Përputhen: 72%
Luanët dëshirojnë t’i duan dhe t’i admirojnë të tjerët dhe ju do i tregoni gjithë dashurinë dhe admirimin tuaj që në momentin eparë. Megjithatë, gjatë rrugës ju do të zbuloni se keni shumë ndryshime thelbësore me ta. Luanët janë dinamikë dhe të jashtzakonshëm ndërsa ju jeni të turpshëm dhe konservator në atë çka bëni. Si Virgjëreshë, je kokëfortë dhe fjalëpak, ndërsa Luani nuk kujdeset për detajet.
Luanët adhurojnë fëmijët dhe duan të bëjnë shumë, dhe zakonisht kjo është arsyeja më themelore që ata marrin vendimin për të bërë një martesë. Kjo fillimisht ju bëjë të besoni se keni qëllime të përbashkëta, por do të kuptoni se sa e vështirë do jetë t‘ja arrini si çift.
Nga ana erotike, Luanët janë ndër dashnorët më të mirë dhe seksi me ta është jashtëzakonisht epshndjellës. Ekonomikisht, nuk do të thonim se ato nuk dinë të bëjnë ekonomi dhe ky do të jetë një problem tjetër themelor për ju. Kjo marrëdhënie nuk është e lehtë, ka shumë ndryshime që janë në gjendje të shkaktojnë një boshllëk i vështirë të zhduket. Megjithatë, me kombinimet e duhura planetare, gjërat mund të përparojnë pozitivisht.
Me cilin Luan përshtatet më së miri Virgjëresha
Përputhshmëria juaj me Luanët e lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit është e fortë. Ata do të ndezin një dritë mbi personalitetin tuaj të trembur. Ju ndjeni një miqësi të ngrohtë me këta njerëz. Ata mund t'ju qetësojnë kur ju jeni shumë të stresuar.
Ju do të keni një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme nëse bashkpunoni me një Luan që ka lindur ndërmjet 5 dhe 14 Gushtit. Planeti i Zeusit do t'ju sjellë fat dhe do t'ju bëjë të ndiheni se ky kombinim është qiellor.
Më mirë të shmangni Luanët e lindur midis15 dhe 23 Gushtit. Marsi ka një ndikim të fortë mbi ta, që do të thotë se do të ketë probleme të pafundme dhe dallime në mendim dhe në shumë fushatë tjera.


