Parashikimet

DASHURIA, FAMILJA DHE NJË VENDIM I FORTË — KJO JAVË NUK TË LË NË VEND!
Java nga 17 deri më 23 gusht 2026 është një javë shumë e rëndësishme për Dashin, sepse vjen menjëherë pas Hënës së Re dhe eklipsit diellor në Luan, që ndodhi më 12 gusht dhe që ka hapur një cikël të ri në dashuri, fëmijë, krijimtari, pasion, gëzim, vetëshprehje dhe mënyrën si Dashi lejon zemrën të flasë. Edhe pse eklipsi ka ndodhur në javën e kaluar, energjia e tij vazhdon të punojë fuqishëm gjatë kësaj periudhe. Për Dashin, kjo javë nuk është thjesht vazhdim. Është momenti kur filloni të kuptoni më qartë çfarë po ndryshon në zemër, në marrëdhënien me gëzimin, në dëshirën për të krijuar, në lidhjen me fëmijët, në një histori dashurie, ose në një projekt që kërkon më shumë guxim personal.
Dashi është shenjë zjarri, dhe energjia e fortë e Luanit gjatë kësaj jave e mbështet. Dielli, Merkuri dhe Jupiteri vazhdojnë të ndodhen në Luan, duke aktivizuar për Dashin zonën e pestë të hartës diellore: dashurinë, romancën, fëmijët, krijimtarinë, talentet, kënaqësinë, argëtimin, skenën, shprehjen personale dhe guximin për të treguar atë që ndien. Kjo është një nga zonat më të gjalla për Dashin. Pas një periudhe ku shumë gjëra kanë qenë serioze për shkak të Saturnit dhe Neptunit në shenjën tuaj, energjia e Luanit ju kujton se jeta nuk është vetëm luftë, përgjegjësi dhe mbijetesë. Është edhe zemër, pasion, dritë dhe dëshirë për të jetuar.
Por kjo javë nuk është vetëm e lehtë dhe romantike. Sepse Dashi, gjatë gjithë muajit gusht, ka një ndikim shumë të madh në shenjën e tij: Saturni në retrogradë në Dash dhe Neptuni në retrogradë në Dash. Kjo e bën periudhën shumë personale. Saturni në retrogradë në shenjën tuaj kërkon pjekuri, përgjegjësi, durim, kufij dhe rishikim të identitetit. Ju pyet: “Kush jam tani? Çfarë përgjegjësie duhet të marr? Çfarë nuk mund ta bëj më si më parë? Ku duhet të piqem? Ku duhet të mos veproj vetëm me impuls?” Për Dashin, që zakonisht niset shpejt, lufton shpejt, vendos shpejt dhe nuk do të presë shumë, Saturni në retrogradë është një mësues i rreptë. Ai nuk e ndal zjarrin tuaj, por kërkon ta bëjë më të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, Neptuni në retrogradë në Dash e bën identitetin tuaj më të ndjeshëm, më shpirtëror, por edhe më të paqartë në disa momente. Mund të ketë ditë kur e dini shumë mirë çfarë doni, dhe ditë të tjera kur ndiheni sikur mjegulla ju mbulon drejtimin. Mund të pyesni veten nëse po ndiqni një ëndërr të vërtetë apo një iluzion. Mund të ndjeni lodhje të çuditshme, emocione të paqarta, ose nevojë për të mos vepruar menjëherë. Kjo nuk është dobësi. Është periudhë ku Dashi po mëson të dëgjojë jo vetëm instinktin, por edhe shpirtin. Megjithatë, duhet shumë kujdes: Neptuni në shenjën tuaj mund t’ju bëjë të veproni nga ndjesi të forta, por jo gjithmonë nga fakte të qarta.
Kjo bëhet shumë e rëndësishme në fillim të javës, më 17 gusht, kur Marsi në Gaforre krijon tension me Neptunin në retrogradë në Dash. Marsi është planeti udhëheqës i Dashit, prandaj çdo aspekt i Marsit ka peshë të veçantë për ju. Marsi ndodhet në Gaforre dhe për Dashin aktivizon shtëpinë, familjen, rrënjët, prindërit, vendbanimin, jetën private dhe sigurinë emocionale. Kur Marsi në Gaforre lidhet në tension me Neptunin në shenjën tuaj, mund të krijohet një atmosferë e ndjeshme në shtëpi, familje dhe jetën personale. Mund të ndiheni të irrituar, por pa ditur saktësisht pse. Mund të doni të reagoni për një çështje familjare, por informacioni mund të mos jetë i plotë. Mund të keni lodhje, konfuzion, ndjeshmëri të madhe ose dëshirë për të mbrojtur veten dhe njerëzit tuaj, por pa qartësi të plotë.
Ky aspekt është shumë i rëndësishëm sidomos për Dashët e dhjetëditëshit të parë, sepse Neptuni dhe Marsi aktivizojnë gradët e para të shenjave kardinale. Për këta persona, java mund të nisë me ndjesi të brendshme të paqarta, tension familjar, lodhje, ose nevojë për të mos marrë vendime të shpejta. Dashi duhet të ketë kujdes me impulsin. Nëse nuk jeni të sigurt, prisni. Nëse një çështje familjare ju provokon, mos reagoni menjëherë. Nëse ndiheni të lodhur, mos e interpretoni menjëherë si dështim apo dobësi. Trupi dhe shpirti mund të kërkojnë pushim, jo luftë.
Po më 17 gusht, kemi një ndikim shumë më të dobishëm dhe të qëndrueshëm: Merkuri në Luan në lidhje harmonike me Saturnin në retrogradë në Dash. Për Dashin, ky aspekt është shumë i rëndësishëm, sepse Merkuri në Luan ndodhet në zonën e dashurisë, fëmijëve, krijimtarisë dhe vetëshprehjes, ndërsa Saturni në shenjën tuaj kërkon pjekuri personale. Kjo mund të sjellë një bisedë serioze në dashuri, një vendim më të matur për fëmijët, një plan konkret për një projekt krijues, ose një mënyrë më të përgjegjshme për të shprehur atë që ndjeni. Nëse javën e kaluar eklipsi në Luan hapi një dëshirë të re në zemër, këtë javë Merkuri me Saturnin ju ndihmon ta pyesni: “Si mund ta ndërtoj këtë realisht?”
Ky është aspekt shumë i mirë për ata Dashë që duan të flasin seriozisht për një lidhje, për një projekt artistik, për një fëmijë, për një plan personal ose për diçka që u jep gëzim, por që kërkon edhe përgjegjësi. Nuk është aspekt i fjalëve boshe. Nuk është aspekt për premtime të mëdha pa bazë. Është aspekt për të thënë më pak, por më saktë. Për Dashin, që ndonjëherë flet nga zjarri i momentit, ky ndikim mund të jetë shumë i vlefshëm. Ju ndihmon të mos reagoni vetëm emocionalisht, por të flisni me peshë.
Po më 17 gusht, Afërdita në Peshore krijon një aspekt shumë të bukur me Jupiterin në Luan. Për Dashin, kjo është një nga energjitë më pozitive të javës, sepse Afërdita në Peshore ndodhet në zonën tuaj të marrëdhënieve, martesës, partneriteteve, bashkëpunimeve dhe njerëzve përballë jush, ndërsa Jupiteri në Luan ndodhet në zonën e dashurisë, krijimtarisë dhe gëzimit. Kjo mund të sjellë mundësi shumë të mira në dashuri, afrim me partnerin, ftesë, njohje të bukur, moment romantik, bisedë të këndshme, pajtim, ose një atmosferë më të ngrohtë në marrëdhënie. Për ata që janë në lidhje, ky aspekt mund të sjellë dëshirë për më shumë gëzim, më shumë afërsi dhe më shumë ndarje të zemrës. Për ata që janë vetëm, mund të sjellë mundësi njohjeje, veçanërisht përmes një ambienti social, arti, argëtimi, fëmijësh, projekti krijues ose grupi ku ka kënaqësi dhe komunikim.
Ky aspekt prek më shumë Dashët e dhjetëditëshit të dytë, sepse Jupiteri në Luan dhe Afërdita në Peshore aktivizojnë më fort këtë pjesë të shenjave. Për ta, mund të ketë një mundësi të bukur në dashuri, një lajm të mirë nga partneri, një ftesë, një moment krijues, ose një ndjenjë se jeta po bëhet pak më e hapur dhe më e këndshme. Por edhe këtu duhet kujdes me teprimin. Jupiteri zmadhohet gjithçka. Mund të zmadhojë gëzimin, por edhe pritshmëritë. Mund të zmadhojë romancën, por edhe premtimet. Prandaj, gëzojeni këtë energji, por mos i jepni një personi apo një situate më shumë peshë se sa ka treguar në realitet.
Më 18 gusht, kemi një ndryshim shumë të rëndësishëm: Nyja Veriore në retrogradë largohet nga Peshqit dhe hyn në Ujor. Për Dashin, kjo është një zhvendosje karmike nga zona e prapaskenës, mbylljeve, lodhjes, frikërave të fshehta dhe botës së brendshme, drejt zonës së miqësive, grupeve, rrjeteve sociale, komunitetit, projekteve dhe planeve afatgjata. Kjo do të thotë se pas një periudhe ku jeni detyruar të shihni më shumë gjëra të brendshme, të mbyllni cikle, të pastroni frikëra ose të kuptoni më mirë botën tuaj të padukshme, tani fati fillon të hapë një rrugë më të lidhur me njerëzit, grupet dhe të ardhmen.
Për Dashin, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ju nuk jeni shenjë që mund të qëndrojë shumë gjatë në mjegull, në prapaskenë ose në pritje. Hyrja e Nyjës Veriore në Ujor fillon t’ju tregojë se kapitulli i ri do të ndërtohet edhe përmes miqve, audiencës, komuniteteve, bashkëpunimeve kolektive, teknologjisë, rrjeteve sociale, ideve të reja dhe njerëzve që ndajnë një vizion të përbashkët. Në fillim, kjo lëvizje prek më shumë shenjat fikse të dhjetëditëshit të tretë, por për Dashin si temë hap një periudhë ku pyetja kryesore bëhet: “Me kë dua ta ndërtoj të ardhmen? Cilët njerëz më hapin rrugë dhe cilët më mbajnë në role të vjetra?”
Më 20 gusht, Dielli në Luan aktivizon Lilith-in, duke bërë shumë të forta temat e dashurisë, dëshirës, pasionit, fëmijëve, krijimtarisë dhe vetëshprehjes. Për Dashin, kjo ndodh në zonën e zemrës dhe mund të sjellë një energji shumë instinktive. Mund të keni dëshirë të shpreheni pa frikë, të doni më fort, të krijoni diçka më të guximshme, të tregoni një anë tuajën që nuk pranon më të fshihet. Por Lilith mund të sjellë edhe krenari, provokim, xhelozi, tension në dashuri, ose dëshirë për të mos pranuar asnjë kufizim. Nëse keni një histori sentimentale të paqartë, ky ndikim mund ta bëjë më të zjarrtë, por edhe më të ndjeshme.
Ky aspekt prek më fort shenjat fikse të dhjetëditëshit të tretë, por për Dashin mund të jetë shumë frymëzues, sepse energjia e Luanit ju mbështet. Sidomos nëse keni planetë në fund të Dashit, mund të ndjeni më shumë zjarr krijues dhe më shumë nevojë për të mos e shtypur zemrën. Këshilla është të lejoni shprehjen, por të mos e ktheni pasionin në dramë. Zemra kërkon guxim, por jo luftë për krenari.
Më 21 gusht, vjen një test më serioz: Afërdita në Peshore përballë Saturnit në retrogradë në Dash. Ky është një nga aspektet më të rëndësishme të javës për ju, sepse ndodh në boshtin unë–tjetri. Afërdita në Peshore aktivizon marrëdhëniet, partneritetet, martesën, kontratat dhe njerëzit përballë jush. Saturni në retrogradë në Dash ndodhet në shenjën tuaj dhe kërkon përgjegjësi personale, pjekuri dhe kufij. Ky aspekt mund të sjellë test në marrëdhënie. Mund të ketë bisedë serioze, ndjenjë distance, përgjegjësi, vendim, vonesë, ose nevojë për të parë nëse një lidhje ka bazë të vërtetë.
Për Dashin, ky aspekt është i fortë, sepse ju vendos midis dëshirës për marrëdhënie dhe nevojës për të mos humbur veten. Mund të ndiheni se dikush kërkon shumë nga ju. Mund të ndiheni se një lidhje kërkon më shumë pjekuri. Mund të keni frikë se një marrëdhënie po ju kufizon. Ose mund të kuptoni se ju vetë duhet të jeni më të përgjegjshëm në mënyrën si qëndroni përballë tjetrit. Ky ndikim prek më fort Dashët e dhjetëditëshit të dytë, por gjithë shenja e ndien si temë marrëdhënore. Çfarë është e fortë dhe e vërtetë, mund të bëhet më serioze. Çfarë është vetëm pamje, mund të tregojë dobësi.
Më 22 gusht, Dielli në Luan lidhet me Nyjën Veriore në Ujor, duke sjellë një moment shumë karmike në boshtin dashuri–miqësi, zemër–komunitet, krijimtari personale–plane afatgjata. Për Dashin, kjo mund të sjellë një ndërgjegjësim shumë të rëndësishëm: ajo që doni me zemër duhet të lidhet edhe me të ardhmen tuaj. Nuk mjafton të keni pasion, nëse ai nuk ka vend në rrugën tuaj. Nuk mjafton të jeni pjesë e një grupi, nëse aty nuk shprehet zemra juaj. Nuk mjafton të ndiqni një projekt, nëse nuk ju jep gëzim. Ky aspekt mund të sjellë një lidhje midis dashurisë, fëmijëve, krijimtarisë, miqve, audiencës dhe planeve të së ardhmes.
Ky ndikim prek më shumë shenjat fikse të dhjetëditëshit të tretë, por për Dashin është mbështetës dhe mund të hapë rrugë për projekte krijuese, kontakte shoqërore, zhvillime në dashuri, ose vendime që lidhen me fëmijët dhe të ardhmen. Mund të ketë një njeri nga një grup që luan rol në zemrën tuaj. Mund të ketë një projekt që ju jep mundësi të shpreheni. Mund të kuptoni se kush e mbështet vërtet zjarrin tuaj dhe kush vetëm ju shpërqendron.
Më 23 gusht, Dielli hyn në Virgjëreshë dhe atmosfera fillon të ndryshojë. Për Dashin, Virgjëresha aktivizon punën, shëndetin, rutinën, detyrimet, organizimin, trupin, kolegët dhe përditshmërinë. Pas një periudhe shumë të fortë në Luan, ku zemra, dashuria, fëmijët dhe krijimtaria ishin në qendër, Dielli në Virgjëreshë ju thotë: “Tani duhet rregull. Tani duhet organizim. Tani duhet të shohim trupin, orarin, punën dhe detajet.” Kjo nuk e ul zjarrin tuaj, por e kanalizon. Ajo që është hapur në zemër duhet të gjejë vend në jetën e përditshme.
Për Dashin, ky kalim është shumë i rëndësishëm sepse përgatit edhe zhvillimet e mëvonshme të muajit. Më 25 gusht, edhe Merkuri do të hyjë në Virgjëreshë, duke sjellë më shumë biseda, lajme dhe vendime për punë, shëndet dhe rutinë. Më 27 gusht, Dielli do të bashkohet me Merkurin në Virgjëreshë, duke sjellë një qartësi të rëndësishme në përditshmëri, detyra, organizim ose çështje pune. Më 28 gusht, eklipsi hënor dhe Hëna e Plotë në Peshq do të aktivizojnë për Dashin prapaskenën, mbylljet, lodhjen, psikologjinë, sekretet dhe botën e brendshme. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme, sepse pas gjithë kësaj energjie të jashtme, do të duhet të shihni çfarë duhet të mbyllet brenda jush. Dhe më 31 gusht, Jupiteri në Luan në lidhje harmonike me Saturnin në Dash do të ndihmojë që një dëshirë, një projekt krijues, një histori dashurie ose një çështje me fëmijë të marrë më shumë strukturë dhe pjekuri.
Gjatë kësaj jave, Hëna kalon nga Akrepi në Shigjetar dhe më pas në Bricjap. Për Dashin, Hëna në Akrep në fillim të javës aktivizon financat e përbashkëta, intimitetin, borxhet, detyrimet dhe emocionet më të thella. Mund të nisni javën me ndjesi të forta, me nevojë për kontroll ose me biseda për para e besim. Më pas, Hëna në Shigjetar e lehtëson atmosferën dhe hap fokusin te udhëtimet, studimet, besimet dhe horizontet e mëdha. Kjo është më e mirë për energjinë tuaj, sepse ju jep frymë, optimizëm dhe dëshirë për të parë më larg. Në fund të javës, Hëna në Bricjap aktivizon karrierën, statusin dhe përgjegjësitë publike, duke ju kujtuar se pas dëshirës dhe zemrës, duhet të ekzistojë edhe një plan konkret për të ardhmen.
Në përgjithësi, kjo javë për Dashin është një kombinim shumë i fortë mes dashurisë, krijimtarisë, marrëdhënieve, familjes, vetëpërgjegjësisë dhe fillimit të një faze më praktike në punë e shëndet. Ju jeni ende nën ndikimin e eklipsit në Luan, që ju kërkon të dëgjoni zemrën. Por Saturni dhe Neptuni në shenjën tuaj ju kërkojnë pjekuri dhe qartësi. Afërdita në Peshore ju vendos përballë marrëdhënieve, ndërsa Marsi në Gaforre ju tërheq vëmendjen te shtëpia dhe familja. Kjo do të thotë se nuk mund të ndiqni vetëm pasionin pa marrë parasysh njerëzit, shtëpinë, trupin dhe përgjegjësinë personale. Por nuk mund të mbyllni as zemrën vetëm sepse ka detyrime.
DASHI — DHJETËDITËSHI I PARË
Për Dashët e dhjetëditëshit të parë, java nga 17 deri më 23 gusht 2026 është shumë e ndjeshme, sepse ju prekeni më drejtpërdrejt nga Neptuni në retrogradë në Dash, nga lëvizja e Marsit në Gaforre, nga tensioni i Marsit me Neptunin, si edhe nga ndikimi i përgjithshëm i Saturnit në shenjën tuaj. Kjo është një javë ku duhet të jeni shumë të kujdesshëm me energjinë, trupin, reagimet emocionale, shtëpinë, familjen dhe mënyrën si merrni vendime. Nuk është javë ku duhet të veproni vetëm nga impulsi, sepse Neptuni në shenjën tuaj mund të krijojë mjegull, dhe Marsi në Gaforre mund të ndezë emocione familjare.
Në fillim të javës, më 17 gusht, tensioni midis Marsit në Gaforre dhe Neptunit në Dash mund të ndihet fort. Ju mund të ndiheni të lodhur, të shpërqendruar, të paqartë, ose sikur diçka brenda jush nuk është plotësisht në ekuilibër. Mund të ketë çështje në shtëpi, tension me familjarë, shqetësim për prindër, vendbanim, banesë ose siguri emocionale. Mund të keni dëshirë të reagoni, të mbroni veten, të vendosni menjëherë diçka, por kjo javë kërkon të mos nxitoheni. Nëse një çështje familjare është e paqartë, mos e zgjidhni me nervozizëm. Nëse dikush ju provokon emocionalisht, mos i jepni përgjigje kur ende jeni në mjegull.
Për ju, Marsi është planeti udhëheqës, prandaj kur Marsi është në Gaforre, ai vepron më shumë përmes ndjenjës sesa përmes logjikës së pastër. Kjo mund të jetë e dobishme nëse doni të mbroni familjen, të rregulloni shtëpinë, të merreni me bazën tuaj private ose të shihni çfarë ju jep siguri. Por mund të jetë sfiduese nëse e përdorni si zemërim të fshehur. Dashi i dhjetëditëshit të parë duhet të kuptojë se jo çdo tension kërkon betejë. Disa tensione kërkojnë pushim, sqarim dhe distancë të shkurtër para veprimit.
Neptuni në retrogradë në shenjën tuaj mund t’ju bëjë shumë intuitivë, por edhe të paqartë në identitet. Mund të keni ndjesi se po ndryshoni, por nuk dini ende si ta emërtoni këtë ndryshim. Mund të ndieni se një ëndërr e vjetër nuk ju përfaqëson më, por një e re nuk është formuar ende plotësisht. Kjo është normale për këtë periudhë. Mos kërkoni përgjigje të detyruara. Kjo javë ju kërkon të vëzhgoni më shumë dhe të reagoni më pak.
Në marrëdhënie, Afërdita në Peshore është përballë shenjës suaj dhe e bën temën e partneritetit shumë të rëndësishme. Edhe pse aspekti më i fortë i Afërditës me Saturnin prek më shumë dhjetëditëshin e dytë, ju e ndieni praninë e Afërditës përballë si nevojë për të parë çfarë kërkon tjetri, si po funksionon një lidhje dhe ku ka nevojë për më shumë ekuilibër. Nëse një partner ju kërkon qartësi, mos u tërhiqni. Nëse ju ndiheni të pasigurt, mos e ktheni pasigurinë në sulm. Për ju, çelësi është të flisni qartë, por pa ashpërsi.
Eklipsi i mëparshëm në Luan vazhdon të prekë zonën e dashurisë dhe krijimtarisë. Për dhjetëditëshin e parë, ndikimi i tij nuk është aq i drejtpërdrejtë sa për dhjetëditëshin e tretë, por jua kujton se zemra po kërkon ndryshim. Mund të keni një dëshirë për të krijuar, për të dashur, për të shprehur veten, por lodhja, familja ose paqartësia personale mund t’ju pengojnë. Mos e shtypni këtë dëshirë. Vetëm mos e nxitoni. Krijimtaria mund t’ju ndihmojë të dilni nga mjegulla. Dashuria mund të jetë shëruese, nëse nuk kërkoni prej saj të zgjidhë gjithçka menjëherë.
Më 18 gusht, hyrja e Nyjës Veriore në Ujor fillon të zhvendosë drejtimin karmike drejt miqësive, grupeve dhe planeve afatgjata. Për ju, kjo mund të ndihet fillimisht si një sinjal i lehtë, por shumë i rëndësishëm: nuk duhet t’i bëni të gjitha vetëm. Dashi shpesh vepron vetëm, lufton vetëm, vendos vetëm. Por periudha që hapet kërkon të shihni cilët njerëz kanë vend në të ardhmen tuaj. Kjo do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës.
Në fund të javës, me hyrjen e Diellit në Virgjëreshë më 23 gusht, vëmendja juaj fillon të zhvendoset drejt punës, shëndetit dhe rutinës. Për dhjetëditëshin e parë, kjo mund të ndihet menjëherë. Trupi kërkon rregull. Orari kërkon organizim. Detyrat kërkojnë sistem. Pas një jave me shumë ndjeshmëri, ju duhet të filloni të ktheheni te gjërat praktike. Çfarë duhet të rregulloj në përditshmëri? Çfarë nuk më shërben më? Ku po lodhem pa arsye? Këto pyetje do të bëhen shumë më të forta në ditët që vijnë, sidomos me eklipsin hënor në Peshq më 28 gusht, që do të aktivizojë botën tuaj të brendshme, lodhjen dhe mbylljet.
Për Dashin e dhjetëditëshit të parë, mesazhi kryesor i javës është: mos e luftoni mjegullën me impuls. Nëse diçka nuk është e qartë, mos e shtyni me forcë. Nëse jeni të lodhur, pushoni. Nëse një çështje familjare ju ndez, merrni frymë para se të reagoni. Kjo javë kërkon pjekuri emocionale, jo vetëm guxim. Forca juaj nuk matet vetëm me shpejtësinë e veprimit, por edhe me aftësinë për të pritur derisa të shihni qartë.
DASHI — DHJETËDITËSHI I DYTË
Për Dashët e dhjetëditëshit të dytë, java nga 17 deri më 23 gusht 2026 është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet, dashurinë, krijimtarinë, fëmijët dhe vendimet personale që kërkojnë më shumë pjekuri. Ju prekeni më fort nga aspektet e Afërditës në Peshore me Jupiterin në Luan dhe më pas nga përballja e Afërditës me Saturnin në retrogradë në Dash. Kjo do të thotë se java mund të nisë me mundësi, ngrohtësi dhe afrim, por më pas kërkon realitet, përgjegjësi dhe qartësi në marrëdhënie.
Më 17 gusht, aspekti i bukur midis Afërditës në Peshore dhe Jupiterit në Luan është shumë mbështetës për ju. Afërdita ndodhet në zonën e marrëdhënieve, ndërsa Jupiteri në zonën e dashurisë, fëmijëve dhe gëzimit. Kjo mund të sjellë një moment shumë të mirë në çift, një bisedë të bukur, një ftesë, një afrim, një mundësi sentimentale, ose një zhvillim pozitiv në një projekt krijues. Për disa Dashë të dhjetëditëshit të dytë, mund të ketë ndjesi romantike më të fortë, dëshirë për të dalë, për të shijuar, për t’u afruar me partnerin, ose për të shprehur atë që ndiejnë me më shumë bujari.
Nëse jeni në një marrëdhënie, kjo javë mund të sjellë mundësi për t’i dhënë më shumë jetë lidhjes. Por duhet të mos ngatërroni atmosferën e bukur me zgjidhje të përhershme. Afërdita me Jupiterin jep gëzim, por nuk i zgjidh automatikisht problemet. Ajo krijon hapje, mirësi, dëshirë për afrim dhe entuziazëm. Nëse marrëdhënia ka bazë, kjo energji mund ta forcojë. Nëse nuk ka bazë, mund ta bëjë përkohësisht të duket më e bukur. Prandaj, shijoni momentin, por mos humbni sensin e realitetit.
Për ata që janë vetëm, ky aspekt mund të sjellë mundësi njohjeje, tërheqje, flirt ose kontakt të këndshëm. Mund të ketë një person që shfaqet përmes një ambienti social, krijues, artistik, argëtues ose përmes një rrethi njerëzish. Për Dashin, që zakonisht nuk pret gjatë kur i pëlqen dikush, këshilla është të mos nxitoni ta emërtoni menjëherë një situatë. Lëreni të tregojë veten.
Por më 21 gusht, Afërdita në Peshore përballet me Saturnin në retrogradë në Dash, dhe këtu java bëhet shumë më serioze. Për dhjetëditëshin tuaj, ky është një aspekt i rëndësishëm, sepse Saturni prek identitetin, trupin, vendimet dhe përgjegjësinë tuaj personale, ndërsa Afërdita prek partnerin, marrëdhënien, kontratën dhe njerëzit përballë. Mund të ketë një test në marrëdhënie. Mund të ndjeni distancë, përgjegjësi, ftohtësi, nevojë për kufij, ose një bisedë që nuk mund të shmanget më. Mund të kuptoni se një marrëdhënie kërkon më shumë pjekuri, ose se ju duhet të vendosni më qartë çfarë mund të jepni dhe çfarë nuk mund të merrni përsipër.
Ky aspekt nuk është domosdoshmërisht negativ. Për marrëdhëniet serioze, mund të sjellë forcim, sepse i vendos gjërat mbi bazë reale. Për marrëdhëniet e paqarta, mund të sjellë ndjesi peshe. Për lidhjet ku njëra palë jep shumë dhe tjetra pak, mund të dalë në pah pabarazia. Për bashkëpunimet, mund të kërkojë kontratë, rregulla, afate ose përgjegjësi të qarta. Për Dashin e dhjetëditëshit të dytë, pyetja është: “A jam gati për pjekuri në marrëdhënie, pa humbur veten?”
Saturni në shenjën tuaj ju ka bërë më seriozë, edhe nëse nuk e pranoni gjithmonë lehtë. Mund të ndiheni sikur nuk keni më luksin të veproni si më parë. Mund të ndjeni më shumë përgjegjësi mbi trupin, identitetin, moshën, drejtimin, imazhin dhe mënyrën si ju shohin të tjerët. Kjo mund t’ju bëjë më të matur, por edhe më të rënduar. Kur Afërdita e aktivizon nga përballë, marrëdhëniet bëhen pasqyrë e këtij procesi. Një partner mund t’ju tregojë ku jeni bërë më seriozë. Një lidhje mund t’ju kërkojë më shumë kohë. Një bashkëpunim mund t’ju tregojë se nuk mund të premtoni gjëra pa i mbajtur.
Në të njëjtën kohë, energjia e Luanit vazhdon të mbështesë dashurinë dhe krijimtarinë. Merkuri në Luan në aspekt me Saturnin më 17 gusht ju ndihmon të flisni seriozisht për atë që doni. Nëse ka një çështje me fëmijë, projekt krijues, dashuri ose vetëshprehje, mund të gjeni mënyrë më të pjekur për ta trajtuar. Për ju, kjo është javë ku zemra dhe përgjegjësia duhet të bashkëpunojnë. Nuk mjafton të doni. Duhet të dini çfarë jeni gati të ndërtoni.
Më 18 gusht, hyrja e Nyjës Veriore në Ujor fillon të sjellë gradualisht më shumë rëndësi te miqësitë, grupet dhe planet afatgjata. Për dhjetëditëshin tuaj, kjo nuk do të ndihet menjëherë me forcën më të madhe, por sinjali është i rëndësishëm: marrëdhëniet personale dhe projektet kolektive do të fillojnë të lidhen më shumë. Njerëzit që keni përreth do të kenë rol në të ardhmen tuaj.
Më 23 gusht, Dielli hyn në Virgjëreshë dhe fillon të kërkojë më shumë vëmendje në punë, shëndet dhe rutinë. Për dhjetëditëshin e dytë, ky ndikim do të bëhet më i fortë pak më vonë, por atmosfera ndryshon që tani. Pas gjithë fokusit në marrëdhënie dhe dashuri, do të duhet të ktheheni te detyrat praktike. Nëse marrëdhëniet kërkuan pjekuri, rutina do të kërkojë organizim.
Për Dashin e dhjetëditëshit të dytë, mesazhi kryesor i javës është: ajo që është e bukur duhet të ketë edhe bazë. Dashuria, partneriteti, bashkëpunimi dhe krijimtaria mund të sjellin gëzim, por Saturni kërkon seriozitet. Mos u trembni nga një test. Nëse diçka është e vërtetë, testi e forcon. Nëse diçka ishte vetëm entuziazëm, testi ju ndihmon ta shihni më qartë.
DASHI — DHJETËDITËSHI I TRETË
Për Dashët e dhjetëditëshit të tretë, java nga 17 deri më 23 gusht 2026 është shumë e rëndësishme sepse ju vazhdoni të ndieni fuqishëm energjinë e eklipsit diellor në Luan që ndodhi më 12 gusht, ndërsa gjatë kësaj jave Dielli në fund të Luanit aktivizon tema shumë të forta që lidhen me dashurinë, fëmijët, krijimtarinë, pasionin, vetëshprehjen, miqësitë, grupet dhe të ardhmen. Për ju, kjo është një javë ku zemra kërkon vendin e saj, por edhe pyet: “A ka kjo që dua një vend real në të ardhmen time?”
Eklipsi në Luan ka qenë shumë mbështetës për dhjetëditëshin tuaj, sepse Luani është shenjë zjarri dhe krijon lidhje harmonike me fundin e Dashit. Kjo do të thotë se një kapitull i ri mund të jetë hapur në dashuri, krijimtari, fëmijë, projekte personale ose mënyrën si shpreheni. Mund të keni ndier një dëshirë të re për të jetuar më hapur, për të dashur më fort, për të krijuar diçka, për të dalë në skenë, për të treguar një talent, ose për t’i dhënë më shumë rëndësi gëzimit. Kjo javë vazhdon ta mbajë këtë zjarr të gjallë.
Më 20 gusht, Dielli në Luan aktivizon Lilith-in, dhe për ju kjo mund të sjellë një shtim të madh të pasionit, dëshirës për shprehje dhe nevojës për të mos fshehur më atë që ndieni. Mund të keni një moment ku nuk pranoni më të qëndroni në hije. Mund të doni të tregoni një krijim, të flisni për një ndjenjë, të merrni një vendim në dashuri, ose të mbroni një fëmijë, një projekt apo një pasion. Ky aspekt mund të jetë shumë fuqizues, por edhe provokues. Nëse krenaria ndërhyn, një situatë mund të bëhet dramatike. Nëse zemra flet me pastërti, mund të jetë moment çlirimi.
Më 22 gusht, Dielli në Luan lidhet me Nyjën Veriore në Ujor, duke aktivizuar boshtin dashuri–miqësi, krijimtari–komunitet, zemër–e ardhme. Për Dashin e dhjetëditëshit të tretë, kjo është shumë e rëndësishme. Mund të kuptoni se një projekt krijues ka nevojë për publik, grup, audiencë ose mbështetje shoqërore. Mund të keni një zhvillim që lidhet me miq dhe dashuri. Mund të kuptoni se një person nga rrethi shoqëror ka rol më të madh në jetën tuaj. Mund të shihni se një dëshirë personale duhet të lidhet me një vizion afatgjatë.
Kjo javë mund t’ju vendosë përballë pyetjes: “A po ndjek gëzimin tim të vërtetë, apo po përpiqem të jem pjesë e një grupi që nuk më përfaqëson?” Për ju, kjo është shumë e rëndësishme, sepse Dashi ka nevojë të jetë i sinqertë me dëshirën e tij. Nëse një miqësi nuk e mbështet zemrën tuaj, mund të filloni ta shihni. Nëse një projekt ju jep vërtet pasion, mund të kërkojë më shumë guxim. Nëse një dashuri nuk ka vend në të ardhmen, mund të bëhet më e qartë.
Hyrja e Nyjës Veriore në Ujor më 18 gusht është shumë e rëndësishme për ju, sepse fillimisht aktivizon më shumë fundin e shenjave fikse dhe për Dashin hap një periudhë të re në zonën e miqësive, grupeve, rrjeteve sociale dhe planeve afatgjata. Për dhjetëditëshin tuaj, sinjali mund të jetë më i prekshëm: njerëzit që keni përreth mund të fillojnë të luajnë rol më të madh në drejtimin tuaj. Dashi nuk duhet të humbasë individualitetin në grup, por as të mendojë se mund të arrijë gjithçka vetëm. E ardhmja kërkon aleanca të zgjuara.
Afërdita në Peshore gjatë kësaj jave vazhdon të ndodhet në zonën e marrëdhënieve. Për dhjetëditëshin tuaj, ndikimi i saj do të bëhet më i fortë më vonë, por prania e saj përballë shenjës suaj ju kujton se edhe nëse zemra juaj po ndizet nga energjia e Luanit, marrëdhëniet kërkojnë ekuilibër. Nuk mund të jetë gjithçka vetëm “unë dua”. Duhet të ketë edhe “çfarë ndien tjetri?”, “çfarë kërkon marrëdhënia?”, “a ka drejtësi?”, “a ka respekt?”. Për ju, kjo është shumë e rëndësishme, sepse pasioni është i fortë, por marrëdhënia kërkon dy njerëz.
Marsi në Gaforre gjatë gjithë javës aktivizon shtëpinë dhe familjen, por për dhjetëditëshin tuaj ndikimi i tij do të bëhet më i fortë më vonë. Megjithatë, tema është e pranishme: nëse dashuria, krijimtaria ose projektet kërkojnë më shumë hapësirë, duhet të shihni si ndikojnë në familje, shtëpi dhe siguri emocionale. Nuk mund të ndërtoni gëzim personal mbi bazë të paqëndrueshme. Nëse shtëpia kërkon vëmendje, mos e shmangni.
Më 23 gusht, Dielli hyn në Virgjëreshë dhe për Dashin hap një periudhë më praktike në punë, shëndet dhe rutinë. Për dhjetëditëshin tuaj, kjo do të bëhet më e fortë pak më vonë, por ju tashmë filloni të ndieni ndryshimin e atmosferës. Pas zjarrtësisë së Luanit, jeta do të kërkojë organizim. Nëse një projekt krijues u hap, duhet plan. Nëse një dashuri u ndez, duhet ta shihni në realitetin e përditshëm. Nëse një vendim për fëmijë ose krijimtari u mor, duhet të menaxhohet me përgjegjësi.
Në fund të muajit, eklipsi hënor në Peshq do të aktivizojë botën tuaj të brendshme, mbylljet, lodhjen dhe psikologjinë. Prandaj, edhe pse kjo javë mund të jetë shumë e zjarrtë dhe frymëzuese për ju, mos e harroni nevojën për pushim. Jo çdo gjë duhet të bëhet menjëherë. Disa gjëra hapen në zemër tani, por kërkojnë kohë për t’u integruar.
Për Dashin e dhjetëditëshit të tretë, mesazhi kryesor i javës është: zemra po ju tregon një drejtim të ri, por ky drejtim duhet të lidhet me të ardhmen tuaj. Mos e zvogëloni pasionin, por mos e ktheni në dramë. Mos e humbni individualitetin në grup, por mos refuzoni mbështetjen. Kjo javë mund të sjellë një kuptim të fortë për dashurinë, krijimtarinë dhe njerëzit që kanë vend në rrugën tuaj të ardhshme.
Në përmbledhje, për Dashin, java 17/08 – 23/08/2026 është një javë ku vazhdon fuqishëm ndikimi i eklipsit diellor në Luan në dashuri, fëmijë, krijimtari dhe vetëshprehje. Merkuri në Luan, i cili nuk është në retrogradë gjatë kësaj periudhe, ndihmon të flitet më qartë për çështje zemre, sidomos në lidhje harmonike me Saturnin në Dash. Afërdita në Peshore aktivizon marrëdhëniet dhe partneritetet, duke sjellë mundësi të bukura me Jupiterin në Luan më 17 gusht, sidomos për dhjetëditëshin e dytë, por edhe një test serioz me Saturnin në Dash më 21 gusht. Marsi në Gaforre aktivizon shtëpinë, familjen dhe bazën private, dhe tensioni me Neptunin në Dash kërkon kujdes me lodhjen, mjegullën dhe reagimet emocionale, sidomos për dhjetëditëshin e parë. Nyja Veriore hyn në Ujor më 18 gusht dhe fillon të hapë një drejtim të ri në miqësi, grupe dhe plane afatgjata. Dielli në Luan aktivizon Lilith-in dhe Nyjën Veriore, duke e bërë shumë të fortë temën e zemrës, pasionit dhe së ardhmes, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Më 23 gusht, Dielli hyn në Virgjëreshë dhe fillon një fazë të re për punën, shëndetin dhe rutinën.
Mesazhi kryesor për Dashin është ky: zemra kërkon të hapet, por jeta kërkon pjekuri. Dashuria, krijimtaria dhe gëzimi mund të marrin drejtim të ri, por marrëdhëniet, familja, trupi dhe përgjegjësia personale nuk mund të injorohen. Kjo javë ju fton të mos veproni nga mjegulla, të mos trembeni nga testet në marrëdhënie, të mos e mbyllni zemrën nga frika, dhe të mos harroni se pas çdo zjarri të madh duhet të ketë një formë që e mban atë gjallë.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…

