VIRGJËRESHA ME PESHQIT

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Virgjeresha
shenja e dyte: 
Peshqit
Pershkrimi: 

Përshaten: 70%

Peshqit janë individë shumë të ndjeshëm të mbushur me intuitë dhe përulje. Ata kanë shumë perceptim, intuitë të mprehtë dhe dallohen për romancën dhe hijeshinë që ushtrojnë në seksin e kundërt. Tek një Virgjëresh, Peshqit do të gjejnë portin e tyre, i cili kaq dëshpërimisht po kërkon për të pushuar dhe për t’u ndjerë i sigurt.

Ju do t'i ofroni peshqve stabilitetin dhe ata, nga ana tjetër, imagjinatën. Megjithëse ka ndryshime midis jush për mënyrën se si e shihni jetën, njeri do të plotësojë tjetrin dhe do t'i japë atij atë çka i mungon! Peshqit dinë të jepen plotësisht në një marrëdhënie, ata dashurojnë me zë të lartë dhe bëjnë gjithçka për ta bërë partnerin e tyre të lumtur.

Ana erotike tregon se, së bashku me një Peshk do të përjetojni shumë romanticitet, emocion dhe kjo është arsyeja pse Peshqit përmes seksit gjithmonë tregojnë  emocionet që ndjenjnë . Ekonomikisht, ju do të krijoni një dyshe shumë të mirë dhe do mund t’i arrini të gjitha qëllimet tuaja. Në përgjithësi, është një marrëdhënie shumë e mirë që mund t’ju garantojë stabilitet.

Cilët Peshq përshtaten më së shumti me ju?

Kombinimi më i mirë për ju është me Peshqit e lindur midis 19 dhe 28/29 Shkurtit. Këto Peshq do ju ofrojnë një jetë shumë të qëndrueshme. Ekziston mundësia që ju të ndërtoni një marrëdhënie të plotë me ta dhe të mësoni më shumë mbi ndjenjat tuaja.

Peshqit e lindur midis 1 dhe 10 Marsit  do të bëhen miq të mirë dhe adhuruesit tuaj. Ata kanë dëshirë sekrete ndaj madhështisë suaj shpirtërore, por nuk do ta shprehin atë. Ata do të jenë mbështetës të mëdhenj të çdo gjëje që ju bëni. Ekzistrojnë disa gjëra pozitive nëse punoni me Peshqit e lindur midis  11 dhe 20 Marsit - do të shihni se ata kanë komunikim të madh. Por ata nuk mund të jenë shumë të hapur ndaj kritikës suaj, prandaj jeni  më të relaksuar nëse iofroni atyre ide vetë-përmirësuese. Në fakt, jini të përgatitur për një përgjigje të mençur. Ata nuk do të ulen të pranojnë gjithçka që ju thoni.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: