Përshtaten: 96%
Luanëtjanë shumë krenarë, me dinjitet dhe është shumë e rëndësishme që të kenë vëmendjen e plotë të partnerit të tyre.Por kjo është diçka që dëshiron edhe një Dash, kështu që ka shumë mundësi të ekzistojë njëmirëkuptim reciprok.Luaniështë i mbushur me vetëbesim në të gjitha fushat e jetës së tij dhe ka ndjesinëse mund t’ja dalë nëgjithçka i vetëm.Ai dëshiron të jetë mbi të gjithë dhe vazhdimisht dëshmon personalitetin dinamik që padyshim ka.Kjo ka gjasa tabezdisë një Dashdhe dhe ta bëjë atë të ndihet nën presion në një lidhje të tillë. Ju jeni të dyxheloz dhe kjo do krijojë shumë rivalitet, që me shumë mundësi të shkaktojë shkëputje. Luani është i prirur ndaj të mirave materiale, diçka që është shumë e bezdisshme për një Dash. Erotikisht, ka pasion të zjarrtë, por edhe këtu do të ketë konkurrencë dhe tendenca egoizmi.
Në pjesën ekonomike do të ketë qëllime krejtësisht të ndryshme dhe kjo do të shkaktojë edhe më shumë probleme. Luani, për shkak të shpenzimit të tepërt të tij dhe bujarisë ndaj të tjerëve, shpesh herë has probleme serioze financiare. Do ishte mirë që të mos silleni në mënyrë konkuruese edhe këtu, sepse nëse e bëni kjo lidhje nuk ka asnjë të ardhme.
Cili Luanështë më i përshtatshëm për Dashin?
Luanët që përshtaten më mirë me ju janë të linduritmidis 13 dhe 23 Gushtit, sepse kjo periudhë është e bashkë-udhëhequrngaDashi.Tek ata do gjeni shumë elementë të vetes suaj dhe të njëjtën gjë do shohin edhe ata tek ju. Ata që lindin në këtë periudhëjanë veçanërisht të këndshëm dhe fresh, si në anën seksualeedhe në atëemocionale.
Të lindurit ndërmjet 24 Korrikut dhe 3 Gushtit, janë më krenarë dhe funksionojnë në mënyrë ndrydhësendaj jush.Do duhet të përpiqeni shumë që të mos e kontrolloni njëri-tjetrin.
Nëse jeni duke kërkuar për dikë që t'ju japë qetësi spirtërore dhe përmbushje, Luanët e lindur ndërmjet 3 dhe 13 Gushtit janë një mundësi e mirë.
Në përgjithësi Luani është një nga shenjat më të mira për ju.Ju mund të gëzoni një jetë të bukur shoqërore me të dhe të ndërtoni një lidhje afatgjatë.


