Parashikimet

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
24/8-22/9
VIRGJËRESHA — PARASHIKIMI JAVOR
26/10/2026 to 01/11/2026

 

Një Lajm, Një Dokument dhe Një Rrugë që Hapet!

Për Virgjëreshën, java nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026 është një javë shumë e rëndësishme për mendimin, komunikimin, dokumentet, udhëtimet, studimet, punën, shëndetin, paratë, vetëvlerësimin dhe mënyrën se si po riorganizoni jetën tuaj nga brenda. Kjo javë hapet me Hënën e Plotë në Dem, një Hënë e Plotë që për Virgjëreshën është në përgjithësi mbështetëse, sepse Demi është shenjë toke si ju. Por, edhe pse ky ndikim mund të sjellë ndriçim, qartësi dhe mundësi për të parë më larg, java nuk është e thjeshtë. Sepse sundimtari juaj, Merkuri, është në retrogradë në Akrep dhe prek drejtpërdrejt komunikimin, dokumentet, bisedat, udhëtimet e shkurtra, vendimet e përditshme dhe njerëzit e afërt. Kjo do të thotë se për Virgjëreshën, çdo fjalë, çdo dokument, çdo lëvizje dhe çdo detaj ka rëndësi.

Virgjëresha është shenjë toke, shenjë e analizës, rregullit, përmirësimit, shërbimit, punës, shëndetit, metodës dhe vëmendjes ndaj detajeve. Ju nuk jeni shenjë që kënaqeni me fjalë të përgjithshme. Doni prova, sistem, qartësi dhe funksionim praktik. Por këtë javë, qielli ju kërkon të mos përdorni vetëm analizën për të kontrolluar çdo gjë. Ju kërkon të kuptoni edhe më thellë se çfarë fshihet pas fjalëve, çfarë po përsëritet në komunikim, cilat mendime po rikthehen dhe cilat zakone të përditshme duhet të ndryshojnë. Sepse Dielli dhe Merkuri në Akrep nuk ju lënë të qëndroni në sipërfaqe. Ata kërkojnë thelb, sinqeritet dhe rishikim të vërtetë.

Hëna e Plotë në Dem, më 26 tetor, ndodh në zonën tuaj të nëntë astrologjike: udhëtimet e largëta, studimet e larta, dokumentet e mëdha, çështjet ligjore, kontaktet me jashtë, publikimet, besimet, filozofia e jetës, horizontet dhe mënyra se si e kuptoni drejtimin tuaj të madh. Kjo është një Hënë e Plotë që mund t’ju japë një ndriçim shumë të rëndësishëm. Mund të sjellë rezultat në një studim, lajm nga jashtë, një dokument, një udhëtim, një çështje ligjore, një aplikim, një projekt publikimi, një kontakt ndërkombëtar ose një vendim që lidhet me të ardhmen. Mund të kuptoni më qartë se çfarë rruge doni të ndiqni dhe cilat ide nuk ju përfaqësojnë më.

Për Virgjëreshën, kjo Hënë e Plotë në Dem është mbështetëse sepse flet gjuhën tuaj të tokës: realitet, ndërtim, siguri, rezultat dhe vlerë konkrete. Nuk ju kërkon të ndiqni një ëndërr pa bazë. Ju kërkon të shihni se cili horizont ka vlerë reale. Nëse keni menduar për studime, kurse, udhëtim, dokumente, ligj, emigrim, publikim, media ose një projekt që lidhet me jashtë vendit, kjo javë mund t’ju japë një shenjë të rëndësishme. Por duhet të mbani mend se Merkuri është në retrogradë. Pra, edhe kur një rrugë hapet, duhet kontroll, lexim i kujdesshëm, verifikim dhe durim.

Hëna e Plotë në Dem ndodh përballë Diellit në Akrep, i cili ndodhet në zonën tuaj të tretë: komunikimi, dokumentet, mesazhet, telefonatat, udhëtimet e shkurtra, vëllezërit, motrat, fqinjët, njerëzit e afërt, mësimi i përditshëm, rrjetet sociale, shkrimi, fjala dhe mënyra se si transmetoni mendimin. Kjo krijon një bosht shumë të rëndësishëm për Virgjëreshën: mendimi i vogël dhe vizioni i madh, dokumenti i përditshëm dhe dokumenti i madh, udhëtimi i shkurtër dhe udhëtimi i largët, fjalët e përditshme dhe bindjet e thella. Mund të ketë një bisedë që ju hap një horizont. Mund të ketë një dokument që kërkon kujdes. Mund të ketë një lajm që lidhet me studime ose udhëtime. Mund të kuptoni se mënyra si flisni, shkruani ose mendoni ka nevojë të ndryshojë për të përballuar një rrugë më të madhe.

Dielli në Akrep gjatë gjithë javës e bën komunikimin shumë të rëndësishëm. Për Virgjëreshën, kjo është një fushë ku zakonisht keni shumë aftësi, sepse dini të analizoni, të rendisni, të sqaroni dhe të shihni detaje. Por Akrepi kërkon më shumë se saktësi. Kërkon thellësi. Kërkon të kuptoni motivet, të pathënat, nëntekstin dhe emocionin që qëndron pas fjalës. Mund të keni biseda më intensive me njerëz të afërt. Mund të keni nevojë të zbuloni të vërtetën në një dokument. Mund të kuptoni se një mesazh ka më shumë peshë se sa dukej. Mund të ndieni se disa fjalë duhet thënë, por jo në mënyrë sipërfaqësore.

Në të njëjtën kohë, Dielli në Akrep krijon tension me Plutonin direkt në Ujor, i cili ndodhet në zonën tuaj të gjashtë: puna, rutina, shëndeti, detyrimet, kolegët, shërbimi dhe përditshmëria. Kjo e bën javën shumë të rëndësishme për punën dhe trupin. Një bisedë mund të lidhet me punën. Një dokument mund të prekë rutinën. Një lajm mund të ndikojë orarin. Një problem komunikimi me kolegë mund të bëhet më i dukshëm. Mund të ketë tension midis mënyrës si mendoni dhe mënyrës si funksionon përditshmëria. Mund të shihni se një sistem pune nuk është më i shëndetshëm. Mund të kuptoni se disa detyra ju marrin shumë energji dhe kërkojnë riorganizim.

Plutoni në Ujor, tashmë në lëvizje direkte, po transformon ngadalë por thellë zonën tuaj të punës dhe shëndetit. Për Virgjëreshën, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ju jeni shenjë që lidhet natyrshëm me këto tema. Plutoni në këtë zonë nuk sjell vetëm ndryshim orari. Ai kërkon transformim të mënyrës se si punoni, si shërbeni, si kujdeseni për trupin, si menaxhoni stresin, si përballeni me kolegët dhe si e përdorni fuqinë në përditshmëri. Këtë javë, për shkak të tensionit me Diellin, mund të bëhet e qartë se një rutinë duhet të ndryshojë. Jo sepse nuk mund të duroni më pak, por sepse nuk duhet të duroni më atë që ju shteron.

Ky ndikim prek më fort Virgjëreshat e dhjetëditëshit të parë në mënyrë më të drejtpërdrejtë përmes punës, shëndetit dhe vizionit të madh. Hëna e Plotë në Dem i mbështet këto Virgjëresha përmes një mundësie, një kuptimi ose një horizonti të ri, por Plutoni në Ujor tregon se për ta ndjekur këtë horizont, duhet ndryshuar përditshmëria. Nuk mund të ndërtoni një rrugë të madhe mbi një rutinë që ju lodh, mbi një punë që ju merr gjithë energjinë, ose mbi një sistem shëndeti që nuk respektohet. Për dhjetëditëshin e parë, kjo javë mund të sjellë një sinjal shumë të qartë: ndryshimi i madh fillon nga zakonet e përditshme.

Merkuri në retrogradë në Akrep është ndikimi më i rëndësishëm i javës për Virgjëreshën, sepse Merkuri është sundimtari juaj. Kur Merkuri është në retrogradë, ju e ndieni menjëherë në mendje, në detaje, në organizim, në dokumente, në ritëm dhe në komunikim. Këtë herë Merkuri në retrogradë ndodhet në Akrep, në zonën tuaj të tretë. Kjo do të thotë se bisedat, dokumentet, mesazhet, telefonatat, marrëveshjet e vogla, udhëtimet e shkurtra, vëllezërit, motrat, fqinjët, mësimi dhe çdo formë komunikimi kërkojnë shumë kujdes. Një fjalë mund të keqkuptohet. Një dokument mund të ketë gabim. Një mesazh mund të vonohet. Një bisedë e vjetër mund të rikthehet. Një vendim i përditshëm mund të kërkojë rishikim.

Për Virgjëreshën, Merkuri në retrogradë në Akrep mund të jetë shumë intensiv, sepse mendja mund të shkojë më thellë se zakonisht. Ju mund të analizoni një bisedë, të riktheheni te një mesazh, të kërkoni nëntekstin, të dyshoni për motivet e dikujt, ose të ndieni se një informacion nuk është i plotë. Kjo mund të jetë e dobishme nëse kërkoni të vërtetën, por mund të bëhet lodhëse nëse e ktheni çdo detaj në shqetësim. Duhet dalluar analiza e dobishme nga mendimi i tepërt. Jo çdo vonesë është problem. Jo çdo heshtje është sekret. Jo çdo gabim është shenjë e keqe. Por çdo gjë që ka rëndësi duhet kontrolluar.

Ky ndikim prek më fort Virgjëreshat e dhjetëditëshit të dytë, sepse Merkuri në retrogradë në Akrep lëviz në gradat që krijojnë lidhje shumë aktive me këtë pjesë të shenjës suaj. Për ta, java mund të sjellë rikthim bisedash, dokumente që duhen korrigjuar, telefonata të rëndësishme, udhëtime të shkurtra, diskutime me njerëz të afërt ose nevojë për të rishikuar një vendim. Kjo mund të jetë periudhë shumë e mirë për të riparë një tekst, për të rregulluar një kontratë, për të sqaruar një marrëveshje, për të korrigjuar një gabim, për të rishkruar diçka, për të mësuar më thellë ose për të kuptuar diçka që më parë ishte e paqartë. Por nuk është javë për nxitim.

Në fund të javës, Merkuri në retrogradë në Akrep përplaset me Marsin në Luan. Për Virgjëreshën, ky është një aspekt shumë delikat, sepse lidh komunikimin me prapaskenën, nënndërgjegjen, lodhjen e fshehtë, sekretet, ankthin dhe gjërat që nuk thuhen hapur. Marsi në Luan ndodhet në zonën tuaj të dymbëdhjetë. Kjo mund të sjellë nervozizëm të brendshëm, zemërim të fshehur, gjumë të trazuar, ndjesi se diçka po ndodh pas shpine, ose lodhje që nuk e shpjegoni lehtë. Kur ky Mars përplaset me Merkurin në retrogradë, një fjalë mund të nxjerrë një tension të fshehur. Një mesazh mund të prekë frikë. Një bisedë mund të zgjojë zemërim të vjetër. Një sekret mund të dalë në sipërfaqe.

Për Virgjëreshën, ky aspekt kërkon shumë kujdes me komunikimin, sidomos në fund të javës. Ju mund të mendoni shumë dhe të analizoni çdo detaj, por Marsi në zonën e dymbëdhjetë mund të sjellë reagim nga një vend i pavetëdijshëm. Mund të përgjigjeni më ashpër se zakonisht. Mund të lodheni nga gjëra që nuk i thoni. Mund të flisni nga ankthi dhe jo nga qartësia. Prandaj, nëse një bisedë bëhet e tensionuar, merrni kohë. Nëse jeni të lodhur, mos vendosni. Nëse keni një dyshim, kërkoni sqarim me qetësi. Mos e ktheni një ndjenjë të brendshme në akuzë pa prova.

Afërdita në retrogradë në Peshore ndodhet në zonën tuaj të dytë: paratë personale, të ardhurat, vetëvlerësimi, shpenzimet, pasuritë, talentet dhe vlera. Kjo është një fushë shumë e rëndësishme për Virgjëreshën këtë javë. Afërdita në retrogradë ju kërkon të rishikoni çfarë vlen, çfarë fitoni, çfarë shpenzoni, si e vlerësoni punën tuaj, ku po jepni shumë dhe ku po pranoni më pak se sa meritoni. Mund të rikthehet një çështje financiare, një pagesë, një borxh i vogël, një shpenzim, një blerje e vjetër, ose një mendim për mënyrën si fitoni para. Mund të pyesni veten nëse puna dhe talentet tuaja po vlerësohen siç duhet.

Për Virgjëreshën, Afërdita në retrogradë në Peshore mund të sjellë rishikim të marrëdhënies me paratë dhe me vetëvlerësimin. Ju shpesh jepni shumë në punë, ndihmoni, korrigjoni, organizoni dhe merrni përgjegjësi. Por a paguheni drejt? A vlerësoheni? A e pranoni lavdërimin? A e shihni veten vetëm në bazë të dobisë që keni për të tjerët? Kjo javë ju kërkon të mos e ulni vlerën tuaj vetëm sepse doni të jeni korrektë, të dobishëm ose të qetë. Vlera juaj nuk matet vetëm me sa punë bëni, por edhe me cilësinë, aftësinë dhe përgjegjësinë që sillni.

Afërdita në retrogradë në Peshore përballet me Kironin në Dash, i cili ndodhet në zonën tuaj të tetë: paratë e përbashkëta, borxhet, kreditë, taksat, trashëgimitë, paratë e partnerit, intimiteti, besimi dhe plagët psikologjike që lidhen me kontrollin ose varësinë. Ky aspekt prek shumë fort Virgjëreshat e dhjetëditëshit të tretë. Mund të ketë një plagë që lidhet me para personale dhe para të përbashkëta. Mund të ketë një bisedë për borxh, detyrim, pagesë, ndarje shpenzimesh, kredi, trashëgimi ose mbështetje ekonomike. Mund të ndieni se vlera juaj është prekur në një marrëdhënie ku jepen dhe merren burime. Mund të ketë edhe temë intime ku pyetja kryesore është: a ka besim dhe barazi?

Ky aspekt kërkon shërim në marrëdhënien me vlerën dhe varësinë. Virgjëresha mund të jetë shumë e kujdesshme me paratë, por ndonjëherë mund të marrë përsipër shumë përgjegjësi për të rregulluar jetën e të tjerëve. Afërdita në retrogradë në zonën e parave personale dhe Kironi në zonën e financave të përbashkëta ju kërkojnë të shihni ku duhet të vendosni kufij. Nuk mund të jepni gjithmonë nga siguria juaj për të mbuluar pasigurinë e dikujt tjetër. Nuk mund të mbani një marrëveshje vetëm sepse keni frikë të prishni ekuilibrin. Kjo javë ju kërkon drejtësi, por edhe vetërespekt.

Marsi në Luan ndodhet në zonën tuaj të dymbëdhjetë, një zonë e brendshme dhe e padukshme. Ky ndikim mund të sjellë punë në prapaskenë, energji të fshehtë, përgatitje, veprim që nuk duket ende, por edhe lodhje, irritim të brendshëm, gjumë të shqetësuar ose zemërim që nuk shprehet drejtpërdrejt. Për Virgjëreshën, që shpesh përpiqet të kontrollojë dhe të organizojë, Marsi në dymbëdhjetë mund të jetë i vështirë sepse nuk është gjithmonë e qartë nga vjen tensioni. Mund të ndiheni të lodhur pa arsye të dukshme. Mund të ndieni se duhet të punoni në heshtje. Mund të keni nevojë të mbyllni një cikël para se të hapni një të ri.

Jupiteri në Luan ndodhet gjithashtu në zonën e dymbëdhjetë dhe prek sidomos Virgjëreshat e dhjetëditëshit të tretë. Ky ndikim mund të sjellë mbrojtje të fshehtë, ndihmë nga prapaskena, mbështetje shpirtërore, intuitë, punë të brendshme dhe mundësi që ende nuk shfaqen plotësisht. Por Jupiteri në këtë zonë mund të zmadhojë edhe lodhjen e fshehtë, gjumin e tepërt ose nevojën për t’u tërhequr. Për Virgjëreshën, kjo do të thotë se jo çdo gjë duhet të ndodhë para syve të të tjerëve. Disa procese po përgatiten në heshtje. Disa përgjigje do të vijnë më vonë. Këtë javë, pushimi nuk është humbje kohe. Është pjesë e përgatitjes.

Urani në retrogradë në Binjakë ndodhet në zonën tuaj të karrierës, statusit dhe imazhit publik, dhe prek më fort Virgjëreshat e dhjetëditëshit të parë. Ky është një ndikim shumë i rëndësishëm, sepse mund të sjellë ndryshime të papritura në punë, drejtim profesional, reputacion, teknologji, media, komunikim publik ose marrëdhënie me autoritete. Mund të ketë një lajm profesional. Mund të lindë dëshira për më shumë liri në karrierë. Mund të mos duroni më një rol shumë të ngurtë. Por me Merkurin në retrogradë, duhet të mos bëni lëvizje të nxituara. Nëse doni ndryshim në karrierë, vëzhgoni, mblidhni informacion, planifikoni dhe mos vendosni vetëm nga nervozizmi.

Saturni, Neptuni dhe Kironi në Dash ndodhen në zonën tuaj të tetë, pra në fushën e financave të përbashkëta, borxheve, detyrimeve, intimitetit dhe besimit. Saturni ju kërkon përgjegjësi serioze në çështje financiare të përbashkëta. Neptuni mund të sjellë mjegull ose idealizim në para të ndara me të tjerët. Kironi prek plagë të vjetra në besim, intimitet ose varësi. Për Virgjëreshën, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ju doni qartësi. Por në zonën e tetë, qartësia nuk vjen vetëm me llogari. Vjen edhe me sinqeritet emocional. Duhet të dini çfarë ndani, me kë e ndani dhe pse e ndani.

Lilith në Bricjap ndodhet në zonën tuaj të pestë: dashuria, fëmijët, krijimtaria, pasioni dhe kënaqësia. Ky ndikim mund të sjellë një ton më të fortë, më të pavarur dhe ndonjëherë më të ftohtë në dashuri ose në raport me kënaqësinë personale. Mund të ndieni se nuk doni më të luani role romantike që nuk ju përshtaten. Mund të ketë tension me fëmijët, me një projekt krijues, ose me dëshirën për të kontrolluar emocionin. Lilith në Bricjap në këtë zonë ju kërkon të mos e shtypni dëshirën, por edhe të mos e ktheni dashurinë në detyrim. Dashuria dhe krijimtaria kanë nevojë për strukturë, por jo për ftohtësi.

Hëna gjatë kësaj jave lëviz nga Demi në Binjakë, më pas në Gaforre dhe në fund drejt Luanit. Për Virgjëreshën, fillimi i javës me Hënën e Plotë në Dem aktivizon studimet, udhëtimet, dokumentet e mëdha, ligjin dhe horizontet. Mund të ketë qartësi, rezultat ose vendim. Kur Hëna kalon në Binjakë, aktivizohet karriera dhe imazhi publik. Kjo mund të sjellë më shumë përgjegjësi, kontakte profesionale ose vëmendje nga të tjerët. Kur Hëna kalon në Gaforre, aktivizohen miqësitë, grupet dhe planet afatgjata. Mund të keni nevojë për mbështetje ose kontakt me njerëz. Në fund të javës, Hëna në Luan aktivizon prapaskenën dhe pushimin, duke treguar se fundjava kërkon më shumë qetësi, jo mbingarkesë.

Në dashuri, kjo javë është e ndjeshme, por jo domosdoshmërisht e drejtpërdrejtë. Afërdita në retrogradë në Peshore prek vetëvlerësimin dhe paratë, ndërsa Lilith në Bricjap prek dashurinë dhe pasionin. Kjo do të thotë se mund të pyesni veten nëse një marrëdhënie ju bën të ndiheni të vlerësuar. Mund të ketë temë parash në dashuri. Mund të ketë një lidhje midis dëshirës dhe sigurisë. Nëse jeni në lidhje, mund të flisni për financa, ndarje përgjegjësish, besim dhe plane. Nëse jeni vetëm, mund të tërhiqeni nga dikush që duket serioz, i fortë ose ndryshe nga zakonisht, por me Afërditën në retrogradë nuk duhet të nxitoheni. Shihni nëse ka vlerë reale, jo vetëm tërheqje.

Në punë dhe karrierë, kjo javë kërkon shumë kujdes. Dielli dhe Merkuri në Akrep aktivizojnë dokumentet, bisedat, mesazhet dhe udhëtimet. Plutoni në Ujor transformon rutinën dhe shëndetin. Urani në Binjakë sjell mundësi ndryshimesh në karrierë. Kjo do të thotë se mund të ketë shumë lëvizje, por edhe shumë nevojë për saktësi. Kontrolloni çdo dokument. Mos dërgoni mesazhe të rëndësishme pa i lexuar. Mos merrni vendime pune nga lodhja. Nëse një koleg ose person i afërt krijon tension, mos reagoni menjëherë. Mblidhni faktet.

