Përputhen: 68%
Kjo marrëdhënie do durim dhe këmbëngulje të madhe në mënyrë që të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbë. Binjakët janë individë shumë komunikues, energjikë dhe të zgjuar, dhe kjo do ta bëjë të lehtë kthimin e vështrimit të Virgjëreshës ndaj një Binjaku. Por Virgjëresha do të fillojë të ndihet shumë skeptike që në fillim përkundrejt një Binjaku, dhe kjo sepsenë shumicën e kohës, kjo shenjë e ajrit nuk di se çfarë dëshiron!
Binjakët janë shumë të adaptueshëm dhe fleksibël, por më shumë janë të padurueshëm dhe luhatjet e shpeshta të humorit të tyre, janë të afta të destabilizojnë lehtë një marrëdhënie. Një parakusht për të mbajtur një Binjak panëjush, është t'i jepni atij lirinë që dëshiron, e cila është shumë e rëndësishme për të. Mos e kufizoni, sepse do të ndihet shumë keq dhe do të largohet. Kjo sjellje do të jetë gjithashtu arsyeja pse një Virgjëreshë nuk do të ndjehet e sigurt me këtë shenjë të ajrit.
Në anën erotike, me një Binjak ju do të mund të eksperimentoni dhe të ecni në rrugët e reja të dashurisë. Në anën ekonomike, Binjakët janë shpërdorues dhedo ishte ide mirë të mos ja liniatyre peshën e planifikimit financiar. Marrëdhënie e vështirë , por me lëshimet e nevojshme dhe shumë dashuri do të mund t’i rezistojë kohës.
Cili Binjak është më i përshtatshmi për Virgjëreshën?
Binjakët e lindur ndërmjet 22 Majit dhe 1 Qershorit janë mëtë përshtatshmit për ju, gjithashtu janë edhe partner romantikë. Ata do ju ofrojnë biseda stimuluese të mahnitshme dhe shumë humor. Ju gjithashtu mund të bashkëveproni mirë me ta.
Binjakët e lindur midis 2 dhe 12 Qershorit janë të bashkë-udhëhequr nga Afërdita dhe Peshorja: marrëdhënia juaj me ta, në të vërtetë,ka një bazë materiale.Edhe pse paraja duket se është emri i lojës për të dy ju, do të ketë momente që do të shijoni këtë kombinim.
Lidhja me Binjakët e lindur ndërmjet 13 dhe 21 Qershorit do të thotë të merresh me sfidat komplekse që Ujori, bashkë-udhëheqësi i tyre premton. Nëse jeni të gatshëm të qëndroni me ta, ky kombinim do t'ju përmbushë, por jini të përgatitur për disa surpriza jo dhe aq të këndshme.


