Përshtaten: 96%
Ju keni ndjeshmëri shumë të madhe nën ftohtësinë që shfaqni. Jeni të dy pozitivë dhe ambiciozë. Ju keni durim të madh dhe organizim, stabilitet dhe ndërgjegjshmëri. Në lëvizjet tuaja jeni shumë të kujdesshëm dhe tepër i përpiktë duke mos lënë vend për gabime.
Dini të mësoni nga vështirësitë dhe të ecni përpara,duke tejkaluar me lehtësi pengesat që hasni gjatë rrugës.Ju e doni familjen dhe kjo do të jetë një nga qëllimet e përbashkëtatëvendosuranë këtë marrëdhënie. Ju të dy kërkoni sigurinë në të gjitha sferat e jetës.
Nga ana erotike përshtateni në mënyrë perfekte.Ekonomikisht keni kapacitetin të arrini qëllime shumë të larta.Megjithatë, kjo marrëdhënie mund të jetë veçanërisht e vështirë sepse të dy jeni shumë xheloz dhe posesiv ,ndaj është e vështirë të parashikojmë përfundimin e kësaj lidhjeje.
Cilët Bricjapë ju përshtaten më shumë:
Tek të gjithë Bricjapët mund të gjeni lumturinë përfundimtare,por Bricjapët e lindur mes datave22 Dhjetor dhe 1 Janar, janë më të përshtatshëm se Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit. Ndikimi i Saturnit dhe Afërditës do të thotë se përkujdesja do të rritet dhe do të ketë një ëmbëlsi të natyrshme.
Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit janë sharmantë dhe do ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Planeti juaj bashkëudhëheqës, Mërkuri, do i stimulojë mentalisht ata, do i ndihmojë të kenë një frymë gatshmërie, si dhe të jenë të zgjuar dhe shumë komunikues.
Ndonjëherë pyesni veten nëse janë me të vërtetë Bricjapë, pasi ata flasin shumë!Mirëpo, ky është një kombinim i mirë.


