Përputhen: 58%
Bricjapi është shumë praktik dhe pozitiv.Karakteristikat kryesore të tyre janë stabiliteti, përgjegjësia, kreativiteti dhe optimizmi që i karakterizon. Ata janë të impresionuar nga detajet e njerëzve,ndërsa ju nga natyra jeni mbresëlënës në çdo gjë! Ata janë tradicionalë dhe shumë të kujdesshëm në atë çka bëjnë.Eksiston mundësia e madhe që ju të lodheni nga një Bricjap në fillim, por në vazhdim do të zbuloni se nëse i jepni pak hapësirë dhe kohë, ai mund t'ju fitojë me zgjuarsinë dhe karakterin krijues të tij. Ata përpiqen të gjejnë një partner që është pranë idealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe kur e gjejnë atë, nuk e ‘’ndajnë’’ me asnjë tjetër.
Në aspektin erotik, një Bricjap ka shumë rezistencë, por i mungon imagjinata. Kjo është diçka që mund t'ja jepni ju kësaj marrëdhënieje dhe kështu nuk do ekzistojë asnjëproblem serioz në këtë fushë. Në anën ekonomike, duhet ta dini se Bricjapi është dorështrënguar, kështu që duhet të minimizoni nevojat tuajapër të shmangur problemet. Në përgjithësi me një humor të mirë dhe durim të mjaftueshëm, kjo marrëdhënie mund të ketë një të ardhme, për sa kohë që ekziston dashuria.
Me cilët Bricjap përshtatet më së miri Luani?
Ndoshta më e mira për ju është Bricjapi i lindur midis 2 dhe 10 Janarit, i cili do ju japë përgjigjet më pozitive sensuale. Megjithëse shumica e Bricjapëve kanë tendencë të jenë konservatorë në këtë fushë, sapo të njiheni me këto Bricjapë, do zbuloni një sërë emocionesh që nuk ikeni provuar më parë.
Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, janë shumë të largët dhe të ftohtë për ju.Ky grup do ketë të gjitha tiparet tipike të Bricjapit. Ka gjasa të jenë të kujdesshëm, spontan dhe nuk u pëlqen të flasin për ndjenjat e tyre. Do kesh shumë punë me ta.
Natyrisht që mund të keni një marrëdhënie të mirë shpirtërore dhe miqësore me ata që kanë lindur ndërmjet 11 dhe 20 Janarit. Ju do të jeni në gjendje të vendosni mendjen tuaj të punojë bashkarisht dhe të mund të përfundoni në disa skema të reja pune dhe planesh financiare!


