Z

ZAMBAK

Në qoftë se shikon zambak dhe është dhe i bardhë, do të thotë se je një njeri i mirë dhe i padjallëzuar. Në qoftë se je grua me barrë, do të lindësh djalë.

ZAVË

Në qoftë se mban ose e qep në fustan, do të betohen për një çështje shumë serioze për të cilën për fat të keq nuk do ta mbajnë fjalën.

ZBATHUR

Në qoftë se shikon veten ose dikë tjetër zbathur, do të thotë varfëri dhe fatkeqësi.

ZBUKURIM

Në përgjithësi në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.

ZDRUKTHTAR

Në përgjithësi në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.

ZDRUKTHTAR

Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni zdrukthëtarë, do të keni shijime dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një zdrukthtar ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.

ZEMËR

Në qoftë se ëndërron zemrën tënde të shëndoshë, do të kesh punë dhe jetë të mirë.

Në qoftë se vuan nga zemra, do të mërzitesh jashtë mase për vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se plagosesh në zemër, do të keni humbje financiare.

ZEMËRIM

Në qoftë se shihni që jeni të zemëruar, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë të zemëruar, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të zemëruar me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

ZEZAK

Në qoftë se sheh zezak të marrin nëpër gojë. Në qoftë se fle me zezak, do të dalin në dritë veprimet e këqia tuaja. Në qoftë se e sheh lakuriq, do të sëmuresh. Në qoftë se je grua dhe sheh zezak, do të marrësh lajm të keq.

ZEZË

Në qoftë se shikon sikur ke veshur të zeza, do të hidhërohesh për vdekjen e një të afërmi ose ndoshta mund të sëmuresh. Në qoftë se shikon se mban të zeza, por I heq, do të çlirohesh nga hallet dhe mërzitjet. Në qoftë se shikon sikur je zezak, vdekje dhe sëmundje të presin. Në qoftë se shikon bashkëshorten zezake rrezikojnë aktivitetet tuaja të shkatërrohen. Në qoftë se shikon qiell të zi pa re, ke një të ardhme të keqe.

ZGJEBE

Në qoftë se shikoni sikur keni zgjebe në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

ZIEJ

Në qoftë se zien ujë, skandale dhe ngatërresa do të keni. Në qoftë se sheh se po zihet gjellë, pasuri dhe kënaqësi. Në qoftë se sheh çdo lloj gjëje të ziej, është rrezik dhe shqetësim.

ZIFT

Në qoftë se ëndërron zift, mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg, ke të bësh me persona shumë negativë.

ZILI

Në qoftë se shikon sikur ke zili për diçka, do të fitosh atë që do në jetë.

ZONJË

Në qoftë se shihni se flisni me një zonjë të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shihni zonjë me flokë gështenjë do të  sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’ju ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni zonjë me të bardha do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë  udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para.Në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të gëzime dhe në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

ZINXHIR

Në qoftë se jeni I lidhur, do të vuani nga shumë vuajtje. Nëse liroheni, do të çlirohesh nga problemet.

ZJARR

Në qoftë se shikoni zjarr të shndritshëm dhe me flakë, do t’ju vijnë shumë të mira dhe pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po ngroheni në zjarr, do të thotë se do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur hyni në zjarr dhe nuk digjeni, do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju marrin flakë rrobat, do të keni varfëri. Në qoftë se shikoni sikur ngrihet flaka përpjetë, do të jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ka rënë zjarr në qytet do të vdesë një njeri aristokrat. Në qoftë se shikoni zjarr të fikur, ëndrra nuk do t’ju dalë për mirë.

ZORË

Në qoftë se shikoni që nxirrni zorët e tuaja ose që hani do të humbisni një shok të ngushtë ose një të afërt. Në qoftë se jeni të sëmurë do të vdesni. Në qoftë se keni telashë dhe probleme do të lehtësoheni nga ato. Në qoftë se hani zorët e dikujt tjetëri do të pasuroheni në krahët e të tjerëve.

ZOT

Në qoftë se shikon në ëndërr zotin të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shikon të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korigjosh.

ZVARRITEM

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë, do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzitje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

ZVARRANIKË

Në qoftë se ëndërron zvarranikë në shtëpinë tënde, diçka e keqe do të ndodhë. Në përgjithësi po të shikosh zvarranikë është diçka e keqe pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

ZVERDHJE

Në qoftë se shikoni sikur jeni I zverdhur, do të pësoni sëmundje hidhërim dhe dëshpërim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të ziheni me atë person.

ZYRË

Në qoftë se gjendesh në zyrën tënde, do të të shajnë shokët. Në qoftë se je në zyrën e dikujt tjetër, do të mërzitesh dhe do të të marrin nëpër gojë.