Inteligjenca që ka çdo shenjë

Inteligjenca që ka çdo shenjë:

9 planetë ndikojnë tek ne, disa më shumë dhe të tjerë më pak, duke e formuar personalitetin tonë.

Në 1983, psikologu amerikan Hoëard Gardener përshkroi nëntë llojet e inteligjencës njerëzore. Secila prej këtyre llojeve ekziston në çdo mendje njerëzore dhe ata punojnë së bashku për procese të ndryshme – por gjithmonë njëri do të jetë më superior ndaj (do individi.Ashtu si(  9 planetet që ndikojnë tek të gjithë ne, disa planete më shumë,e të tjerë më pak, duke e formuar personalitetin tonë …

 

1. Inteligjenca hapësinore

Njerëzit me aftësinë për të menduar gjatë shfrytëzimit të 3 dimensioneve të Hapësirës. Ata janë në gjendje të projektojnë skena tre-dimensionale mbi pikturën e tij mendore, për të rilidhur objektet me format brenda mjedisit hapësinor, për të përdorur lehtësisht  ilustrimet mendore\ imazhet.Ata kanë aftësi artistike dhe grafike dhe imagjinatë aktive. Ata mund të orientohen në hapësirë dhe të menaxhojnë ndryshimet brenda saj. Ato janë tipa vizuale me aftësinë për të ndryshuar këndin e shikimit të gjërave.

Planet : Plutoni dhe Akrepi
Talentet: Pilotimi, lundrimi detar, artet e bukura

 

2. Inteligjenca verbale 

Njerëz me aftësinë për t’i atribuar mendimet e tyre në fjalët e duhura. Përdorues të aftë të gjuhës, të aftë të aftë për të shprehur çdo kuptim dhe emocion të ndërlikuar. Të aftë jo vetëm në komunikimin verbal, por edhe në komunikimin joverbal (gjestet, gjuha e trupit). Ata mund të kuptojnë ndryshimet më të himëta konceptuale dhe luhatjet. Ata pëlqejnë në ve(anti narracionin, tregimin, përshkrimin e situatave. 

Planeti:  Hermes & Binjakët-Virgjëresha
Talentet: shkrim, gazetari, literaturë, ligj, retorikë, gjuhësi

 

 

3. Inteligjenca muzikore

Njerëzit me perceptim të lartë të tonalitetit muzikor, ritmit, ngjyrës së zërit. Këta njerëz janë në gjendje të kuptojnë, të dallojnë, të krijojnë, të reflektojnë gjithçka në aspektin e muzikës. Ata shpesh janë të dashuruar me poezinë kur ka muzikalitet dhe simetri. Ata shpesh janë njerëz me ndjeshmëri të madhe emocionale, të cilët mendojnë se mund ta shprehin atë përmes melodisë ose të gjejnë strehë tek muzika në momente të vështira. Ata janë ata që tekstualisht humbasin në tingull, me sy mbyllur dhe ndjejnë  shpirtin e tyre të vibrojë.

Planeti : Neptuni dhe Peshqit
Talentet: Përbërja e muzikës, përbërja e poezisë, artet abstrakte, shkenca e kaosit

 

4. Inteligjenca logjike-matematike

Njerëz me aftësi për të llogaritur, përcaktuar sasinë, kryejnë arsyetime matematikore. Ata kanë tendencën për t’i dhënë një formë abstrakte-matematikore gjithçkaje, madje edhe për ndërveprimet njerëzore. Ata kërkojnë edhe në gjërat e përditshme të tyre një marrëdhënie kauzale, veprim-reagim. Ata prodhojnë teori dhe supozime, duke u përpjekur të parashikojnë gjërat. Arsyetimi i tyre është induktiv: nga konkluzioni specifik në teorinë e përgjithshme. Ata pëlqejnë eksperimentimet dhe kërkojnë dëshmi për të mbështetur pozitat e tyre. Ata janë personalitete ekstremisht të logjikshme me një farë neverie ndaj ndjenjave.

Planeti : Saturnit dhe Bricjapit
Talentet: shkencat ekzakte, shkencat shoqerore, shkencat teknologjike

 

 

5. Inteligjenca ekzistuese

Njerëzit me mikrob filozofik të kërkimit të përgjigjeve për pyetjet si: cili është kuptimi i jetës? pse ekzistojmë? kush na solli këtu? Mendimi i tyre është bipolar: duhet të ketë gjithmonë dy skaje të kundërta që nuk takohen asnjëherë. E Mira kundrejt të Keqes, Bota Shpirtërore kundrejt asaj Materiale- e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse ne gjejmë këtu njerëz me nivele të larta të besimit metafizik dhe të religjionit. Njerëzit që tentojnë të përbuzin provat dhe shkencën. Ata kërkojnë përgjigje përtej kufijve të ngushtë të përvojës njerëzore.

Planeti : Zeusit dhe Shigjetarit
Talentet: filozofë, ideologë, revolucionarë, shkenca teorike, teologjia

 

6. Inteligjenca natyrale

Njerëzit që duan të vëzhgojnë natyrën dhe të nxjerrin përfundime nga ngjarjet e saj. Ata duan të ndajnë  botën në grupe gjërash të ngjashme dhe t’i studiojnë ato me kalimin e kohës. Ata janë praktikisht individë dhe i duan “koleksionimin” e objekteve për analiza të mëtejshme. Atyre u pëlqen të bëhen njësh me natyrën dhe krijesat dhe ta perceptojnë njeriun si një pjesë të pandashme të enigmës natyrore. Ata gjithashtu kanë ndjeshmëri të natyrshme për kafshët dhe bimët, konceptin e barazisë, të drejtat e njeriut që rrjedhin nga natyra jonë e përbashkët etj.

Planeti:  Urani dhe Ujori
Talentet: ekolog natyralist, biolog, zoofil, aktivist

7.Inteligjenca ndërpersonale

Njerëz me aftësinë për të kuptuar të tjerët dhe për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me ta. Qoftë ai komunikim verbal ose jo verbal (gjestet, qëndrimi). Ata kanë ndjeshmëri të veçantë ndaj të tjerëve dhe identifikojnë menjëherë karakteristikat e tyre dalluese (veçoritë) dhe e ndiejnë në  nivele të ndryshme  humorin dhe psikologjinë e personit pranë tyre. Ata kanë të zhvilluar inteligjencën sociale dhe mund të perceptojnë motivet pas veprimeve të personave të tjerë.

Planeti : Afërdit dhe Peshorja-Demi
Talentet: punonjës socialë, udhëheqës të grupeve, politikanë, diplomatë, ambasadorë, reklamues, promotorë shitjesh

8. Inteligjenca Intrapersonale

Njerëz që synojnë sa më shumë të kuptuarit të vetvetes – dhe përmes tyre – të gjithë njerëzit e tjerë. Ata kanë aftësinë për të analizuar ndjenjat dhe mendimet e tyre dhe për të manipuluar lëvizjet e tyre në fushën e ‘‘shahut‘‘ të jetës. Ata nuk vuajnë nga mungesa e vetëbesimit ose njohjes vetiake. Ata kërkojnë zhvillimin personal dhe përmirësimin e personalitetit të tyre dhe ata janë të ndjeshëm në të ndihmuarit e personave rreth tyre të zhvillohen,sigurisht duke u nisur nga vetë standartet e tyre.

Planeti : Dielli & Luani
Talentet: psikologji individuale, këshillim, menaxhim, trajnim, mësimdhënie

9. Inteligjenca trupore-kinestetike 

Njerëz të cilët kanë një shumëllojshmëri të aftësive fizike. Ata mund të menaxhojnë objekte me trupat e tyre. Ata kombinojnë përqendrimin mendor dhe ushtrimin fizik, duke kryer ushtrime fizike të vështira kërkuese. Ata mund ta përdorin trupin e tyre si mjetin absolut për të shprehur dhe interpretuar kuptimet. Ata kanë gjuhën e trupit dhe shprehen nëpërmjet saj, duke simbolizuar pothuajse gjithçka.

Planet : Marsi & Dashi
Talentet: kërcimi, sporti, artet marciale, aktrimi, fizioterapia, kirurgjia

 

Shenjat e zjarrit dhe spiritualiteti (Dashu-Luani-Shigjetari)

Çuditërisht, asnjë nga 9 përshkrimet e inteligjencës nuk janë në përputhje me veçoritë e veçanta të DiellitHënës (Gaforres).

Psikologu vetë i përkiste shenjës së Gaforres, por nuk arriti të përfshinte edhe një tip tjetër të dallueshëm.

Kjo natyrisht,nuk do të thotë që Gaforret nuk kanë inteligjencë …

Shiko gjithashtu