AKREPI ME VIRGJËRESHËN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Akrepi
shenja e dyte: 
Virgjeresha
Pershkrimi: 

Përputhen: 74%

Virgjëreshat janë shumë të zgjuara dhe shkathta dhe kjo është diçka që me siguri do të tërheqë vëmendjen e një Akrepi. Por në thelb ju të dy jeni njerëz krejtësisht të ndryshëm. Do të shqetësoheni që Virgjëresha nuk ka imagjinatë dhe pasion. Ju jetoni në dy botë që nuk takohen askund.

Virgjërëshat janë shumë të rrepta me gabimet e të tjerëve dhe në të njëjtën kohë ato janë të dashuruara me saktësinë dhe metodikën. Ato kanë një teori praktike për jetën që e ndjekin atë, sa të mundenme përpikmëri. Kjo mund ta lodhi një Akrep dhe ta bëjë atë të ndihet i bllokuar në një marrëdhënie të pakuptimtë. Qëllimet tuaja, do të kuptojni shumë shpejt se janë krejtësisht të ndryshme dhe do të jetë shumë e vështirë për t'i bërë ato të bashkveprojnë.

Në anën erotike, njëri plotëson tjetrin dhe ndoshta një Virgjëreshë do t’i nënshtrohet pasionit dhe dëshirave tuaja. Virgjëresha e do të vërtetën, konsistencën dhe ekonominë. Pra, në këtë çështje, ju nuk do të keni problem të madh dhe do të jeni në gjendje t’ja lini asaj financiatpa menduar dy herë.Në përgjithësi është një lidhje shumë e vështirë dhe kërkon shumë këmbëngulje dhe durim për të qëndruar në këmbë. Megjithatë, me kombinimet e duhura planetare, gjërat mund të përfundojnë shumë pozitivisht.

Cila Virgjëreshë është më e përshtatshme për Akrepat?

Jini të kujdesshëm ndaj Virgjëreshave të lindura midis 24 Gushtit dhe 2 Shtatorit. Mërkuri, i cili i udhëheq ato, është kundër natyrës suaj. Do të ketë shpërthime herëtë herë pas hershme. Mund të ketë gjithashtu një diferencë në moshë ose mjedisin kulturor që do ju bëjë të ngrinipikpyetje mbi marrëdhënien tuaj. Mendoni mirë përpara se të çoni miqësinë në një nivel më serioz.

Virgjëreshat e lindura ndërmjet 3 dhe 12 Shtatorit ju ofrojnë fitime dhe humbje në të njëjtën masë. Por mos harroni, "Mos ngatërroni asnjëherë punën dhe qejfin". Nëse mund ta sqaroni këtë temë, këto Virgjëresha do t'ju ofrojnë stabilitet dhe siguri e cila i përshtatet pikëpamjes që ju keni për jetën.

Virgjëreshat e lindura midis 13 dhe 22 Shtatorit janë ideale për dashuri dhe përkushtim afatgjatë. Kjo është për shkak se Jupiteri, i cili ndikon jetën tuaj romantike dhe është një planet shumë fatsjellës për ju, është gjithashtu i lidhur edhe me fatin e tyre. Ju natyrisht do të ndiheni tërheqje ndaj tyre dhe do dëshironi një të ardhme të ndritshme me ta.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: