Përshtaten: 92%
Ju jeni të dy shumë romantik, social dhe idealist. Ju dini se si t'i ofroni gjithçka të tjerëve dhe bujaria juaj, ju bën shumë simpatik. Është e sigurt që në fillim do t'i kuptoni plotësisht nevojat dhe veçoritë e njëri-tjetrit dhe secili prej jush do jetë gjithmonë gati të sakrifikojë krenarinë e tij personale, për të siguruar një bashkëjetesë harmonike me partnerin e tij.
Gjithçka që një Peshore duhet të bëjë për t'ju mbajtur pranë është të kuptojë nevojën tuaj për liri. E megjithatë,në të njëjtën kohë, duhet ta bëni atë të ndjejë emocion. Së bashku ju do të përjetoni dashurinë e plotë dhe nëpërmjet saj kjo marrëdhënie do të fitojë edhe më shumë fuqi dhe pushtet.
Erotikisht, ju mund të përjetoni kulminacionin dhe kënaqësinë absolute përmes bashkimit tuaj. Ekonomikisht, asnjëri prej jush nuk do të ndrydhë nevojat e tjetrit, por Ujori duhet t’i frenojë ato. Janë të shumta gjëra e përbashkëta që keni dhe ekziston një shans i madh për të arritur harmoninë përmes kësaj lidhjeje.
Cila Peshore është më e përshtatshme për Ujorin?
Nëse bashkoheni me Peshoren e lindur midis 23 Shtatorit dhe 3 Tetorit, nuk ka dyshim se transformimi, ndaj më të mirës, ekziston! Ky njeri do ju frymëzojë të bësh më të mirën dhe të bëhesh i rëndësishëm! Do ndihet i frymëzuar në të njëjtën mënyrë nga mbështetja juaj.
Peshorja e lindur midis 4 dhe 13 Tetorit do ju njohë menjëherë si shpirtin binjak,edhe ju do ndiheni njësoj. Në fakt, do të ndiheni i lidhur në të gjitha nivelet. Ky kombinim mund të krijojë një marrëdhënie të mrekullueshme për të dy.
Përfshirja afatgjatë me Peshoren e lindur midis 14 dhe 23 Tetorit, do të jetë një çështje e ngatërruar për ju. Me këtë kombinim, edhe pse mund të kënaqeni nënshoqerinëe tij dhe dashurinë për të bërë gjëra së bashku, kurrë nuk do të mund të ecni më tej së bashku.


