Përputhja: 94%
Këtu mund të flasim thjesht për një çift vërtet të lakmueshëm. Sharmi që ju lëshoni është unik dhe do ju bëjë të tërhiqni admirimin e atyre përreth jush.Por prestigji që ju karakterizon dhe egoizmi shpesh mund t'ju çojnë në rënie.
Të dy ju, jeni entuziast dhe krijues. Krijesa krenare, por edhe fodullë. Funksiononi në mënyrë spontane dhe jeni plot ide dhe sugjerime. Por nga ana tjetër, jepeni shumë, jeni të butë, tëvëmendshëm dhe mund të bëni gjëra të paimagjinueshme për njëri-tjetrin. Të dy jeni shumë xhelozë, por edhe besnikë, prandaj kjo ndoshta nuk do ju sjellë ndonjë problem të veçantë.
Në pjesën erotike, ndoshta mund të flasim për kombinimin absolut dhe dashuria do jetë shumë e rëndësishme dhe vendimtare për lidhjen tuaj. Do të bëni gjithçka për t'i dhënë kënaqësi njëri-tjetrit dhe seksi midis jush do jetë jashtëzakonisht epshmndjellës! Në aspektin financiar, do të ketë mirëkuptim, i cili do ju japë shtysë për të arritur së bashku qëllimet tuaja. Kjo marrëdhënie mund të jetë shumë e bukur dhe t'ju japë lumturi, mjafton që të tregoni pak përulësi ndaj njëri-jetrit, gjë e cila është shumë e vështirë për një Luan, por jo e pamundur!
Cili Luan ju përshtatet më shumë?
Luanët e lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit do të jenë shumë insistues, dhe si rrjedhohë ndoshta,shumë të vështirë për ju. Ky është një nga kombinimet më të ngurta të zodiakut. Të mësosh t'i përshtatesh nevojave të tjetrit, do të jetë sfida e madhe e kësaj lidhjeje.
Luanët e lindur ndërmjet 5 dhe 14 Gushtit,ështëlloji më pak dominant.Ata janë ekspansiv, të sinqertë dhe mikpritës.Do keni njëdashuri dhe miqësi të madhe me ta. Ata gjithashtu kanë një ndjenjë të fortë besimi.Do të ndiheni shumë mirë me ta, sepse ata e çmojnë shumë besimin. Ky nuk është një kombinim i keq.
Ata të lindurit ndërmjet 15 dhe 23 Gushtit, të bashkëudhëhequr nga Marsi, do ju japin disa konfrontime dhe disa këshilla shpirtërore. Ky grup është më kompleks, por ndoshta është shumë tërheqës për ju. Ndonjëherë mund të mendoni se këto Luan janë paksa të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm. Spontanitetityre do ju magjepsë, por në të njëjtën kohë, do ju shqetësojë.


