Përshtaten: 64%
Një Dash do të krijojë besim absolut tek një Virgjëreshë që në momentine parë. Do të ndjehen të sigurt me ju dhe kjo është shumë e rëndësishme për një Dash! Dashët janë krijesa shumë entuziaste, me aftësi udhëheqëse, por shumë herë ata bëhen grindavecë, duke dashur t’jaimponojnë tjetrit atë që besojnë! Ka mundësi që nganjëherë t’ju lëndojë dhe t’ju bëjë të besoni se partneri juaj nuk ju do. Por nuk është kështu! Dashi është thellësisht i ndjeshëm dhe nëse i dhuroni dashurinë tuaj, ai do të bëjë gjithçka për ju!
Ju jeni që të dy bujarë dhe me humor. Dashi bie në dashuri të rrufeshme dhe është absolutisht besnik ndaj një lidhjeje me ju. Në anën erotike, seksi me ta, do të ketë pasion dhe zjarrin që ndoshta ju nuk mund t’i ofroni atij dhe do ju bëjë të përjetoni momentet më të paharrueshme erotike.Ju dini të planifikoni mirë shpenzimet tuaja dhe nuk bëni shpenzime të kota, por një Dash nuk e ka këtë aftësi, ndaj do ishte mirë që planifikimin financiar ta mbani në duart tuaja. Nëse ju nxirrni në pah pikat e forta të njëri- tjetrit, kjo marrëdhënie mund të jetë afatgjatë dhe konstruktive.
Cili Dash është mëipërshtatshëm për Virgjëreshën?
Nëse takoni një Dash të lindur midis 21 dhe 30 Marsit do të magjepseni nga forca e natyrshme dhe e pastër që ka sidhe vitaliteti tij. Por mund të jetë e vështirë për ju të vazhdoni me të. Mendojeni mirë se çfarë dëshironi të keni me të. Biznes apo miqësi? Nuk është aspak një angazhim afatgjatë.
Nëse e gjeni veten me një Dash të lindur midis 31 Marsit dhe 10 Prillit, së shpejti do të kuptoni se ka një ego shumë të fuqishme dhe nuk do mund të përballojë kritikat tuaja, pa marrë parasysh sesa e padëmshme apo e dokumentuar ju mendoni se është.
Jeni më të përshtatshmit për ata që kanë lindur midis 11 dhe 19 Prillit. Jupiteri është i lidhur me ta dhe kjo ka të bëjë me martesën dhe partneritetet afatgjata. Ju ndoshta do të ndjeni një tërheqje të fortë fizike ndaj tyre, ndaj do të eksploroni dhe zgjeroni mendjen së bashku.


