SHIGJETARI ME PESHOREN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Shigjetari
shenja e dyte: 
Peshorja
Pershkrimi: 

Përputhen: 87%

Peshorja është tërheqëse dhe simpatike dhe pothuajse gjithmonë ka liri veprimi dhe mirëkuptimi.Keni shumë të përbashkëta me këtë shenjë dhe që në fillim do ndjeni tërheqje të fortë midis jush. Megjithatë kujdes, sepse Peshorja do të qëndrojë pranë jush vetëm në momentin që do jetëe sigurtë për ndjenjat që keni për të. Peshorja është romantike dhe shoqërore, por gjithashtu e pavendosur dhe flirtuese.

Karakteristikat kryesore të Peshores janë nevoja për harmoni, bashkëjetesë, shoqëri dhe ekuilibër në të gjitha fushat e jetës së saj, duke mënjanuar konfliktet. Xhelozia e Peshores do ju bëjë të ndiheni pakëndshëm, ndërsa ajo nuk do të ndihet e sigurt me nevojën tuaj për liri. Peshorja është e përkushtuar ndaj partnerit të saj, beson në martesë dhe dëshiron të legjitimojë marrëdhëniet e saj.Peshoret e ndjejnë seksin si një shprehje supreme të dashurisë dhe do përpiqen të bëjnë gjithçka që t'ju bërë të ndiheni mirë me to. Ekonomikisht, lëreni Peshoren të planifikojë shpenzimet tuaja sepse vepron në menyrë më tëkujdesshme se ju në këtë pjesë. Është një marrëdhënie mjaft e mire, që me pak durim dhe shumë dashuri mund të shndërrohet në një lidhje ideale për të dy.

Me cilën Peshorje përshtatet më shumë Shigjetari?

Peshoret e lindura midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit janë shumë të paqëndrueshëm për preferencat tuaja, edhe pse sheh shumë nga pavarësia jote tek ato.Për t'i sjellë ato nën këmbët tuaja, duhet t'i trajtoni me shumë zgjuarsi.

Peshorja e lindur midis 4 dhe 13 Tetorit, premton disa momente interesante.Gjërat mund të jenë edhe shumë gazmore kur ju të takoheni së bashku. Prisni të papritura me to!

Keni mundësi të jashtëzakonshme për një dasëm, me Peshoren e lindur midis 14 dhe 23 Tetorit.Më të, ju presin më të mirat.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: