DEMI ME LUANIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Demi
shenja e dyte: 
Luani
Pershkrimi: 

Përshtaten: 58%

Luanët janë krijesa shumë kreative dhe bujare. Ata janë njerëz shumë simpatik dhe zakonisht lënë shumë ‘’viktima’’ në rrugën e tyre. Ata funksionojnë spontanisht dhe janë plot ide dhe sugjerime. Ata dëshirojnë që të tjerëtt’i duan dhe t’iadmirojnë dhe Demat nuk janë aspak të kursyer për këtë. Por ju duhet t'i kushtoni shumë vëmendje faktit që Luanët nuktolerojnë dominimin e askujt dhe aq më tepër të partnerit të tyre.

Ju jeni të dy besnikë,të përkushtuar dhe e doni familjen. Luanëtadhurojnëfëmijët dhe duan të kenë shumë, dhe zakonisht kjo është arsyejakryesore që ata marrin vendimin për t’u martuar. Ju duhet ta konsideroni veten shumë fat nëse keni fituar zemrën e një Luani. Bëni gjithçka për t'i treguar atij admirimin tuaj dhe ju kurrë nuk do ta humbisni!

Për nga aspekti erotik Luaniështë një nga dashnorët më të mirë dhe seksi me të është jashtëzakonisht hedonik. Ekonomikisht, do të ishte më mirë të mbani ju menaxhimin e parave, por mos harroni kurrë që ‘’zbukurimi ‘’ për një Luan është një përparësi dhe nevojë jetësore. Në përgjithësi, kjo marrëdhënie pavarësisht ngandryshimet që ka, mund të ketë sukses, sepse plotëson boshllëqet e njëri-tjetrit dhe dëshirat bazike tuaja janë të njëjta!

Me cilin Luan, Demi përshtatet më së shumti:

Ata që kanë lindur ndërmjet 23 Korrikut dhe 4 Gushtit janë bashkëpunëtorë të shkëlqyeshëm për ju. Ju do të gjeni një bazë të përbashkët në dëshirën tuaj për të krijuar një strehë të sigurt për ju dhe familjen tuaj. Në këmbim, ju mund t'i jepni atyre mbështetje në kryqëzatën e tyre për të pushtuar botën.

Ata të lindurit midis 15 dhe 23 Gushtit janë gjithashtu të përshtatshëm për ju si shokë. Marsi i dominon dhe kjo shton më shumë pasion në lidhje. Ajo që ju duhet të kini kujdes është se ju nuk duhett’i jepni atyre më shumë seç merrni prej tyre. Vendosni kufij që në fillim.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm me ata që kanë lindur ndërmjet 5 dhe 14 Gushtit. Siguria financiare është tejet e rëndësishme për ju dhe mund të jetë në rrezik në këtë marrëdhënie. Jupiteri dominon borxhet tuaja dhe është i lidhur drejtpërdrejt me Luanët e këtyre datave të lindjes. Sigurohuni që keni kontrollin e paravetuaja nëse vendosni të lidheni me ta.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: