Përshtaten: 88%
Një Shigjetar nuk do të ketë ndonjë vështirësi në tërheqjen e vëmendjes tuaj por gjithashtu do të bëni një përshtypje shumë pozitive tek këto krijesa shumë intelektuale. Shigjetari është shumë optimist dhe i zhdërvjellët! Karakteristikat e tyre kryesore janë etika, besimi, optimizmi dhe padurimi që i dallon. Jo vetëm që pamja e jashtme nuk është e mjaftueshme,por ata duan një partner që ka logjikë dhe mendim.
Fillimisht një Virgjëreshë do të jetë e kënaqur me një Shigjetar, por sapo të kalojë magjiafillestare dhe dinamizmi ka gjasa t’ju trembë. Një Shigjetar nuk i përketaskujt dhe asgjëje, dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë të pasigurtë me të. Shigjetari jeton për aventurë dhe kjo e bën atëtë mërzitet lehtë nga përsëritjet. Tek kjo pjesë, një Virgjëreshëduhet të kushtojë një rëndësi të veçantë, nëse dëshiron të mbajë një Shigjetar pranë. Ata janë individë të çuditshëm dhe durimi juaj ndoshta nuk do të mund të kuptojë, nevojën e tij për të ‘ndryshmen’.
Erotikisht, me një Shigjetar do të përjetoni një aventurë interesante dhe imagjinata që ka për të treguar në këtë fushë, është e pashtershme. Ekonomikisht, përpiquni të bëni disa kompromise së bashku për të gjetur prerjen e artë. Në përgjithësi, do të thonim se është një marrëdhënie shumë e vështirë dhe kërkon shumë përpjekje.
Cili Shigjetar është më i përshtatshmi për Virgjëreshën:
Shigjetarët e lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit janë ndoshta më të përshtatshmit për ju. Do të tërhiqeni nga fryma e tyre e guximshme dhe aventuriere. Përgatituni për shumë udhëtime dhe përvoja interesante nëse zgjidhni një jetë me ta.
Shigjetarët e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit ju konkurojnë! Ky mund të jetë një kombinim edhe i rrezikshëm. Ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm. Natyra e zjarrtë e këtyre Shigjetarëve mund të ‘djegë‘ sistemin e ndjeshëm të Virgjëreshës.
Dielli dhe Luani pushtojnë Shigjetarët e lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit. Këta njerëz mund të mos jenë ajo që ju doni nga një partner, por ne nuk e gjykojmë librin nga kopertina. Ata kanë diçka të veçantë për t'ju ofruar - njohuri kulturore. Udhëtimi me ta do t'ju bëjë të ndiheni mirë.


