Virgjëresha

Data: 22 Gusht – 23 Shtator

Planet udhëheqës:  Marsi

Element: Toka

Karakter: Femëror

Karakteristikat: Pafajësia dhe ndershmëria

Ngjyra: Kafe dhe gri

Ornament: Diamanti

Lule: Manushaqe

Dita: E mërkurë

Numri: 7, 6, 8

Dëshira kryesore: Serioziteti

Parim planetar: Shërbimi I të tjerëve

KARAKTERISTIKAT E VIRGJËRESHËS

POZITIVE

Virgjëresha është një person shumë simpatik dhe ndjen dhemshuri të madhe për njerëzit e pandihmuar. Janë shumë të organizuar. Janë tërheqës. Duron dhimbjet trupore. Janë të përqëndruar tek partneri i tyre dhe me shumë ngrohtësi. Nuk është I kënaqur kurrë dhe me asgjë. Mund të duket se i di të gjitha dhe punon jashtë mase dhe kjo ndodh sepse kanë shumë frikë se mos nuk janë shumë të mirë. Kërkojnë mundësinë që t’ju shërbejnë të tjerëve dhe gjenden përgjegjës në shumë çështje të cilat e shtyjnë në sukses. Ka seksualitet të vështirë dhe i cili mbetet i fshehur deri sa të gjejë partnerin e duhur.

NEGATIVE

Si person kritikon dembelët. Janë shkataraqë dhe shumë nevrik kur kanë ndonjë shqetësim. Janë shumë të turpshëm dhe nuk e tregojnë. U pëlqen të lënë gjërat pas dore.

VIRGJËRESHA PËLQEN

Si person shumë simpatik. I pëlqen shumë të prezantojë një plan të organizuar dhe të mbaruar. I pëlqejnë idetë njerëzore dhe veprimtaritë njerëzore të saj. I pëlqen të jetë e përqëndruar tek partneri i saj dhe tek familja e saj. I pëlqen të vishet bukur dhe të jetë tërheqëse.

VIRGJËRESHA URREN

Urren dhe nuk i pëlqen që të jetë e detyruar. Urren gjithashtu barbarizmin dhe pisllëkun. Nuk i pëlqen që t’i prishin gjëra të ndryshme. Nuk i pëlqen zhgënjimi në punët e saj as edhe të tregojë dobësitë e saj.

BURRI VIRGJËRESHË

Zakonisht trupi tij është I gjatë dhe me ball të madh. Nuk lodhet kurrë. Është praktik dhe I pandjeshëm. Dashuri të madhe për punën.Mund të çlodhet kur punon pak më shumë se sa zakonisht. Merr seriozisht detyrimet e tij. Rrallë do që të duket ajo që do të bëjë. Kujdeset dhe i kujtohen gjithmonë hollësirat

GRUAJA VIRGJËRESHË

Ka sy të bukur dhe të qetë, me qerpikë të kthyer. Flokët e saj si të gjatë dhe të shkurtër janë në përgjithësi të rregulluar. Është gjithmonë e pastër dhe e veshur thjeshtë. Mund të zbërthejë gjendjet me hollësi. Është e përqëndruar në punën e saj dhe zakonisht duke i dhënë ndihmën e saj të tjerëve. Është shumë e turpshme. Ka mendje të padjallëzuar. Është dhe ka një personalitet të gëzuar. Nuk shpreh lehtë ndjenjat e saj. 

VIRGJËRESHA SI PRIND

Si prind inkurajon fëmijët e saj, të bëjnë pyetje të ndryshme dhe të mësojnë dhe do t’ja shpjegojnë me hollësirat më të vogla kërkesat e tyre. Bëjnë gjithmonë të pamundurën për të ndihmuar fëmijët e tyre. Shqetësohen jashtë mase për shëndetin e tyre

VIRGJËRESHA SI FËMIJË

Është imitues i shkëlqyshëm, kështu mëson shumë gjëra për një kohë shumë të shkurtër. Nevrikoset shpesh e kur harron diçka që duhet ta kishte mësuar përmendësh. Është I sinqertë dhe besnik. Është I turpshëm me të huajt. I pëlqen të bëjë punët e shtëpisë duke imituar të mëdhenjtë. Inatoset shumë kur e ngacmojnë. Shpesh mëson herët të lexojë dhe të shkruaj. Është shumë krijues. Mund ta bëjë lojën punë dhe anasjelltas. I pëlqen shume të luaj shah. I pëlqen që çdo gjë të jetë ideale.

DUKE RRITUR VIRGJËRESHË

Bëjnë gjithmonë diçka për t’i kënaqur mjafton të dini se ç’doni prej tyre. Sa rriten do të gjejnë vështirësi në lidhje me seksin tjetër. Duan shumë këmbëngulje që tu mbushet mendja se janë tërheqës. Duke i mbështetur i ndihmoni të gjejnë rrugën për një dashuri të vërtetë. Prindërit nuk duhet asnjëherë të ngatërrohen kur gjejnë interes për dikë të seksit tjetër. Kritikimi dhe më i vogël do t’i bëjë të tërhiqen mbrapsht. Ka nevojë vazhdimisht për mbështetje sepse gjithashtu ndërton dhe vetëbesimin e tij. Në përgjithësi janë nxënës të mirë, ndihmojnë në shtëpi. Janë të saktë në orën e tyre dhe I kanë të gjitha me rregull dhe ju pëlqen ushqimi i mirë. Kritikojnë pjesëtarët e familjes sidomos kur u kërkohet mendimi i tyre.

VIRGJËRESHA SI SHOK

Tërhiqen nga shokët që janë të rregullt, të pastër dhe të zgjuar. Ju pëlqejnë shokët që janë të drejtë dhe që nuk ju pëlqen të duken.Adhurojnë teatrin dhe imitimin. Gjithashtu pëlqejnë artin dhe dijet e përgjithshme. Janë besnik, të sjellshëm dhe ndihmës për shokët e tyre. Janë të përzgjedhur dhe kanë shije për gjërat artistike dhe shumë informacione për shumë tema të ndryshme. Nuk janë të shpifur dhe nuk shpenzojnë paratë e tyre. Janë besnik dhe shumë të sjellshëm. Janë shumë nevrik në rast se dikush i shqetëson. E kanë shumë të vështirë të pranojnë se bëjnë gabim për diçka.

VIRGJËRESHA SI NËNPUNËS

Si nënpunës është shumë më i mirë në kërkime se sa në prodhim. Bëhet ndihmës shumë i mirë i pronarit të tij. E bën me shumë qejf dhe ndershmëri punën shumë mirë dhe pret të paguhet mirë. Mendohet shumë shpejt dhe është shumë i zgjuar. Gjithashtu është kritik dhe i kujdesshëm në çdo hap që bën.

VIRGJËRESHA SI PRONAR

 Si pronar është I shkëlqyeshëm. I sheh pastër hollësirat dhe do t’i thotë gjërat me emrin e tyre.Pret sinqeritet në çdo temë. Është i sjellshëm, i drejtë dhe i sinqertë. Pret mënyra të mira dhe kushte. Mund të marrë përsipër punë të ngatërruara. Shpërblen punën e mirë me para dhe jo me fjalë.

VIRGJËRESHA NË SHTËPI

Shtëpia është vendi ku gjen kënaqësinë më të madhe. I pëlqen të jetë komandant në shtëpinë e tij. I pëlqen gatimi dhe të marrë përsipër çështjet ekonomike të shtëpisë. Është gjithmonë e zënë me punët e shtëpisë. Është e lumtur të punojë në shtëpi. Kujdesen për çështjen e shëndetit dhe atmosferën e shtëpisë.

VIRGJËRESHA NË PUNË

Në ambjentin e punës është më mirë si ndihmës.Ka durim dhe autoritet.Jep tek të gjithë ndjenjën e qëndrueshmërisë. Ndihmon shumë dhe tregon shumë mirëkuptim ndaj bashëpunëtorëve dhe njerëzve rreth tij. Ambjenti ku punon nuk duhet të jetë me zhurmë. Duhet të ketë pajisje të kohës. Duhet të ketë ngjyra natyrale në mure. Punë e saj duhet të jetë e organizuar mirë.

UDHËHEQJE KARRIERE PËR VIRGJËRESHËN

Adhurojnë të zbërthejnë ide dhe shpesh gjejnë përgjigje në pyetjet e tyre. Mendja e tyre është vetëm për zgjidhjen e problemeve praktike se sa për rutinë që nuk kanë nevojë fare të mendohen. Është folës dhe ndihmës I mirë. Duhet të kenë pavarsinë në ambjentin e tyre. Janë realist dhe praktikë. Janë të përqëndruar në qëllimet e tyre dhe shumë të organizuar, besnik me bashkëpunëtorët e tyre. Shpesh ia arrijnë qëllimit, por rrallë do të pranojnë urime për të.Idealet e tyre shpesh i shtyjnë në një shëndet të keq dhe nervozitet. Kështu që duhet që gjithmonë të mbajnë balancimin e tyre. Shijon të zgjidhë probleme, të mendohet, të organizojë dhe të mbështesë grupin. Janë më të mirë si pjesëtarë se sa si udhëheqës të grupit. Detyrimet e tyre e emocionojnë dhe shpesh nuk kanë taktikë të mirë që duhet të ketë një udhëheqës. Mungesa e besimit është një gjë te e cila e shprehin shpesh tek të tjerët diçka që i tregon të ekzagjeruar. U shkon më shumë të punojnë në zyrë se sa në punishte. Ambjenti ku punon nuk duhet të jetë me zhurmë. Duhet të ketë paisje të kohës. Profesionet që I shkojnë virgjëreshës janë: doktor, kimist, drejtor, llogaritar, ndihmës, shofer autobuzi, zdrukthëtar, pastrues, dentist, rrobaqepës, mekanik, infermier, programatizues, sekretar, teknik, kamarier etj.

FATI I VIRGJËRESHËS

 Duke mbledhur aftësitë tuaja dhe qëllimin e vetëm ia arrini pothuajse gjithmonë asaj që doni dhe dilni të fituar.Personaliteti dhe mendja e tyre e zgjuar e shtyn të bëjë investime të sakta. Fitojnë në lojra që kanë të bëjnë me zgjuarsi, praktikë, sistem dhe mendje. Humbin gjithmonë kur mbështeten tek fati.

EKONOMIA DHE PASURIA

 Virgjëresha nuk ia çon mirë me ndërmarjet dhe nuk është ajo që i intereson më tepër. Por me çfarëdo lloj zanati që të merret do t’ja arrijë shkëlqyeshëm qëllimeve. I pëlqen shumë paraja dhe bën gjithçka për ta fituar. Por kur i fiton vështirë është që t’i shpenzojë sepse vendos logjikën përpara çdo lëvizjeje. Ka aftësi të mëdha në përdorimin e parasë.

VIRGJËRESHA DHE PARTNERI I TIJ

Në rast se mendoni të martoheni apo të bashkëpunoni me virgjëreshë duhet të dini se lidhja për të është diçka e palëvizshme sepse ai ose ajo vetë nga natyra jep besnikëri. Bëjnë lidhje të forta. Kur duan që të bëjnë një propozim e bëjnë me kujdes të madh.

BURRI VIRGJËRESHË SI PARTNER

Është i matur dhe i drejtë.Mban mend data dhe kontrata.Do të dojë me të vërtetë, dhe kritikon dhe pret që ta dëgjojnë. Gjithashtu i pëlqen pastërtia, ngrohtësia dhe respekti.

