Përputhen: 62%
Një Dash nuk do ta ketë të vështirë të tërheqë vëmëndjen tuaj. Dashët janë krijesa shumë energjike, të zhdërvjellta dhe dinamike dhe tipari tyre themelor është natyra impulsive që i karakterizon dhe shpesh herë i bën ato të marrin vendime të nxituara. Ata kanë vullnet të madh dhe vetëbesim, dhe kjo është një nga arsyet që ata nuk do e kuptojnë, ndoshta kurrë, pasigurinë tuaj.Dhe pikërisht aty do thonim se nisin problemet në këtë marrëdhënie. Dashi ndoshta nuk do të ketë duriminpër të toleruar nevojën e vazhdueshme për konfirmimin që ka një Gaforre. Melankolia dhe depresioni i shpeshtë, në të cilin bie një Gaforre, mund ta çmendë fare një Dash! E megjithatë, kjo do jetë edhe arsyeja pse ju do afroheni, sepse Dashi do dojët’jujapë gjithë mbrojtjen dhe sigurinë për të cilën keni nevojëdhe kjo do ju bëjë, që përmes tij, të ndiheni shumë të fortë.
Në pjesën erotike, me Dashin ju përshtateni shumë dhe plotësoni njëri- tjetrin. Dashiështë i zjarrtë dhe plotpasion në dashuri, ndërsa ju nga ana juaj, do e pasuronigjithë këtë pasion me butësinë dhe ndjeshmërinë tuaj. Nga ana ekonomike, një Dash do ju habisëme lehtësinë që ka për të shpenzuarparatë dhe ky do të jetë një problem tjetër në këtë marrëdhënie. Në përgjithësi do të thonim se është një marrëdhënie mjaft e vështirë, por nëse ka kombinime të përshtatshme planetare, mund edhe të ketë rrugëtim.
Me cilin Dash përshtatet më tepër Gaforrja?
Megjithëse Gaforrjadhe Dashi nuk janë kombinimi më perfektnë aspektin karakteristikave, ju do keni një marrëdhënie të fortë me Dashin e lindur midis 21 dhe 30 Marsit.Ata që lindin midis 31 Marsit dhe 10 Prillit, bashkëdrejtohen nga Dielli, udhëheqës i ekonomisë suaj. Kjo mund të sjellë më tepër një bashkim ekonomik, sesanjë bashkim romantik, përveçnëse do punoni për të zhvilluar ndërveprimin emocional dhe seksual midis jush.
Grupiqë ka lindur midis 11 dhe 19 Prillit, është një sfidëmë vete në shumicën e niveleve, edhe pse Zeusi konsiderohet si një planet miqësor, i cili udhëheq këtë grup.Nëse ju mund t'u jepni këtyre Dashëve lirinë që i nevojitet, kjo marrëdhënie mund të funksionojë. Megjithatë, ky kombinim mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Mundtë ndiheni të detyruar t'i shërbeni atyre dhe të punoni fortëpër të plotësuar nevojat e tyre.Gjithashtu, këtoDashë mund të jenë goxha egoistë dhe të kenë liri të plotë.Kërkesa ndaj tyre për t'u angazhuar në një lidhje serioze, mund të jetë një çështje e madhe.Ju kërkoni një mënyrë të qëndrueshme jetese, por Dashi është shumë larg saj.


