VIRGJËRESHA ME UJORIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Virgjeresha
shenja e dyte: 
Ujori
Pershkrimi: 

Përshtaten: 80%

Të dy keni preferenca dhe qëllime krejtësisht të ndryshme. Por në këtë rast është njëkontrast i përsosur, për të bërë  që kjo marrëdhënie të mos zhytet kurrë në rutinë. Ujori është nga natyra shumë i pavarur dhe adhuron lirinë e tij. Mundohuni të mos e privoni nga kjo liri dhe ai do ta vlerësojë siçduhet. Ujorët janë bujarë dhe vendimtarë. Edhe pse emocionet që ata zhvillojnë shpesh janë të thella, ata nuk e tregojnë atë çka mendojnë dhe ndjejnë .

Kjo mund ta dëmtojë një Virgjëreshë.Ujori është i paparashikueshëm dhe shpesh-herë i largët dhe i paqëndrueshëm. Ai karakterizohet nga të qenurit social dhe nga lehtësia që ka për të krijuar miqësi. Ai pëlqen gjithçka të re dhe të ndryshme. Do të jetë e vështirë për ju nganjëherë ta ndiqni atë në jetën e tij intensive dhe sociale.

Në  anën erotike, Ujori ka një  ndjenjë shumë të fortë eksperimentimi. Ekonomikisht, mos bëni gabim t’jalini atij përsipër planifikimin e parave tuaja. Do ishte ide e mire, të mbani ju në duart tuaja përgjegjësinë e financave. Në përgjithësi, në këtë marrëdhënie nëse shmangen ekzagjërimet, ka shumë mundësi të ketë një ekuilibër konstruktiv.

Cili Ujor është më i përshtatshmi për Virgjëreshat?

Ata që kanëlindur midis 21 dhe 30 Janarit janë Ujorët më të vështirë  për ju. Mund të jenë më të mirë si kolegë, sesa si partner afatgjatë. Nëse përpiqeni ta presiononi atë, ai mund të prishë një miqësi të mirë dhe t'i bëjë gjërat të vështira në jetën tuaj profesionale.

Kombinimi më i mirë do të jetë me Ujorët e lindur midis 31 Janarit dhe 8 Shkurtit. Ata duket se kanë njohuri të ngjashme mentaleme ju, si dhe interesa të ngjashme. Komunikimi juaj është i mirë, kështu që mund t'i ndani me lehtësi idetë tuaja.

Ujorët  e lindur midis 9 dhe 18 Shkurtit janë gjithashtu shokë të mirë - do të ketë një tonalitet kënaqësie seksuale me ta. Ata do t'ju bëjnë të ndiheni më pak të ‘përgjuar’ për mënyrën se si dukeni dhe silleni. Këtu është mundësia për të ndërtuar vetëbesimin tuaj me dikë që nuk është kritikues ndaj jush.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: