Përputhen: 89%
Bujaria shpirtërore e një Shigjetari do ju sjellë gjithçka që do nevojitet dhe do të kërkojë një lidhje. Shigjetari duhet të ndjehet i lirë dhe jo i shtypur. Kjo është diçka që një Ujor do të kuptojë që në fillim sepse ai thjesht ka të njëjtën nevojë.
Shigjetari social dhe i drejtë do ju bëjë të besoni se e keni gjetur partnerin e përsosur dhe do ju tërheqë me vitalitetin dhe dinamizmin e tij. Ju plotësoni njëri-tjetrin shumë mirë dhe dini se si t'i shfaqni ndjenjat e brëndshme që keni në vetvete. Ky bashkim bazohet në besimin absolut dhe vlerësimin e ndërsjelltë që do të ndjeni për njëri-tjetrin.
Erotikisht, kjo marrëdhënie është veçanërisht e mirë, e mbushur me pasion dhe imagjinatë. Ekonomikisht, ju jeni ndoshta një çift disi i dobët dhe keni nevojë për shumë vëmendje për të shmangur problemet. Përdorni ndryshimet e vogla që mund të lindin, për të pasuruar marrëdhënien tuaj, e cila ka shumë shanse për sukses.
Shigjetarët që përshtaten më shumë më Ujorin:
Miqësi e pastër dhe aleanca të mëdha shoqërore, janë të mundshme mes jush dhe Shigjetarit të lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Ju mund ta gjeni shpirtin tuaj binjak në këtë grup.
Shigjetarët e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit janë shumë të zjarrtë dhe do arrijnë t’ju mbajnë gjithnjë vigjilent. Nëse njihni ç‘është e mirë për ju, duhet ta mbani gojën të mbyllur. Kjo është mënyra më efektive për t'u marrë me këta njerëz.
Shigjetari, i lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit, bashkë-udhëhiqet nga Luani dhe Dielli dhe ky është një kombinim i fuqishëm. Ata mund të jenë kandidatë të mirë për një angazhim të rëndësishëm afatgjatë. Të paktën ju mund të argëtoheni me ta.


