Përshtaten: 89%
Ujorët janë bujar dhe tëvendosur. Ata i kushtojnë rëndësi të madhe lumturisë së partnerit të tyre dhe do bezdisen tepër, nëse ai përpiqet t'i kufizojë ato. Pra, me ju nuk e kanë këtërrezik dhe kjo do i bëjë ata të ndihen rehat me ju që në fillim. Për një Ujor është e nevojshme të ndihet i lirë dhe të ketë hapësirën dhe kohën që i nevojitet për veten.
Angazhimi i bezdis Ujorët edhe kur ka të bëjë me një Shigjetar shumë simpatik, i cili i bën ata të ndihen shumë të magjepsur dhe të varur! Megjithatë, nëse ai ndien vërtet dashuri, mund të jetë i qëndrueshëm dhe të krijojë një familje.Ata janë bujarë dhe të vendosur, por lehtë mund të revokojnë dhe ndryshojnë planet që kanë bërë.
Në anën erotike, seksi me një Ujor do të jetë plot me eksperimente dhe imagjinata që ata kanë në këtë fushë është e pashtershme. Në anën ekonomike, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse të dy jeni mjaft shpërdorues. Një marrëdhënie pa dyshim e mirë dhe një kombinim që me pak kujdes dhe shumë dashuri, do ju japë mundësinë të përjetoni lumturinë.
Cili Ujor i përshtatet më tepër Shigjetarit:
Nëse e gjeni veten me Ujorin e lindur ndërmjet 21 dhe 30 Janarit, mund të habiteni kur të kuptoni sesa kokëfortëështë ai.Duhet të merrni masa paraprake shtesë nëse mendoni seriozisht për një lidhje me ta.
Ujori i lindur ndërmjet 31 Janarit dhe 8 Shkurtit, ndikohet nga shenja e Binjakut dhe planeti i Hermesit, i cili është përgjegjës për martesën tuaj.Bashkimet e shenjta të martesës mund të sigurohen nëse përfundoni në një marrëdhënie me dikë që ka lindur në këtë periudhë. Fat i mirë!
Shumica e Ujorëve të lindur midis 9 dhe 18 Shkurtit do ndihen të tërhequr nga ju, nëse keni lindur ndërmjet 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Prekja e Aferditës, do i ndihmojë ata të zbusin shpirtin tuaj dhe t'ju bëjnë të ndiheni se ju dashurojnë dhe kujdessen për ju.


