Ujori në Korrik 2026: Muaji i Zgjimit Personal dhe Përballjeve në Marrëdhënie
Për të lindurit në shenjën e Ujorit, korriku i vitit 2026 është një muaj shumë i rëndësishëm, sepse prek fort punën e përditshme, shëndetin, rutinën, marrëdhëniet, partneritetet, dashurinë, fëmijët, krijimtarinë, financat e përbashkëta dhe sidomos identitetin personal. Ky është një muaj që fillon me nevojën për rregull, kujdes dhe organizim, por përfundon me një kulm shumë të fuqishëm personal, sepse Hëna e Plotë ndodh në shenjën tuaj.
Për Ujorin, korriku nuk është muaj që mund të kalohet lehtë ose pa ndërgjegjësim. Ka shumë lëvizje në jetën e përditshme, shumë zhvillime në marrëdhënie dhe një përballje të fortë mes asaj që kërkojnë të tjerët dhe asaj që kërkoni ju vetë. Në fund të muajit, me Diellin dhe Jupiterin në Luan përballë shenjës suaj dhe me Hënën e Plotë në Ujor, çështjet personale dhe marrëdhëniet arrijnë një pikë kulmore.
Muaji fillon me Merkurin në retrogradë në shenjën e Gaforres. Për Ujorin, kjo aktivizon sektorin e punës së përditshme, rutinës, shëndetit, detyrimeve, marrëdhënieve me kolegët, mënyrës se si organizoni kohën dhe mënyrës se si kujdeseni për trupin tuaj. Kjo do të thotë se pjesa e parë e korrikut kërkon shumë vëmendje në detaje praktike. Mund të ketë vonesa në punë, keqkuptime me kolegë, ndryshime në program, detyra që kthehen për korrigjim, dokumente pune që duhen parë përsëri, ose çështje shëndeti që kërkojnë më shumë kujdes.
Merkuri në retrogradë në Gaforre nuk ju kërkon të bëni gjithçka më shpejt. Ju kërkon të punoni më qartë. Për Ujorin, që shpesh mendon në mënyrë të gjerë, vizionare dhe jo gjithmonë të lidhur me rutinën e vogël, ky ndikim mund të jetë pak i lodhshëm. Por është shumë i nevojshëm. Nëse rutina juaj është bërë e çrregullt, nëse po punoni pa ritëm të shëndetshëm, nëse po mbani detyrime që nuk janë të organizuara mirë, korriku do t’ju tregojë ku duhet të vendosni rregull.
Në shëndet, kjo periudhë kërkon kujdes me lodhjen, stomakun, gjendjen emocionale, gjumin dhe reagimet e trupit ndaj stresit. Nuk është muaj për të injoruar sinjalet fizike. Nëse diçka përsëritet, duhet parë. Merkuri në retrogradë në sektorin e shëndetit shpesh nuk sjell domosdoshmërisht problem të ri, por rikthen diçka që ishte lënë pa u trajtuar si duhet.
Më 2 korrik, Marsi në Binjakë krijon tension me Nyjën Veriore në Peshq. Për Ujorin, kjo prek dashurinë, fëmijët, krijimtarinë, pasionin dhe paratë personale. Mund të ketë tension mes dëshirës për kënaqësi dhe nevojës për siguri financiare. Mund të ketë një vendim që lidhet me fëmijët, një projekt krijues ose një histori sentimentale që kërkon më shumë përgjegjësi materiale. Kjo periudhë kërkon kujdes me shpenzime impulsive për kënaqësi, dashuri ose argëtim.
Më 4 korrik, Marsi takohet me Uranin në shenjën e Binjakëve. Për Ujorin, kjo është një nga energjitë më të fuqishme të fillimit të muajit, por në shumë raste mund të jetë edhe stimuluese, sepse ndodh në një shenjë ajri, harmonike me natyrën tuaj. Ajo aktivizon dashurinë, flirtin, fëmijët, krijimtarinë, talentet, argëtimin, projektet personale dhe dëshirën për t’u shprehur lirshëm.
Marsi sjell pasion, impuls dhe veprim. Uranusi, që është planeti modern i Ujorit, sjell të papritura, çlirim, ndryshim dhe zgjim. Kjo lidhje mund të sjellë një njohje të papritur, një zhvillim të shpejtë në dashuri, një ide krijuese shumë të fortë, një vendim të papritur që lidhet me fëmijët, ose një nevojë të menjëhershme për të bërë diçka ndryshe. Për Ujorin, kjo mund të jetë një periudhë shumë krijuese dhe elektrike, por edhe nervoze.
Nëse keni një projekt artistik, mediatik, krijues ose diçka që kërkon guxim, kjo energji mund t’ju japë një shkëndijë të fortë. Por duhet kujdes me dramat sentimentale, me reagimet e nxituara në dashuri dhe me vendimet e papritura që lidhen me fëmijët ose kënaqësitë personale. Në dashuri mund të ketë tërheqje të fortë, por jo domosdoshmërisht stabilitet të menjëhershëm. Në krijimtari mund të ketë ide të mëdha, por duhen organizuar që të mos humbasin në impuls.
Më 5 korrik, Marsi në Binjakë krijon lidhje mbështetëse me Neptunin në Dash dhe me Plutonin në Ujor. Për Ujorin, kjo është shumë e rëndësishme. Krijimtaria, dashuria dhe dëshira për shprehje lidhen me komunikimin, fjalën, mendimin dhe identitetin tuaj të thellë. Mund të keni një ide që ju përfaqëson më shumë se më parë. Mund të flisni me më shumë magnetizëm. Mund të kuptoni se një projekt krijues, një histori dashurie ose një vendim personal lidhet drejtpërdrejt me transformimin që po kaloni si individë. Për Ujorët e dhjetëditëshit të parë, kjo është veçanërisht e fortë, sepse Plutoni është tashmë në gradat e para të shenjës suaj.
Më 6 korrik, Dielli në Gaforre krijon tension me Saturnin në Dash. Për Ujorin, kjo prek punën, shëndetin, rutinën dhe komunikimin. Mund të ketë një bisedë serioze në punë, një dokument që kërkon përgjegjësi, një detyrim që lidhet me udhëtime të shkurtra, mësim, kontrata ose njerëz të afërt. Mund të ndieni se detyrimet e përditshme ju kufizojnë mendërisht. Ky aspekt kërkon disiplinë në komunikim dhe kujdes me fjalët. Nëse një çështje pune duhet sqaruar, bëjeni me fakte, jo me nerva.
Më 7 korrik, Neptuni hyn në retrogradë në Dash. Për Ujorin, kjo aktivizon sektorin e komunikimit, mendimit, udhëtimeve të shkurtra, dokumenteve, marrëdhënieve me vëllezër, motra, fqinjë, njerëz të afërt, studimeve bazë, shkrimit, medias dhe mënyrës se si përpunoni informacionin. Neptuni në këtë zonë mund të sjellë frymëzim në fjalë, intuitë në komunikim, imagjinatë të fortë, por edhe mjegull, shpërqendrim ose keqkuptime.
Kur Neptuni hyn në retrogradë, ai kërkon të shihet më qartë ku mendimi është i bazuar në të vërtetë dhe ku është i ndikuar nga fantazia, frika ose interpretimi emocional. Për Ujorin, kjo është periudhë për të mos besuar çdo informacion që dëgjoni. Duhet verifikim. Nëse shkruani, flisni publikisht, punoni me media, komunikim, mësim ose rrjete sociale, korriku kërkon kujdes me mesazhin. Fjalët mund të frymëzojnë, por mund edhe të ngatërrojnë nëse nuk janë të qarta.
Ky ndikim prek më shumë Ujorët e dhjetëditëshit të parë, sepse Neptuni ndodhet në gradat e para të Dashit dhe krijon lidhje mbështetëse me fillimin e Ujorit. Mund të sjellë frymëzim të madh, por edhe nevojë për të mos u humbur në mendime të paqarta.
Më 9 korrik, Afërdita hyn në Virgjëreshë. Për Ujorin, kjo prek financat e përbashkëta, borxhet, kreditë, taksat, trashëgimitë, paratë e partnerit, marrëveshjet ekonomike me të tjerët, intimitetin, besimin dhe psikologjinë e thellë. Afërdita në këtë sektor mund të sjellë nevojë për më shumë qartësi në marrëdhënie intime dhe në financa të përbashkëta. Nuk është periudhë për sipërfaqe. Është periudhë për të parë çfarë ndahet, çfarë mbahet, çfarë jepet dhe çfarë merret.
Në dashuri, Afërdita në Virgjëreshë mund të sjellë nevojë për intimitet më të pastër, më të qartë dhe më të përgjegjshëm. Por mund të sjellë edhe analizë, dyshim ose frikë nga varësia emocionale. Në financa, është e mirë për të rregulluar detyrime, për të kontrolluar marrëveshje, për të folur për para të përbashkëta dhe për të vendosur më shumë rregull. Për Ujorin, kjo nuk është energji e lehtë emocionalisht, sepse kërkon të hyni në zona ku kontrolli, besimi dhe cenueshmëria janë të lidhura fort.
Më 10 korrik, Afërdita në Virgjëreshë krijon lidhje harmonike me Kironin në Dem. Për Ujorin, kjo mund të sjellë shërim në çështje familjare, shtëpie, sigurie emocionale dhe intimiteti. Një bisedë rreth familjes, një çështje financiare e lidhur me shtëpinë, ose një proces emocional mund të sjellë lehtësim. Mund të kuptoni më mirë si lidhen frikërat tuaja intime me rrënjët familjare ose me përvoja të vjetra.
Më 11 korrik, Afërdita në Virgjëreshë përballet me Nyjën Veriore në Peshq. Për Ujorin, kjo vendos përballë financat e përbashkëta dhe paratë personale, detyrimet me të tjerët dhe vetëvlerësimin tuaj. Mund të ketë një zgjedhje të rëndësishme: sa jepni dhe sa merrni? A po mbështeteni shumë te burimet e të tjerëve? Apo po mbani vetëm një barrë që duhet ndarë? Kjo periudhë kërkon qartësi financiare dhe emocionale. Nuk mund të ketë paqe nëse paratë ose përgjegjësitë mbeten të paqarta.
Më 13 korrik, Afërdita në Virgjëreshë krijon tension me Uranin në Binjakë. Për Ujorin, kjo mund të sjellë tension mes financave të përbashkëta dhe dashurisë, mes intimitetit dhe lirisë, mes detyrimeve dhe dëshirës për kënaqësi. Mund të ketë një shpenzim i papritur për fëmijë, dashuri, argëtim ose projekt krijues. Mund të ketë edhe një tërheqje sentimentale që ngre çështje besimi. Ky aspekt kërkon kujdes: mos e ngatërroni dëshirën e momentit me sigurinë afatgjatë.
Po më 13 korrik, Dielli takohet me Merkurin në retrogradë në Gaforre. Për Ujorin, kjo është ditë e rëndësishme për punë, shëndet dhe rutinë. Mund të kuptoni më qartë një problem në organizim, një çështje me kolegë, një detyrë që duhet korrigjuar ose një sinjal të trupit që nuk duhet injoruar. Mund të rikthehet një projekt pune që kërkon rishikim. Kjo ditë është më e mirë për analizë dhe korrigjim sesa për vendime të nxituara.
Më 14 korrik, Hëna e Re në Gaforre hap një cikël të ri në punë, rutinë, shëndet, detyrime dhe mënyrën se si menaxhoni jetën praktike. Për Ujorin, kjo Hënë e Re nuk është romantike apo teorike. Është shumë konkrete. Ju thotë: rregulloni programin, kujdesuni për trupin, vendosni sistem, ndryshoni një zakon, përmirësoni mënyrën se si punoni dhe mos e lini jetën e përditshme të bëhet kaotike.
Por sepse Merkuri është ende në retrogradë, ky fillim duhet bërë me kujdes. Nëse nisni një rutinë të re, bëjeni gradualisht. Nëse ka ndryshim në punë, kontrolloni detajet. Nëse lidhet me shëndetin, mos u mjaftoni me supozime. Për Ujorin, kjo Hënë e Re është një mundësi për të ndërtuar më shumë stabilitet në përditshmëri, por jo përmes nxitimit. Përmes korrigjimit.
Më 15 korrik, Uranusi në Binjakë krijon lidhje mbështetëse me Neptunin në Dash. Për Ujorin, kjo është një energji shumë krijuese. Dashuria, fëmijët, talentet dhe projektet personale lidhen me komunikimin, frymëzimin dhe intuitën. Mund të keni ide të shkëlqyera për media, shkrim, video, art, mësim, prezantim ose projekte që kërkojnë fjalë dhe kreativitet. Më 18 korrik, Uranusi në Binjakë krijon lidhje harmonike me Plutonin në Ujor. Kjo është shumë e fuqishme për transformimin personal përmes krijimtarisë, dashurisë, fëmijëve dhe vetë-shprehjes. Ujorët e dhjetëditëshit të parë mund ta ndiejnë si një zgjim të fortë të identitetit.
Më 19 korrik, Marsi në Binjakë krijon lidhje mbështetëse me Saturnin në Dash. Për Ujorin, kjo është një periudhë e mirë për të kthyer një ide krijuese në plan konkret. Mund të ndihmojë në komunikim serioz me fëmijët, në një projekt artistik, në një histori dashurie që kërkon më shumë pjekuri, ose në një vendim që lidhet me mësim, shkrim, media dhe krijimtari. Kjo është energji që bashkon pasionin me disiplinën.
Më 20 korrik, Jupiteri në Luan krijon lidhje harmonike me Neptunin në Dash dhe përballje me Plutonin në Ujor. Për Ujorin, Jupiteri në Luan aktivizon marrëdhëniet, martesën, partneritetet, bashkëpunimet dhe njerëzit përballë jush. Lidhja me Neptunin në Dash mund të sjellë frymëzim në komunikim, biseda të bukura, mundësi për marrëveshje, ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Por përballja me Plutonin në Ujor është shumë e fortë. Ajo vendos përballë zgjerimin e marrëdhënieve me transformimin tuaj personal.
Kjo do të thotë se një partner, një bashkëpunëtor ose një person i rëndësishëm mund të kërkojë më shumë hapësirë, më shumë përgjigje ose më shumë angazhim. Por ju, nga ana tjetër, po ndryshoni thellë. Ujorët, sidomos të dhjetëditëshit të parë, nuk janë më të njëjtët. Plutoni në Ujor kërkon fuqi personale, autenticitet dhe transformim. Prandaj, marrëdhëniet që nuk pranojnë versionin tuaj të ri mund të ndihen të tensionuara.
Më 21 korrik, Jupiteri në Luan krijon lidhje mbështetëse me Uranin në Binjakë. Për Ujorin, kjo është energji shumë e mirë për marrëdhënie, dashuri, krijimtari, fëmijë, bashkëpunime dhe projekte personale. Një partner mund të hapë një derë. Një lidhje mund të zgjojë gëzim. Një bashkëpunim mund të lidhet me një projekt krijues. Mund të ketë një mundësi të papritur përmes një personi tjetër, sidomos në fusha që lidhen me art, media, skenë, fëmijë, dashuri ose krijimtari.
Më 22 korrik, Dielli hyn në Luan. Për Ujorin, kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për marrëdhëniet. Luani është shenja përballë Ujorit, prandaj Dielli në Luan aktivizon martesën, partneritetet, bashkëpunimet, kontratat, klientët, marrëveshjet dhe njerëzit që qëndrojnë përballë jush. Nga kjo datë e tutje, vëmendja zhvendoset nga puna dhe rutina te marrëdhëniet.
Kjo periudhë mund të sjellë më shumë kërkesa nga partneri, më shumë vëmendje në bashkëpunime, më shumë negociata ose më shumë nevojë për të parë qartë balancën mes “unë” dhe “ti”. Për Ujorin, që kërkon liri dhe hapësirë personale, Dielli në Luan mund të sjellë një përballje me nevojat e tjetrit. Nuk është domosdoshmërisht negative. Mund të sjellë edhe mundësi të bukura në marrëdhënie. Por kërkon të mos e shihni çdo kërkesë si kufizim. Disa marrëdhënie duan praninë tuaj, jo vetëm idetë tuaja.
Më 23 korrik, Dielli në Luan krijon tension me Kironin në Dem. Për Ujorin, kjo mund të prekë marrëdhëniet dhe familjen. Një partner ose bashkëpunëtor mund të prekë një plagë të vjetër familjare. Një çështje shtëpie mund të ndikojë një lidhje. Mund të ndiheni mes nevojës për të qenë me dikë dhe nevojës për siguri private. Ky aspekt kërkon butësi dhe jo mbrojtje të ftohtë. Nëse një plagë del në sipërfaqe, ajo kërkon shërim, jo shmangie.
Më 24 korrik, Merkuri del nga retrograda në Gaforre. Për Ujorin, kjo është pikë kthese në punë, shëndet dhe rutinë. Pas kësaj date, detyrat fillojnë të qartësohen. Keqkuptimet në punë mund të zgjidhen gradualisht. Mund të merrni përgjigje për një çështje shëndeti, të organizoni më mirë programin, ose të kuptoni çfarë duhet ndryshuar në jetën e përditshme. Nuk është zgjidhje e menjëhershme për gjithçka, por është lehtësim i rëndësishëm.
Më 25 korrik, Neptuni në Dash krijon lidhje mbështetëse me Plutonin në Ujor. Për Ujorin, kjo është shumë e thellë. Mendimi, fjala, komunikimi dhe intuita lidhen me transformimin personal. Mund të keni një kuptim të thellë për veten. Mund të thoni diçka që ndryshon mënyrën se si ju shohin. Mund të ndjeni se zëri juaj po merr më shumë fuqi. Por duhet kujdes që kjo fuqi të mos përdoret për kontroll, por për të thënë të vërtetën me përgjegjësi.
Më 26 korrik, Saturni hyn në retrogradë në Dash. Për Ujorin, ky ndikim prek komunikimin, mendimin, dokumentet, udhëtimet e shkurtra, marrëdhëniet me vëllezër, motra, fqinjë, njerëz të afërt, studimet bazë, shkrimin dhe mënyrën se si organizoni informacionin. Saturni në këtë zonë kërkon seriozitet në fjalë. Nuk mjafton të keni ide. Duhet t’i strukturoni. Nuk mjafton të flisni shumë. Duhet të flisni qartë. Nuk mjafton të nisni shumë gjëra. Duhet të përfundoni ato që kanë vlerë.
Ky ndikim prek më fort Ujorët e dhjetëditëshit të dytë. Mund të ketë përgjegjësi me dokumente, mësim, kontrata, udhëtime të shkurtra ose njerëz të afërt. Mund të ndieni se komunikimi bëhet më serioz, më i matur dhe më kërkues. Në anën pozitive, Saturni në Dash krijon lidhje mbështetëse me Ujorin dhe mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një mënyrë më të fortë të të menduarit dhe të folurit.
Më 27 korrik, Dielli në Luan përballet me Plutonin në Ujor, krijon lidhje harmonike me Neptunin në Dash dhe lidhje mbështetëse me Uranin në Binjakë. Për Ujorin, kjo është një nga periudhat më intensive të muajit, sidomos për dhjetëditëshin e parë. Dielli në sektorin e marrëdhënieve përballet me Plutonin në shenjën tuaj. Kjo mund të sjellë përballje të forta në marrëdhënie, lojëra pushteti, tension, magnetizëm, tërheqje, kontroll, xhelozi ose nevojë për transformim të një partneriteti.
Kjo nuk është periudhë për marrëdhënie sipërfaqësore. Nëse një lidhje ka bazë, mund të shkojë më thellë. Nëse ka manipulim, kontroll ose mungesë barazie, do të dalë në dritë. Ujori duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos përdorë ftohtësinë si mbrojtje, por as të lejojë që dikush tjetër të marrë pushtetin mbi jetën e tij. Në të njëjtën kohë, Neptuni dhe Uranusi japin mundësi për komunikim më të butë, frymëzim, krijimtari dhe zgjidhje të papritura përmes dashurisë ose një projekti krijues.
Më 29 korrik, Afërdita në Virgjëreshë krijon tension me Marsin në Binjakë. Për Ujorin, kjo prek financat e përbashkëta, intimitetin, dashurinë, fëmijët dhe kënaqësitë personale. Mund të ketë tension mes një dëshire sentimentale dhe një detyrimi financiar. Mund të ketë debat për para në një marrëdhënie intime. Mund të ketë shpenzime për fëmijë, argëtim ose projekt krijues. Në dashuri, aspekti sjell pasion, por edhe nervozizëm. Duhet kujdes me reagimet impulsive dhe me vendime që lidhen me para ose intimitet.
Po më 29 korrik, Dielli bashkohet me Jupiterin në Luan. Për Ujorin, kjo është një energji shumë e madhe në marrëdhënie dhe partneritete. Mund të sjellë mundësi përmes partnerit, bashkëpunëtorëve, klientëve ose njerëzve që kanë rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Mund të ketë një ofertë, një marrëveshje, një hap në martesë, një bashkëpunim i rëndësishëm ose një zgjerim i madh në marrëdhënie.
Por kjo ndodh përballë shenjës suaj, prandaj kërkon kujdes me teprimin e tjetrit ose me pritshmëritë shumë të mëdha. Jupiteri në Luan mund të sjellë njerëz të fuqishëm, bujarë, të dukshëm, por edhe ego të madhe. Ju duhet të shihni: ky partneritet më rrit, apo më mbulon? Më hap rrugë, apo kërkon të marrë gjithë hapësirën?
Në të njëjtën ditë ndodh Hëna e Plotë në Ujor, në shenjën tuaj. Kjo është kulmi më i rëndësishëm i muajit për ju. Hëna e Plotë në Ujor ndriçon identitetin, trupin, imazhin, ndjenjat, vendimet personale dhe nevojën për të qenë të vërtetë me veten. Nëse gjatë muajit shumë vëmendje ka shkuar te puna, marrëdhëniet dhe kërkesat e të tjerëve, kjo Hënë e Plotë ju kthen në qendër.
Për Ujorin, kjo Hënë e Plotë pyet: çfarë dua unë? Ku kam ndryshuar? A po më shohin të tjerët siç jam tani, apo siç kam qenë dikur? A po e ruaj lirinë time brenda marrëdhënieve? A po dëgjoj trupin tim, ndjenjat e mia dhe të vërtetën time?
Kjo Hënë e Plotë prek më fort Ujorët e dhjetëditëshit të parë, sepse ndodh në gradën 6 të Ujorit. Për disa, mund të sjellë vendim personal, kulm emocional, ndryshim në imazh, qartësi në marrëdhënie ose një moment ku nuk mund të fshihni më atë që ndieni. Kjo është Hënë e Plotë që ju vendos përballë vetes. Nuk është vetëm për marrëdhëniet. Është për të kuptuar kush jeni bërë.
Ujori i dhjetëditëshit të parë
Për Ujorët e dhjetëditëshit të parë, korriku 2026 është një nga muajt më të fuqishëm të vitit. Ju prekeni drejtpërdrejt nga Plutoni në Ujor, nga Marsi me Uranin në Binjakë, nga Neptuni në retrogradë në Dash, nga Dielli me Jupiterin në Luan dhe sidomos nga Hëna e Plotë në shenjën tuaj. Ky muaj është personal, intensiv dhe transformues.
Plutoni në Ujor po ju ndryshon thellë. Nuk bëhet fjalë për ndryshim të vogël. Bëhet fjalë për mënyrën se si e shihni veten, si ju shohin të tjerët, si përdorni fuqinë tuaj dhe cilat pjesë të identitetit të vjetër nuk mund të mbahen më. Në korrik, sidomos rreth datës 27 dhe 29, ky proces bëhet shumë i dukshëm përmes marrëdhënieve. Dikush përballë jush mund t’ju provokojë, t’ju sfidojë ose t’ju tregojë se nuk mund të jeni më versioni i vjetër i vetes.
Marsi me Uranin në Binjakë në fillim të muajit ju jep energji të madhe krijuese dhe sentimentale. Mund të ketë një zhvillim të papritur në dashuri, një ide artistike, një projekt me fëmijët, një dëshirë për të shprehur veten më lirshëm ose një kthesë në mënyrën se si përjetoni gëzimin. Por duhet kujdes me impulsin. Mos krijoni dramë vetëm sepse keni nevojë për liri.
Neptuni në retrogradë në Dash ju ndihmon të dëgjoni më shumë intuitën në komunikim, por kërkon qartësi në fjalë. Nëse keni një ide, shkruajeni. Nëse keni një bisedë të rëndësishme, mos e lini në mjegull. Fjalët kanë peshë të madhe këtë muaj.
Fundi i muajit është kulmi. Dielli me Jupiterin në Luan mund të sjellë mundësi të mëdha përmes marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por edhe rritje të kërkesave nga të tjerët. Hëna e Plotë në Ujor ju vendos në qendër dhe ju kërkon të mos humbisni veten. Nëse një marrëdhënie ju jep hapësirë të rriteni, mund të forcohet. Nëse një marrëdhënie kërkon t’ju kontrollojë, tensioni do të bëhet i qartë.
Këshilla për ju është të mos keni frikë nga transformimi. Ju nuk jeni më të njëjtët dhe nuk keni pse të silleni sikur jeni. Por fuqia duhet përdorur me vetëdije. Mos reagoni me ekstrem. Mos lejoni kontroll. Mos kontrolloni. Qëndroni në të vërtetën tuaj.
Ujori i dhjetëditëshit të dytë
Për Ujorët e dhjetëditëshit të dytë, korriku 2026 është muaj shumë i rëndësishëm për komunikimin, punën, rutinën, shëndetin dhe mënyrën se si ndërtoni mendimin tuaj. Ju prekeni më fort nga Saturni në retrogradë në Dash, nga Merkuri në retrogradë në Gaforre dhe nga zhvillimet në sektorin e marrëdhënieve pas hyrjes së Diellit në Luan.
Saturni në retrogradë në Dash prek komunikimin, dokumentet, udhëtimet e shkurtra, mësimin, marrëdhëniet me njerëz të afërt dhe mënyrën se si flisni. Për ju, kjo është periudhë për të marrë më seriozisht fjalën. Ndoshta duhet të rishikoni një kontratë, një dokument, një plan mësimi, një projekt shkrimi ose një marrëdhënie me një person të afërt. Mund të ketë përgjegjësi më të madhe në komunikim. Mund të ndiheni sikur duhet të flisni më pak, por më saktë.
Ky ndikim është në thelb mbështetës, sepse Saturni në Dash krijon lidhje harmonike me Ujorin. Ai mund t’ju ndihmojë të ndërtoni mendim më të fortë, të organizoni ide, të përgatiteni për një projekt serioz, të studioni ose të vendosni rregull në dokumente. Por nuk lejon shpërndarje. Nëse keni nisur shumë gjëra dhe nuk keni përfunduar asnjërën, korriku ju kërkon përzgjedhje.
Merkuri në retrogradë në Gaforre prek punën dhe shëndetin. Mund të ketë vonesa, rishikime, keqkuptime ose detyra që duhet t’i bëni përsëri. Mos u acaroni. Kjo periudhë është për korrigjim. Pas 24 korrikut, kur Merkuri del nga retrograda, rutina dhe çështjet e punës fillojnë të qartësohen.
Afërdita në Virgjëreshë ju kërkon kujdes me financat e përbashkëta dhe marrëdhëniet intime. Mund të jetë periudhë e mirë për të rregulluar një detyrim, por edhe për të parë më qartë çfarë ndani me të tjerët. Nëse ka pasiguri në një lidhje, mos e mbani brenda. Flisni me maturi.
Pas 22 korrikut, Dielli në Luan aktivizon marrëdhëniet. Edhe pse kulmi më i fortë i 29 korrikut prek më shumë dhjetëditëshin e parë, edhe ju filloni të ndieni se marrëdhëniet kërkojnë më shumë vëmendje. Mund të ketë më shumë kërkesa nga partneri, më shumë kontakte me bashkëpunëtorë ose më shumë nevojë për të negociuar.
Këshilla për ju është të ndërtoni qartësi mendore dhe rregull në jetën praktike. Ky muaj nuk ju kërkon të bëni revolucion të menjëhershëm. Ju kërkon të forconi fjalën, programin, punën dhe kufijtë. Nëse e bëni këtë, marrëdhëniet do të menaxhohen më lehtë.
Ujori i dhjetëditëshit të tretë
Për Ujorët e dhjetëditëshit të tretë, korriku 2026 është shumë i rëndësishëm për punën, shëndetin, rutinën dhe përgatitjen për një fazë më të fortë në marrëdhënie. Ju prekeni më shumë nga Merkuri në retrogradë në Gaforre, nga takimi i Diellit me Merkurin më 13 korrik dhe nga Hëna e Re në Gaforre më 14 korrik. Këto ngjarje aktivizojnë sektorin tuaj të përditshmërisë dhe ju kërkojnë të vendosni më shumë rregull.
Në pjesën e parë të muajit, mund të keni vonesa në punë, detyra që duhen korrigjuar, çështje me kolegë, ndryshime programi ose nevojë për të rishikuar mënyrën se si menaxhoni energjinë. Mund të ketë edhe sinjale nga trupi që kërkojnë vëmendje. Mos i injoroni. Për Ujorin e dhjetëditëshit të tretë, korriku është muaj që thotë: nuk mund të mbështeteni vetëm te mendja. Trupi ka ritmin e vet.
Më 13 korrik, Dielli me Merkurin në retrogradë mund të sjellë një moment qartësie në punë ose shëndet. Mund të kuptoni pse një rutinë nuk funksionon, pse një detyrë po vonohet, ose pse një situatë në ambientin e punës duhet trajtuar ndryshe. Më 14 korrik, Hëna e Re në Gaforre hap një cikël të ri në punë dhe shëndet. Kjo është shumë e mirë për të ndryshuar zakone, për të organizuar më mirë ditën, për të krijuar sistem të ri pune ose për të vendosur më shumë kujdes ndaj trupit.
Por sepse Merkuri është ende në retrogradë, mos kërkoni rezultate të menjëhershme. Filloni me korrigjim, jo me presion. Nëse doni rutinë të re, ndërtojeni gradualisht. Nëse duhet të zgjidhni një çështje pune, prisni derisa informacioni të jetë i plotë. Pas 24 korrikut, gjërat bëhen më të qarta.
Afërdita në Virgjëreshë prek financat e përbashkëta dhe intimitetin. Për dhjetëditëshin tuaj, kjo do të ndihet më shumë ndërsa Afërdita ecën më thellë në Virgjëreshë. Mund të ketë nevojë për biseda rreth parave, ndarjes së përgjegjësive, borxheve, taksave ose marrëdhënieve intime. Kjo periudhë nuk kërkon dramë, por kërkon qartësi dhe saktësi.
Marsi me Uranin në Binjakë në fillim të muajit mund të sjellë atmosferë krijuese, edhe nëse ndikimi më i drejtpërdrejtë bie te dhjetëditëshi i parë. Mund të ndieni nevojë për më shumë liri në dashuri, më shumë shprehje krijuese ose më shumë gëzim. Por për ju, përpara se të hapni plotësisht këtë energji, duhet të rregulloni ritmin e përditshëm.
Pas 22 korrikut, Dielli në Luan fillon të ndriçojë marrëdhëniet. Partneritetet, bashkëpunimet dhe marrëveshjet bëhen më të rëndësishme. Fundi i muajit me Diellin dhe Jupiterin në Luan dhe Hënën e Plotë në Ujor nuk prek drejtpërdrejt gradat tuaja aq fort sa dhjetëditëshin e parë, por hap një temë që do të vazhdojë: balanca mes vetes dhe të tjerëve. Do të duhet të shihni më qartë kush ju jep hapësirë dhe kush kërkon shumë nga energjia juaj.
Këshilla për ju është të mos nënvlerësoni fuqinë e rutinës. Korriku mund të duket si muaj praktik, por pikërisht përmes punës, shëndetit dhe organizimit ju përgatiteni për vendime më të mëdha në marrëdhënie. Nëse trupi dhe programi janë të lodhur, edhe marrëdhëniet bëhen më të vështira. Filloni nga baza.
Në përmbledhje, korriku 2026 për Ujorin është muaj që fillon me punë, shëndet, rregull dhe përgjegjësi praktike, por përfundon me një kulm shumë të fortë personal dhe marrëdhënor. Merkuri në retrogradë në Gaforre dhe Hëna e Re në Gaforre kërkojnë rishikim në rutinë, punë dhe shëndet, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Marsi me Uranin në Binjakë sjell zhvillime të papritura në dashuri, krijimtari, fëmijë dhe projekte personale, sidomos për dhjetëditëshin e parë. Neptuni dhe Saturni në retrogradë në Dash kërkojnë qartësi dhe përgjegjësi në komunikim, dokumente, mësim dhe marrëdhënie me njerëz të afërt. Afërdita në Virgjëreshë kërkon rregull në financat e përbashkëta, detyrime dhe intimitet. Pas 22 korrikut, Dielli në Luan aktivizon fuqishëm marrëdhëniet. Dhe më 29 korrik, Dielli me Jupiterin në Luan përballë jush dhe Hëna e Plotë në Ujor sjellin një kulm të madh në boshtin “unë dhe tjetri”.
Ky muaj i thotë Ujorit: mos e humb veten duke iu përgjigjur vetëm kërkesave të të tjerëve. Rregullo jetën e përditshme, dëgjo trupin, qartëso financat e përbashkëta, por në fund të muajit kthehu te vetja. Marrëdhëniet janë të rëndësishme, por identiteti yt është po aq i rëndësishëm. Nëse qëndron i vërtetë me veten dhe nuk lejon lojëra pushteti, korriku mund të të sjellë një kthesë shumë të rëndësishme personale.