Përshtaten: 88%
Jeta mes këtyre dy partnerëve, shumë lehtë mund të shwndrrohet në një udhëtim të mrekullueshëm dhe të pashembullt erotik që vështirë se do e lejojë këtë marrëdhënie të bjerw në rutinë. Në lidhjet e tyre personale, Binjakët janë shumë ekspresivë dhe nuk do hezitojnë t’i tregojnë Shigjetarit admirimin e tyre. Janë aktivë, por ndonjëherë edhe sipërfaqësorë dhe pa takt. Megjithatë, mendja e tyre e shpejtë dhe zgjuarsia që zotërojnë do tërheqin vëmendjen tuaj menjëherë.
Mos e presiononinjë Binjak dhe përpiquni t'i jepni hapësirën që atij i nevojitet kaq shumë.Përveç kësaj, kjo është një nevojë që edhe ju keni, ndaj është shumë e lehtë të kuptoheni midis jush. Bujaria juaj do ejoshi një Binjak shumë të brishtë. Por edhe ai, nga ana tjetër, doju prekë emocionalishtpamasë.
Në aspektin erotik, të dy do të përqendroheni tepër në lojën e joshjes dhe këto lojëra paraprake gjithmonë do të luajë një rol të rëndësishëm në dashuri për ju. Në anën ekonomike, jeni të dy mjaft të papërmbajtur nëzgjedhjet e shpenzimeve tuaja dhe do ishte ide e mirë sikur të përpiqeni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Mundësi e madhe harmonie në këtë kombinim.
Cilët Binjakë janë më të përshtatshmit për Shigjetarin?
Do të jetë një përzierje e mirë e burimeve të energjisë nëse vendosni të bashkpunoni me Binjakët të lindur midis 22 Majit dhe 1 Qershorit. Ju keni një tërheqje absolutisht të mrekullueshme në çdo nivel me ta.
Binjakët e lindur midis 2 dhe 12 Qershorit do ju ngatërrojnë, sepse nganjëherë do të ndiheni miqësor, por ndonjëherë do të doni një marrëdhënie më të ngushtë me ta. Para se të ndërmerrni këtë hap, sigurohuni që keni kuptuar në çfarë po mplekseni.
Do të jeni të kënaqur nga zgjuarsia e Binjakëve të cilët kanë lindur ndërmjet 13 dhe 21 Qershorit. Ju dashuroni humorin e tyre inteligjent, por mund të ndjeni veten inferiornga ana shpiritualenëbisedim.Hyrja në një lidhje afatgjatë me ta kërkon një kompromis nga të dyja anët.


