Përshtaten: 90%
Jeni dy shenja që në mënyrëabsolutekanë nevojë për stabilitet dhe siguri në fushën sentimentale dhe atë profesionale. Është e qartë se në këtë marrëdhënie ekziston një vazhdueshmëripozitive, të cilën do ta kuptoni që nga fillimi i bashkimit tuaj. Demat janë të durueshëm, të besueshëm dhe të përzemërt. Ata janë të dashur dhe në gjendje të bëjnë gjithçka, në mënyrë që partnerii tyre të ndihet i lumtur.
Demat kanë aftësinë për të mbajtur flakën e pashuarnë marrëdhëniet e tyre dhe kjo është një nga aftësitë e tyre kryesore.Megjithatë, bashk me një Dem ose njëBricjap ka gjasa të krijohetnjë çift i izoluar. Marrëdhënia juaj do të jetë e vetë-mjaftueshme dhe secili do të shijojë përkujdesjen e njëri-tjetrit. Asnjëri nga ju nuk i pëlqen ndryshimet e papritura, ndaj gjithmonë do të siguroheni që ka stabilitet dhe siguri në këtë marrëdhënie.
Përsa i përket erotikës, Demi do ju dhurojë momente sensuale dhe pasioni juaj do e cojë në majë këtë kontakt. Nga aspekti ekonomik, ju të dy mund t’ju quajmë tekstualisht një mrekulli sepse jeni shumë të fokusuar dhe të përgjegjshëm në detyrat dhe qëllimet tuaja. Një marrëdhënie shumë e mirë që mund t'ju japë një të ardhme të përbashkët pa shumë përpjekje.
Me cilët Dema përshtatet më tepër Bricjapi?
Ju do të keni një marrëdhënie të veçantë me Demat e lindur midis 20 dhe 29 Prillit. Ata janë dyfish të ndikuarnga Afërdita, gjë që i bën të ndjeshëm, të mbushur me dashuri dhe vëmendje. Ata do ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse keni një problem me besimin në një marrëdhënie, këto Dema do të thyejnë barrierat dhe do ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë në lidhje me dashurinë dhe romancën në përgjithësi.
Demattë cilët kanë lindur midis të 30 dhe 10 Majit kanë vijushmëri mesatare me ju, por prisni momente të shumta argëtimi, sepse ata kanë një ndjenjë të lartë humori. Ata janë me siguri ata të cilëtdo sjellin buzëqeshjen në fytyrën tuaj.
Demat e lindur midis11 dhe 21 Majit, do të jenë bashkëudhëtarët tuaj sepse ata janë të dominuarnga planeti juaj, Saturni. Nuk duket i vështirë qëndrimi me ta. Ata kanë qëllime të ngjashme ekonomike, që do të thotë një bazë e mirë për fillimin e një marrëdhënieje.


