Përshtaten: 72%
Do priste dikush që ndryshimet midis një Akrepi dhe një Peshku do jenë në gjendje të dënojnë një lidhjetë mundshme ndërmjet tyre. Por gjërat janë shumë ndryshe nga kjo. Kjo marrëdhënie mund të jetë shumë harmonike, sepse njëri plotëson tjetrin.Të dyjeni besnik dhe e doni stabilitetin në dashuri dhe sigurinë në një marrëdhënie. Peshqit i pëlqejnë tonet e ulta ndërsapasionet intensive jo, dhe kjo nganjëherë mund të irritojë një Akrep, por në të njëjtën kohë zgjon nevojën për të tërhequr partnerin e tij drejt ritmit e tij të çmendur dhe plot pasion.
Dinamizmi Akrepit fillimisht mund të trembë një Peshk dhe ta bëjë atë të ndihet sikur po mbytet në këtë marrëdhënie. Por në vazhdim ai do ta bëjë Peshkun të kuptojë se nuk ka asgjë për t’u friksuar nga kjo marrëdhënie, sepse mbi të gjitha, Akrepi i jep atij sigurinë absolute për të cilën ka nevojë. Kjo për shkak se shpirti i një Peshku është si një fëmijë të vogël dhe shumë lehtë do të zgjojë frymën mbrojtëse të Akrepit.
Në anën erotke, do të ketë ndjeshmëri të fortë dhe pasion. Dikush do të thoshte se kombinimi juaj i dashurisë është një nga më të mirat. Ndërsa ne anën ekonomike, ju jeni të dy shumë të mirë në menaxhimin dhe planifikimin e financave dhe nuk do të keni ndonjë problem. Në përgjithësi do të thonim se është një nga marrëdhëniet më të mira dhe mund t’ju japi shumë lumturi, të dypartnerëve.
Cilët Peshq janë më të përshtatshëm për Akrepin?
Do përjetoni dashuri të fortë dhe kënaqësi me Peshqit të lindur midis 19 dhe 28/29 Shkurtit. Ata janë dyfish Peshq, me dhembshuri të dyfishtë dhe personaliteti i tyre idealist do ju zbusi shpirtin.
Lidhja karmike do jetë veçanërisht e fortë me Peshqit e lindur midis 1 dhe 10 Marsit. Gaforrjadhe Hëna, do të ndikojnë paksa tek këta persona. Ju mund të mësoni shumë për anën emocionaletë vetes suaj me këto Peshq.
Një pasion ekstrem do të lindë kur Akrepi të lidhet me Peshqit e lindur midis 11 dhe 20 Marsit, sepse këta Peshq kanëgjithashtu influencë të fortë të Akrepit. Ky është një kombinim shumë i fuqishëm, por ndonjëherë edhe i turbullt.


