Përputhja: 94%
Binjakët janë njerëz krejtësisht aktivdhe elokuentë , të zgjuar dhe kanë një perceptim të shkëlqyer. Por, shpesh herë janë të paqëndrueshëmdhe kjo do të krijonte problem për në një Peshore të qëndrueshme dhe të drejtë. Por, pa dyshim ju të dy keni shumë ngjashmëri. Ju jeni persona që përshtaten, spiritual, komunikues dhe që në fillim do e vendosni këtë lidhje në baza shumë të mira. Ngjashmëritë tuaja do ju bëjnë të reagoni në të njëjtën mënyrë përçdo problem apo pengesa që lindin dhe kjo në një marrëdhënie është avantazhi më i madh.
Të dy jetoni në një ‘’botë-ëndërr’’të ndjeshme dhe së bashku do të jeni në gjendje të njihni dhe të eksploroni gjëra të reja. Binjakët i pëlqejnë njerëzit që lëshojnë një mister dhe që nuk do rendin gjatë pas tyre. Mos prisni një Binjak pasion dhe ndjenja të forta.Duhet të dini se ata pëlqejnë të flirtojnë dhe nukndalojnë kurrë së flirtuari edhe nësekuptojnë se kjo mund t'ju bezdisi. Megjithatë, Binjakët janë energjikë, tentojnë të inkurajojnë një Peshoredhe ta mbushin atë me energji.
Ana erotike me një Binjakë do ju bëjëtë eksperimentoni dhe shihni dashurinë nga një këndvështrim krejtësisht tjetër. Anën ekonomike menaxhojeni jusepse Binjakët janë veçanërisht shpërdorues. Është një lidhje relativisht optimiste, sepse të dy partnerët e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të gjetur lumturinë.
Cili Binjak i përshtatet më shumëPeshores:
Binjakët e lindur midis 22 Majit dhe 1 Qershoritjanë në përputhjeme ju. Shijoni momentet me ta, por do ju sugjeronim të mos jepenitepërsepse mund ta humbisni lojën shpejt.
Do të keni një kombinim dashurie me ata që kanë lindur ndërmjet 2 dhe 12 Qershorit. Planeti i Afërditëssjell në sipërfaqe ndjeshmërinë dhe dashurinë e tyre dhe natyrisht interesin e tyre për martesë.Atyre u pëlqen të tregojnë qartazidashurinë e tyre. Do ju pëlqejë gjithashtu sensi i zgjuar i humorit të tyre. Binjakët e lindur ndërmjet 13 dhe 21 Qershorit do t'ju ofrojnë shumë entuziazëm dhe surpriza. Është në të njëjtën gjatësi vale meju dhe do të ndjeni se ky është një kombinim Parajse.


