Ciftet e shenjave

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Përshtaten: 92%

Dashët janë shumë dinamik, entuziast dhe natyra e tyre impulsive do mbërthejë shumë lehtë vëmendjen e një Luani! Por kini kujdes, sepse të dy keni nevojën absolute për të imponuar personalitetin tuaj tek të tjerët dhe kjo do të sjellë shumë probleme në një marrëdhënie të tillë. Nga ana tjetër, një Dash do të admirojë karakterin, dinamizmin dhe hijeshinë që Luani përcjell.

Dashët janë luftëtarë, por gjithashtu janë edhe të padurueshëm derisa satë arrijnë qëllimet e tyre. Por qëndrimi, si dhe mungesa e finesës, është një veçori tjetër, e cila do e bezdisë mjaft një Luan.Atyre u pëlqejnë njerëzitqë kërkojnë gjëra të reja dhe të ndryshme.Në lidhjet e tyre ata janë shumë të pasionuar dhe posedojnë ndjenja të forta seksuale dhe si dhe janë të vrullshëm.

Nga ana erotike, seksi me një Dash është i zjarrtë dhe plot pasion dhe kjo do e bëjë një Luan të besojë se ka gjetur gjysmën e tij. Momentet tuaja të dashurisë do jenë tërësisht epshndjellëse dhe kjo do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë lidhje. Në anën ekonomike nuk do të ketë mosmarrëveshje dhe ndryshime të rëndësishme. Nryshimet që keni janë realisht të parëndësishme dhe nëse zgjidhen mosmarrëveshjet, marrëdhënia juaj do të bëhet e qëndrueshme dhe e suksesshme.

Cili Dash është më e përshtatshëm për ju?

Ju do të mahniteni nga Dashi të lindur midis 21 dhe 30 Marsit. Ata janë të sunduar nga Marsi, dhe kjo do të sjelli një marrëdhënie të fortë karmike midis jush. Ju do mund të bëni shumë udhëtime të gjata me ta. Ky kombinim do të fokusohet në eksplorim dhe argëtim.Shumica e Dashëve janë në përputhje me Luanin, por më të përshtatshmit janë ato që kanë lindur midis 31 Marsit dhe 10 Prillit, ky grup ka ndikim më të madh Diellor.Dashët e lindur nga 11 deri më 19 Prill, drejtohen nga Zeusi dhe Marsi. Kjo tregon për një romancë shumë emocionuese midis jush. Nga të gjithëDashët që do takoni, ky grup do ju pëlqejë më shumë seksualisht.

Përputhen: 76%

Demat janë shumë të durueshëm, zemërgjërë dhe të besueshëm. Por ata janë gjithashtu xhelozë dhe posedues dhe nganjëherë vetiak. Luanët ndjeni nevojën absolute që t’ju duan, por edhe t’juadmirojnëdhe kjo do të mirëkuptohet nga një Dem që në fillim. Ai nuk do të hezitojët'ju japë bujarisht dashurinë dhe admirimin e tij, sepse ai nuk është aspak i koprrac në të.

Por kini kujdes, sepse pasioni i tyre për seksin tjetër mund t'ju çojë në shpërthime xhelozie ose zemërimi, të cilat gjithashtu mund të arrijnë në ekstrem.Demave u pëlqen që partneri tyre të jetë i kuruar dhe i shndritshëm dhe sensualiteti juaj do rrisë ndjeshëm prestigjin e tyre. Ata janë produktiv dhe rrallë dështojnë në arritjen e qëllimeve të tyre.Ata frymëzojnë stabilitet dhe kjo është diçka që një Luan ka nevojë.

Në aspektin erotik, me një Dash do përjetoni sensualitetin dhe pasionin e pashtershëm që ata posedojnë!Në anën ekonomike, do të ketë disa konflikte, ndaj do ishte ide e mirë t’ja lini menaxhimin efinancave tuaja, Demit. Kjo marrëdhënie ka disa probleme themelore, por mund të mos arrijë në një shkëputjepërfundimtare sepse të dy jeni të aftë për të shmangur në mënyrë shumë të zgjuar situatat e vështira, që me shumë mundësi do i përballoni së bashku. Një lidhje e mirë që me pak përpjekje, do mund t’i rezistiojë kohës.

Cili Dem është më i përshtatshmi për Luanin:

Demat e lindur midis 20 dhe 29 Prillit janë joshëse dhe vështirë se do mund t'i rezistoni atyre. Megjithatë, këta Dema janë stoiknë qëndrimet e tyre dhe mënyrën se si i përballojnëgjërat, dhe së shpejti mund të zhgënjeheni me këtë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar mënyrën se si ju mendoni. Natyrisht, do ja thoni atyre. Ironia është se ju ndoshta jeni po aq të ngurtë saata.

Zgjedhja juaj më e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri, është me Demat e lindur midis 30 dhe 10 Majit, sepse ata kuptojnë dhe lidhen me interesat tuaja sociale. Interesante është se ata gjithashtu kanë një marrëdhënie të fortë me interesat tuaja financiare ose profesionale! Mërkuri është ai që i lidhë këto Dema me sferën ekonomike.Me fjalë të tjera, ju mund të shijoni dashurinë dhe jetën tuaj sociale.Keni mundësi të mira me Demat e lindur midis 11 dhe 21 Majit. Një gjë që ju ndajni bashkarisht është nevoja juaj për të mbrojtur personat që doni dhe besnikëriae madhe.Përsa i përket çështjes së familjes, keni një kimi shumë të mirë dhe mund të funksiononishumë mirë së bashku.

Përputhen: 77%

Këto dy shenja do të thonim se funksionojnë në mënyrë plotësuese! Binjakët janë individë shumë inteligjentë dhe komunikues, plot energji dhe spontanitet. Aktiv, por ndonjëherë sipërfaqësore dhe pak kurreshtar! Sidoqoftë, mendja e tyre e shpejtë dhe zgjuarsia do tërheqin vëmendjen tuaj menjëherë. Binjakët do ndiejnë siguri absolute me një Luan.Megjithatë, do jetë shumë e vështirë të ruhet liria e një Binjaku brenda kësaj lidhjeje dhe kjo do ta bezdisëatëtepër! Mos e presiononi atë dhe përpiquni t'i jepni atij hapësirën për të cilën ka nevojë. Në marrëdhëniet e tij ndërpersonale, Binjakët janë shumë ekspresive dhe nuk do të hezitojnë t'ju tregojnë admirimin e tyre. Çfarë mund të kërkojë më shumënjë Luan?

Në anën erotike, një Binjak pëlqen lojën e joshjes dhe kjo do të kënaqë imagjinatën tuaj. Nuk ka dyshim se ka kimi erotike midis jush dhe me siguri kjo do jetë një nga arsyet më të rëndësishme për të qenë së bashku. Në anën ekonomike duhet të kini kujdes sepse Binjakët nga natyra janë shpërdorues. Në përgjithësi do të thonim që nuk ka rivalitettë mirëqenë dhe dashuria midis jush do të jetë e sinqertë dhe e thellë.

Cili Binjak është më i përshtatshmi për Luanin?

Binjakët e lindur ndërmjet 22 Majit dhe 1 Qershorit do të bëjnë mrekulli për biznesin tuaj dhe përfitueshmërinë ekonomike. Ju mund të bëheni miq me këta njerëz.Binjakët e lindur midis 2 dhe 12 Qershorit janë veçanërisht tërheqës për ju dhe do ju plotësojnë në situata sociale. Sidoqoftë, në planin afatgjatë, mënyra se si mbizotëron puna jetën e tij mund të jetë shumë intensive për ju. Një çështje tjetër në këtë kombinim është se Saturni, planeti që udhëheq këtë grup të Binjakëve, nuk është veçanërisht me fat për shëndetin tuaj. Këta Binjakë mund t'ju lodhin.Ata janë të mirë për ju vetëm në doza të vogla.

Binjakët e lindur midis të 13 dhe 21 Qershorit do jenëtë mirë nëperspektivën e një martese afatgjatë, sepse Ujori dhe Urani i bashkë-udhëheqin, ndaj ata kanë vendosmëri dhe ndjenjë qëllimi. Ata do ju tërheqin dhe do i takoni në situatat më të mahnitshme dhe të paparashikueshme.

Përputhen: 68%

Të kundërtattërhiqen thotëligji i fizikës, dhe në këtë rast është pikërisht kjo që po ndodh.Njëri përforcon tjetrin në këtë lidhje dhe së bashku bëni një binjakëzim jashtëzakonisht të mirë.Gaforet janë të ndjeshme dhe emocionale.Ato janë të butë nga natyra, por edhe të pasigurta, ndaj atondjejnë nevojën që dikush t’i dojë dhe të kujdeset për to.

Me një Gaforre, ju do keni mundësinë të jepni të gjithë dashurinë që keni brënda jush, por në një moment mund të lodheni nga pasiguria që e karakterizon ketë shenjë. Ju e doni familjen dhe fëmijët, dhe kjo do ju bëjë të besoni se qëllimet tuaja janë të njëjta. Nga ana tjetër, një Gaforre do ju dhurojëgjithë admirimin dhe do ju bëjë të ndiheni unik!

Në anën erotike, seksi me një Gaforre është plot emocion dhe brishtësi dhe në kombinim me pasionin që do tregoni, do të jetë thjesht perfekt! Ekonomikisht, ju jeni të aftë për të gjeturmesin e artë,në mënyrë qëtë shmangen rivalitetet! Kjo marrëdhënie, pavarësisht diferencave që ka, karakteristikat themeloree të dyve, do ju bëjnë të njihni lumturinë.

Cila Gaforre është më e përshtatshme për Luanin?

Mundësitë tuaja mund të jenë të mira nëse do tëkomunikonit me Gaforren e lindur ndërmjet 14 dhe 22 Korrikut. Ato janë shumë bujarë dhe kjo ju përshtatet shumë.Gaforret e linduramidis 4 dhe 13 Korrikut mund t’ju duken kokëfortë dhe tepër sentimental për të shijettuaja, por ju sërisht do tërheqeni nga ata. Hidhini hapatme kujdes, sepse shumë shpejt mund të gjëndeni jashtë kufijve tuaj. Këto Gaforre hipersensitive do ju bëjnë të ndjeni ngërç. Që tëdy duhet të mësoni se si të funksiononi në të njëjtin nivel emocional. Kjo kërkon fleksibilitet të madhë nga të dyja anët.Nuk mund të lidheni lehtësisht me Gaforren e lindur ndërmjet 22 Qershorit dhe 3 Korrikut.Ju mund të mendoni se ato janë shumë të çuditshëm. Ju gjithashtu do mendoni se ata nuk kanë nxitjen e duhur fizike, që ju kërkoni nga partneri jetës suaj.

Përputhja: 94%

Këtu mund të flasim thjesht për një çift vërtet të lakmueshëm. Sharmi që ju lëshoni është unik dhe do ju bëjë të tërhiqni admirimin e atyre përreth jush.Por prestigji që ju karakterizon dhe egoizmi shpesh mund t'ju çojnë në rënie.

Të dy ju, jeni entuziast dhe krijues. Krijesa krenare, por edhe fodullë. Funksiononi në mënyrë spontane dhe jeni plot ide dhe sugjerime. Por nga ana tjetër, jepeni shumë, jeni të butë, tëvëmendshëm dhe mund të bëni gjëra të paimagjinueshme për njëri-tjetrin. Të dy jeni shumë xhelozë, por edhe besnikë, prandaj kjo ndoshta nuk do ju sjellë ndonjë problem të veçantë.

Në pjesën erotike, ndoshta mund të flasim për kombinimin absolut dhe dashuria do jetë shumë e rëndësishme dhe vendimtare për lidhjen tuaj. Do të bëni gjithçka për t'i dhënë kënaqësi njëri-tjetrit dhe seksi midis jush do jetë jashtëzakonisht epshmndjellës! Në aspektin financiar, do të ketë mirëkuptim, i cili do ju japë shtysë për të arritur së bashku qëllimet tuaja. Kjo marrëdhënie mund të jetë shumë e bukur dhe t'ju japë lumturi, mjafton që të tregoni pak përulësi ndaj njëri-jetrit, gjë e cila është shumë e vështirë për një Luan, por jo e pamundur!

Cili Luan ju përshtatet më shumë?

Luanët e lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit do të jenë shumë insistues, dhe si rrjedhohë ndoshta,shumë të vështirë për ju. Ky është një nga kombinimet më të ngurta të zodiakut. Të mësosh t'i përshtatesh nevojave të tjetrit, do të jetë sfida e madhe e kësaj lidhjeje.

Luanët e lindur ndërmjet 5 dhe 14 Gushtit,ështëlloji më pak dominant.Ata janë ekspansiv, të sinqertë dhe mikpritës.Do keni njëdashuri dhe miqësi të madhe me ta. Ata gjithashtu kanë një ndjenjë të fortë besimi.Do të ndiheni shumë mirë me ta, sepse ata e çmojnë shumë besimin. Ky nuk është një kombinim i keq.

Ata të lindurit ndërmjet 15 dhe 23 Gushtit, të bashkëudhëhequr nga Marsi, do ju japin disa konfrontime dhe disa këshilla shpirtërore. Ky grup është më kompleks, por ndoshta është shumë tërheqës për ju. Ndonjëherë mund të mendoni se këto Luan janë paksa të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm. Spontanitetityre do ju magjepsë, por në të njëjtën kohë, do ju shqetësojë.

Përshtaten: 72%

Virgjëreshatjanë njerëz shumë pozitivë dhe të zgjuar.Ato e duan rendin në jetën e tyre dhe organizimin. Ato dinë si të tregojnë admirimin dhe dashurinë ndaj partnerit të tyre, por shpeshherë janë të ftohtë dhe të padukshëm. Do thoshte dikush se ju të dy nuk keni pika të përbashkëta, por në fakt, tekstualisht, plotësoni tjetrin!

Virgjëreshatjanë shembullore si mik/mikeshdhe bashkëshort/e, të qëndrueshëm, të durueshëm, të vëmendshëm dhe dashurojnë thellësisht edhe pse, qetësia dhe vetpërmbajtja mund t‘i bëjë të duken pak të akullt! Në aspektin erotik do ju marrë kohë për të gjetur pikën e kontaktit, por në vazhdim mund të përputheni më tepër.

Virgjëresha e do të vërtetën, konsistencën dhe ekonominë. Duhet të përpiqeni të ulni shpenzimet tuaja dhe të lejoni Virgjëreshën të bëjë planifikimin tuaj financiar. Kjo marrëdhënie është pa dyshim e vështirë, por me pak vullnet dhe shumë dashuri mund të durojë për një kohë të gjatë.

Me cilën Virgjëreshë përshtateni më tepër?

Ju vërtetoni se Virgjëreshat e lindura midis 24 Gushtit dhe 2 Shtatorit do të kenë më pak intensivitet si karaktere. Kjo do të thotë se ata do jenë miq më të mire, se disa Virgjëresha të tjera. Mund të ndani disa momente të mira me to dhe nëse i hapesh atyre, doshikoni një anë të tyre shumë të butë dhe miqësore.Virgjëreshat e lindura ndërmjet 3 dhe 12 Shtatorit, kanë një ndjenjëtë qetësisë për shkak të lidhjes së tyre me planetin Saturn.Saturni nuk është veçanërisht miqësor me udhëheqësin tuaj, Diellin, kështu që mund të presësh gjëra të përziera në marrëdhënien tuaj me ta.Keni nevojë për argëtim, ngrohtësi, sinqeritet dhe spontanitet,por këta personapriren të jenë e kundërta e ketyre sjelljeve, shumë të kujdesshëm dhe aspak spontan.

Nuk ka dyshim se dotërheqeni nga Virgjëreshat e lindura midis 13 dhe 22 Shtatorit. Sapo t'i njohësh ama, do të zbulosh se personaliteti i tyre dominues, është në konflikt me tëndin. Nëse nuk jeni të gatshëm t’i nënshtroheni disa mënyrave të tyre autoritare, kjo marrëdhënie nuk do të ketë vijushmëritë mirë.

Përputhen: 84%

Është shumë e lehtë për një Luan të joshë një Peshore. Që në fillim Peshorja do dallojëtek ju elemente shumë positive,të cilat do e bëjnë atë të dojë të qëndrojnë në krahun tuaj përgjithmonë. Por kjo nuk mjafton për një Peshore. Nuk do të ishte kurrë e mjaftueshme pamja e jashtmë e një personi apo hijeshija e tij,për tu bërë çift me të. Peshorja do të qëndrojë pranë jush vetëm kur të sigurohet për ndjenjat që ju keni për të.

Peshorja është romantike dhe sociale, por gjithashtu e pavendosur dhe e çiltër.Karakteristikat kryesore të Peshores janë nevoja për harmoni, bashkëjetesë, shoqëri dhe ekuilibër në të gjitha fushat e jetës së saj, ndërsa konflikteve i shmanget. Peshorja do ju ofrojë fantazi në këtë marrëdhënie dhe së bashku do të jeni një çift shumë dinamik. Mos e kufizoni lirinë e Peshores, sepse ajo kurrë nuk do jua falë.

Peshorja është e përkushtuar ndaj partnerit të saj, beson në martesë dhe dëshiron të legjitimojë marrëdhëniet e saj. Pra, ata nuk do ju lënë hapësira për tu ndier xhelozë dhe të pasigurtë, por përkundrazi do ju bëjnë të besoni në të ardhmen tuaj të përbashkët. Seksi me Peshoren do jetë shumë i butë dhe veçanërisht origjinal.Në aspektin ekonomik, ju do mund t'i menaxhoni lehtësisht paratë tuaja pa ndonjë problem të veçantë.Nëse nuk jeni posesiv dhe autoritar, mund të bëni një bashkim autentik.

Cila Peshore është më e përshtatshme për Luanin?

Ekziston një marrëdhënie e fortë e bazuar në karmën midis tejedhe Peshores së lindur ndërmjet 4 dhe 13 Tetorit. Peshorja e bukur dhe nganjëherë pak e brishtëështë nën një ndikim të fuqishëm të Uranit, që do të thotë se është kombinimi perfekt për martesë. Do ju tërheqin shumë dhe do ju bëjnë tëshijoni mënyrën se si ata mendojnë,(jashtë limiteve), spontanitetin dhe pavarësinë e tyre.

Peshorete lindura midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit do ju përshtaten gjithashtu mirë. Këto Peshore janë gjithnjë në lëvizje, mund t’ju bëjnë me marrje mendsh pas një farë kohe.Nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë udhëtime, ndoshta është më mirë të mbani marrëdhëniet me këto Peshore në një bazë të thjesht tregtare.Shumica Peshorevetë lindura midis14 dhe 23 Tetorit përshtataten mesatarisht me ju. Ato janë të bashkë-udhëhequr nga Mërkuri dhe Binjakët, që do të thotë se ato janë paksa enigmatike, sepse Mërkuri është një planet i ndryshueshëm.

Përputhen: 75%

Një partner jashmase erotik dhe simpatik si Akrepi nuk do mund të mos tërhiqtevëmendjen tuaj. Akrepat janë shumë magnetike dhe lëshojnë hijeshi dhe pasion në çfarëdo gjëje që bëjnë. Nga ana tjetër, ju keni nevojë absolute për t’ju dashur dhe për t’ju admiruar të tjerët, dhe Akrepi dinak do ta kuptojë këtë që në fillim. Karakteristikat kryesore të Akrepit janë vullneti i fortë, këmbëngulja, vendosmëria, ndjenjat e thella intensive që ai zhvillon dhe pasioni i tij.

Mos i mbani sekrete! Nëse ai mendon se ju keni fshehur diçka prej tij,mund të shkaktoni një shpërthim emocional tek ai, dhe si pasojë do largohet nga ju krenar! Duke kaluar shpesh midis dashurisë dhe urrejtjes, me intensitet dheme bashkëpunëtor dyshimin e fortë që e mbart kjo shenjë në vetvete, shpeshherë krijon mite në mendjen e tij plot fantazi.Nga ana erotike, seksi mes jush mund të përshkruhet tekstualisht si: i papërsëritshëm! Ekonomikisht, ju nuk do të keni probleme në menaxhimin e parave dhe planifikimin familjar. Nëse ngrini krye kundër pushtetit të imponuar nga tjetri, jeta juaj do të bëhet një fushë beteje e përhershme, përndryshe bashkimi juaj do të jetë shumë harmonik.

Cili Akrep është më i përshtatshmëm për Luanin?

Akrepat lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit janë mjaft të përshtatshëm për ju.Nëse keni lindur ndërmjet 5-14 Gushtit, kjo përputhshmëri është në rritje.Me Luanët e tjerë mund të ketë disa konflikte, madje konfuzion, prandaj është mirë që të mos hyni në një marrëdhënieje afatgjatë.

Një Akrep nuk është aq i qartë për kontrollin dhe autoritetin.Ju dëshironi të tregoni sovranitetin tuaj, por kjo mund të jetë taktika e gabuar me të.Kjo vlen veçanërisht për ata që kanë lindur ndërmjet 13 dhe 22 Nëntorit.Kjo është një ‘’racë’’ fisnike e Akrepit dhe nganjëherë rrugët tuaja autoritare, mund të jenë paksa të vështira për tu trajtuar.Akrepat e lindur ndërmjet 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë veçanërisht të fortë dhe intensive. Ata kanë oreks intensiv seksual dhe padyshim do hidhen në sulm!

Përshtaten: 96%

Një optimist i pavarur dhe një Shigjetar krenar do ta bëjë një Luan të besojë se e ka gjetur shpirtin binjak dhe ndoshta nuk do të jetë i gabuar! Nga një Shigjetar,dodëshironi respekt dhe dashuri dhe e vetmja gjë e sigurt është se do t’i keni të dyja. Karakteristikat kryesore të Shigjetarit janë liria dhe intelekti i madh spiritual, por edhe etika që i dallon ato.

Ata janë të sinqertë dhe të ndershëm dhe ju mund të ndiheni të sigurt që në fillim. Shigjetari i takon njerëzve që gëzojnë jetën, kanë interesa shumë të ndryshme dhe me të vërtetë i dopersonat që ka përreth tij. Fuqia dhe energjia që ata zotërojnë do ju bëjnë të shihni vetveten.

Ju dini si të jetojninë të njëjtin ritëm dhe kjo do ta bëjë këtë marrëdhënie të mos përballet me ndonjë problem të veçantë! Seksi me një Shigjetari do të jetë interesant dhe doju japë të gjithë admirimin që ju nevojitet dhe kërkoni. Ekonomikisht, duhet të kushtoni vëmendje të madhe, sepse është e lehtë që t’ju iki situate nga duart! Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe e lumtur e cila do rezistojë shumë, mjafton të bëni lëshime bazike që do të vlerësohen shumë nga partneri juaj.

Me të cilët Shigjetar përshtatet më tepër Luani?

Shigjetarët e lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit stimulojnë reagimet tuaja më të thella emocionale, sepse ato bashkë-udhëhiqen nga Dielli dhe Luani. Me këta njerëz ju mund të jeni dhe të nxirrniveten tuaj më të mirë!Ju mund të keni marrëdhënie interesante dashurie me ata që kanë lindur ndërmjet 22 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Në nivelin e pasionit dhe intensitetit dhe frekuencës së dëshirës, ky mund të jetë një kombinim e përsosur.

Ata Shigjetar të lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit kanë kujtime të forta karmike. Mund të ekzistojnë ide dhe mësime shpirituale këtu! Një person i lindur në këtë hapësirë mund të kontribuojë në konvertimin dramatik të jetës suaj.

Përputhen: 58%

Bricjapi është shumë praktik dhe pozitiv.Karakteristikat kryesore të tyre janë stabiliteti, përgjegjësia, kreativiteti dhe optimizmi që i karakterizon. Ata janë të impresionuar nga detajet e njerëzve,ndërsa ju nga natyra jeni mbresëlënës në çdo gjë! Ata janë tradicionalë dhe shumë të kujdesshëm në atë çka bëjnë.Eksiston mundësia e madhe që ju të lodheni nga një Bricjap në fillim, por në vazhdim do të zbuloni se nëse i jepni pak hapësirë dhe kohë, ai mund t'ju fitojë me zgjuarsinë dhe karakterin krijues të tij. Ata përpiqen të gjejnë një partner që është pranë idealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe kur e gjejnë atë, nuk e ‘’ndajnë’’ me asnjë tjetër.

Në aspektin erotik, një Bricjap ka shumë rezistencë, por i mungon imagjinata. Kjo është diçka që mund t'ja jepni ju kësaj marrëdhënieje dhe kështu nuk do ekzistojë asnjëproblem serioz në këtë fushë. Në anën ekonomike, duhet ta dini se Bricjapi është dorështrënguar, kështu që duhet të minimizoni nevojat tuajapër të shmangur problemet. Në përgjithësi me një humor të mirë dhe durim të mjaftueshëm, kjo marrëdhënie mund të ketë një të ardhme, për sa kohë që ekziston dashuria.

Me cilët Bricjap përshtatet më së miri Luani?

Ndoshta më e mira për ju është Bricjapi i lindur midis 2 dhe 10 Janarit, i cili do ju japë përgjigjet më pozitive sensuale. Megjithëse shumica e Bricjapëve kanë tendencë të jenë konservatorë në këtë fushë, sapo të njiheni me këto Bricjapë, do zbuloni një sërë emocionesh që nuk ikeni provuar më parë.

Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, janë shumë të largët dhe të ftohtë për ju.Ky grup do ketë të gjitha tiparet tipike të Bricjapit. Ka gjasa të jenë të kujdesshëm, spontan dhe nuk u pëlqen të flasin për ndjenjat e tyre. Do kesh shumë punë me ta.

Natyrisht që mund të keni një marrëdhënie të mirë shpirtërore dhe miqësore me ata që kanë lindur ndërmjet 11 dhe 20 Janarit. Ju do të jeni në gjendje të vendosni mendjen tuaj të punojë bashkarisht dhe të mund të përfundoni në disa skema të reja pune dhe planesh financiare!

Përputhen: 80%

Ujorëtjanë njerëz shumë miqësorë dhe të ndershëm, por tipari i tyre kryesor, të cilin ju nuk duhet ta harroni kurrë, është pavarësia.Për një Ujori është e nevojshme të ndihet i lirë dhe të ketëhapësirën dhe kohën që i duhet. Ata i bezdis shumëangazhimi, madje edhe nga një Luan simpatik, i cili do t'i bëjëtë ndjehen shumë të magjepsur dhe të varur!Megjithatë, nëse vërtet ndien dashuri, ai mund të jetë i qëndrueshëm dhe të krijojë familje, pasiai i do shumë fëmijët. Një Ujor nuk do ta kuptojë kurrë nevojën tuaj për admirim! Ata janë bujarë dhe të vendosur, por lehtë mund të revokojnë dhe ndryshojnë planet e tyre.

Në aspektin erotik, seksi me një Ujor do të jetë plot eksperimente dhe imagjinata që ata kanë në këtë fushë dhe që është e pashtershme. Në aspektin ekonomik, akoma dhe ju që jeni nga natyra pak shpërdorues, mund të bëni një program më të mirë se një Ujor. Kjo marrëdhënie është mjaft e vështirë dhe do të thonim se diferencat tuaja janë të shumta, por nëse ka dashuri të vërtetë dhe tolerance të mjaftueshme, shpresojmë të shkojë përpara.

Cili Ujor është më i përshtatshëm për Luanin?

Nëse je një Luan dhe po kërkon një miqësi të gjatë me Ujorin, prefero ata që kanë lindur ndërmjet 21 dhe 30 Janarit. Ata përshtaten shumë mirë në temperamentin tuaj.Ujorët e lindur nga 31 Janari deri më 8 Shkurt do të bëhen miq të mirë dhe dojenë të gatshëm të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me ju.Ata janë gjithashtu dashnor të mirë, kështu që ata hyjnë tek partnerët e mirë për ju.

Por alternativa më e mirë për ju, është ndoshta Ujori i cili ka lindur ndërmjet 9 dhe 19 Shkurt. Ata do të jenë përkrahës besnikë në cilindo pozicion që synoni dhe nuk do konkurojnë egon tuaj të fortë. Ky është një kombinim i rëndësishëm gjithashtu për Ujorin.

Përputhen: 44%

Peshqit janë individë shumë të ndjeshëm dhe intuitivë, idealistë, por edhe sekretë. Më i ndjeshmi i shenjave të ujit me ndjenjën e zhvilluar të dhembshurisë por edhe të dashurisë së thellë! Një marrëdhënie e brishtë, sepse do të jetë shumë e lehtë që një Peshk të lendohet nga dinamizmi dhe sjellja juaj flirtuese.

Kjo vjen për shkak se, në sajë të intuitës intensive që i karakterizon, ato mund ta kuptojnë lehtësisht partnerin që kanë në krahë.Ata nuk marrin lehtëpërgjegjësi dhe zakonisht përpiqen të identifikohen me partnerët e tyre.Në anën erotike, një Peshk është romantik, por edhe i butë, dhe kjo mund t’ju shqetësojë, por gjithashtu mund t’ju bëje të dëshironi të hapni rrugë të reja në dashuri.Në anën ekonomike, jepini Peshkut menaxhimin.Në përgjithësi, kjo është një marrëdhënie e vështirë dhe ka ngjasa që të kritikoheni nga një Peshk për egocentrizmin tuaj.Një marrëdhënie e vështirë por e qëndrueshme, sepse nëse ka kombinime të duhura planetare, nuk është e pamundur të rezistojë në kohë.

Cilët Peshq janë më të përshtatshëm për Luanin?

Peshqit më të vështirë për ju janë ata të lindurit në midis 19 dhe 28/29 Shkurtit. Mund të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë mes jush seksualisht por anët financiare dhe praktike të jetës suaj nuk do të jenë në përputhje.

Ata të lindurit ndërmjet 1 dhe 10 Marsit janë paksa më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm se të tjerët. Kjo ju pëlqen, sepse kjo do të thotë që nukështë e nevojshme të pyesni se çfarë po ndodh në kokat e tyre.Ka gjithmonë përjashtime nga rregulli dhe nëse zgjedh Peshqit e lindur midis 11 dhe 20 Marsit mund ta gjeni një.Këto Peshq kanë më shumë zjarr se tjerët.Ka një element të Akrepit në temperamentin e tyre dhe kjo është e mbushur me shumë pasion.