AKREPI ME BINJAKËT

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Akrepi
shenja e dyte: 
Binjaket
Pershkrimi: 

Përshtaten: 56%

Një Akrep i pandalshëm dhe i ashpër do ta trembë një Binjakë, por gjithashtu do ta tërheqë atë. Binjakët i kushtojnë rëndësi të madhe aftësisë së komunikimit dhe marrëdhënieve tëtyre me njerëzit të cilët janëshumë të rëndësishëm për ta. Inteligjenca, perceptimi i jashtëzakonshëm, shkathtësia dhe fleksibiliteti i një Bjinjaku do tërheqë vëmendjen tuaj, por shpejt do të kuptoni se do të ketëfërkime midis jush.

Binjakët janë njerëz shumë aktivë dhe pëlqejnë të shpërndahen në më shumë se një gjë, por duke lënë shumë prej tyre në mes, pa përfunduar! Kjo nuk do i pëlqejë aspak një Akrepi dhe njëkohësisht nevoja e madhe për liri që ka një Binjak, do ta zgjojë xhelozinë e Akrepit.

Nga ana erotike, ndoshta përvoja seksuale me një Binjak do ju japë gjithçka që ju mungon dhe do ju bëjë të njihni rrugë të reja në dashuri. Në anën ekonomike, një shpërdorues si Binjaku do ju irritojë dhe kjo do të jetë arsyeja thelbësore, për të cilën konfliktet nuk do të mungojnë asnjëherë midis jush. Marrëdhënie e vështirë, por nëse tejkaloni diferencat tuaja mund të ketë një bashkëjetesë të qetë.

Cili Binjak është më i përshtatshmi për Akrepin?

Binjakët e lindur midis 22 Majit dhe 1 Qershorit do t'ju japin shumë shpirt, bukuri dhe të qeshura. Ana tjetër e monedhës është se këto Binjakë shpesh jetojnë me mendjen e tyre dhe kanë vështirësi të shprehin pasionin që prisni në një lidhje. Duhet të jeni të durueshëm dhe t'i mësosh ata rreth seksit.

Mund të harxhosh tepër për Binjakët e lindur midis 2 dhe 12 Qershorit. Ata nxjerrinbujarinë tuaj.Do ishte më mirë të shmangësh një marrëdhënie afatgjatë me ta, nëse nuk mendon të bashkpunosh. Një bashkim profesional mund të funksiononte mirë. Ju mund të njiheni me një aktivitetprofesional që lidhet me punën tuajose tënjë kolegu. Ky është një kombinim i mirë për tu realizuar gjërat dhe një kombinim i veçant i vendosshmërisë së Akrepit dhe ndjeshmërisë së Binjakëve.

Binjakët e lindur ndërmjet 13 dhe 21 Qershorit do nxisin shumë interesa të reja dhe anë të pazakonta të personalitetit tuaj. Duke qenë të ndikuar pjesërisht nga Urani dhe Ujori, ata pëlqejnë të bëjnë gjëra që kanë vlefshmëri. Nëse jeni të gatshëm të shkoni me ta në këtë rrugëtim, udhëtimi me siguri do të jetë interesant.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: