Si të korrigjoni veten tuaj ne momente te veshtira .....

Nuk janë të pakta herët të cilat në biem në gabime të cilat na kushtojnë shtrenjtë. Por cdo gabim mund të bëhet një mësim shumë i vyer,në mënyrë që ne mos ta përsërisim në të ardhme.

 

Gabimet janë pjesë e të përditshmes,dhe gjithmonë do të dalin datyrime të vogëla apo të mëdha. Nuk ka njeri i cili nuk është lutur që të zhdukeshin nga jeta e tij të gjitha gabimet që ka bërë,por të marrë parasysh që një lutje e tillë do të ishte një nga gabimet më të mëdha. Arsyeja që guxojmë të themi dicka të tillë eshtë fakti se pa gabimet e njërzëve nuk do të zhvillohej njërzimi. Mungesa e gabimeve do të thotë mungesë mundi dhe mbase asnjë mund për përmirësim dhe zhvillim. Para mijëra vitesh kur njeriu u gjënd para një zjarri për herë të parë të cilin e kishte krijuar vetëtima,le të medojmë që nuk e bëri gabimin të shtrijë dorën dhe ta prekë që të mësoj sesi ai djegë dhe sesi vret,nëse nuk do ta trajtonte me kujdes. Dhe mbase më vonë të bënte gabimin dhe ta provonte ta vendoste atë mbi shpinën e kafshëve dhe ato si pasojë do të ngordhnin. Me të njëjtën mënyrë gabimet vazhdojnë deri më sot,dhe përpjekja për ti shmangur është ajo që na siguron zhvillimin dhe suksesin në të gjithë sektorët.

Por sa prej jush njohin se nëse ne vërejmë astrologjinë për gabimet që bëjnë njërzit do të vërejmë se secili prej nesh udhehiqet gjithmonë drejjt një lloj gabimesh të caktuara sipas shenjës së tij dhe karakteristikave që ai mbart.  Të tjera janë gabimet të cilat bëjnë Peshqit e ndjeshëm të tjera janë ato që bën guximtari Shigjetar. Ndyryshe mundohet ti rregullojë Demi i qëndrueshëm dhe ndryshe binjakët e paparashikueshëm. Por le ti shohim të gjitha këto më të detajuara.

 

 

 Këshilla

 

Dashi

Guximtari

Dashi është guximtarë i drejtëpërdrejtë dhe i sinqertë.  Nuk nguron të provojë fatin e tij akoma edhe atje ku nuk njeh asgjë,për mënyrën sesi ai duhet të lëvizë për të arritur suksesin. Është njeri i veprimeve dhe jo i fjalëve dhe pozitivja është që ka gjithmonë qëllime të mira.

 

Cilat gabime e përndjekin

Shumë natyrshëm me këto karakteristika si më sipër,gabimet në të cilat zakonisht Dashi drejtohet kanë të bëjnë me pakujdesinë,dhe mungesën e vëmëndjes. Nuk i jepni vendimeve tuaj kohën e mjaftueshme pët të rezultuar ato të drejta. Dhe fatëkeqësisht vetëm entuziazmi nuk rezulton sukses.  Një tjetësr gabim që bën Dashi është lehtësia me të cilën ai i beson fjalëve të tretëve që mbase edhe përfitojnë nga ai. Punën e bëni ju të tjerët marrin meritat.

 

Si ta shmangë

Mënyra e parë dhe thelbësore është të stërviteni me durimin dhe të mundoheni të jeni më të përmbajtur. Mos e vini kokën poshtë dhe të përplaseni me pengesat por vini mëndjen tuaj të punojë  dhe hidhini një sy më të kujdesshëm që mbase mund të egzistojë ndonjë derë me ndonjë vënd  e cikla do dtju ndihmojë të dilni nga kaosi.

Pika e dytë e cila duhet të kujdeseni dhe të përpunoni janë fjalët e të tjerëve të cilët ju afrohen duke ju afruar gjoja për tju ndihmuar dhe që interesohen vetëm të mirën tuaj. Nuk po ju themi që të jeni të dyshues ndaj tyre por jeta na shtyn tu besojnmë shumë njërzëve të cilët jo gjithmoni duan të ‘’mirën tonë’’ .

 

Demi

Dinamikë

I forti por gjithmonë me dëshirë të mirë Demi është she një e cila dallohet për qëndrueshmërinë,dinamizmin dhe për pasionin e tij për ti bërë gjërat me rregull. Demat nuk braktisin lehtë por zgjedhin të bien duke luftuar për të mbrojzur mendimet e tyre. Janë nga shenjat që mund të mbështetesh tek ta sepse të bindin për besueshmërinë e tyre.

 

Cilat gabime e përndjekin

Në rastin e Demave kemi një një gabim i cili shkakton një zinxhir reagimesh në shumë sektor të jetës se tyre . demi sghfaq shumë kokëfortësi dhe këmbëngulje,të cilat në vënd ta ndihmojnë atë në planet e tija e në disa raste e pengojnë atë. Disa herë pavarësisht nëse ka të drejtë ose jo do që dhe të tjerët ta kuptojnë atë gjë. Ky është gabim i madh sepse me këtë mënyrë e vetmja gjë që mund të arrini është të krijoni rival dhe njërëz të cilët presin momentin kur ju do të bëni gabim për tju ‘’goditur’’. Brënda kësaj klime mundësitë të arrini në fund të të lini veprën tuaj mbrapa do të të jenë të pakta.  

 

Si ta shmangë

Pushoni të jeni gjykatës i të gjithëve dhe dedikojini kohë difekteve tuaja.  Akoma dhe kur keni të drejtë dhe duhet që të mbroni mendimet tuaja ëshë e nevojshme që ta bëni atë me mënyrën e duhur. Cështja është të keni rezultate pozitive dhe zhvillim në realizimin e qëllimeve tuaja,dhe nëse nuk mësoni të funksiononi mirë në bashkëpunimet tuaj do të jeni ju përgjegjës.

 

Binjakët

Gjithmonë në kërkim

Shenjë shumë e zgjuar dhe nga shpirtërat më investigues që mund të takoj dikush në totalin e horoskopit. Truri i një Binjaku nuk ndalon të lind ide dhe kjo në kombinim me faktin që ai nxjerr nga jashtë një ndricim i cili është e pamundur të kalojë pa u vënë re nga njërzit e ambientit t; tij.i lejon të realizoj dëshirat e tij. Nuk e lejoni jetën tuaj tju vërë poshtë nga pesha e përgjegjësive dhe gjeni gjithmonë mënyra për të larguar tensionin.

 

Cilat gabime i përndjekin.

Fatëkeqësisht mënyra juaj e të marrurit lehtë jetën disa herë dhe mundimet tuaja të një pas njëshme që të mos përfundoni të bëheni viktima të situatave rreth jush ju bëjnë të silleni shpesh në mënyrë të atillë saqë nuk keni kuptuar rëndësinë e përgjegjësive tuaja. Kjo gjë i pengon të tjerët të tregojnë besim tek ju,dhe tu besojnë premtimeve tuaja. Një tjetër gabim është që ju i shmangni ti zgjidhni problemet dhe nuk e prisni problemin që në rrënje,por i vini rrotull,dhe e shmangni përgjegjësinë. Kjo nuk mund të funksionojë dhe herët ose vonë do të gjëndeni përballë me situata të cilat do tju stresojnë tej mase.

 

Si ta shmangin.

Hapi i parë është që të afërmit tuaj dhe vecanërisht kolegët tuaj të ndjejnë prej jush sigurinë. Dhe që ata mos të mendojnë që gjërat i liheni në dorë fatit. Kjo do të thotë që duhet të ‘’mbërtheheni pak’’dhe ti qëndroni situatave afër,dhe tu demostroni njërzëve tuaj sigurinë e duhur.

Gjithashtu dhe një tjetër hap i rëndësishëm është të shmangni gabimet dhe të ‘’hapni veshët dhe sytë’’ dhe të pranoni kritikat e njërzëve të cilët interesohen për ju. Ka këshilla shumë të mira të cilat do tju ndihmojnë në të gjitha nivelet.

 

Gaforrja

Këmbëngulës

Gaforret janë shenja kokëshkëmbë dhe insistuese. Marrin shumë goditje nga jeta,por asnjë nuk i dëmton aq sa të mos e marrin veten. Megjithatë nga natyra e tyre nuk i kërkojnë ata tensionet apo konfliktet,dhe pikërisht për këtë do të mundohen të shmangen me rezultat ti cojnë gjërat pa rrugëzhgjidhje.

 

Cilat gabime e përndjekin

Gabimet që bëni ju Gaforret janë mbase nga më të rrezikshmet dhe më të vështirat që mund të përballohen. Jeni njërëz që nuk mësoni nga gabimet tuaja. Fjala e urtë u përshtatet më së miri’’Gabimin e bëri dhe mënd nuk vuri’’,nuk janë të pakta herët që do ta dëgjoni këtë nga njërëz të ambientit tuaj. Ndërkohë që nuk është e vështirë që ti vini gjërat poshtë dhe tu jepni një zgjidhje,fatëkeqësisht ju nuk futeni në këtë procedurë dhe përfundoni të bini në të njëjtat gracke të së kaluarës.

 

Si ta shmangin

Një nga gjërat që duhet të bëjë një Gaforre është që të mos kërkojë të bëjë gjëra të cilat ai nuk mundet dhe të investojë në njërëz ku dhe atje nuk do të ketë korrespodencë. Nevojitet shumë punë nga ju. Dhe kur themi ‘’punë’’e kemi fjalën për punë realisht dhe jo sa herë që pësoni dicka të luteni që herës tjetër të jeni më me fat.  Duhet të përdorni trurin ttuaj dhe instiktin tuaj për të gjetur metodat e duhura,në mënyrë që të dilni fitues.

 

Luani

Udhëheqës

Shenjë karizmatike me fiziognomi të pastër prej lideri. ‘’Mos ti prekë miza shpatën’’dhe atë që kërkon nga vetja e tij,perfeksionin,atë kërkon shumë qartë  edhe prej kolegëve të tij. Nëse ai dë të përballet me një Luan tjetër,shumë vështirë do të mund të ushtrojë fuqinë e tij dheb vendosmerinë që i duhet.

 

Cilat gabime e përndjekin

Problemi me Luanët përqëndrohet ,në gjithshka që ka të bëjë me kolegë në fushën profesionale por dhe mënyrën që ata trajtojnë cështjet sentimentale. Lunai shumë vështirë e pranon përkufizimin ‘’kolegë’’. Ëshë mësuar që të këtë pranë tij njërëzë të cilët e ndjekin atë dhe këshillat e tij pa shumë fjalë. Një sjellje të tillë egoiste ai shfaq edhe në mardhëmiet e tij perrsinale,ku edhe nuk e kupton që është totalisht gabim dhe mundohet ti imponojë partneres/it gjëra të cialt janë plotësisht të gabuara.

 

Si ta shmangin.

Luani duhet të pranojë mjaft’’pëllëmba’’që të fillojë të kuptojë gabimet e tija. E vetmja gjë e cila mund ta bëjë atë ti shohë gjërat rreth tij ndryshe është të futet pak në vëndin e atyre të cilët bashkëpunojnë me të. Kur ndien se je pa faj dhe nuk gjen dot të f]drejtën tënde atëhere mbase mund të bëhet më i arsyeshëm. Dhe më pas mund të përdorë cilësite prej lideri dhe të përcjell idetë e tij tek të gjithë.

 

Virgjëresha

Painteres

Këtu kemi të bëjmë me një shenjë e cila do ti ofrojë njërzëve të tjerë,akoma edhe nëse kjo dë të thotë që ata do të humbasin. Ju virgjëreshat jeni njërëz të cilët e mbani profilin tuaj të ulët,preferoni të qëndroni në thelbin e gjërave dhe të mos i ngarkoni të afërmit tuaj me gjëra të cilat konsiderohen të pa nevojshme

 

Cilat gabime e ndjekin

Ju Virgjëreshat bëni shpesh gabimin të ndikoheni nga të tjerët të cilët mundohen për arsyet e tyre tju heqin mundin që ju po bëni.  Kjo ju bën që  mos të luftoni me guxim dhe me vendosmërinë që do tju duhej të tregonit.  Shpesh hqerë keni dëshirë të nxirrni në pah gjëra të vogla të panevojshme dhe ti kriktikoni.

Një tjetër gabim i cili është derivat i të parit është mënyra sesi i përcillni idetë  dhe planet tuaja. Ose për arsye sigurie ose frike,që ju krijohet nëse do të dëgjohet fjala juaj.,jeni tepër nevrik,dhe pa takt me mënyrën sesi do ti thoni gjërat që doni.  Kjo ju bën të humbisni lojën që nga momenti i parë pa shprehur plotësisht deri në dund menimin tuaj.

 

Si ta shmangin

Mbyllini veshët në cdo këshillë tuajën dhe përqëndrohuni në qëllimin tuaj. Kjo do tju ndihmojnë të gjykoni drejtë jo vetëm mendimet personale por edhe idetë .  disa herë nuk do të ishte gabim nëse tregoheni më tepër guximtarë dhe të vendosni këmbënguljen në vëndim e saj,dhe të jeni më të vendosur për ato të cilat doni të thoni pa merrë parasysh kritikat e të tjerëve.

 

Peshorja

Harmonike

Peshorja është shenjë e sjellshme e cila di të shijojë jetën pa tradhëtuar idealet e saj. Jeni nga natyra juaj shenjë e cila adhuron të mbajë ekuilibrin dhe mundoheni me të gjitha mjetet të mbani klimën harmonike,që shumicën e rasteve e keni ndërtuar në bashkëpu nimet tuaj dhe në jetën tuaj sociale.

 

Cilat gabime e përndjekin

Gabim kryesor i Peshoreve është se disa herë preferoni ‘’ti mbuloni gjërat’’ dhe ti zbukuroni situatat për të mos mërzitur njërëz të ambientit tuaj. Kjo ka si rezultat probleme të ndryshme akoma më tepër në në planet tuaja,që ti drejtoni ato me saktësi matematike të cilat shpesh herë nuk kanë rrugë dlaje. Në fund ,ndoh që të lini të mërzitur dhe të lënduar njëzit që deri tani bënit cdo gjë që mund të kalonte nga ju për ti mbrojtur.

Një gabim tjetër që ju bëni dhe i cili ka lidhje të drejtëpërdrejtë me të mëparshmin është këmbëngulja  dhe bindja juaj që gjithmonë egziston mundësia që situata mund të ndryshojë dhe tju përshtatet juve,qoftë kjo lidhje sentimentale apo qoftë bashkëpunim. Ndërkohë që e dini mjaft mirë që gjërat ndryshojnë deri në një pikë të caktuar,dhe ju mund të mundoheni kotë për idealen.duke humbur kohë dhe forca.

 

Si ta shmangin

Duhet të kuptoni që mbajtja e ekuilibrit dhe e harmonisë nuk duhet të bëhet në dëm në ekuilibrit apo të harmonisë tuaj. Sigurisht që nuk e kemi fjalën që duhet të përshtateni me më pak nga cka kërkoni. Përkundrazi nëse ndjeni se situatat nuk ju mbulojnë në atë cka kërkoni mos ngurroni ti lini ato pas. Mundohuni të jeni më të drejtëpërdrejtë në atë që doni edhe nëse nganjëherë duhet të mërzisni dikë.

 

Akrepi

Pasionant

Ju akrepat jeni nga njërzit që natyra ju ka pasuruar me shumë cilësi dhe talente që disa herë as ju vetë nuk i keni zbuluar. Do herë që vendosni të realizoni i përkushtoheni totalisht me pasion dhe me gjithë energjinë tuaj. ndaj dhe konsideroheni nga të tjerët si personalitette që vështirë komandohen dhe përshtaten në metrat e të tjerëve.

 

Cilat gabime e përndjekin

Akrepat me aq pasion dhe dinamizëm që kanë brenda vetes eshtë mëse logjike të bien ndesh me gabime nxitimi dhe pakujdesie. Nëse ju interesin dicka menjëherë i dedikoheni plotësisht megjithse shpesh herë rezulton që nuk mundeni ta realironi dhe atëhere luteni për një mundësi të dytë që mund tjua jepet.

 

Si ta shmangin

Mundohuni të bëni një plan për aktivetete të ndryshme të tuajat. Që të mos ngatërroheni. Kjo funksoinon si celës sigurie që të mos rrëmbeheni nga lëvizje të ndryshme dhe mos të lini entuziazmin tuaj ti shtyjë gjërat më tepër nga cmund të mbajë plani i aktivitetit. Përvec kësaj një procedurë e tillë do tju ndihmojë shumë për të derdhur energjitë tuaja në vëndin e duhur.

 

Shigjetari

Luftarak

Shigjetari është shenjë e cila mundohet të ekuilibrojë logjikën me instiktin. Jeni njërëz që doni të dilni fitimtarë në jetë dhe shpesh herë këtë gjë e arrini,mjafton të vini në rradhë cilësitë,vetitë e personalitetit tuaj.  megjithatë askush nuk mund të dyshojë për idealet dhe parimet që kanë Shigjetarët.

 

Cilat gabime e përndjekin

Shigjetari shpesh herë humbet të drejtën e tij sepse vështirësohet të mos humbasë qetësinë e tij. Shumicën e rasteve zgjedh mënyrën më ekstreme për të shprehur mendimet e tija dhe ki përcjellë ato tek të tjerët . kjo taktikë nuk mund të zbatohet gjithandej dhe nuk janë të pakta herët që do të ketë përplasje të forta me ata që mendojnë se fyen nga metodat tuaja.

Një tjetër gabim i Shigjetarëve është kritika e theksuar që ushtroni në njërëz të ambientit tuaj. dhe nuk ngurroni tu jepni udhëzime me tone të ashpëra. Akoam dhe në cështje që duhet trajtuar me kujdesë,në të cilat nuk është e sigurt nëse jeni të duhurit për të dhënë këshilla.

 

Si ta shmangin

Bëhuni më shumë të ashpër me veten tuaj dhe më pak me të tjerët.  Parimet dhe idealet tuaj janë shumë të larta dhe ju lejojnë që të jeni objektivë dhe të rregulloni shumë difekkte të karakterit tuaj. nëpërmjet kësaj procedure do të mësoni që të mos veproni rrëmbyeshëm dhe ti përcillni planet dhe idetë tuaja pa eksrtemitete.

 

Bricjapi

Ambicioz

Jeni luftarak,këmbëngulës,mjaftë ambicioz,dhe shumicën e rasteve të pajisur me cilësi shpirtërore për të arritur qëllimet tuaja. Megjithatë nuk janë të pakta rastet që një Bricjapë do të tregojë pesimizëm të theksuar dhe frikë nëse do të ketë zhvillimin që ai do.

 

Cilat gabime e përndjekin

Ju Bricjapët nuk keni mësuar të relaksoheni dhe të shijoni ato që keni. Luftoni me ‘’thonjë dhe me dhëmbë’’për të arritur ato që doni,dhe jeni të denjë për tju përgëzuar për rezultatin e arritur. Megjithatë,i gjithë ky mund do të rezultojë i panevojshëm ,nëse në fund nuk do të mbesni të kënaqur nga ato që keni arritur.  Kjo gjë ju krijon një ndjesi boshllëku dhe të kërkoni akoma më tepër,duke humbur në fund thelbin e gjërave. Përvec kësaj,ky mentalitet tregon se shpesh bëni gabimin vlerësoni jetën brënda gjtihë atij suksesi,duke qënë indiferent nëse ato ja vlejnë realisht apo jo. Ka shumë ngjasa të lidheni shumë me gjërat meteriale gjë kjo që në fund do tju lërë një ndjesi të theksuar pakënaqësie.

 

Si ta shmangin

Një mënyrë për të shmangur gabime të tilla është të mundoheni të kuptoni sesi do të ishte jeta pa disa gjëra të cilat,për momentin i quajmë standarte,(që i kemi). Uluni dhe mendoni sesi do të ishte jeta pa njërëzit tuaj të dahur,pa shëndetin dhe pa shumë të tjera të  cilat duhet të futen në listën e gjërave primare.,dhe duhet të ndiheni mirënjëhës që i keni. Nëpërmjet një procedure të tillë do të kuptoni thelbin e vërtetë të jetës dhe do të vlerësoni gëzimet e vogëla të jetës.

 

Ujori

I ndjeshëm

Dhe arritëm tek ju Ujorët ku zakonisht bëjnë pjesë njërëz spiritualë me brishtësi,dhe dëshirë të madhe pët të mësuar duke zgjeruar akoma më tepër horizontin e tyre. Jeni nga njërzit që shpirti i tyre është gjithmonë në kërkim. Pa pasur frikë të provoni mundësitë tuaj në sektorë të ndryshëm.

 

Cilat gabime e përndjekin

Një njeri i cili nuk do të mbetet në vënd në të gjitha dëshirat e tij është e pamundur të mos bëjë gabime.  Një nga gabimet që bëni ju Ujorët shtë fakti që disa herë i kapërceni kufijtë,për të zbuluar gjëra të reja. Kureshtja jua mund të përfundojë të bëhet e bezdishme. Një gabim tjetër i juaji është tendenca juaj të qëndroni gjithmonë në teori dhe jo në prajtikën e gjërave.  Mund të thotë dikush që ju e analizoni mirë teorinë dhe më pas shikoni mundësinë praktikë, dhe kjo e ulë mundësinë e gbimit. Por realisht kjo mund të rezultojë e dëmshme,vecanërisht diku ku duhet të veproni menjëherë.

 

Si ta shmangin

Mundohuni idetë që keni në kokë ti vini në provë. Hapini letrat tuaj dhe jepini mundësinë vetes të gjykohet nga të tjerët drejtë. Ju mund ta kuptoni këtë thjesh si interes,por egziston mundësia që të keqë kuptoheni nga të tjerët.

 

Peshqit

Të paparashukueshëm

Shenja e fundit ,Peshqit ,por më një karakter të paparashikueshëm të ndjeshëm dhe të shumëanshëm,shpesh herë lë përshtypjet më të theksuara nga të gjitha shenjat e horoskopit. Ju Peshqit jeni njërëz që keni tendencën të mbështeteni shumë tek njërzit rreth jush. Do ni tu ofroni të tjerëve cfarë kalon nga dora juaj por dhe të prano ni ndihmë njëkohësisht.  Nëse kushtet rreth jush janë të përshtatshme atëhere arrini të mbyllni marrëveshje shumë të mira,dhe të përmirësoni lidhjet tuaja personale.

 

Cilat gabime i përndjekin.

Me karakterin që keni ju Peshqit është mëse logjike gabimet të përqëndrohen në cështje që kanë të bëjnë besimin që u tregoni të tjerëve. Aftësia juaj për të gjykuar të tjerët dhe për ti vlerësuar është e vogël dhe shpesh herë do të gjëndeni në vëndin e viktimës dhe do të punoni për interes të të tjerëve.  Me pak fjalë ajo cka  ju mundon shumë dhe ju con në gabime shumë të mëdha është instikni juaj i ‘’i pakurdisur’’ i cili ose nuk është shumë i fortë ose ju jep paralajmërime të gabuara.

Një tjetër gabim gjithashtu i rëndësishëm është fakti që ju vononi të reagoni. Akoma edhe nëse është mëse e qartë që disa gjëra duhet të ndryshojnë patjetër,ju vononi jashtë mase të shkelni frenat dhe ta drejtoni në tjetër vënd situatën.  Duke lënë kohë të vyer të shkojë dëm,duke demostruar  në vazhdim që është gjithmonë edhe më e vështirë të dilni nga udhëkryqi në të cilin gjëndeni.

 

Si ta shmangin

Së pari, pndaloni të merrni vazhdimisht rolin e njeriut naivi, duke pasur ndjesinë që fakti që jeni gjithmonë i arsyeshëm do ti japë fund atyre që ju dëshironi. Nëse nuk bëheni pak llogaritar,duke vënë në fillim interesin tuaj,vështirë se dil ni fitues. Organizohuni më mirë dhe vendosni sa më shumë siguri në cështjet tuaja. Kjo gjë nuk do tju lejojë të bini lehtë në grackat e keqë dashësve dhe do tju ndihmojë të reagoni në momentin e duhur dhe jo me vonesë.

Shiko gjithashtu