Parashikimet

21/3-20/4
Dashi sot
11/07/2020

Të përgjithshmet

Në vijë të parë të interesit tuaj qëndrojnë cështjet tuaja personale, dëshirat janë prioriteti juaj më i rëndësishëm, ndërkohë që lëvizjet tuaja janë të pajisura me elementin e eksagjerimit, ndërkohë që dhe imazhi që të tjerët do të marrin nga ju është ana më e fortë e vetes tuaj.Per me teper mbi parashikimin tuaj personal klikoni ne https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Dashuria

Jeni fokusuar në zërin tuaj dhe nuk janë të pakta herët ku do të përpiqeni të kaloni mendimet tuaja tek personi që ju intereson, pasi i mbroni idetë tuaja me pasion. Por preferohet ti lini hapësirë dhe palës tjetër për tu shprehur, duke dëgjuar fillimisht astrologun tuaj personal.

Karriera dhe financat

Mos lini pas dore menaxhimin e cështjeve të lëna pezull dhe detyrimeve që keni marrë përsipër, vecanërisht drejt pjesës profesionale sot, ndërkohë që një skenar i mundshëm është eprorët tuaj të kenë kërkesa të larta nga ju dhe kjo t’ju karikojë.

, , ,