit dhe akrepit është e tronditshme dhe mundohen të jenë me njeri tjetrin me mirëkuptim dhe tërheqje të njëjta.

DASH ME SHIGJETAR

Lidhja në mes dashit dhe shigjetarit është e mirë dhe shkojnë, për këtë duhet një mirëkuptim dhe etje për jetën.

DASH ME BRICJAP

Lidhja në mes dashit dhe bricjapit është gjithmonë harmonike megjithëse bricjapi është serioz dhe indiferent për shijet e dashit.

DASH ME UJOR

Lidhja në mes dashit dhe ujorit është gjithmonë harmonike, sepse dashin e tërheq gjithmonë ujori Nganjëherë nuk e gjejnë muhabetin dhe duhet të tërhiqen mbrapsht.

DASH ME PESHK

Lidhja në mes dashit dhe peshkut është gjithmonë harmonike dhe tërheqëse. Peshqit janë shumë të zgjuar dhe mund të bëjnë gjithçka për të mbajtur një lidhje.

HOBET DASHIT

Më të shumtit në rast se jo të gjithë dashët u pëlqen të venë në dukje burrërinë e tyre. Dashit i pëlqejnë shumë lojrat e tavolinës që ju japin mundësinë të tregojnë forcën dhe taktikën e tyre.

Gjithashtu u pëlqen:

Sportet konkuruese, si futbolli, tenisi etj. U pëlqen t’i japin një makine që tregon e mirë. Gjithashtu ju pëlqen të bëjnë gara me makina, biçikleta ose me këmbë.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E DASHIT

I pëlqen :

Të pijë verërat më të mira.

Të harxhojë para.

Të bleje rroba të reja.

Nga lulet preferon trëndafilat e kuq.

Ushqimi dhe ngjyrat e shkëlqyera.

Dhurata personale.

Dhurata të mbështjellura me letra të çuditshme.

Librat.

Gurët e çmuar.

Nuk i pëlqen :

Të harrohet.

Kufizimet.

Të mos fitojë.

Të ketë uri.

Kushdo që është më I mirë se ai.

Gjëra të vjetra të përdorura.

Të presë për çdo gjë

DHJETËDITSHET E DASHIT

Lindje 21 – 31 Mars

Planeti kryesor I juaji është Marsi, dyfisht I fuqishëm.

Sepse do gjithmonë të tregojë anën positive të karakterit te tij. Humbni lehtë durimin. Dhe nxeheni me ata që ju rrethojnë, sespe nuk kanë reagimin dhe mendjen tuaj të shpejtë. Pamja e dyfishtë e Marsit në hartën astrologjike tuajën ju dhuron një tru të fortë, dhe një karakter energjik dhe të pavarur. Keni mundësinë pa mundim të madh të bëni tuajën një masë të madhe dijesh. Mundoheni të flisni sa më pak dhe të mos thoni të njëjtat gjëra. Keni shumë ide të ndryshme dhe të veçanta, por që doni t’i kaloni nga të tretë. Në rast se do t’ju jepet mundësia që të keni një rol udhëheqës arrini rezultatet më të mira.

Lindje 1 – 10 Prill

Uraniumi juaj personal është Dielli, udhëheqësi i ditës. Është ylli jetëdhënës dhe qendra e sistemit diellor. Përfaqëson krenari dhe ambicje. Dielli në këtë dhjetëditësh jep një ndërrim të dukshëm. Udhëheq egoizmin dhe ambicjet personale. Ju jep fatin të ndalojë disa gjera negative te Marsit.

Lindje 10 – 19 Prill

Planeti personal Jupiteri, I njohur si zot I fatit. Ndikon në qëllime shpirtërore dhe sociale. Ndihmon anët e Marsit sepse zhvillon inteligjencën dhe shtyn personat të zhvillojnë dijet dhe të mirat shpirtërore. Karakter shumë I inatosur, dëshiron të vërtetën dhe I respektushëm me të tjerët. Tamam quhet se është zotërues I ligjeve të thëna dhe më me fat I të gjithë planeteve. Sjell fat në jetë dhe lumturi.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

21 Mars

Keni karakter ambicjoz dhe të vendosur dhe gjithashtu mundësinë e veçantë të bashkëbisedimit në tema ekonomike. Duhet të gjurmoni një vend që ka të bëjë me aktivizim parash. Kujdes teë madh në kërkimet e çfarëdolloji do t’ju ndihmojë në idetë materiale. Një anë e horoskopit tregon mundësitë për një karrierë ushtarake ose zëvendësim I emrit në fushën e artit. Jeni element pozitiv dhe I fortë.

22 Mars

Personaliteti I pavarur dhe ndjeshmëri e jashtëzakonshme. Duhet të kaloni inatet tuaja. Mendje e shkëlqyeshme praktike, mundësi të jashtëzakonshme organizimi. Shpirt prodhues që ju shtyn në fizikë dhe në matematikë. Personat që kanë lindur në këtë ditë janë zemërgjere dhe praktikë.

23 Mars

Ndjenjë të madhe humori. Frymë të shumëllojshme dhe enstikt të zhvilluar që tregon sukses të madh. Nuk hiqet mundësia për një karrierë të madhe në fushën e letersisë.
Njeri me pasion dhe ambicioz. Mos e teproni me ushqimin dhe pijen.

24 Mars

Një personalitet jashtëzakonisht magnetik. Trup të rregullt dhe të lidhur. Besimi që keni tek të tjerët do t’ju sjellë shoqëri të reja në jetën tuaj. Keni një natyrë me shumë pasjon. Në një kryqëzim rrugësh të jetës do të keni shumë fat. Jeni person që mund të krijoni lidhje shumë të ngushta.

25 Mars

Keni aftësinë e krijimit. Mund të ecni përpara në art. Interesi që keni për letërsinë ju ngre shumë lart. Gjithmonë jepni të duket se luani lojë pa hile. Duke u shërbyer të perbashkëtave do të njihni sukses të madh dhe lumturi.

26 Mars

Personalitet tejshikues dhe natyrë e pamundur nuk përjashtohet t’ju çojë në një çështje të pafat në një moment të jetës tuaj. Dashuri të madhe për kafshët. Do keni sukses si professor ose pronar kuajsh.

27 Mars

Qëllime të sinqerta që ndiqni me tension të madh. Duke studiuar me kujdes vështirësitë dhe pasojat mund ti ikni këtij tensioni. U pëlqejnë përgjithësi atletika (sporti). Nëna natyrë ju qetëson. Si karakter shpirtdhënës që jeni jeni i posaçëm për diktim dasme.

28 Mars

Vetë oratori. Shumë herë jeni I pamatur dhe tallesh kur flet. Dashuri për bisedime të theksuara. Të mirat që keni që ju sjellin një bagazh të madh dijesh mund të zhvillojnë aftësitë tuaja. Megjithëse jeni të dashur dhe inatqar në familjen tuaj nuk llogarisni të tjerët. Nuk është e pamundur të tregoheni agresiv ndaj personave jashtë rrethit tuaj.

29 Mars

Guximtar dhe karakter agresiv. Person që dhe pa ndihmën e të tjerëve e arrini atë që doni. Mos e mundoni veten tuaj. Dëshira më e madhe është të bëni udhëtime dhe mund të kënaqeni me një karierrë në ushtri. Mendoni njëherë edhe trupin policor.

30 Mars

Do t’ju ndihmojnë shoke me forcë shumë të madhe për një sukses të jashtëzakonshëm. Ndoshta nga edukimi I mirë apo dashurisë së madhe për të herë në një klasë më të lartë I jepni shumë rëndësi sjelljes. Disa herë ngaqë s’keni durim me të tjerët bëheni shumë hakmarrës.

31 Mars

Person shumë i zoti. Mendje shkencore, zgjuarsi dhe energji dhe mund të kuptoni dhe të fitoni respektin e shokëve dhe të tjerëve. Shpresa dhe shumë dëshira shumë herë ju plotësohen nga zgjuarsia juaj dhe vetëm. Besoni mendimit tuaj se në përgjithësi është e saktë.

1 Prill

Person I padjallëzuar me ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Do të fitoni në jetë me vlerat që ju dha natyra. Disa anë të horoskopit tregojnë lodhje provokime. Pakësoni ëndërrimet tuaja.

2 Prill

Mendje e dukshme dhe ndjeshmëri të madhe. Horoskopi tregon se mund të fitoni famë në anët mjekësore, të filozofisë dhe psikologjisë.Mundohuni të jeni I përmbajtshëm dhe të mos jeni shkatërrues kur jeni të detyruar tu nënshtroheni dëshirave tuaja.

3 Prill

Gjaknxehtë, i dhunshëm dhe zakonisht i mërzitur. Jashtë nga një ambjent I afërm, ndjeshmëria juaj natyrale zhvillon lehtë ndjenja uljeje. Në gjërat dhe më të vogla tregoni dëshpërim dhe ulje. Ngjarje atletike nuk është e pamundur t’ju kurorëzojnë me famë të madhe.

4 Prill

Shpirt letërsie, dashamirësi të madhe dhe bujari të jashtëzakonshme. Jeni shumë ëndërrues me një natyrë të turpshme pa munguar dëshira e mirë. Duhet të mësoni të përqëndroheni në çdo punë dhe ta mbaroni pa filluar një tjetër. Ju tërheq shumë seksi tjetër dhe që do t’ju bëjë shumë të njohur. Talent në qëllim fitimi.

5 Prill

Prestigj dhe bindësi që ju bëjnë orator. Ana e horoskopit që tregon kritikë është sistemi nervor I fortë. Dobësi të madhe në familje dhe në shokët tuaj. Nuk është e pamundur të qëndroni me fat në një ndërmarje ose në gjëra të natyrës personale. Adhurues I artit.

6 Prill

Adhuroni fëmijët dhe njihni nëpërmjet tyre lumturi të madhe. Ana e horoskopit tregon që brenda jush keni të fshehur talent për shkenca.Mundësi të jashtëzakonshme të ndjeni mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve.

7 Prill

Jashtëzakonisht person romantik. Nuk është e pamundur të dilni në një karrierë letërsie. Një anë e horoskopit tregon se keni mundësinë të gjeni gabimet tek të tjerët. Shumë veta të kësaj date i përkushtojnë jetën e tyre kërkimeve shkencore.

8 Prill

Mendje prodhuese me natyrë të sjellshme. Mundësi të jashtëzakonshme në sporte dhe ndoshta mund të merni famë për të gjithë aktivitetet tuaja. Mendim të fortë e cila do t’ju ndihmojë të kaloni shumë pengesa në jetë. Personalitet të zjartë dhe lehtësi në dashuri ju japin mundësi për të krijuar lehtë shoqëri.

9 Prill

Mendje shumë të zgjuar dhe shumë mekanike. Vendosmëri, prestigjitet që ju sjellin shumë shoqëri interesante. Fitoni shume gjëra të mira në jetë të cilat I arrini pa ndihmën e të tjerëve. Inferioritet është që silleni shumë keq nën presion.

10 Prill

Aq sa impulsive është mendja juaj aq jeni besues i lehtë. Kur planet dhe dëshirat ju plotësohen mbas një vështirësie të madhe bëheni jashtëzakonisht i padurueshëm. Adhurues i detit. Ana e horoskopit tregon se nuk ndaleni me asgjë kur është për të ndihmuar persona të dashur.

11 Prill

Tendencë melankolie. Dëshira dhe prirja për të ndihmuar njerëzit me më pak fat ju japin mundësinë të jetoni shumë gjera. Dëshira më e madhe e juaja është të ndiqni studime të natyrës shkencore që të keni mundësinë të zhdukni dhimjen dhe dëshpërimin. Çmime dhe fitore do të jenë rezultati i kësaj sjelljeje. Një anë e horoskopit tregon paqëndrueshmëri.

12 Prill

Personalitet i fortë me një sjellje të mirë dhe të ndershme janë karakteristikat tuaja. Adhuroni artin dhe muzikën, shijoni të mirat. Ana e horoskopit tregon që kërkoni vend të çuditshme dhe të pazakonta. Ju pëlqen jashtëmase të udhëtoni në vende të huaja.

13 Prill

Karakter i qetë, i filozofuar dhe i lëvizshëm. Veproni me mirësjellje, mënyrë dhe mirësi. Aftësi tu mbushni mendjen lehtë të tjerëve. Ana e horoskopit tregon se shokë të kapur dhe të pasur do t’ju ndihmojnë të arrini në sukses. Themele të forta dijesh ju japin një vend të lart udhëheqje që do sjellin lumturi dhe sukses. Keni shumë durim.

14 Prill

Natyrë e dukshme ambicjoze. Jeni të ndjeshëm në një gradë të madhe prandaj më mirë është të përmbahani. Zhvilloni qëndrueshmëri në qëllimet tuaja, ndjeshmëria dhe mundësia që shikoni përpara ju sigurojnë sukses. Anë e horoskopit tregon që duhet të jeni më të kujdesshëm në udhetime. Vendet e huaja ju japin një këënaqësi të jashtëzakonshme.

15 Prill

Mendje shumë e zgjuar, krijuese dhe ambicioze.Adhuroni aktivitetet sociale. Në veçanti mundësi organizimi dhe dëshirë për marrjen përsipër të detyrimeve. Zhvilloni talentin tuaj të fshehur dhe do të sillni funksion të madh në veten tuaj.

16 Prill

Fantazi guximtare dhe veti që sjellin sukses botën e afarizmit. Mundësia për të tërhequr furnizime përpara dhe tërhiqni dhe të tjerët me vete duke siguruar vend udhëheqësi në fushën tuaj të zgjedhur. Ndonjëherë tregoni forcë mendimi dhe jo këmbëngulje.

17 Prill

Shumë I sjellshëm gjithashtu tregoni zakonisht i menduar duke dhënë kështu mendimin se ju mungon vetëbesimi. Plotësoni dorëhapur dëshirat e të dashurve tuaj dhe merrni përsipër përgjegjësi familjare. Keni qëllime të përcaktuara ndaj mbylleni në vetmi.

18 Prill

Mendjemadhësi, dhe vazhdimisht ju pëlqen të fusni mizat tek të tjerët. Mundësi të mëdha afariste dhe tregëtie ndihmojnë të shënoni sukses të madh në botën e afarizmit. Telashe me pjestarë të ndryshëm të familjes ju shfaqen vazhdimisht në jetë. Fëmijët tuaj do të bëhen burrim kënaqësie të madhe dhe do t’ju nderojnë.

19 Prill

Mendje e balancuar, ndjeshmëri të mirë, I sjellshëm. Personalitet I mahnitshëm me mundësi të parashikojë. Të shmangni lodhjen e tepërt. Mundimet personale dhe eksperienca e të kaluarës ndihmojnë në rrugën tuaj.

Zgjidh shenje tjeter