UJORI ME LUANIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Ujori
shenja e dyte: 
Luani
Pershkrimi: 

Përshtaten: 80%

Luanët janë krijesa krenare dhe kanë një lidership shumë të fortë në marrëdhëniet e tyre dhe veçanërisht në lidhjet e tyre dashurore. Kreativw, entuziastw, socialw dhe bujarw, lëshojnë një shkëlqim shumë të veçantë që do të tërheqë vëmendjen e një Ujori që nëçastet e para.

Një Luan do të donte t'ju impononte autoritetin e tij që në fillim, dhe kur ai të kuptojë se kjo ndoshta është e pamundur, do të jetë shumë i axhituar. Në të njëjtën kohë, popullariteti juaj ka gjasa të zgjojë xhelozinë e një Luani. Nëse doni të mbani një Luan pranë jush, duhet ta pranoni plotësisht dhe t’i tregoni atij vazhdimisht admirimin tuaj.

Erotikisht, me një Luan do të përjetoni momente magjepsëse dhe do të ndiheni vërtet të përmbushur. Ekonomikisht, është e këshillueshme t'i kushtoni vëmendje të madhe që të dy dhe të përpiqeni të reduktoni nevojat tuaja. Ju jeni shenja të ndryshme për nga natyra juaj dhe kjo lidhje është në mënyrë të qartë e vështirë, por me kombinimet e duhura planetare mund të ketë një rezultat pozitiv.

Cili Luan është më i përshtatshëm për ju?

Ju duhet të ndiheni rehat me Luanët të cilët kanë lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit. Energjia e tij e shndritshme  dhe plot vetbesim do ju tërheqë pranë tij dhe premton një lidhje  të shkëlqyer. Me këtë Luan do të balanconi karakterin e njëri-tjetrit.

Ju do të krijoni miqësi të mëdha me Luanët e lindur ndërmjet  5 dhe 14 Gushtit. Ju gjithashtu mund të përfitoni prej tyre. Kombinimi i veprimeve tuaja sjell shumë socializim dhe fat të papritur të mirë.

Marsi i zjarrtë dhe Dashi udhëheqin Luanët e lindur ndërmjet 15 dhe 23 Gushtit. Biseda të gjata që çojnë në zënka, mund të jenë një nga efektet e këtij kombinimi. Por, disa momente të mira do të shpërndahen brenda kësajlidhjeje. Nëse punoni mbi këtë, mund të krijohet një bashkim i qëndrueshëm, gjë që heshturazi të dy kërkoni. Silleni këtë dëshirë në marrëdhënientuaj nëse doni me të vërtetë të funksionojë.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: