Peshorja

Data: 24 Shtator – 23 Tetor

Planet udhëheqës:  Afërdita

Element: Ajër

Karakter: Udhëheqës

Karakteristika: Lëvizja

Ngjyra: E luleve

Ornament: Diamant

Lule: Trëndafil

Dita: E premte

Numri: 3

Dëshira kryesore: Bashkimi

Parim planetar: Krijim

KARAKTERISTIKAT E PESHORES

POZITIVE
Peshorja si person është shumë i bashkëpunueshëm. Është partner i këndshëm dhe ka mënyra të mira sjellje. Ka mendime të pastra dhe prirje artistike. Ka besim të fortë dhe është shumë besnik. Është romantik dhe i dashur. Është i mahnitshëm si baba dhe si partner. Gjithmonë bën gjëra të matura dhe janë jashtëzakonisht të zgjuar. Ç’do gjë e masin para se ta bëjnë.

NEGATIVE
Është vazhdimisht me fytyrë mënjanë. Nganjëherë është I pavendosur. Ka frikë se mos merr vendime të gabuara. Ndërron shpesh ndjenja. Reagojnë vetëm kur u japin urdhra. Bën gjithçka për të ndier se të tjerët janë të kënaqur duke mos parë nevojat e tij.Ka frikë të gjendet vetëm. Mund të bëhen nevrik dhe këmbëngulës kur gjenden nën urdhrat e të tjerëve. 

PESHORJA PËLQEN

I pëlqen të harxhojë kohë duke ndërruar vazhdimisht veshje. I pëlqen ambjenti I këndshëm dhe biseda interesante.Gjthashtu do që të marrë shënime, lule, dhe kartolina. Gjithashtu do që të jetë në qendër të vëmendjes. I pëlqejnë dhe I do shumë kafshët. Gjithashtu të zbërthejë gjithçka. I pëlqejnë rrobat e qepura mirë, pamjet e bukura dhe ngjyrat e ndryshme.

PESHORJA URREN

Urren jashtë mase zhurmat dhe grindjet. Nuk do me asnjë lloj mënyre të gjendet në ankth. Nuk do që të shkojë në vende të shëmtuara. I do gjithçka me rregull. Nuk i pëlqen ta kritikojnë për interesat e tij. Gjithashtu nuk I pëlqen me asnjë mënyrë ta detyrojnë të bëjë çfarëdo lloj ndryshimi.

BURRI PESHORE

Ka një trup të lidhur dhe nuk është kurrë I shëmtuar. Vishet gjithmonë me ngjyra normale. Është tip sportiv. I pëlqen të kontrollojë pamjen e tij kudo që gjendet. Do gjithmonë të bëj dukje të jashtme sidomos në takime romantike. Jep lirshëm këshilla. Interesohet për seksin tjetër në çdo lloj moshe. Është tekniku I dashurisë. Është shumë besnik. I pëlqen arti dhe ka nevojë për harmoni. Është shpenzues parash, duke I prishur ato në gjëra që I sjellin lumturi. Ka aftësi ekonomike. Është zemërgjerë për të dhënë këshilla. I pëlqen arti dhe muzika.

GRUAJA PESHORE

Ka një trup të hollë dhe me linja në përgjithësi. Ka sy të mëdhenj. Ka dhëmbë të drejtë dhe gojë të formuar bukur. Ka dijeni të paraqitjes së saj. Kujdeset për trupin dhe imazhin e saj. Përdor pamjen e saj për të arritur atë që do. Ka diplomaci dhe taktikë. Është e shkëlqyer përsa I përket bashkëpunimit në grup. Do rrobat dhe aromat e shtrenjta. Krijon një shtëpi të bukur.

PESHORJA SI PRIND

Si prind është gjithmonë I drejtë me fëmijët e tij. Është mjaft elastik dhe mund t’i mësojnë dhe keq. Tregon shumë dashuri dhe ngrohtësi për fëmijët e tij. Do të bëjnë të pamundurën që fëmijët e tyre të marrin shkollim sa më të mirë. Shumë herë është shumë I lejueshëm. I pëlqen të jetë krenar për veshjen dhe sjelljen e fëmijëve të tij.

PESHORJA SI FËMIJË

Është një fëmijë shumë i bukur. Nuk do që të shpejtohet. I pëlqejnë ëmbëlsirat. Dhe gjithmonë di më shumë se çduhet për moshën që ka. Janë të sjellshëm. I pëlqen të sillet dhe t’i sillen drejtë. Është në përgjithësi i pastër. Janë shumë romantik dhe ju pëlqen uji.Kanë maninë të mbajnë gjithcka pastër. Zemërgjerë mund të bisedojnë me të rriturit. I pëlqen të ketë ambjentin e tij dhe nuk i pëlqen të shpejtohet të bëjë diçka.

DUKE RRITUR PESHORE

Është e vështirë për një prind tu shmanget detyrimeve që ka ndaj fëmijës. Por duke jua plotësuar të gjithë dëshirat mësohen keq. Ambjenti harmonik dhe përdorimi I drejtë është e domosdoshme për zhvillimin e tyre. Jeta e tyre personale duhet të mbetet e fshehtë. Dashuria dhe kujdesi janë dhe këto të domodoshme. Duke u rritur mund të zhvillojnë interesat e tyre dhe kanë nevojë për shoqëri të vazhdueshme. Në moshë të re kanë nevojë të udhëhiqen dhe të mësohen se çfarë të bëjnë dhe kur ta bëjnë. Shumica duket se dinë më shumë se moshatarët e tyre. Është mirë të mos I mësoni keq se mund të dalin jashtë kontrollit.

PESHORJA SI SHOK

Si shokë janë persona shumë energjik dhe social. Dhe mundohen vazhdimisht të bëjnë shokët e tyre të lumtur. Jeta e tyre sillet rreth kontaktit me persona të tjerë dhe kjo i bën të lumtur. Do të punojë fort për shokët e tij. Do të lodhen dhe do duan të çlodhen. Janë shokë shumë të dashur dhe nuk u pëlqen të turpërojnë asnjë njeri. Jane të sinqertë dhe do të sillen me drejtësi ndaj shokëve. Mund të provokojnë durimin e shokëve te tyre. Mund të kenë zili një shok që është i bukur.

PESHORJA SI NËNPUNËS

Pret të japë zgjidhje të drejta. Megjithëse flet shumë nuk i pëlqen të marrë nëpër gojë njeri. Mund të jetë pa qejf, i pasjellshëm dhe i keq. Ka nevojë për periudha çlodhjeje. Ambjenti i punës duhet të jetë harmonik. Mund të kenë vazhdimisht dhimbje koke nga lyerja gabim e murit. Në rast se ka muzikë duhet të jetë e zgjedhur ose klasike. Duhet të ketë një ambjent të qetë.

PESHORJA SI PRONAR

Nuk nxitohet, por është vazhdimisht shumë i shqetësuar. Merr parasysh mendimet e të tjerëve për të marrë një vendim. Zakonisht jep zgjidhje të pazakonta prablemeve. Beson se politika e tij është e saktë. Ka mendime të sakta për sa i përket temave ekonomike.

PESHORJA NË SHTËPI

Shtëpia për ta është vendi ku çlodhen dhe marrin forca. Në shtëpi kalon kohën e tij të qetë duke dëgjuar muzikë ose duke lexuar libra. Shijon të bisedojë për gjithçka. Ka një ambjent me harmoni dhe gusto të mirë. Është mikpritës. Mban vendin e pastër dhe të rregullt. Ju jep fëmijëve shkollimin më të mirë që mundet. Mundohet të jetë I drejtë. Mund të jetë udhëheqës në shtëpi.

PESHORJA NË PUNË

Ka nevojë për kohë që të bëjë dicka saktë. Në përgjithësi është i sinqertë në çështjet profesionale. Ka ide të shkëlqyera. Ndërton një rrjet të mirë komunikimi. Dashuria e tyre është të merren me modën, artin dhe shkrime. U pëlqejnë profesionet që kanë të bëjnë me fjalim ose prezantim. Janë shumë të zotë në drejtimin e ndërmarjes.

