DASHI ME UJORIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Dashi
shenja e dyte: 
Ujori
Pershkrimi: 

Përshtaten: 90%

Sjellja e çuditshme, ndershmëria dhe shpikjet e një Ujori automatikisht do e bëjë Dashin të kthejnë shikimintek ata. Ujorët dallohen për aspektin social dhe lehtësinë në komunikimin me të tjerët.Ata janë njerëz shumë të vendosur dhe kjo është diçka që një Dash e pëlqen tepër. Liria dhe pavarësia që ata kërkojnë në një lidhje, gjithashtuja japin edhe partnerit të tyre, gjë që do e bëjë Dashin të ndihet i lirë, por nga ana tjetër do zgjojë edhë xhelozinë brenda tij.

Ftohtësia e një Ujori do e shqetësojë një Dash të flaktëdhe do e bëjë të ndihet mjaft të vetmuar në këtë lidhje. Por shpirti erotik që posedon një Ujor do ju joshë shumë. Seksi pa tabu dhe plot eksperimente që do ju ofrojë Ujori do jetë diçka e paprovuar për ju. Por është mirë të mos përpiqesh ta angazhosh një Ujor.Ndjenja e lirisë është e nevojshme, për të kështu që respektimi i saj mund ta bëjë këtë lidhje shumë të fortë.Megjithatë, nëse një Ujor ndjen dashuri dhe siguri të vërtetë, ai mund të bëjë disa lëshime në një marrëdhënie.

Në anën ekonomike lërjani atij menaxhimin, edhe pse ndonjëherë ai i trajton paratë si armë për të arritur qëllimet e tij dhe kjo është diçka që ju nuk do e pëlqeni. Në përgjithësi, kjo marrëdhënie mund të ketë sukses, me përpjekje dhe lëshime nga të dyja palët, por shumë herë mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbijetuar.

Cili Ujori është më i përshtatshëm për Dashin?

Ata që kanë lindur në 10 ditët e para e kësaj shenje, midis 20 dhe 31 Janarit do jenë të magjepsur nga ju, por mund të duken paksa kokëfortë. Ata nuk do të përshtaten lehtë me mënyrën tuaj kopetente.Ata janë në të vërtetë si ju, domethënë, kanë një qëndrim shumë të ngurtë dhe duan t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre.Por kjo nuk është domosdoshmërisht negative, pasi aty mund ta njohësh partnerin tënd.

Ujorët e lindur në dhjetë ditët e para, nga 1 deri në 9 Shkurt, do të bëhen miqtë tuaj më të mirë, sepse ata bashkudhëhiqen nga Binjakët. Komunikimi mes jush do të rrjedhë bukur dhe do ju dhurojë momente shumë të bukura.

Ata që lindin në 10 ditëshin e parënga 10 deri në 18 Shkurt do shtojnë humor pozitiv në marrëdhënien tuaj, kryesisht në kontekstin seksual.Ata përputhen me ju, sepse Peshorja ushtron një ndikim të rëndësishëm në karakterin e tyre.Është një kombinim i lehtë dhe tërheqja mes jush është e dukshme.Ata që kanë lindur gjatë kësaj periudhe janë më të mirët në rastin tuaj.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: