Ciftet e shenjave



Përshtaten: 36%
Dashët janë gjuetarë, luftëtarë, entuziastë dhe nuk kanë durim. Durimi dhe qëndrueshmëria juaj do t’i tërheqë vëmendjen Dashit sepse ai nuk i ka këto dhunti. Nga ana tjetër, hiperaktivitetii një Dashi mund të bëjë që të ndiheni në siklet në këtë marrëdhënie.Dashëtjanë dinamikë dhe shumë energjikë.Natyra e tyre impulsive është një nga karakteristikat e tyre kryesore.Ata janë ëndërrimtarë dhe idealistë, ndërsa ju jeni pragmatistë dhe në mënyrë absolute realistë.
Fillimisht dikush do të thoshte se të dy ndryshonishumë nga njëri-tjetri. Por në thelb dallimet tuaja, më tepër mund t’ju bashkojnë, sesa t’ju ndajnë.Dashibie në dashuri shpejt, çmëndurisht dheegërsisht. Kjo do ta bëjë një Bricjaptë ndihet i zënë ngushtë. Ju jeni të dy besnik, kështuqënuk do të ketë skena xhelozie mes jush.
Nga ana erotike, ju keni mundësinë t’i falni njëri-tjetri momente të paharrueshme , duke ju dhënë tërësisht një vallëzim erotik dhe plotë pasion. Ekonomikisht, ju jeni të sigurtë se do ti vendosni një dashirregulldhe me shumë gjasa dotë keni sukses. Eshtë e qartë se kjo marrëdhënie është e vështirë dhe dallimet mes jush janë të shumta.Nëse ju e pranoni njëri-tjetrin pa dashur ta ndryshoni njëri-tjetrin, atëherë ka shumë shanse që kjo marrëdhënie të vazhdojë.
Cili Dash ështëmë i përshtatshëm për Bricjapin?
Dashëte lindur midis 21 dhe 30 Marsit janë individë të zjarrtë dhe impulsivë. Ata nuk janë në përputhje me ju në pothuajse asnjë fushë të jetës.Ata të lindurit midis 31 Marsit dhe 10 Prillit mund t’ju shkaktojnë shumë zhgënjim.
Dashët e lindur nga 11 deri më 19 Prill, udhëhiqen nga Shigjetari dhe Zeusi. Kanë karakter dominues dhe planet e tyre janë po aq të mëdha dhe të guximshme sa tuajat, por stili i tyre është shumë i ndryshëm. Edhe pse ata janë punëtorë, duan të shohin rezultate shumë më shpejt se ju.



Përshtaten: 90%
Jeni dy shenja që në mënyrëabsolutekanë nevojë për stabilitet dhe siguri në fushën sentimentale dhe atë profesionale. Është e qartë se në këtë marrëdhënie ekziston një vazhdueshmëripozitive, të cilën do ta kuptoni që nga fillimi i bashkimit tuaj. Demat janë të durueshëm, të besueshëm dhe të përzemërt. Ata janë të dashur dhe në gjendje të bëjnë gjithçka, në mënyrë që partnerii tyre të ndihet i lumtur.
Demat kanë aftësinë për të mbajtur flakën e pashuarnë marrëdhëniet e tyre dhe kjo është një nga aftësitë e tyre kryesore.Megjithatë, bashk me një Dem ose njëBricjap ka gjasa të krijohetnjë çift i izoluar. Marrëdhënia juaj do të jetë e vetë-mjaftueshme dhe secili do të shijojë përkujdesjen e njëri-tjetrit. Asnjëri nga ju nuk i pëlqen ndryshimet e papritura, ndaj gjithmonë do të siguroheni që ka stabilitet dhe siguri në këtë marrëdhënie.
Përsa i përket erotikës, Demi do ju dhurojë momente sensuale dhe pasioni juaj do e cojë në majë këtë kontakt. Nga aspekti ekonomik, ju të dy mund t’ju quajmë tekstualisht një mrekulli sepse jeni shumë të fokusuar dhe të përgjegjshëm në detyrat dhe qëllimet tuaja. Një marrëdhënie shumë e mirë që mund t'ju japë një të ardhme të përbashkët pa shumë përpjekje.
Me cilët Dema përshtatet më tepër Bricjapi?
Ju do të keni një marrëdhënie të veçantë me Demat e lindur midis 20 dhe 29 Prillit. Ata janë dyfish të ndikuarnga Afërdita, gjë që i bën të ndjeshëm, të mbushur me dashuri dhe vëmendje. Ata do ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse keni një problem me besimin në një marrëdhënie, këto Dema do të thyejnë barrierat dhe do ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë në lidhje me dashurinë dhe romancën në përgjithësi.
Demattë cilët kanë lindur midis të 30 dhe 10 Majit kanë vijushmëri mesatare me ju, por prisni momente të shumta argëtimi, sepse ata kanë një ndjenjë të lartë humori. Ata janë me siguri ata të cilëtdo sjellin buzëqeshjen në fytyrën tuaj.
Demat e lindur midis11 dhe 21 Majit, do të jenë bashkëudhëtarët tuaj sepse ata janë të dominuarnga planeti juaj, Saturni. Nuk duket i vështirë qëndrimi me ta. Ata kanë qëllime të ngjashme ekonomike, që do të thotë një bazë e mirë për fillimin e një marrëdhënieje.



Përshtaten: 67%
Pyetja e rëndomtë që krijohet me bashkimin eBricjapit me një Binjak, është nëse i pari do të ketë fuqinë për të vazhduar duke i dhënë lirinë që i nevojitet të dytit. Binjakët përshtaten shumë lehtë dhe janë elokuentë, por më shumë janë të padurueshëm dhe me luhatje humori,si rezultat lehtësisht mund tëdestabilizojnë një marrëdhënie.Duhet të hyni në procesin e të kuptuarit të një Binjaku, edhe pse ju jep përshtypjen se ai vjen nga një botë tjetër, në kuptimin e plotë të fjalës.
Ata janë aktivë, komunikues dhe të mençur, dhe kjo do ta bëjë një Bricjap të kthejë shikimin ndaj nje Binjaku lehtësisht.Prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë marrëdhënie të mund të kuptoni nevojat e partnerit tuaj dhe në të njëjtën kohë të bëni lëshime të nevojshme. Binjakët do të gjejnë tekju sigurinë dhe stabilitetin që i mungon dhe kjo do ta bëjë atë të dëshirojë të qëndrojnë me ju gjatë.
Nga ana erotike, me një Binjak ju do të jeni në gjendje të eksperimentoni dhe të hapni rrugë të reja përsa i perketdashurisë. Ekonomikisht, Binjakët janë shumë shpërdorues dhe do ishte mirë të mos i jepni atyre planifikimin financiar.Një lidhje e mirë, por edhe e vështirë dukeqënë se do ju duhet të vendosni nevojat e partnerit tuaj mbi nevojat tuaja, për t'i dhënë frymë jete kësaj marrdhënieje.
Cili Binjak është më e përshtatshëm për Bricjapin?
Binjakët e lindur midis 13 dhe 21 Majit, janë të orientuar intelektualisht, dhe do ndiheni mjaft mirë me ta nëse të interesojnë temat e ndryshme. Komunikimi do të jetë fokusi juaj me këto persona.
Binjakët e lindur midis 22 Majit dhe 1 Qershorit janë njerëz ‘’të qejfit’’ dhe do kërkohen aftësi të veçanta nga ju. Ndërsa Binjakët e lindur nga 2 deri më 21 Qershor janë veçanërisht tërheqës për ju.Këta njerëz kanë një prekjetë butëe cila mund t’ju ‘’shlodhë’’ mendjen. Edhe nëse ju jeni shumë në ankth, ata kanë prirjen të dinë se çfarë të thonë dhe kur ta thonë atë, për t'ju bërë të ndiheni mirë.



Përshtaten: 88%
Gaforret janë individë me ndjeshëmëri të lartë dhe tepër emocionalë dhe kanë shumë intuitë.Që nga momenti i parë, ata do të ndjejnë siguri të madhe pranë jush dhe kjo është diçka që ata kanë absolutisht shumë nevojë.Por një parakusht për të mbajtur pranë jush një Gaforre, është t’i tregoni atij ndjenjat tuaja dhe t'i jepeniplotësisht. Kjo për një Bricjap është e vështirë dhe është pikërisht pjesa ku kjo marrëdhënie do të hasi problem serioz.
Për një Gaforre nuk mjafton siguria materiale që do i jepni. Duhet tëketë një konfirmim të vazhdueshëmnga ju, poredhe gjithë dashurine që mund t’i ofroni. Të dy i doni shumë fëmijët dhe familjen dhe kërkoni stabilitet në jetën tuaj.
Përsa i përket anës erotike, një Gaforre do ju japë momente magjike dashurie dhe romance. Ana ekonomike, ju lejon të bëni programim të mirë dhe Gaforrja do ju ndihmojë tepër.Kjo është një marrëdhënie e vështirë, por ka shumë karakteristika të përbashkëta dhe nëse doni ta mbani atë ju duhet të mbani një komunikim perfekt mes jush dhe të ketë sinqeritet ndjenjash nga të dyjapalët.
Cila Gaforre i përshtatet më shumë Bricjapit?
Ju mund të afroheni pranë Gaforressë lindur ndërmjet 22 Qershorit dhe 3 Korrikut.Ka një lloj ndjeshmërie që rrjedh mes jush dhe që ju jep‘’ushqimin’’ emocional që ju kërkoni në një marrëdhënie.Ky mund të jetë një kombinim i mire, madje duke përfunduar deri në martesë.
Ju do krijoni shpejt një miqësi me Gaforren e lindur midis4 dhe 13 Korrikut. Megjithatë, kjo Gaforre tentontë jetë e paqëndrueshme dhe mund të zemërohet shpejtnëse nuk ‘’kalon‘’ e saja. Ndoshta dokeni shumë përplasje.
Ndërkohë do krijoni një miqësi platonike me aspirata të fuqishme shpirtërore me Gaforren e lindur ndërmjet 14 dhe 22 Korrikut.



Përshtaten: 58%
Një Bricjapi do të mahnitet nga shkëlqimi dhe inteligjenca e Luanit.Luanët duan që t’i dashurojnë të tjerët dhe t'i admirojnë ata, ndaj dhe ju Bricjapëtdo u tregoni të gjithë dashurinë dhe admirimin tuaj që në momentin e parë.
Nga ana tjetër, një Luan do dëshirojëqëtë ngrejë prestigjin dhe optimizmin tuaj.Luanët adhurojnë fëmijët dhe duan të kenë shumëdhe përgjithsisht kjo është arsyejathemelore që ata marrin vendimin për t’u martuar.Kjo do ju bëjë të besoni se keni qëllime të përbashkëta dhe të kuptoni se i përmbushni të gjitha kushtet si çift për të pasur sukses.Pjesa erotike e Luanëve,thotë se ata janë ndër të dashnorët më të mirë dhe seksi me ta është jashtëzakonisht epshndjellës.
Nga ana ekonomike, ata shpenzojnë shumë për pamjen e jashtme dhe kjo do jetë e vështirë për ju ta kuptoni dhe pranoni një Luan.Kjo marrëdhënie ka shumë shanse për sukses, por do të ketë shumë tensione, sepse të dy partnerët janë shumë dinamikë dhe të fuqishëm. Duhet të ekzistojë dashuri e madhe midis jush në mënyrë që të zbuloni elementet pozitive të këtij bashkimi.
Cili Luan është më i përshtatshëm për Bricjapin:
Kini kujdes me Luanët e lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit.Bëhet fjalë për karaktere të dyfishta diellore që mund të ‘’djegin’’ sjelljen tuaj të ‘’freskët‘’ dhe të shkaktojnë vështirësi.Nuk do të keni asnjë pikëtë përbashkët në mënyrën sesi i shpenzoni ose kurseni parat.
Ju do keni marrdhënie më të mirë me Luanët e lindur midis 5 dhe 13 Gushtit, sepse ato nuk duan t’ju konkurojnë.Ata janë plot optimizëm.Ju gjithashtu do ju pëlqej bujaria e tyre dhe fakti se janë persona largpamës.
Luanët e lindur midis 14 dhe 23 Gushtit nuk përputhen me ju. Ata kanë motivim të lartë dhe nuk pranojnë këshilla nga ju osenuk do pranojnë mënyrën se si ju i bëni gjërat.



Përputhen: 92%
Ju të dy formoni një çift të mbyllur, pa asnjëfarë qasje dhe ky izolim mundtë jetë një rrezik i madh për ecurinëe kësaj lidhjeje. Njerëzit që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë njerëz shumë të zgjuar dhe të punëtorë.Dijetarë, por edhe perfektionistë në atë çka bëjnë.Megjithatë,shpesh herë e teprojnë me saktësinë, detajet dhe rregullin.
Një Bricjap por edhe një Virgjëreshë, gjithnjë dëshirojnë të ecin përpara dhe të bëjnë hapa të rëndësishëm në jetën e tyre.Gjithmonë zgjidhni kundërshtimet tuaja përmes dialogut dhe fjalëve të buta, por shumë herë ju debatoni për detaje, shpesh herë të pa rëndësishme.Ju e doni familjen dhe qëllimi juaj është të krijoni familjen tuaj me qëllimet më të mira të mundshme.
Ana erotike me një Virgjëreshë, thotë se do përjetoni dashurinë në të gjitha format e saj,sepse Virgjëresha pëson njëtransformim në këtë fushë, duke u shfaqur herë e akulltdhe herë e nxehtë. Pjesa ekonomikeju favorizon pasitë dyjeni shumë të mirë në menaxhimin e parave.
Me cilat Virgjëresha përshtatet më tepër Bricjapi:
Virgjëreshat e linduramidis24 Gushtitdhe 2 Shtatorit, mund të lidhen shpirtërisht me ju si mentorët tuaj.Ata mund t'ju ndihmojë të vendosni se në cilin drejtimdo zhvilloni jetën tuajdhe mund të kenë një ndikim të madh në arsimin tuaj të lartë.Ata mund të jenë mësuesit, këshilltarët ose avokatët tuaj. Mund t’i hasnigjatë punës apo studimeve tuaja jashtë shtetit.
Nëse jeni duke kërkuar dashuri,Virgjëresha e lindur midis të 3 dhe 12 Shtatorit, është shumë e mprehtë. Të dy keni ‘’vibrimet ‘’ e Bricjapit dhe Saturnit, që dominojnë bashkarisht shenjën e Diellit.
Doishte një marrëdhënie e mirë me Virgjëreshatlindura midis 13 dhe 22 Shtatorit. Afërditaka një ndikim të fortë mbi to dhe rregullon fushën e dashurisë, kënaqësisë dhe argëtimit.



Përshtaten: 85%
Peshorja është shumë romantike, por njëkohësisht edhe idealiste.Ato kanë një nevojë absolute për harmoni brenda një marrëdhënie dhe shoqerimi i partneritështë një nga karakteristikat e tyre kryesore. Por problemet e kësaj lidhjeje nuk do vonojnëpër tu shfaqur.Një Peshore do të konsiderontenjë Bricjap të tepruar në kujdesin e tij ndërsa ju do konsideronit një Peshore tepër të hapur dhe ekspresive.
Megjithatë, brenda jush Peshorja do të gjejë sigurinë dhe ngrohtësinë të cilën ajo ëndërron.Peshorja, nga ana tjetër, do ju dhurojë qetësi dhe do ju shpëtojë nga stereotipet që keni vendosur në jetën tuaj. Peshorja kërkon balancën në të gjitha fushat e jetësdhe urren konfliktet apo grindjet. Kjo do e ndihmojë në të vërtetë dhe në mënyrë esenciale këtë marrëdhënie.
Pjesa erotike, dëshmon se Peshoretjanë shumë të dashura dhe sentimentale, por kryesisht seksi me to është origjinal. Ekonomikisht, nuk do të përjetoni ndonjë problem të veçantë, por ka gjasa të keni ju fjalën e parë në këtë fushë. Në përgjithësi, kjo është një marrëdhënie që mund të ketë sukses, por ka nevojë për mirëkuptim nga të dyja palët.
Cila Peshore është më e përshtatshme për Bricjapin?
Dashuriashfaqet së bashku me Peshoretqë kanë lindur ndërmjet 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit.Ndikimi i dyfishtë dhe i fuqishëm i Afërditës është shumë sensual dhe i dashur! Demonstrimi i dashurisë së këtyre Peshoreve me të vërtetë do fitojë zemrën tuaj.
Kur je me një Peshore të lindur midis 4 dhe 13 Tetorit, do të ndihesh aktiv.Megjithatë, ato janë mjaft progresivdhe doarrijnë limitet tuaja.Duhet të jeni të përgatitur të provoni aktivitete të reja, ushqime të reja, aspekte të reja sociale, nëse doni që kjo marrëdhënie të funksionojë.Peshorja e lindur midis14 dhe 23 Tetorit mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin tuaj.



Përshtaten: 91%
Ju të dy ngjasoni me të vërtetë!Të dy jeni posesiv dhe kërkoni siguri absolute në një marrëdhënie. Akrepatjanë shumë xhelozë, por një Bricjap nuk do t'i japë Akrepit asnjë motiv për tu berë xheloz sepse ai është plotësisht besnik.Një Akrep do të përpiqet t’ju shtyjë të tejkaloni horizontin tuaj të kufizuar dhe nuk do ndalet pa ja arritur qellimit.
Por ju duhet të jeni fleksibël dhe tolerant për të kuptuar natyrën e veçantë të një Akrepi.Akrepatjanë shumë të fortë dhe vendimtarë.Kur duan diçka ata zakonisht bëjnë gjithçka për ta pasur atë.Ata janë shumë xhelozë, ziliqarë dhe nuk është çudi të bëhën edhe shtypës.Ndërsa që të dy, kenitendencën për të fshehur personalitetin tuaj të vërtetë, por në momentin qëdo ndjeni rehati,dobesoni partnerin tuaj me gjith zemër.
Seksi me Akrepinështë vërtet i papërsëritshëm dhe i zjarrtë.Ata pëlqejnë lojëra të fuqishme dhe në përgjithësi duan të nënshtrojnë partnerin e tyre erotikisht.Pjesa ekonomike do rrjedhi qetësisht ndërmjetjush.Një marrëdhënie shumë e fortë që ka të gjitha cilësitë bazike për të patur sukses.
Cili Akrep është më i përshtatshëm për Bricjapin?
Miqësi të mira do keni me Akrepat të lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit.Ju do të keni një marrëdhënie shumë të gjallë me ta,por edhe pse miqësia juajështë në epiqëndër, ju presin debate dhe dialogje dhe disa mosmarrëveshje.
Akrepat e lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit do të duhet të shohin anën tuaj të dhembshurisë dhe bujarisë nëse doni të ngjallni interesin e tyre. Ata mund të duken se kanë mendjen përmbi re, sesa me këmbë në tokë.Ndikimi i Peshqve, i bën atajanë të brishtë dhe nëse u jepet mundësia, do i përgjigjen interesit tuaj. Ju do të keni disa momente të mrekullueshme së bashku.
Nëse njihni Akrepa të lindur ndërmjet13 dhe 22 Nëntorit, jepini vetes një gjujtje të lehtë në shpatull. Këto Akrepa jupërshtaten më së miri.Ata janë të ndikuar fuqimisht nga Hëna, që do të thotë se marrëdhënia juaj me ta do të thellohet shumë shpejt.



Përshtaten: 83%
Shigjetari është shumë optimist dhe i zhdërvjellët!Karakteristikat e tyre kryesore janë etika,besimi, optimizmi dhe padurimi që i karakterizon.Jo vetëm që pamja e jashtme nuk është e mjaftueshme porata duan një bashkëshort tepër të zgjuar dhe me karakter.Fillimisht një Bricjap do magjepset pas Shigjetarit, por pasi te kalojë magjia,gjallëria dhe dinamizmi i tyre, ka gjasa t'ju trembin.
Nga ana tjetër, Shigjetar do të vlerësojë kalorësinë tuaj, si dhe sigurinë emocionale që do i jepni. Vështirë se Bricjapi do të mund të kuptojë tendencën e Shigjetaritpër të ikur.Ky do të jetë një problem i përhershëm në këtë marrëdhënie dhe do duhet ta përballoni me shumë durim.Pjesa intime me një Shigjetar, do ju bëjë të përjetoni një aventurë interesante dhe imagjinatae tij në këtë fushë është e pashtershme.Për pjesën e menaxhimit të ekonomisë, përpiquni të bëni disa lëshimesë bashku për të gjetur mesin e artë.Duhet të leni pas egoizmin dhe të përpiqeni të kuptoni dhe respektoni nevojat e njëri-tjetrit në mënyrë që të mund të keni një rrugëtim së bashku.
Cili Akrep i përshtatet më tepër Bricjapit:
Ka pak shpresë për Shigjetarin elindurmidis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit.Ata janë më pak të zjarrtë dhe prandaj përputhen më shumë me ju.Por sigurohuni që pasi të kaloni disa kohë sëbashku,të dini se çfarë i bezdis përpara se të angazhoheni në një lidhje serioze me ta.
Nëse jeni me një Shigjetartë lindur mes2 dhe 11 Dhjetorit, përgatitunipër një konflikt personaliteti, sepse Marsi dhe shenja e Dashitkanë një ndikim të fortë në to. Ata duhet të kenë të drejtë gjatë gjithë kohës,me çdo kusht.
Lidhjame Shigjetarin elindur midis12 dhe 21 Dhjetorit nukështë ide e mirë.Ju nuk pajtoheni në shumë këndvështrime,ndaj mund të ketë shumë tension dhe presion mes jush.



Përshtaten: 96%
Ju keni ndjeshmëri shumë të madhe nën ftohtësinë që shfaqni. Jeni të dy pozitivë dhe ambiciozë. Ju keni durim të madh dhe organizim, stabilitet dhe ndërgjegjshmëri. Në lëvizjet tuaja jeni shumë të kujdesshëm dhe tepër i përpiktë duke mos lënë vend për gabime.
Dini të mësoni nga vështirësitë dhe të ecni përpara,duke tejkaluar me lehtësi pengesat që hasni gjatë rrugës.Ju e doni familjen dhe kjo do të jetë një nga qëllimet e përbashkëtatëvendosuranë këtë marrëdhënie. Ju të dy kërkoni sigurinë në të gjitha sferat e jetës.
Nga ana erotike përshtateni në mënyrë perfekte.Ekonomikisht keni kapacitetin të arrini qëllime shumë të larta.Megjithatë, kjo marrëdhënie mund të jetë veçanërisht e vështirë sepse të dy jeni shumë xheloz dhe posesiv ,ndaj është e vështirë të parashikojmë përfundimin e kësaj lidhjeje.
Cilët Bricjapë ju përshtaten më shumë:
Tek të gjithë Bricjapët mund të gjeni lumturinë përfundimtare,por Bricjapët e lindur mes datave22 Dhjetor dhe 1 Janar, janë më të përshtatshëm se Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit. Ndikimi i Saturnit dhe Afërditës do të thotë se përkujdesja do të rritet dhe do të ketë një ëmbëlsi të natyrshme.
Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit janë sharmantë dhe do ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Planeti juaj bashkëudhëheqës, Mërkuri, do i stimulojë mentalisht ata, do i ndihmojë të kenë një frymë gatshmërie, si dhe të jenë të zgjuar dhe shumë komunikues.
Ndonjëherë pyesni veten nëse janë me të vërtetë Bricjapë, pasi ata flasin shumë!Mirëpo, ky është një kombinim i mirë.



Përshtaten: 81%
Me një vështrim kalimthi, është e qartë se Bricjapi me Ujorinnuk përshtaten.Por në astrologji ka shumë parametra që luajnë një rol. Ju të dy keni preferenca dhe qëllime krejtësisht të ndryshme. Ujorët janë nga natyra shumë të pavarur dhe adhurojnë lirinë e tyre.Ata janë bujarë dhe vendimtarë.Edhe pse ndjenjatqë krijojnë janë të thella, ata nuk e tregojnë atë që mendojnë apo ndjejnë.
Kjo mund ta lodhi shpirtërisht Bricjapin.Është një bashkëjetesë qartësishte vështirë,ku gjithsecili ka nevoja dhe dëshira krejtësisht të ndryshme.Njëri është i ftohtë dhe i ashpër,ndërsatjetri spontan dhegazmor. Ju jeni posesivë për nga natyra juaj, por duhet të jeni të vetëdijshëm se një Ujor adhuron mbi të gjitha pavarësinë e tij.
Aspekti erotik, thotë se një Ujor ka një ndjesi të lartë të eksperimentimit të gjërave të reja.Ekonomikisht, mos bëni gabim t’ja lini Ujorit planifikimin e parave tuaja. Një marrëdhënie pa dyshim e vështirë, por me kombinime të përshtatshme planetare, mund të bëhet ideale!
Cili Ujor përshtatet me Bricjapin?
Ujorëte lindur midis21 dhe 30 Janarit janë revolucionarët e jetës. Ata do t'ju bëjnë të ndjeni vështirësi, veçanërisht nëse lëvizin me vrazhdësi dhe shpejtësi.
Merrini gjërat ngadalë dhe me vendosmëri me ta.Ujorëte lindur midis 31 Janarit dhe 8 Shkurtit do ju sjellin gëzim dhe humor, por jo domosdoshmërisht do të çojnë në një marrëdhënie afatgjatë. Ky kombinim mund të përfundojë kudo.
Ju do të ndiheni rehat, shpirtërisht dhe fizikisht me Ujorin e lindur ndërmjet 9 dhe 18 Shkurtit.Ndikimi i Afërditësdo të thotë se atyre u pëlqejnë të gjitha gjërat e bukura. Ata gjithashtu priren të jenë pak të ekzagjeruar nga natyra dhe ata e duan vëmendjen. Nëse ju mund t’juajepni vëmëndjen e kërkuar, atëherëky mund të jetë një kombinim i mirë.



Përshtaten: 85%
TekBricjapi, Peshqit do të gjejnëportine tyre që dëshpërimisht kërkojnëpër tundalurdhe për tundjertë sigurt. Peshqit janë individë shumë të ndjeshëm të mbushur me intuitë dhe pa vetëbesim. Ata kanë perceptim të fortë, intuitë të mprehtë dhe njihenpër romanticitetin e tyre dhe sharmin me të cilin magjepsinseksin e kundërt.
Edhe pse ka dallime në mes jush në mënyrën sesi e shihnijetën, ju plotësoni njëri- tjetrin dhe i jepni partnerit pikërisht atë që i mungon.Megjithatë,një Peshk është e vështirë të pajtohet me jetën e mirëprogramuar të njëBricjapi. JepiniPeshkut një përqindje minimale të lirisë që i nevojitet, në mënyrëqë ai të mos mbytet nga marazi apo tëndihet i burgosur në këtë lidhje.
Pjesa erotike bashkëqë do pqrjetoni me një Peshk ështëtejetromantike, plot emocion dhe kjosepse Peshqit përmes seksit gjithmonë tregojnëemocionet e tyre dhe atë çkaai ndjen.
Për nga ana ekonomikeju do jeni një dysheshumë e fortë,dukearritur të gjitha qëllimet tuaja. Kjo është një marrëdhënie e mire, e megjithatë do keni disa probleme të rëndësishmetë cilat do duhet tëzgjidhen në mënyrë që kjo lidhje të rezistojë nëkohë.
Cilët Peshq janë më të përshtatshëm për Bricjapin?
Peshqitmë idealistjanë ata që kanë lindur ndërmjet 19 dhe 28/29 Shkurtit. Ju vështirë se do mund të keni një rrugëtim me ta dhe përfundimisht indjeni larg jush. Ju nuk duket sekeni një afeksion të madh fillimisht me ta, ndoshta duhet të përpiqeni fort me ta për të pasur një dashuri më të thellë.
Peshqit e lindur midis1 dhe 10 Marsit kanë një ndikim të fortë Hënor që sjell gadishmërinë e tyre. Ju do të ndiheni rehat me to.Ka shumë mundësi të lidheni fort me to.Me Peshqit të lindur ndërmjet11 dhe 20 Marsit, miqësia është një bast më i mirë sesa një lidhje dashurie.Këta njerëz janë mjaft të fortë, ndërkohë mund të duken shumë më të butë dhe më të brishtë sesa janë në të vërtetë.Ju mund të mendoni se keni dorën e sipërme derisa të kuptosh se je gabim.