UJORI ME SHIGJETARIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Ujori
shenja e dyte: 
Shigjetari
Pershkrimi: 

Përputhen: 89%

Bujaria shpirtërore e një Shigjetari do ju sjellë gjithçka që do nevojitet dhe do të kërkojë një lidhje. Shigjetari duhet të ndjehet i lirë dhe jo i shtypur. Kjo është diçka që një Ujor do të kuptojë që në fillim sepse ai thjesht ka të njëjtën nevojë.

Shigjetari social dhe i drejtë do ju bëjë të besoni se e keni gjetur partnerin e përsosur dhe do ju tërheqë me vitalitetin dhe dinamizmin e tij. Ju plotësoni njëri-tjetrin shumë mirë dhe dini se si t'i shfaqni ndjenjat e brëndshme që keni në vetvete. Ky bashkim bazohet në besimin absolut dhe vlerësimin e ndërsjelltë që do të ndjeni për njëri-tjetrin.

Erotikisht, kjo marrëdhënie është veçanërisht e mirë, e mbushur me pasion dhe imagjinatë. Ekonomikisht, ju jeni ndoshta një çift disi i dobët dhe keni nevojë për shumë vëmendje për të shmangur problemet. Përdorni ndryshimet e vogla që mund të lindin, për të pasuruar marrëdhënien tuaj, e cila ka shumë shanse për sukses.

Shigjetarët që përshtaten më shumë më Ujorin:

Miqësi e pastër dhe aleanca të mëdha shoqërore, janë të mundshme mes jush dhe Shigjetarit të lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Ju mund ta gjeni shpirtin tuaj binjak në këtë grup.

Shigjetarët e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit  janë shumë të zjarrtë dhe do arrijnë  t’ju mbajnë  gjithnjë vigjilent. Nëse njihni ç‘është e mirë për ju, duhet  ta mbani gojën të mbyllur. Kjo është mënyra më efektive për t'u marrë me këta njerëz.

Shigjetari, i lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit, bashkë-udhëhiqet nga Luani dhe Dielli dhe ky është një kombinim i fuqishëm. Ata mund të jenë kandidatë të mirë për një angazhim të rëndësishëm afatgjatë. Të paktën ju mund të argëtoheni me ta.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: