VIRGJËRESHA ME PESHOREN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Virgjeresha
shenja e dyte: 
Peshorja
Pershkrimi: 

Përshtaten: 85%

Një Peshore menjëherë do të ndjejë siguri të madhe me një Virgjëreshë!  Virgjëreshat  janë  serioze dhe gjithmonë të qëndrueshme në atë që thonë ose bëjnë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për një Peshore. Peshorja është shumë romantike, por edhe idealiste. Ata kanë një nevojë absolute për harmoni brenda një marrëdhënie dhe fakti që janë të shoqërueshëm, është një nga karakteristikat e tyre. Kjo shenjë e horoskopit do ju dojë shumë dhe do ju bëjë të ndiheni shumë me fat për partnerin që keni në krahë.

Peshorja kërkon balancën në të gjitha fushat e jetës dhe urren konfliktet dhe grindjet. Ata janë tërheqës,simpatik dhe kanë shumë liri veprimi. Toleranca dhe mirëkuptimi që do tregojë ndaj jush, do të jetë diçka që do ju bëjë t’i adhuroni. Tregojuni  edhe ju nga ana juaj dashurinë tuaj dhe të  jeni të sigurt se nuk do të zhgenjeheni. Ata kanë nevojë për hapësirë personale dhe besojnë në martesë, duke dashur pothuajse gjithmonë të legalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Nga ana erotike, ata janë shumë të dashur dhe emocional dhe seksi me ta është origjinal! Në  anën ekonomike, nuk do të përjetoni ndonjë problem të veçantë, por ka mundësi të keni ju fjalën e parë në këtë fushë. Kjo është një marrëdhënie mjaft positive, e cilapa ndonjë vështirësi të veçantë, do të ketë sukses dhe lulëzim.

Me  cilën Peshore përshtatshtateni më  tepër?

Peshorja e lindur midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit do t'ju bëjë të ndiheni të veçantë – Afërdita është një sundues i fuqishëm në jetën e tyre. Kjo do të qetësojë anën tuaj tepër kritike. Do ju bëjë të shprehni lirshëm ndjenjat tuaja dhe komunikimi do të rrjedhë lehtësisht mes jush. Ky kombinim është në thelb mjaft i mirë.

Do ngrini pak volumin me ata që kanë lindur ndërmjet 4 dhe 13 Tetorit. Ata gjithashtu kanë efektin e Ujorit, që i bën ata seksualisht më progresiv - qasja e tyre është më inovative, deri diku ‘newage’ ose ‘hippie’. Nëse nuk ju pëlqen, qëndroni më mirë në anën miqësore! Peshorja ka një interes të vazhdueshëm për të eksploruar aspektet seksuale dhe emocionale të jetës, ndërsa ju preferoni një marrëdhënie më të strukturuar. Duhet të flasësh për këtë përpara se të mpleksesh mëshumë.

Kjo pikë e ndryshimit do të jetë më e theksuar nëse lidheni me Peshoren e lindur midis 14 dhe 23 Tetorit. Është më pak tradicionale në pozicionet e saj - kjo mund të kërkojë shumë kompromis nga të dy.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: