
Nuk dashuroheni të gjithë me të njëjtën mënyrë, as kërkojmë të njëjtat gjëra nga një lidhje. C’farë e intrigon një Dash dhe c’farë mund të dojë një Gaforre nga partneri tij janë shumë larg njëra tjetrës. Ashtu dhe c’farë është ajo që do joshë një Luanë, por dhe seci do lidhet një Shigjetar. Por të gjithë kanë “pikën e tyre të dobët”.

Horoskopi është një element bazik i personalitetit tonë dhe shumë i rëndësishëm për lidhjet tona me të tjerët. Eshtë “dera” për të gjithë horoskopin tonë. Tregon sesi i shohim gjërat ne, c’farë përcjellim tek të tjerët, por dhe c’farë shohin të tjerët tek ne. Eshtë “kopertina” e librit tonë të jetës.

Ditën dhe orën kur realizoet rituali i martesës, përcaktohet nga astrologu horoskopi i “lindjes” së martesës, që mund të na japë elemente të qarta për rrugëtimin e tij. Madje horoskopi i ditëlindjes së martesës në krahasim me horoskopet e ciftit, mund të japë rezultate të rëndësishme në lidhje me sesa dhe ku do shërbejë ky bashkim të dy personave, që vendosën të martohen.

Dymbëdhjetë shenjat përfaqësojnë rrethin 12vjecar që përbën bazën e kalendarit kinez. C’do vit është i kushtuar një kafshe dhe sa lindin në atë vit të caktuar ndajnë të njëjtat karakteristika në personalitetin e tyre. Në kalendarin astrologjik në kontrast me Perëndimin, ekzistojnë 5 elementë: metali, uji, druri, zjarr dhe toka.

Aq sa e rëndësishme është të dimë karakteristikat e shenjës tonë, aq më shumë është të njohim vecanëritë e dhjetditëshit tonë. Dhe nëse pyesni vetem shumë herë “Përse disa njerëz që përfaqësojnë të njëjtën shenjë janë kaq të ndryshëm midis tyre?” , përgjigjja, fshihet dhe në dhjetditëshat.