UDHËHEQJE KARRIERE PËR PESHOREN

Ballancimi I karrierës dhe shijimit është brenda dëshirave të tij sepse janë shumë punëtor. Kur I hyjnë një pune harrojnë të çlodhen. Do ta shohë nga të gjithë anët një temë pastaj do të marë një vendim dhe do të jetë përfundimtari. Ndjenja e të drejtës është shumë e theksuar tek ta. Janë diplomatët e botës së afarizmit. Kërkojnë ndërrim mendimesh. I pëlqen të bashkojë bashkë botën për këtë merret me bashkëpunim. Shumica zgjedhin një rrugë vetmie. Ndihet se po të bashkëpunojnë do të kenë rezultate më të mira. Kështu që vazhdimisht kërkojnë bashkëpunim. E mira e tyre është se janë shumë të mirë në vendime të vështira. Paratë dhe jeta moderne janë shumë të rëndësishme për ta. Profesionet që mund të bëjnë peshoret janë arkitekt, shitës të gjërave artistike, modelist, grafist, parukier, prezantues, topograf, avokat, model, piktor, shkrimtar etj.

FATI I PESHORES

  Te bashkëpunueshëm, dhe adhurues të harmonisë kanë një mënyrë të veçantë të prezantojnë problemet e tyre. Në anën ekonomike janë shumë të pafuqishëm në përdorimin e parave. Nuk janë të pakta herët që bëjnë investime të kota. Duke provuar fatin e tyre se një ditë mund të fitojnë dhe harxhojnë të gjithë paratë në lojrat e fatit. Por në këtë temë janë shumë të pafat. Krijojnë shpejt një gjendje të mirë ekonomike por pastaj e ndalojnë. Suksesi i tyre vjen me bashkëpunim dhe jo me lojra fati.

EKONOMIA DHE PASURIA

Peshorja ka aftësinë të vendos gjërat në vendin e duhur dhe kështu mund t’ja arrijë në shumë profesione. Dhe është e sigurtë se fiton para. Por i pëlqen shumë të mblidhet me shokë dhe të bëj argëtime të ndryshëm dhe për këtë gjë prish shumë para pa e menduar gjatë. Kështu që mund të themi se shumica e tyre janë dorë hapur dhe që shpesh herë mund të mbeten pa asnjë lek ne xhep. Janë diplomat të shkëlqyer dhe gjithmonë kur mbeten pa asgjë gjejnë një farë mënyrë për të dalë nga situata.

PESHORJA DHE PARTNERI I TIJ

Personi që do të bashkëpunojë ose të bashkëjetojë me një peshore duhet të dijë së peshorja krijon lidhje për t’ju shmangur vetmisë të cilën ndihen vazhdimisht. Atëherë partneri mund të presë se martesa ose bashkëpunimi mund të jetë e lumtur dhe me rezultat. Nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre vetëm. Punojnë fort dhe e bën bashkëpunimin harmonik dhe të balancuar. 

BURRI PESHORE SI PARTNER

Burri peshore si partner do një partnere me rreth të mirë social. Do që partneria e tij të jetë pasqyra e tij. Duhet të kenë mirëkuptim dhe inkurajim duke u rritur. Në një lidhje profesionale do të marrë përsipër çështjet ekonomike. Kane ide të mirë për sa I përket parave.

GRUAJA PESHORE SI PARTNERE

Gruaja peshore si partnere do të shohë partnerin e saj si një person që do t’i mbulojë nevojat e saj. Do të ndajë veten e saj me partnerin e saj. Do të mundohet që në shtëpi të ketë sa më shumë qetësi dhe harmoni në atë mënyrë që të bëj partnerin e saj të ndihet I qetë.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Për peshoret dashuria është gjithçka. Dashurohet me të njëjtin ritëm dhe mund të martohet dhe të ndajë jetën e tij/saj me partnerin. Janë ideale për një jetë të qetë dhe romantike. Është partner I pavarur. Shijon ambjentin romantik. Nuk shikon defektet e partnerit. Do t’i shmanget diçkaje që mund të plagosë partnerin e tyre. Do që ta inkurajojnë dhe të ineteresohen për të. Duan që të jenë të lirë edhe te kenë besim. Vendos mbi të gjitha balancimin dhe harmoninë. Në rast se kjo bëhet me ndihmën e partnerit aq më mirë. Duan të jenë simpatik dhe të duhen nga të gjithë. Kanë një stil elegant. Mbas bukurisë së tyre fshihet një shpirt i zgjuar. Kur gjen partnerin që kërkonte nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Ja çojnë mirë me të gjithë.

PËR JU QË DILNI ME PESHORE

Për ju që dilni me peshore duhet të dini që peshoreve ju pëlqen të rrethohen me njerëz me të cilët mund të bëjnë një bisedë të këndshme. I pëlqen të mbajë shënime dhe të marrë kartolina dhe lule. I pëlqejnë ushqimet e mira dhe ëmbëlsirat. Dhe e di se kështu mund të marë shumë peshë. Duhet të dini se i pëlqen shumë muzika, por dhe lëvizja.

PËR Ç’KA NEVOJË PESHORJA

Kur keni një peshore afër jush duhet të dini se nuk u pëlqejnë detyrat e ndryshme. Kane një interes të përqëndruar tek artet. Nga këto më shumë I pëlqen muzika. Kanë nevojë të dëgjojnë muzikë, të dëgjojnë poezi, të kërcejnë, të vishen mirë, të hanë jashtë në një ambjent romantik, të merren me kompjutera dhe të marrin pjesë në bisedime. Gjithashtu ka nevojë për një partner që ta inkurajojë dhe të jetë I sinqertë, I hapur, besnik dhe I lirë. Kërkojnë dikë që t’i mbështesë. Duke I mbushur ata me dhurata është një lëvizje e mirë. Ka një shpirt harmonik dhe kërkon dashuri, bukuri dhe kërcim romantik.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Në rast se një peshore refuzohet ne fillim do të shmanget, por pastaj do të sjellë balancim të shpejtë.Shpesh mundohet të tërheqë partnerin e tij duke I thënë fjalë dashurie sikur të ishte hera e parë. Në rast se rrefuzimi është përfundimtar atëherë do të mundohet të fshehë dhimbjen e tij duke kërkuar një dashuri tjetër të vërtetë.

PESHORJA DHE DASHURIA E TIJ

Peshorja është e mahnitshme, e sjellshme dhe e këndshme, interesohen shumë për anët e dashurisë. Kërkon partnerin ideal, por nuk u intereson dhe aq që të kenë të mira shpirtërore. Është i dashuri ideal i cili do t’ju zgjojë çdo mëngjes me një puthje të ëmbël. Mos e humbisni. Ja vlen mundimi. Gruaja peshore është ornamenti I rrethit të shenjave. E sjellshme, e veshur mirë dhe di gjithmone të dallojë. Shumë ledhatuese, krijuese e zë lidhje ideale. Është ajo që do cdo burrë. Është një grua e krijuar për dashuri. Dhe për këtë rrallë dhe është e vetmuar. Që ta fitoni duhet të jeni të sjellshëm,të ngrohtë  dhe zemërgjerë dhe të ndani me ta dashurinë dhe portofolin.  Mos u shpejtoni asgjëkundi, mos u grindni dhe mos kërkoni me këmbëngulje të mësoni moshën e tyre.

PESHORJA DHE SEKSI

Peshorja mund të duket I qetë, me besim në veten e tyre edhe me kontroll, por shpesh janë të pasigurtë për jetën e tyre seksuale. Ndihen shumë të pasigurtë në cështjet seksuale megjithatë interesi për peshoret nuk humbet nga kjo gjë.

LIDHJET E PESHORES ME SHENJA TË TJERA

PESHORJA ME DASH
Lidhja në mes dashit dhe peshores është e vështirë, por ka një tërheqje të palëvizshme. Do mund të ishte më tërheqëse sepse ka nevojë për përsosmëri dhe fitore.

PESHORJA ME DEM
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike sepse peshorja është udhëheqëse deri sa demi të ndihet se përdor atë dhe personalitetin e tij.

PESHORJA ME BINJAK
Lidhja mes tyre është shumë harmonike dhe shkojnë me njeri tjetrin.Lidhje të kënaqshme të cilat mund të jetojnë bashkë, por në rast se flisni mes jush me njëanshmëri kjo lidhje do të jetë prodhuese si çdo gjë tjetër.

PESHORJA ME GAFORRE
Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë, por është tepër  vështirë sepse gaforrja mban një qëndrim mbrojtës ndaj peshores sepse ndien se mund ta komandojnë.Një lidhje e tillë nuk duhet të provohet shumë.

PESHORJA ME LUAN
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Sepse karakteri I ngrohtë I luanit tërheq vëmendjen e peshores dhe kështu që mund të qëndrojnë bashkë.

PESHORJA ME VIRGJËRESHË
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Por natyrisht që duhet bërë një mundim që ta gjejnë mes tyre që të mos gjenden befasisht në peripeci.

PESHORJA ME PESHORE
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Sepse shenjat njihen mes tyre, por më e rëndësishmja është se ka mirëkuptim të madh.  Kështu që lidhja mund të ketë interes të madh.

PESHORJA ME AKREP
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Është e mundur të ekzistojnë disa probleme për arsye të karaktereve të kundërt por ka dëshirë dhe pasion mes tyre dhe që në fund e gjejnë dhe në anën dashurore.

PESHORJA ME SHIGJETAR
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Adhurojnë njeri tjetrin dhe ndajnë me njeri tjetrin idetë e veçanta dhe respektojnë qëllimet që venë dhe kështu që mund të jenë bashkë.

PESHORJA ME BRICJAPE
Lidhja e tyre mund të themi se nuk është e mirë, harmonike. Bricjapi me ndjenjat e ngatëruara me peshoren sepse në një moment mund të merren vesh dhe në një moment tjetër të mos kuptohet.

PESHORJA ME UJOR
Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë me njeri tjetrin. Këto shenja komunikojnë normalisht dhe vërtetë mes tyre si për sentimentalitet dhe për njerëzim.

PESHORJA ME PESHK
Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Nuk kanë asgjë të njëjtë dhe nuk e kuptojnë kurrë njeri tjetrin. Kjo lidhje nuk mund të qëndrojë.

HOBET PESHORES

I pëlqen jashtëzakonisht leximi dhe për këtë nuk humb asnjë mundësi. I pëlqen gjithashtu të mbledhë gjëra të ndryshme dhe të bukura sidomos për rroba shumë të shtrenjta. Gjithashtu I pëlqen të merret me lulet dhe me kopshtari. Mund të themi se ka hobi dhe dashurinë. Gjithashtu interes për kafshët sidomos për ata të vegjlit madje dhe milingonat.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E PESHORES

Do që gjithmonë të kënaqë të tjerët përpara pastaj veten. Preferon të bëjë dhe të kontrolljë vetë atë që bën akoma dhe gjënë më të vogël. Gjithashtu I pëlqen të shërbejë të tjerët se sa ta shërbejnë. Gjithashtu I pëlqejne gjërat praktike, të thjeshta dhe rrobat e qepura mirë.Urren t’i bëjnë bisedime të forta. Nuk I pëlqen të shkojë në vende të shëmtuara. Urren kur gjendet nën presion kur është për të marrë një vendim. Gjithashtu nuk do që të vendosin të tjerët për të.

DHJETËDITSHET E PESHORES

Lindje 23 – 30 Shtator
Planeti personal është Afërdita. Tregon fat dhe harmoni. Sjell gjithashtu talent idealist, artisti dhe muzikanti. Në rast se afërdita ka vendosmërinë e saj ngacmohet në një gradë të madhe nga planetet e tjere. Janë të zotë të shikojnë jetën me qetësi. Janë zemër gjerë dhe të ndjeshëm. Kanë një ndjenjë të mirë krahasimi dhe janë të aftë t’i shikojnë gjërat nga të gjitha anët.

Lindje 1 – 11 Tetor
Planeti personal është saturni, simboli i kohës. Ky planet në përgjithësi udhëheq mendjen. I bën këta persona të kujdesshëm, me durim dhe respekt ndaj të tjerëve. Jep qëndrueshmëri, durim, këmbëngulje. Mund të keni fitime nga investimet. Sjellje e mirë ndaj të tretëve duke marrë pjesë në problemet e tyre.

Lindje 12 – 23 Tetor
Planet personal është mërkuri që ju jep këtyre personave logjikë. Drejton mendjen dhe nervat. Ky planet luan rol kryesor meqë komandon çështjet ekonomike famijare dhe shpirtërore. Këta persona janë të mbrojtshëm në përballimin e çështjeve me një mënyrë praktike.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

23 Shtator.
Shpirt I fortë dhe përparues. Karakter I mirë dhe mikpritës. Sukses në punët që kanë të bëjnë me sukses. Një I afërt I vjetër në moshë do t’ju ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj.Ndoshta do të keni një zhgënjim nga një histori dashurie.

24 Shtator.
Karakter I sjellshëm me aftësi artistike, por pa vetëbesim. Natyrë e drejtë dhe që mbron të drejtat e njeriut. Merrni gjithmone anën e atij që ka një vend më të ulët.

25 Shtator.
Mendje e shkathët dhe kërkuese. Karakter I drejtë I sjellshëm dhe social. Person i rehatshëm dhe që I pëlqen modernizimi, shtëpia dhe lidhje me shumë njerëz. Talent të veçantë ne letërsi. Personalitet I këndshëm që zë lehtë shoqëri. Duhet të kujdeseni kur firmosni dokumenta.

26 Shtator.
Karakter shumë I dashur dhe I qëndrueshëm në shoqëri. Mund të keni sukses dhe famë në degët e doktoratës, filozofisë, psikologjisë dhe në artet njerëzore.

27 Shtator.
Mendje kërkuese dhe kritikante. Ruhuni nga zhgënjimet kur mbyllni një punë për blerje ose shitje. Interesi që keni për të tretët mund të përfundojë në dëm të madh.

28 Shtator.
Natyrë idealiste dhe romantike. Përqëndrim të madh për personat e dashur. Sukses në rrethet sociale.Ju shkon më shumë një karrierë artistike ose profesionale sesa ndërmarjet ose tregtia.

29 Shtator.
Shpirt me imagjinatë krijuese. Mos e teproni me ushqimin dhe pijen. Ju pëlqen të shpërndani talentin dhe energjinë tuaj në shumë anë të ndryshme.

30 Shtator.
Mendje praktike. Me shumë guxim por që të pelqen të qahesh vazhdimisht për jetën tënde.  I lindur udhëheqës me energjinë dhe aftësinë balanconi gjërat dhe fitoni respektin e shokëve dhe bashkëpunëtorëve.Mund të rrezikoheni nga persona që ju keni besim. Sukses të garantuar me ndihmën e të afërmve.

1 Tetor.
 Natyrë e padukshme dhe ndihmon në dhimbjen e të tjerëve. Dashuri të madhe për rrobat elegante dhe dëshirë për një pamje të shkëlqyer.  Një anë e horoskopit tregon dëme të mëdha nga humja e një dashurie.

2 Tetor.
Njeri simpatik dhe i zoti. Talent të jashtëzakonshëm imitimi. Keni dashuri të madhe për fëmijët. Dëshirë të madhe për njohjen e talenteve tuaja.

3 Tetor.
Natyrë e sjellshme dhe e vetmuar që tregon mirëkuptim dhe përkushtim për dhimbjen e të tjerëve. Kritikues i mirë i natyrës njerëzore dhe shok besnik. Jepni më shumë kujdes shëndetit tuaj.Ndoshta mund të keni një trashëgimi. Ruhuni nga zhgënjimet që mund t’ju sjellin katastrofë ekonomike.

4 Tetor.
Mendje e përparuar. Energji të madhe që nuk duhet ta drejtoni në drejtim të gabuar. Vështirësi në lidhjet e dashurisë dhe në martesë. Zgjuarsia dhe mirëkuptimi I madh të problemeve do t’ju bëjnë një kritikant të shkëlqyer.

5 Tetor.
Natyrë e pranueshme me aftësi magjike. Vetëbesim të madh. Përfitoni shumë nga të tjerët. Dëshironi të panjohurat. Kjo ju ndihmon të zhvilloni bagazhin e dijeve tuaja. Jeni ledhatues, i përqëndruar dhe i gatshëm në familje.

6 Tetor.
Shpirt largues dhe I shqetësuar. Dëshirë të madhe për udhëtimet dhe vizitime të vendeve të panjohura. Doni gjithashtu dhe aktivitetet sociale.  Emocionues, nuk është e pamundur të provokoheni dhe në zhgënjime të mëdha. Duhet të përqëndroheni në pikësynimet tuaja për të gjetur lumturi.

7 Tetor.
I shkathët me një personalitet të balancuar. Bashkëpunëtorët zgjidhen me kujdes të madh. Nuk provoni të shfrytëzoni të tjerët sepse është e rrezikshme. Duhet të keni kujdes për piksynimet për fitime që keni.

8 Tetor.
Person i shkathët dhe aftësi për një karrierë të madhe. Talent të madh në degët shkencore. Kujdesni kur merrni pikësynime të rrezikshme për punën ose temat personale.

9 Tetor.
Person i zoti dhe i guximshëm, por dhe shumë kritikues ndaj shokëve dhe bashkëpunëtorve. Zakonisht ia arrini ose merrni atë që doni pavarësisht nga pengesat. Matuni kur bëni ndryshime të mëdha pa arsye.

10 Tetor.
Shikon veten, mendim të fortë dhe shpenzues për të plotësuar nevojat personale. Matuni pak kur bëni dhurata të shtrenjta tek ata që doni të dukeni. Kujdes kur firmosni dokumenta. Moskujdes në çështjet me para do t’ju sjellin katastrofë ekonomike.

11 Tetor.
Person i matur me një mendje të hapur dhe i gatshëm të punojë fort për të arritur qëllimet e tij. Me guxim dhe durim do të kalohen pengesat më të mëdha. Ju tërheq jashtë mase seksi tjetër.

12 Tetor.
Karakter i fortë. Person përparues me ide të veçanta. Me fat në shumë aspekte. Kujdes nëse keni për të bërë dokumenta të rëndësishme. Sjellje e pakontrolluar të çon në humbje dhe dëme.

13 Tetor.
Mendje e balancuar, vendosmëri të madhe, natyrë e sjellshme dhe ledhatuese. Ka një personalitet mahnitës por nganjëherë sillet me kokëfortësi dhe inat. Talent të jashtzakonshëm në muzikë dhe art. Shoqëri të larta që ju ndihmojnë për sukses dhe lumturi.

14 Tetor.
Natyrë e zgjuar dhe zemërgjerë. Dashuria juaj është të shfrytëzoni dhe gjithashtu historitë e pafund dashurie.  Ndoshta mund të bëni udhëtime të largëta. Dhe parandjenja e madhe ju sjell fat.

15 Tetor.
Karakter punëtor, por që diku diku kërkoni të gjeni veten tuaj. Ekziston frika e zhgënjimit nga disa marrëveshje tregtare. Zhvillimi i talenteve muzikore dhe shkencore do t’ju sjellë shumë para, por dhe të tjera të mira në jetën tuaj personale. Një rrezik shëndeti.

16 Tetor.
Karakter artistik. Mendje e shkathët dhe përparuese. Shëndeti juaj ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Probleme profesionale dhe familjare do të keni vazdimisht. Shumë tronditje dhe provokime në anën personale dhe nga ana e fëmijëve tuaj.

17 Tetor.
Talent të madh në muzikë dhe në art dhe sukses në këto degë mjafton tu shmangeni ekzagjerimeve.  Do të keni gjëra të mira në jetë. Do të njihni sukses sidomos nga mundimet tuaja dhe vetëm.

18 Tetor.
Karakter shumë i zgjuar dhe mirësjellje. Parandjenja sociale që keni ju ndihmon të keni suksese të mëdha. Shqetësoheni me shumë seç duhet. Mundohuni të mateni sepse mund t’jua marrin ndryshe atë që bëni. Dashuri e madhe nga ana e prindërve.

19 Tetor.
Natyrë simpatike dhe me mirësjellje. Jeni me fat në çështjet ekonomike diçka që ju ndihmon të keni lumturi dhe sukses. Duhet të matni argëtimet tuaja. Dashuri të madhe për kafshët. Mos harroni një gjë se fati është I pakapshëm.

20 Tetor.
Natyrë larguese dhe me mënyrë shkencore mendimi. Dashuri të madhe për udhëtimet dhe detin. Shpirt i gatshëm që do të ndihmonte të gjithë ata me më pak mundësi. Studime shkencore që do të nevojiten për të mirën e njerëzimit dhe lehtësimin e dhimbjeve dhe të fatkeqësive do t’ju sjellin sukses dhe lumturi.

21 Tetor.
Jeni i sinqertë dhe I drejtë, dëshironi udhëtimet dhe sportet. Personalitet mahnitës me sukses të madh në seksin tjetër. Duhet të matni pak dëshirën e të fituarit lehtë.

22 Tetor.
Guximtar, I vendosur, me dëshirë të madhe për njohje publike. Aftësi kuptimi të zhvilluara gjithashtu duhet kujdes për temat e drejtësisë. Ndoshta do t’ju shfaqen probleme me dokumenta që rregulluat ose firmosët.

23 Tetor.

Natyrë e vendosur, por e lëkundur. Aftësi të përdorni publikun me sukses me ndihmën e shokëve të pasur.  Shkollimi I duhur është baza për sukses dhe të ardhura të mira. Duhet të mësoni të mbështeteni në mendimet tuaja nganjëherë.

Zgjidh shenje tjeter