Përputhen: 83%
Këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie shumë të mirë dhe të veçantë.Bricjapi është tradicional dhe veçanërisht i vëmendshëm në gjithçka që bën. Ata asnjëherë nuk nisin një marrëdhënie sa për të kaluar kohën. Ka shumëgjasat’ju lodhi Bricjapi në fillim, por më pas do zbuloni se nëse i jepni pak hapësirë dhe kohë, ai mund t'ju fitojë me zgjuarsinë dhe karakterin e tij krijues.
Ju jeni të dy të ndjeshëm dhe realist. Ju Shigjetarët, duhet të jeni të kujdesshëm të mos lëndoni partnerin me sjelljen tuaj. Keni aftësinë për të zbuluar ndjeshmërinë që partneri juaj Bricjapi fshehdhe i cili do ju lidhë me të,gjithë jetën.
Në anën erotike,sëbashku me Bricjapin, krijoni një çift ideal që do jetojë një dashuri pa tabu dhe paragjykime. Në anën ekonomike, ju duhet të dini se Bricjapi është dorështrënguar dhe duhet të kufizoni pak nevojat tuaja, për të shmangur prishjet e mundshme. Në përgjithësi është një nga marrëdhëniet më të mira që mund të zhvillohet dhe me shumë pak përpjekje, do ketë të gjitha kushtet për të zgjatursa më shumë.
Me cilin Bricjap përshtatet më shumë Shigjetari?
Nëse je me një Bricjap të lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, nuk do të shfaqin pasionalitetin e tyre që në fillim. Ata janë tipa me këmbë në tokë dhe kanë nevojë për kohë dhe bindje, për të ardhur më afër mënyrës suaj të të menduarit.
Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit janë më të ndjeshëm dhe sensual se ato që kanë lindur më parë. Ka një shans që mund të përshtateni më tepër me këtë grup.
Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit do ju japin shumë momente freskie, madje edhe shumë humor. Por duhet të dini se humori i Bricjapit është i thatë dhe nganjëherë cinik, dhe nëse kjo ju pëlqen, do të keni momente të mira me ta.


