Përshtaten: 87%
Peshorja karakterizohet nga romanticiteti intensiv, nga natyra sociale, është idealiste, por shpesh naive dhe ka të ngjarë që Akrepi të acarohet. Idealizmi i lartë që e karakterizon,ja heq ndjenjën e prakticitetit, gjë që e bën atë të duket veçanërisht sipërfaqësore. Peshorja mund të ketë frikë nga ngurtësia juaj, por edhe nga mwnyra e drejtpërdrejtë me të cilën thoni atë që mendoni, pa ju interesuar nëse personi tjetër lëndohet.
Të dy ju jeni shumë besnikë dhe kjo është diçka që do t'i japë këtij raporti fuqi të madhe dhe baza të forta, por ato mund të tronditen fuqishëm nga naiviteti dhe aspekti flirtues që e karakterizon një Peshore. Por epërsia e shpirtit të një Peshoreje do t'ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni krejtësisht të sigurt me të. Nëse doni të mbani lidhjen tuaj me një Peshore, duhet të shmangni fërkimet, mosmarrëveshjet dhe tensionet.
Në pjesën erotike, do të ketë kimi dhe pasion intensiv. Ekonomikisht, do të ketë një ndryshim mendimi dhe menaxhimi i parave do jetw mirë të qëndrojë në duart tuaja. Është një marrëdhënie jashtëzakonisht e vështirë dhe duhet të ketë vullnet të ndërsjelltë për të arritur lumturinë.
Me të cilën Peshore përshtatet më tepër një Akrep:
Jini të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien tuaj me Peshoren e lindur midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit! Marrëveshjet tuaja financiare mund të prishen sepse keni qasje të ndryshme. Derisa të krijoni një ide të qartë të filozofisë ekonomike të tjetrit, mos u mpleks në huamarrje.
Ju do të keni vështirësi të qëndroni të lumtur me Peshoren e lindur ndërmjet 4 dhe 13 Tetorit. Ata janë të pavendosur për gjërat që mendoni se janë të lehta për t'u zgjidhur. Ju pëlqen të merrni një vendim dhe të vendosni relativisht shpejt. Këto Peshore duhet të analizojnë çdo alternativë të mundshme.
Peshorja e lindur në mes të 14 dhe 23 Tetorit do ju ofrojë një shoqeri të mirë dhe gjithmonë do t'ju mbështesë me këshilla të vlefshme dhe në kohë. Ky do të jetë një kombinim i mirë.


