Kush e thotë fjalën përfundimtare në lidhjen tuaj i/e dashura juaj .............................

Kush e thotë fjalën përfundimtare në lidhjen tuaj...........................................................................

 

Në çdo lidhje ka një balancë force. Kjo do të thotë që njëri nga të dy ka më tepër fuqi dhe i imponohet tjetrit.

Ai ka fjalën vendimtare në një lidhje, është ai që do të riskojë më pak nëse ajo lidhje përfundon pikërisht atë moment.

Me këtë logjikë, duke parë edhe fazën e lidhjes, mundet që një herë të komandoj njëri dhe herën tjetër tjetri.

Nuk ka ndonjë formulë astrologjike që të përcaktojë se kush mban frenat në lidhjen tuaj. Por ajo që zbulojnë horoskopet, është se si e përdor secili forcën kur ajo kalon nga dora e tij, që duket kryesisht nga planeti i Afërditës

Ndërsa Mërkuri është planeti i komunikimit, Afërdita është planeti i dëshirës.

Dëshira gjithnjë lidhet me sa i fortë është personi për tu përballur me ambjentin përreth.

“Dua” do të thotë të mund ti imponohem të gjithçka apo gjithkush që mund të plotësojë dëshirat e mia. Kënaqja e një personi interpretohet duke u bazuar në vlerat dhe ato që zotëron. Në një pamje të parë mund të jetë trupi, bukuria natyrale, vlerësimi në punë.

Gjithçka që ka shumë rëndësi simbolizohet nga Afërdita, e cila sjell mospërmbajtjen për të zotëruar më shumë, të bëhemi më të rëndësishëm, të fitojmë “pikë”.

Edhe pse përfitimet pneumatike (Mërkuri) nuk kanë metër, përfitimet materiale (Afërdita) kanë gjithnjë një matje të vlerave.

Kjo për secilin, mund të jetë dashuria e nënës, paraja, seksi, suksesi profesional.

Por mund të jetë edhe ndjesia e vlefshmërisë dhe e kënaqësisë (mjaftueshmërisë) që ndien njeriu kur arrin të mbijetojë dhe të dalë fitimtar nga mërzitjet dhe mundimet e jetës.

Por duhet që gjithnjë në fund të ketë diçka në formë shpërblimi ose një kontroll i ambjentit tuaj, diçka që të shpreh vlerat e personit.

Afërdita simbolizon po aq aftësitë e njeriut për tu përshtatur me ambjentin përreth dhe situatat, si edhe atë që e shoqëron përshtatjen e ambjentit me veprimtarinë e njeriut.

Këto të fundit përbëjnë atë që është metri dhe që tregon se sa arriti secili të marrë kënaqësi, domethënë të arrij të realizojë dëshirat e tij dhe se sa vlen vërtetë.

Në kundërshtim me Mërkurin (fryma), Afërdita (dëshira) tregon anën e errët të saj të një njeriu. Njerëzit shumë rallë mund të ngurojnë për të shprehur atë që mendojnë, por që të zbulojnë “dua” e tyre të vërteta, është shumë më e vështirë dhe kërkon lirshmëri të madhe me bashkëbiseduesin. Gjithashtu, edhe pse i njohim mendimet tona, ato nuk janë gjithnjë të njëjta dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

Përsa i përket dëshirave tona, të gjithë kemi përjetuar situata që nuk dimë se çfarë kërkojmë nga jeta për të qenë të lumtur edhe pse bëjmë përpjekje, ndjejmë se prej tyre nuk marrim aq sa do të dëshironim.

Fryma shprehet si mendim, ndërsa dëshira si diçka (dëshirë) e zjarrtë.

Natyra e dëshirës është më tepër simbolile dhe zbulohet  kryesisht në ëndrra dhe në fantazi dhe më pak në nivelin e vetëdijes. Imagjinoni, për shembull, se jeni grindur me partnerin tuaj dhe prisni që t’ju marrë në telefon për tu pajtuar. Në mendjen tuaj keni një bisedë imagjinare, ku mendja drejton arsyet tuaja, ndërkohë që dëshira jonë janë fjalët që do donim të dëgjonim nga tjetri. Kështu i referohet  rregullit dhe zgjedhjes, respekti dhe përdorimi.

Afërdita ka të bëjë me teknikën që përdor secili njeri për të fituar kontrollin dhe të shmang afrimitetin, që zakonisht konsiderohet si humbje e kontrollit të plotë.

Afërdita është lindore, domethënë ylli i mëngjesit që lind para lindjes së diellit, natyra e dëshirës konsiderohet e verdhë.

Kur Afërdita është perëndimore, domethënë kur është ylli i pasdites dhe perëndon pas diellit në perëndim, natyra e saj është pasionante dhe shfaqet pa shumë tension dhe pasion.

Fryma e disponueshme (lindore) shpreh anën e Mërkurit që i korrespondon Binjakëve dhe fryma e sigurt (perëndimore) shpreh anën e Marsit që i korrespondon Virgjëreshës.

Por dëshira pronore shprehet në anën e Afërditës që i korrespondon Demit dhe mosdashja shprehet në atë anë të Afërditës që i korrespondon Peshores.

Njerëzit me dëshira pronore kanë nevojë të ndjejnë që i përkasin dikujt dhe që ky dikush është i tyre. Përpiqen të krijojnë bashkëpunime dhe të krijojnë rrethin e tyre shoqëror.

Njerëzit me dëshira pasionante mbrojnë privilegjet e tyre përpiqen të mbajnë lirinë dhe pavarësinë e tyre. Nëse i hedhim një sy drejtimit të shekujve të fundit, do të vërejmë një kalim të theksuar nga dëshira pronore dhe dëshirat pa pasion dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.

Për shembull, kalimi gradual nga rendi feudal në demokraci dhe pavarësia e popujve, grupeve politike dhe fetare tregojnë që marrëdhëniet janë bërë më të buta dhe asnjanëse. E njëjta gjë ndodh edhe me lidhjet personale.

Edhe për sa i përket lidhjeve të martesës, bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe më pak e dëshiruar. Falë këtyre ndryshimeve të vazhdueshme ideja e hershme që martesa është kurorëzimi i dashurisë ose një mënyrë sigurie ekonomike, ndërsa ideja e martesës së një terapie për vetminë ose si një bashkëpunim krijues ndërmjet dy personave të sekseve të kundërta u përforcua.

Ndërkohë gjysma e popullsisë që i përkasin kategorisë së dytë (të gjithë që janë lindur me Afërditën pas Diellit në ciklin e zodiakut) janë të sinkronizuar më tepër me kohën e sotme, sepse kjo kohë që jetojmë favorizon asnjanësimin.

Ndryshimet midis këtyre dy tipave të Afërditës, duket shumë qartë nga kërkesat që kanë për lidhjet dhe martesën.

Tipat zotërues duan t’i përkushtohen një lidhje dhe e bëjnë qëllimisht atë, duke i lënë gjithë gjërat e tjera të kalojnë në plan të dytë.

Domethënë, duan që të martohen dhe nuk interesohen shumë për të mësuar nëse ndajnë me partnerin të njëjtat pretendime dhe të njëjtat hobe dhe në përgjithësi nëse shkojnë me partnerin e tyre.

Këta njerëz janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë për tu lidhur me dikë, por presin që edhe tjetri të sakrifikojë akoma më shumë.

Presin gjithë përkushtim dhe besnikëri, duke e konsideruar martesën si një detyrim që duhet t’i referohet një qëllimi të përbashkët dhe jo në interesa të ndryshme.

Edhe unaza e martesës simbolizon lidhjen dhe tregon që personi që e mban nuk eshtë i palidhur, i përket dikujt tjetër.

Ndërkohë, ky përkushtim dhe besim që e mbrojnë aq fuqishëm tipat zotërues, nuk i drejtohet drejtpërsëdrejti partnerit të tyre, por në imazhin që kanë krijuar për atë dhe që mund të mos përputhet me atë që është në të vërtetë.

Dhe kur zbulohet kjo gjë, atëherë imazhi i tij bëhet thërrime dhe atëherë ndihen të tradhëtuar.

Ngrohtësia me të cilën e shihnin martesën e tyre, mund të shndërrohet në urrejtje, ironi apo ftohje. Por njerëzit e tjerë  ndjejnë jo vetëm ndryshimin te ju, por edhe arsyen pse ka ndodhur kjo gjë, pavarësisht se sa të shëndetshme e ndiejnë këta të fundit lidhjen e tyre. Aty njerëzit me vetëdije të plotë kanë frikë të pranojnë se lëndohen, këta lloj personash përdorin plagët e tyre për të shpërthyer nga acarimi dhe nga mospëlqimi (zhgënjimi).

Ndihen të sigurtë vetëm kur krenaria e tyre e palëkundur dhe kur kanë një jetën e tyre dikë që t’ju jetë tërësisht i përkushtuar dhe besnik.

Prandaj, dyshimi më i vogël barazohet me refuzimin.

Kështu, ruajnë ekulibrin e lidhjes së tyre duke u mbështetur në imazhet që ata kanë krijuar, pavarësisht nëse ato janë të vërteta apo jo. Për shembull, tipat posesiv mund ta bindin partnerin e tyre që të martohen, duke mos e marr parasysh faktin që grinden vazhdimisht, që nuk ka gjendje ekonomike të mirë që njeri preferon pushime në mal dhe tjetri në det, duke përdorur shprehje si: “Do ta shohësh, gjithçka do të shkojë mirë...Do shihemi më shpesh..., do përshtatemi..., do na ndihmojnë të afërmit..., do ta shohësh sa të lumtur do jemi po të bëjmë një fëmijë...” Dhe në mendjen e tij e ka krijuar imazhin se si do jetë familja e tij, duke mos llogaritur se mund të mos e ketë me personin konkret që ka vënë në vendin e bashkëshortit.

Kur në të ardhmen e afërt do të zbulojë se realiteti është shumë larg nga imazhi që ka krijuar në mendjen e vet, akuzon gjithnjë tjetrin për këtë fatkeqësi dhe në shumicën e rasteve kërkon direktë partnerin tjetër që do të sheshojë pasiguritë e tij dhe nevojën e tij për tu zotëruar dhe për të zotëruar.

Këta njerëz nga ana tjetër, mendojnë se martesa duhet të bazohet në vetëpërmbajtjen, në kufizimin e lirisë sa më pakë të jetë e mundur, domethënë ushqejnë idetë që martesa është mbi të gjitha, ta konsiderosh tjetrin si shok, të kalosh mirë dhe sigurisht me shumë besim të mirë.

E konsidrojnë martesën si një bashkim i interesave të përbashkët, me qëllim shpërblimin dhe përparimin e të dy partnerëve.

Për këta lloj personash, një lidhje mund të ecë mirë nëse kanë interesa dhe pika të përbashkëta.

Karakteret jo shunë pasionantë janë shoqërorë dhe shumë demokratikë.

Nuk bëjnë dallime midis njerëzve, por përkundrazi janë njëlloj të mbyllur, në raport me karakterin e tyre, me të gjithë shokë ose partner. Kur interesohen për dikë, bëhen të durueshëm dhe vëzhgues të mirë. Por kur nuk interesohen, bëhen të prerë duke arritur deri në kufirin që të bëhen të pasjellshëm. Kur i kushtojnë vëmendje diçkaje, e bëjnë me gjithë shpirt, ndërpresin gjithçka që mund të bëjnë për të patur mundësinë për dhënë më tepër.

Por zakonisht janë tej mase të zënë me të tjerët. Mënyra se reagojnë varet gjendja se si ndihen atë moment dhe më pak nga ç’presin nga të tjerët.

Pothuajse gjithnjë mbajnë rezerva dhe mbrojnë një anë shumë të shtrenjtë të karakterit të tyre, pa lejuar askënd që ta përshkojë.

Preferojnë të krijojnë lidhjet të të cilat mund t’ju nevojiten shumë pak ndryshime për tu përshtatur dhe natyrisht nuk do t’ju krijojnë ndjesinë e detyrimit dhe të varësisë.

Nëse rastis që të përshtaten me dikë, qëndrojnë në të kundërt largohen me zemrën e tyre të lirë. Në lidhjet e tyre duan gjithnjë të kenë kohë të lirë dhe hapësirë, ndoshta edhe në kuptimin metaforik, që të kenë mundësi të largohen, të merren me hobit e tyre ose thjeshtë të rrinë pak vetëm me veten e tyre. Me pak fjalë duan të kenë jetën e tyre. Nuk do ta lejojnë që lidhja e tyre të bëhet qendra e egzistencës së tyre, as do t’ja lejonin ndonjëherë vetes që të krijonte varësi të madhe nga dikush tjetër.

Prandaj unaza e martesës është një ndjesi tjetër, diçka që një femër e mban në dorë dhe mund të shkoj edhe me aksesorët e tjerë ose ta shesë pas martese.

Shmangen që të përfshihen me ndjenja, me situata apo me lidhje që mund të kenë kontrollin e plotë, prandaj vështirësohen të vlerësojnë faktin që janë të varur sentimentalisht nga dikush tjetër.

Me pak fjalë nuk arrijnë të ndërgjegjësohen për faktin se sa e duan dhe kanë nevojë për tjetrin, pikërisht sepse kjo varësi e tyre nuk ka kaluar asnjëherë në provë, falë zgjedhjeve të kujdesshme që ata bëjnë.

Dhe nëse në një moment, pavarësisht nga përpjekjet e tyre, ndihen të lënduar, zgjedhin më vetëdije qe të mos e marrin në konsideratë dhe në vazhdim e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në gjëra të tjera që ta harrojnë.

Për tu ndier të sigurtë, kujdesen gjithnjë që të lenë një derë të hapur që të mund të largohen me lehtësi, nëse gjërat vështirësohen.

Edhe kur grinden, mundohen që ta zbusin situatën dhe t’i kushtojnë rëndësi pikave pozitive. Por në thelb nuk e kuptojnë se cilat janë me saktësi ndienjat e tyre, sepse nuk e pranojnë varësinë e tyre emocionale prej tjetrit.

Janë të aftë të bëjnë gjithçka për të falënderuar njerëzit e tjerë, mjafton të mos duhet të bëjnë sakrifica. Edhe kur nuk janë të kënaqur, përpiqen që të mos e tregojnë.

Këta persona pasivë i konsiderojnë të kaluarat, të harruara dhe mbajnë një qëndrim optimist.

Afërdita e lindjes do të kritikojë dhe të zotërohet. Qëllimi i saj është të gjej dikë me të cilin do të bashkangjitet dhe t’i jepet pakufi duke dëshiruar të bëjë gjëra të mëdha te Binjakët. Përkundrazi, Afërdita e perëndimit preferon një lidhje më të qetë dhe më të lirshme, me karakteristikë kryesore pavarësinë e secilit.

Tipat pasiv asnjëherë nuk do të kishin si qëllim në jetën e tyre martesën dhe i konsiderojnë ata posesivë, xheloz, mbytës dhe shtypës.

Posesivët besojnë se interesat e përbashkëta nuk luajnë ndonjë rëndësi të veçantë në rrugën e tyre të përbashkët të dhe konsiderohen të ftohtë, të distancuar dhe egoistë.

Ndonjëri do të arrinte në përfundimin që të ketë një martesë të suksesshme, duhet të martohen posesiv dhe pasivë bashkë.

Në një martesë të “vogël” secili së shpejti do të zbulojë që asnjëri nuk ka për të marrë nga tjetri atë që do, dhe që tjetri nuk ngeli i kënaqur nga ajo mori.

Secili ka kërkesa të ndryshme nga martesa e vet. Një martesë midis dy karaktereve të njëjtë mund të theksojë dobësitë e tyre të përbashkëta dhe pasiguritë.

Me pak fjalë që të jetë e suksesshëm një martesë e tillë e “vogël”, nevojitet më tepër besim.

Fakti që ai që ka forcën në një lidhje, është ai që do të humbasë më pak, nëse lidhja do të prishet, favorizon personat tipat pasiv (të ftohtë).

Por edhe tipat pasiv kanë mënyrën e tyre për të lëkundur ujrat kur ndihen keq.

Në kuadër të teorisë Jing dhe Jang, do të thoshim që çdo tip pasiv fsheh në vetvete një anë posesive, të cilën e dallon kur lidhja është drejt përfundimit. Njëlloj edhe tipat posesiv kanë të fshehur në një pjesë të karakterit të tyre pasiv, që shfaqet me indiferencën dhe ftohjen kur ndiej asfiksi.

Martesa mes dy personave me Afërditë lindore ose midis dy personave me Afërditë perëndimore, ka më shumë mundësi që të jetë e suksesshme, sepse të dy partnerët kanë mendime dhe ide të njëjta dhe mund të kalojnë më vonë në një frymë bashkëpunimi.

Por kjo nuk është e sigurt, sepse interesat e përbashkëta që i sjellin më afër dy persona me të njëjtin karakter, ndoshta nuk mjaftojnë për të ruajtur lidhjen në rrjedhën e kohës.

Gjithashtu martesa midis dy tipave posesivë mund të prishet për shkak të grindjeve të vazhdueshme, për çështje xhelozie dhe shtypje.

Në realitet, çelësi për një martesë të suksesshme është pikërisht ai që në shumicën e rasteve të shoqëron për në një ndarje: që të pranoj njëri që imazhi që kishte krijuar për partnerin e tij, nuk i përshtatet realitetit ose që partneri i tij nuk është në gjendje t’i plotësojë disa nevoja, të paktën kështu mendon.

Sa herë kemi parë martesa që të prishen, jo sepse njëri nga të dy ndryshoi sjellje, por pikërisht sepse qëndroi i njëjti dhe tjetri nuk mundi që ta ndryshojë.

Nëse kemi ndërmend që ta ndryshojmë partnerin dhe ta përdorim për nevojat tona, diçka që të gjithë ne e bëjmë mjaftë shpesh, fal ndikimit të Afërditës, nuk ka asnjë arsye përse të kemi turp për këtë dhe të shtireni që pas këtij kontrolli që po i bëni keni arsye: “Bëhem shumë merak për ty prandaj nuk dua të dalësh”.

Përkundrazi, duhet ta lemë veten të lirë dhe të përpiqemi të fitoni ato që dëshironi me mënyra të tjera. Duhet të vlerësojmë të gjitha ato që bën për ne bashkëshorti dhe të gjitha ato që na dhuron, t’i shohim gjërat nga ana e vet ashtu siç janë dhe kurrë të mos e konsiderojmë tjetrin si diçka të sigurtë dhe që na përket.

Mund të përfitojnë më tepër kur jemi të sjellshëm dhe sillemi mirë, dhe jo kur mundohemi të rrëmbejmë ato që duam.

Dhe gjithnjë duhet të kemi në mendje që e duam dikë pikërisht për atë që është, me përparësitë dhe të metat e veta dhe nuk vimë më afër me të për të kaluar më tepër kohë pranë tij dhe me idenë për ta ndryshuar, diçka që pak a shumë është e pamundur.

Si personat posesiv, ashtu edhe ata pasiv mund të përdorin disa strategji për të shmangur afrimitetin: me posesivitetin kemi kontroll, me pasivitetin shpëtojmë nga situatat. Të dyja janë mekanizma vetëmbrojtjeje, por edhe papërgjegjësi. Duke bërë bilancin e një lidhjeje, do të thoshim që asnjëri nga të dy nuk mund ta ketë për shumë kohë kontrollin, të paktën pa marrë parasysh pasojat.

Strategjia e përshtatshme që mund të përdor secili që të jetë i lumtur dhe të jetë në harmoni, është që të tregohet i gatshëm për tu lidhur, por pa humbur personalitetin asnjëri nga të dy brenda kësaj lidhje.

Shiko gjithashtu