GRUAJA VIRGJËRESHË SI PARTNERE

 Është e turpshme dhe gjithashtu e fortë. Në profesionin e saj është e rehatshme, e zgjuar dhe e përqëndruar. Interesohet për dashurinë e vërtetë. Dhe kur i vjen do të dashurohet jashtë mase. Do të shkatërrojë një lidhje vetëm kur kupton se ka hipokrizi. Është një shenjë praktike dhe romantike.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

 Brenda realistit të fortë fshihet një shpirt romantik që kërkon një lidhje me pasion. Kanë aftësi të arsyetojë gjithçka duke zgjidhur problemet dhe duke arritur në lartësi dhe në dashuri. Shpesh është i turpshëm dhe fsheh seksualitetin e tij. Natyra e lehtë e bën besnik dhe partner të qëndrueshëm. Kur bën dashuri e quan si diçka natyrale dhe të shëndetshme. Shijon seksin vetëm kur është me dikë që ka fituar besimin e tij. Në përgjithësi kërkojnë për një bashkëshorte dhe jo për lidhje të një nate. Mbajnë libra që kanë të bëjnë me seksin sepse u pëlqen të dinë gjithçka që ka të bëjë me të.

PËR JU QË DILNI ME VIRGJËRESHËN

Për ju që dilni me virgjëreshë duhet të dini se ju pëlqen teatri dhe lojrat. Gjithashtu ju pëlqejnë shumë librat, revistat dhe fjalorët. Gjithashtu ju pëlqejnë profesionet që kanë të bëjnë me artin. Ilaçet e ndryshme për psikologjinë dhe gjithashtu të merret me kopshtari, gatim dhe me lule. I pëlqen të merret me kompjutera.

PËR Ç’KA NEVOJË VIRGJËRESHA

Në përgjithësi dashi nuk ka nevojë për zemra, lule për tu ngrohur. Interesohen me shumë të gjejnë një bashkëshort që do të jetë I fortë dhe e di çfarë do. Njeriu që do t’i tërheqë nga mërzitja ka më shumë mundësi për një lidhje serioze. Do të ndihmonte në rast se dikush di të sillet në një moment grindje.I dashuri dash është I zjarrtë dhe energjik. I pëlqen romantika dhe është artist në artin e dashurisë. Ai që do të durojë do të shpërblehet me një bashkëshort besnik dhe do ta dërgojë në peripeci të jashtëzakonshme.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Mërzitja është kryesorja që bren lidhjen me një dash. Në rast se doni të tërhiqni një dash duhet të mbani gjithmonë diçka për veten tuaj që të mund ta zbulojë. Duhet edhe ju të pëlqeni të gjitha ato që bën dhe do dashi dhe lëreni logjikën për më vonë që të mos akuzoheni që nuk jeni tërheqes. Dashi gjithmonë mundohet të mbajë lidhje të freskët dhe rast se nuk ka rezultat nuk do të ngurojnë të lidhen me një tjetër. Në rast se plagosni thellë një dash të prisni një ndryshim të menjëhershëm, I dashuri I zjarrtë do të ndryshojë fytyrë.

VIRGJËRESHA DHE DASHURIA E TIJ

I jep rëndësi të madhe çdo lloj hollësie dhe kritikon gjithnjë të gjithë dhe për gjithçka akoma dhe në dashuri. Ndoshta duket i ftohtë dhe i larguar dhe nuk do që ta ngacmojnë. Kur gjen partneren e duhur nxjerr ato që ka përbrenda. Kërkon partnerin ideal dhe do që ta vërtetojë. Është besnik dhe ideal dhe të njëjtën gjë kërkon nga partneri i tij. Për t’i fituar duhet t’i gjeni pas një pune të lodhshme dhe të jeni shok dhe të dashur njëkohësisht dhe të komunikoni me ta shpirtërisht. Mos i kritikoni dhe mos i nënvlersoni.

VIRGJËRESHA DHE SEKSI

Për virgjëreshën dashuria dhe seksi nuk janë dramë, por ndjenja. Dashuria për ta përbën edhe dashurinë familjare dhe shoqërore. Do dhe kërkon cilësi. Ka frikë nga romantika e dukshme. Mund të presë shumë kohë për të gjetur personin e duhur. Dashuron vetëm një herë. Përqëndrohet në dashuri. Rrallë do të japë të drejtë për xhelozi. Do të bëjë gjithçka për të mos u ndarë.

LIDHJET E VIRGJËRESHËS ME SHENJA TË TJERA

VIRGJËRESHË ME DASH

Lidhja në mes dashit dhe virgjëreshës është e vështirë dhe e trazuar, për këtë është dëshira për të ndihmuar në probleme ashtu që të shmangen gjendje të padëshirueshme.

VIRGJËRESHË ME DEM

Lidhja mes tyre është harmonike dhe shkojnë sepse kanë shumë gjëra të njëjta mes tyre. Këto shenja ndihen të sigurta dhe me personalitet me njeri tjetrin.

VIRGJËRESHË ME BINJAK

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike sepse virgjëreshat janë shumë praktikë dhe kjo i shqetëson binjakët.Duhet shumë punë mes tyre që të kalojnë problemet.

VIRGJËRESHË ME GAFORRE

Lidhja në mes dashit dhe gaforre është e vështirë, gjithashtu urren qëndrimin mbrojtës të gaforres dhe qejfet e çuditshme.

VIRGJËRESHË ME LUAN

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është e mirë dhe harmonike. Do të duhet mundim i madh nga të dy palët që të ketë rezultat kjo lidhje. Por mundimin më të madh duhet ta marrë virgjëresha të ndërrojë taktikë dhe sjellje.

VIRGJËRESHË ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është e mirë. Sepse këto shenja kritikojnë vazhdimisht njeri tjetrin me rezultat të krijohen probleme. Në rast se duan të jenë me njeri tjetrin duhet të bashkëpunojnë dhe të mirëkuptojnë.

VIRGJËRESHË ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Por natyrisht që duhet bërë një mundim që ta gjejnë mes tyre që të mos gjenden befasisht në peripeci.

VIRGJËRESHË ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se me pak mundim mund të jetë e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë disi. Por që të ndodhë kjo duhet të kenë mes tyre mirëkuptim në të gjithë aspektet akoma dhe në lidhjet intime.

VIRGJËRESHË ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Virgjëresha si shenjë e ftohtë dhe dorëmbledhur shqetëson shumë shigjetarin dhe është pak e vështirë të jenë bashkë.

VIRGJËRESHË ME BRICJAP

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike dhe që shkojnë me njeri-tjetrin. Bricjapi mund të merret vesh shumë mirë me të sepse ndan praktikën e tij me të kështu që mund të jenë bashkë.

VIRGJËRESHË ME UJOR

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Mes tyre ka vlerësim të ndryshëm të gjërave. Dhe duhet të bëjnë mundim të madh që të jenë bashkë. Vetëm në seks shkojnë mirë.

VIRGJËRESHË ME PESHQ

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike dhe nuk shkojnë. Është një lidhje e vështirë me karaktere të kundërt. Virgjëresha nuk kupton pothuajse kurrë peshqit.

HOBET E VIRGJËRESHËS

 Pasioni i saj është çdo lloj hollësie. Idealiteti është hobi i saj dhe mund të bëhet një shofer shumë i mirë. Interesi i saj për kafshët është shumë i madh sidomos për ata me trup të vogël. I pëlqejnë udhëtimet dhe pikniku, të mësojë dhe të njohë persona të rinj. Gjithashtu i pëlqen të shkojë nëpër ekspozita arti.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITE E VIRGJËRESHËS

Preferon të shërbejë të tjerët se sa ta shërbejnë. Do që të marrë çfarëdo lloj mësimi për përmirësimin personal. I pëlqen të bëjë lista kur shkon të bëj pazar dhe sidomos kur shkon në supermarket. Preferon të ketë gjithçka në shtëpinë e saj. Gjithashtu i pëlqen të imitojë të tjerët.Urren të gjejë kuti të ndryshme pa kapak. Nuk i pëlqen të shikojë njerëz të qëndrojnë të palëvizshëm pa bërë asgjë. Urren t’i lëvizin gjërat e saj personale. Urren hipokrizinë. Nuk i pëlqen zhurma dhe publiku i madh. Gjithashtu nuk i pëlqejnë njerëzit e pisët dhe të parregullt si dhe të shajnë. Urren njerëzit që grinden.

DHJETËDITSHET E VIRGJËRESHËS

Lindje 23 – 31 Gusht

Planeti kryesor I juaji është Marsi, dyfisht I fuqishëm. Planet personal është mërkuri u jep këtyre personave logjikë. Drejton mendjen dhe nerva. Ky planet luan rol kryesor meqë komandon çështjet ekonomike famijare dhe shpirtërore. Këta persona janë të mbrojtshëm në përballimin e çështjeve me një mënyrë praktike.

Lindje 1 - 11 Shtator

Planeti personal është saturni, simboli i kohës. Ky planet në përgjithësi udhëheq mendjen. I bën këta persona të kujdesshëm, me durim dhe respekt ndaj të tjerëve. Jep qëndrueshmëri, durim, këmbëngulje. Mund të keni fitime nga investimet. Sjellje e mirë ndaj të tretëve duke marrë pjesë në problemet e tyre.

Lindje 12 – 22 Shtator

Planeti personal është Afërdita. Tregon fat dhe harmoni. Sjell gjithashtu talent idealist, artist dhe muzikant. Në rast se afërdita ka vendosmërinë e saj, ngacmohet në një gradë të madhe nga planetet e tjerë.

NË QOFTË SE KENI LINDUR MË….

23 Gusht.

Natyrë romantike, idealiste dhe ëndërrimtare. Preferencë të veçantë për shoqërinë e personave me më shumë para. Kur gjendeni me persona me më pak para kujdesuni të tregoni durim dhe respekt. Mos lini pas dore shoqëritë e vjetra.

24 Gusht.

Mendje krijuese me aftësi të rralla. Vendosmëria e veçantë për t’ja arritur në të gjithë gjërat mund t’ju bëjë të punoni me të njëjtin ritëm për më mire ose për më keq. Dëshira më e madhe e juaja duhet të jetë dallimi mes të mirës dhe të keqes. Serioziteti dhe maturia janë në favorin tuaj për sukses dhe lumturi.

25 Gusht.

Karakter I ndjeshëm, I dhimbshëm dhe mbrojtës. Pasuri nga martesa ju bëjnë jetën më të lehtë. Pengesa në anët profesionale. Interes të madh për politikën, avokatinë dhe aktivitetet njerëzore.

26 Gusht.

Karakter i fort, serioz dhe me zgjuarsi të madhe, por edhe shumë praktikë. Ndjenjë të fort pavarësie dhe dëshirë për të ndihmuar njerëzit me më pak mundësi. Mirë do bëni të vlerësoni gjendjen ekonomike se mund të gjendeni pa asgjë. Krijoni vetë të ardhmen.

27 Gusht.

Karakter i mbyllur dhe studiues. Zilia e paktë që keni duhet të luftohet. Preferencë për artin, muzikën dhe letërsinë. Shfrytëzoni sa më shumë aftësitë shpirtërore dhe studimin e tregëtisë. Kini vetëbesim, mësoni të shikoni dhe mendimet e të tjerëve. Paqëndrueshmëria sentimentale vështirëson të tjerët t’ju kuptojnë.

28 Gusht.

Aftësi të jashtëzakonshme shpirtërore. Pavarësi mendimit, dhe mendje e qëndrueshme. Mos harroni se sukseset dhe lumturia më e madhe vijnë nga shoqëria.

29 Gusht.

Mendje e qetë dhe qëndrim me paqe përball jetës. Parashikim për fitim dhe lidhje shoqërore. Mos e quani fatin si diçka të sigurtë. Problem i madh seksual.

30 Gusht.

Njihni vlerat e përqëndrimit. Lodheni shpejt. Mos filloni një punë në rast se nuk keni mbaruar një tjetër. Personaliteti tërheqës me humor ju dhuron shume shokë. Shfrytëzimi i zgjuar i talentit do t’ju çojë në sukses.

31 Gusht.

Ndjeshmëri dhe idealizëm. Zemërgjersi të tepruar që është një minus I madh për ju. Mësoni të dalloni të vërtetën dhe gënjeshtrën. Dashuri për udhëtimet detare dhe një udhëtim detar në një moment të jetës tuaj.

1 Shtator.

Ide të veçanta, karakter i ndjeshëm dhe ngurues. Keni dobësi të kaloni pengesat. Zhvilloni vetëbesimin. Mësoni të jeni praktikë. Dëshironi sukses. Shokët dhe partnerët ju ndihmojnë në çështjet sociale dhe bëjnë jetën tuaj më të mirë.

2 Shtator.

Karakter i sjellshëm dhe me qejf. I saktë dhe i drejtë. Në temat tregtare dhe sociale. Do të ndjeni ndoshta një karrierë profesionale. Dëshirë të madhe për tu paraqitur gjithnjë I veshur mirë mund t’ju çojë në mani të bleni shumë gjëra të pavlefshme. Kufizoni pak agresivitetin tuaj dhe mësohuni si të përdorni çështjet ekonomike.

3 Shtator.

Mendje e ndjeshme, praktike dhe e djallëzuar. Aftësi artistike me ndjenja njerëzore ju dhurojnë shokë të rëndësishëm për një kohë të gjatë. Jeni zemërgjerë dhe shumë I sjellshëm me një paraqitje të këndshme. Mos ju shmangni detyrimeve.

4 Shtator.

Mendim të fuqishëm dhe personalitet i shkathët. Keni aftësi të mëdha në tregëti që nganjëherë ju bëjnë ta teproni. Duhet të mësoni vlerat e atyre që keni. Natyrë e dhimbshme, e zjarrtë dhe ju pëlqen aventura dhe ëndrra të egra të cilat duhet t’i matni.

5 Shtator.

Karakter i sjellshëm dhe me mendje shumë të zgjuar. Zemërgjerësia e tepruar dhe besimi i tepërt që tregoni tek të tjerët nuk mbron interesat tuaja. Dashuri për teatrin, imitimin, shkencën. Ju pëlqen të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Mësoni të përqëndroheni në një qëllim.

6 Shtator.

Karakter i ndjeshëm, I dhimbshëm dhe kërkues. Dashuri për udhëtimet dhe vende të huaja. Duhet të kufizoni shpenzimet dhe të mos jeni nevrik. Interes të veçantë për politikën, çështjet ligjore dhe aktivitetet njerëzore ju dhurojnë fitime dhe sukses.

7 Shtator.

Mendje e zgjuar dhe e djallëzuar. Të dhimbshëm me çështjet njerëzore. Sa do që qëllimet tuaja të jenë njerëzore do t’jua marrin për keq. Mësoni se gjërat më të mira në jetë vijnë nga ata që interesohen për ju.

8 Shtator.

Natyrë e shkathët dhe e gatshme në kryerjen e detyrave. Këmbëngulje dhe vendosmëri, akoma dhe në vështirësitë më të mëdha ju sjell sukses dhe pavarësi ekonomike.Mirë do të bëni të dëgjoni mendimet e të tretëve me durim.

9 Shtator.

Shenja serioze me aftësi përqëndrimi. Kuptimin shumë serioz të jetës duhet ta kufizoni. Ambient i këndshëm dhe i gjallëruar dhe shoqëria e mirë ju ndihmojnë shumë. Personaliteti juaj mahnitës dhe natyra e pavarur ju shtyjnë në sukses në botën e afarizmit.

10 Shtator.

Person shumë i mirë dhe mahnitës. Parandjenja të mëdha dhe ide të veçanta. Ndjeshmëri ndaj ftohjeve. Për këtë duhet të ruheni nga korentet dhe ndërrimet e kohës.

11 Shtator.

Karakter i mirë, natyrë simpatike dhe ndjenja të thella. Personat e kësaj date mund t’ja arrijnë me të vërtetë në jetë. Kanë nevojë për një ambjent të këndshëm dhe shok që të vlerësojnë talentet e tyre. Problemet sentimentale zhduken me durim dhe mirëkuptim

12 Shtator.

Karakter zemërgjerë. Mund të bëheni i famshëm në jetën tuaj sociale. Personalitet I këndshëm. Dashuri për udhëtime. Natyra e ndjeshme duhet të matet pak. Aftësi në art dhe në tregëti ju shtyjnë në një karierë tregëtare ose profesionale tjetër.

13 Shtator.

Ndjenja të mira dhe të këndshme. Mendje e jashtëzakontë me një personalitet mahnitës. Sukses në temat ekonomike nga aftësia të bëni shokë me pushtet dhe t’i mbani ata. Ide të veçanta me ndjenjë të mirë humori do t’ju japin një vend të mirë në rrethin social. Imagjinatë të gjallëruar me energji të madhe ju krijojnë shumë shqetësime. Rrezik nga udhëtimet.

14 Shtator.

Mendje shkencëtare që i pëlqen të eksperimentojë. Rehati të jashtëzakontë fjalimi ju bën të njohur të veçantë. I pavarur, por preferenca e rregullit, shpirt dhe personalitet mahnitës. Këto të mira lehtësojnë personat e kësaj date të marrin atë që duan në jetë.

15 Shtator.

Persona me shpirt shkencëtari, kërkuesi. Bashkëbisedues të shkëlqyeshëm. Karakter I pavarur me personalitet mahnitës. Gjëra të cilat ju ndihmojnë të keni çfarë të doni nga shokë dhe miq.

16 Shtator.

Karakter I sjellshëm, simpatik dhe I këndshëm. Duhet të jeni pak më tepër diplomatik. Mendje kërkuese që ju ndihmon të keni sukses në botën e profesionit. Ju tërheq doktorata. Aftësi t’ja coni mirë me të gjithë njerëzit do t’ju ndihmojë të kapeni ekonomikisht.

17 Shtator.

Natyrë bamirëse dhe simpati. Dëshira që keni për të ndihmuar sa më shumë të tjerët ndoshta mund t’ju boshatisë xhepin tuaj dhe të mbeteni pa asgjë. Bëheni viktimë e lehtë e shokëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Ruhuni nga shokë jobesnik.

18 Shtator.

Mendje jashtëzakonisht e zgjuar. Dhe me një natyrë të drejtë ju bëjnë të dashur tek të gjithë. Personalitet mahnitës dhe aftësi të tërhiqni shokë me pushtet dhe besnik. Mirë është të përqëndroheni dhe të vlerësoni ato që keni bërë në jetë dhe do të ndiheni më të kompletuar.

19 Shtator.

Personalitet mahnitës dhe me aftësi shkathtësie tërheqin shumë shokët tuaj. Mos u përqëndroni shumë tek vetja juaj. Dëshirë për ikje dhe ndryshim. Mundohuni të jeni sa më të matur në jetën tuaj.

20 Shtator.

Karakter i këndshëm. Doni që të komandoni gjithmonë të tjerët. Por kjo gjë duhet të matet. Jeni punëtor, me vetëbesim dhe vendosmëri. Nuk është e pamundur të ndihmoni persona më të lartë në detyrë.

21 Shtator.

Karakter i këndshëm, i sjellshëm dhe i lehtë për shoqëri. Personalitet tërheqës që e bën të famshëm. Mos shikoni vetëm anën negative të jetës. Kjo ndodh ngaqë jeni të ndjeshëm dhe natyrë e dhimbshme.Tronditjet e mëdha ju trazojnë sistemin nervor. Keni nevojë për një ambjent të këndshëm dhe shokë të mirë.

22 Shtator.

Natyrë bamirëse, zemërgjerë dhe e mirë. I saktë dhe i drejtë në temat ekonomike dhe sociale. Mirë do të bëni të zgjidhni një karierë që ju shkon me aftësitë tuaja. Dashuri të madhe për shtëpinë dhe familjen. Gjithashtu për veshjen e mirë dhe moderne.

Zgjidh shenje tjeter