Në financa, Afërdita në retrogradë në Peshore e vendos vëmendjen te paratë personale, ndërsa Kironi, Saturni dhe Neptuni në Dash prekin financat e përbashkëta. Kjo javë kërkon rishikim të buxhetit, pagesave, borxheve, marrëveshjeve, ndarjes së shpenzimeve dhe mënyrës se si e vlerësoni punën tuaj. Mund të ketë një plagë të vjetër rreth parave: ndoshta keni dhënë shumë, ndoshta keni pranuar pak, ndoshta keni mbajtur përgjegjësi për dikë tjetër. Kjo javë nuk kërkon frikë, por qartësi. Paraja duhet të trajtohet me sistem, jo me ankth.

Në shëndet, Plutoni në zonën e punës dhe shëndetit, Marsi në zonën e prapaskenës dhe Merkuri në retrogradë si sundimtari juaj tregojnë se duhet shumë kujdes me trupin, gjumin, nervat, lodhjen mendore dhe stresin e fshehur. Virgjëresha mund të vazhdojë edhe kur është e lodhur, sepse mendon se gjithçka duhet bërë saktë. Por këtë javë, trupi mund të kërkojë ndalim. Kujdes me sistemin tretës, tensionin nervor, gjumin, lodhjen nga mendimi i tepërt dhe shqetësimet që lidhen me punën. Nëse keni nevojë për pushim, mos e trajtoni si dobësi. Është mënyra më praktike për të mos prishur sistemin.

Mesazhi kryesor për Virgjëreshën këtë javë është: fjala, dokumenti, rutina, trupi dhe vlera personale kërkojnë rishikim të kujdesshëm. Hëna e Plotë në Dem ju hap horizont dhe ju ndihmon të shihni më larg. Dielli në Akrep ju kërkon të flisni më thellë dhe të shihni të vërtetën në komunikim. Merkuri në retrogradë, sundimtari juaj, ju kërkon kujdes maksimal me dokumente, mesazhe, udhëtime dhe biseda. Afërdita në retrogradë në Peshore ju kërkon të rishikoni paratë dhe vetëvlerësimin. Plutoni në Ujor transformon punën dhe shëndetin. Urani në Binjakë sjell ndryshime në karrierë. Marsi dhe Jupiteri në Luan ju kërkojnë pushim, punë të brendshme dhe kujdes me lodhjen e fshehtë. Kjo javë ju thotë: mos u përpiqni të kontrolloni gjithçka. Rregulloni atë që mundeni, dëgjoni atë që trupi ju tregon dhe mos nxitoni në fjalë që kërkojnë më shumë kohë.

Dhjetëditëshi i parë

Për Virgjëreshën e dhjetëditëshit të parë, java nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026 është shumë e rëndësishme për studimet, udhëtimet, dokumentet e mëdha, karrierën, punën, shëndetin dhe drejtimin e jetës. Hëna e Plotë në Dem ju mbështet nga zona e horizonteve të mëdha dhe mund të sjellë një rezultat, një lajm, një vendim ose një qartësi që lidhet me një rrugë të re. Por në të njëjtën kohë, Plutoni në Ujor transformon punën dhe shëndetin, ndërsa Urani në Binjakë aktivizon karrierën dhe statusin. Kjo do të thotë se jeni në një periudhë ku ndryshimet nuk janë vetëm mendime. Ato kërkojnë riorganizim real të jetës.

Hëna e Plotë në Dem mund të sjellë një moment shumë të rëndësishëm në lidhje me studime, udhëtim, dokument, ligj, jashtë vendit, publikim ose një çështje që ka të bëjë me besimet tuaja. Për dhjetëditëshin e parë, kjo Hënë e Plotë mund të ndihet si një dritë që ju tregon se ku duhet të shihni më larg. Ndoshta një plan që e keni menduar prej kohësh fillon të bëhet më konkret. Ndoshta një dokument kërkon vendim. Ndoshta një rrugë që dukej e largët bëhet më reale. Por sepse Merkuri është në retrogradë, çdo gjë duhet kontrolluar me kujdes.

Plutoni në Ujor në zonën e punës dhe shëndetit tregon se për të hapur një horizont të ri, duhet të ndryshoni mënyrën si funksiononi çdo ditë. Nuk mund të keni një vizion të madh nëse trupi është i lodhur, nëse puna ju merr gjithë energjinë, ose nëse rutina juaj është bërë shumë e rëndë. Për dhjetëditëshin e parë, kjo javë mund të sjellë një sinjal nga puna ose shëndeti që ju thotë: duhet riorganizim. Ndoshta një detyrë duhet ndarë ndryshe. Ndoshta një ambient pune kërkon kufij. Ndoshta një zakon duhet ndryshuar.

Urani në Binjakë në zonën e karrierës mund të sjellë lajme të papritura, ndryshime profesionale, ide të reja ose dëshirë për më shumë liri në punë. Për ju, kjo mund të jetë sfiduese, sepse Virgjëresha zakonisht do plan dhe siguri. Por Urani ju tregon se karriera nuk mund të mbetet shumë e ngurtë. Mund të ketë një mundësi përmes teknologjisë, komunikimit, medias, mësimit ose një drejtimi më fleksibël.

Në dashuri, java është më e brendshme dhe më praktike. Mund të mendoni për vlerën tuaj dhe për mënyrën se si marrëdhëniet ndikojnë sigurinë. Në punë, ndryshimet janë të mundshme. Në financa, kontrolloni shpenzimet dhe mos merrni vendime të nxituara. Në shëndet, trupi kërkon vëmendje serioze.

Mesazhi për dhjetëditëshin e parë është: një rrugë më e madhe mund të hapet, por nuk mund të ecni drejt saj me një rutinë të vjetër që ju lodh. Ndryshimi profesional, shëndeti dhe vizioni duhet të lidhen me njëri-tjetrin. Mos kini frikë të ndryshoni metodën. Virgjëresha nuk humbet fuqinë kur ndryshon sistem. Përkundrazi, bëhet më efektive.

Dhjetëditëshi i dytë

Për Virgjëreshën e dhjetëditëshit të dytë, java nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026 është shumë e rëndësishme për komunikimin, dokumentet, bisedat, udhëtimet e shkurtra, njerëzit e afërt, mendimin dhe qetësinë e brendshme. Merkuri në retrogradë në Akrep, sundimtari juaj, prek fuqishëm këtë pjesë të shenjës suaj dhe ju kërkon të rishikoni çdo gjë që lidhet me fjalën, vendimet, informacionin dhe marrëveshjet e përditshme.

Kjo mund të jetë një javë ku një bisedë e vjetër rikthehet. Një dokument duhet korrigjuar. Një mesazh duhet rilexuar. Një person i afërt kërkon sqarim. Një udhëtim i shkurtër mund të shtyhet ose ndryshojë. Një mendim që e kishit lënë pas kthehet dhe kërkon analizë. Për dhjetëditëshin tuaj, kjo nuk është domosdoshmërisht negative. Përkundrazi, mund të jetë shumë e dobishme, sepse ju jep mundësi të rregulloni atë që më parë nuk ishte e saktë. Por duhet durim.

Merkuri në Akrep ju bën shumë të mprehtë. Mund të kuptoni gjëra që të tjerët nuk i thonë hapur. Mund të shihni gabime në dokumente. Mund të kapni nëntekstin e një bisede. Por në retrogradë, kjo mprehtësi mund të kthehet edhe në shqetësim. Mos analizoni pa fund çdo fjalë. Mos kërkoni problem aty ku ka vetëm vonesë. Por nëse diçka përsëritet, mos e injoroni. Çelësi është ekuilibri midis intuitës dhe faktit.

Në fund të javës, tensioni midis Merkurit në retrogradë dhe Marsit në Luan mund të sjellë nervozizëm të brendshëm. Mund të ndiheni të lodhur nga gjëra që nuk i keni thënë. Mund të reagoni papritur ndaj një fjale. Mund të keni gjumë të trazuar ose mendime të shumta. Për dhjetëditëshin e dytë, kjo është pjesa më delikate e javës. Mos flisni kur jeni të lodhur. Mos dërgoni mesazh nga ankthi. Mos e ktheni një ndjesi në akuzë pa qartësi.

Afërdita në retrogradë në Peshore ju kërkon të rishikoni paratë dhe vetëvlerësimin. Kjo mund të lidhet me një dokument, pagesë, marrëveshje ose bisedë financiare. Nëse duhet të flisni për para, bëjeni me qetësi dhe me fakte.

Në dashuri, komunikimi është çelësi, por duhet të jetë i kujdesshëm. Në punë, kontrolloni dokumentet. Në financa, mos u nxitoni. Në shëndet, kujdes me stresin mendor, gjumin dhe nervat.

Mesazhi për dhjetëditëshin e dytë është: fjala juaj ka fuqi të madhe këtë javë. Përdoreni për të sqaruar, jo për të hapur plagë. Rishikoni, korrigjoni, pyesni, kontrolloni. Kur Virgjëresha e përdor mendjen me qetësi, mund të zgjidhë atë që të tjerët as nuk e shohin.

Dhjetëditëshi i tretë

Për Virgjëreshën e dhjetëditëshit të tretë, java nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026 është shumë e rëndësishme për paratë, vetëvlerësimin, financat e përbashkëta, intimitetin, punën e brendshme, lodhjen e fshehtë dhe shërimin e një teme të vjetër që lidhet me sigurinë. Afërdita në retrogradë në Peshore aktivizon zonën tuaj të parave personale, ndërsa përballet me Kironin në Dash në zonën e financave të përbashkëta dhe besimit. Ky është ndikimi më i ndjeshëm për ju këtë javë.

Afërdita në retrogradë në Peshore ju kërkon të shihni me vëmendje si e vlerësoni veten. A paguheni drejt? A kërkoni atë që meritoni? A shpenzoni për të mbajtur një pamje të bukur, ndërsa brenda ndiheni të pasigurt? A e ulni vlerën tuaj për të mos krijuar konflikt? Për dhjetëditëshin tuaj, këto pyetje mund të bëhen shumë të forta. Mund të rikthehet një çështje financiare, një pagesë, një shpenzim, një marrëveshje ose një temë pune që lidhet me vlerën.

Kironi në Dash në zonën e financave të përbashkëta mund të prekë një plagë që lidhet me borxhe, detyrime, para të partnerit, kredi, taksa, trashëgimi ose besim në marrëdhënie. Mund të ndieni se një situatë ekonomike ju bën të prekshëm. Mund të ketë një bisedë ku ndiheni të pavlerësuar. Mund të kuptoni se keni marrë përsipër shumë për të mbrojtur dikë tjetër. Ose mund të shihni se keni frikë të kërkoni atë që ju takon. Kjo javë ju kërkon shërim në raportin me vlerën dhe ndarjen e përgjegjësive.

Jupiteri në Luan në zonën e dymbëdhjetë prek gjithashtu dhjetëditëshin tuaj dhe mund të sjellë mbrojtje të fshehtë, intuitë dhe ndihmë nga prapaskena. Por mund të zmadhojë edhe lodhjen e brendshme. Ju mund të jeni duke përgatitur diçka në heshtje. Mund të ndieni se ende nuk është koha për të dalë plotësisht në pah. Mos u shqetësoni. Disa procese kanë nevojë të piqen brenda para se të shfaqen jashtë.

Hëna e Plotë në Dem ju mbështet në studime, udhëtime, dokumente ose vizion afatgjatë. Për dhjetëditëshin e tretë, kjo mund të sjellë një ide ose kuptim që ju ndihmon të shihni më larg. Por para se të ecni përpara, duhet të vendosni rregull në financa dhe në energjinë e brendshme.

Në dashuri, mund të ketë tema vlerësimi, para të përbashkëta ose besimi. Në punë, duhet të shihni nëse puna juaj vlerësohet siç duhet. Në financa, java kërkon kontroll të madh. Në shëndet, pushimi dhe qetësia janë të domosdoshme.

Mesazhi për dhjetëditëshin e tretë është: vlera juaj nuk duhet të varet nga sa shumë mbani për të tjerët. Kjo javë ju kërkon të vendosni ekuilibër midis asaj që jepni dhe asaj që merrni. Kur e respektoni veten financiarisht dhe emocionalisht, hapet rruga për siguri më të vërtetë.

© 2026 ASTROLOGU.AL

AGJENDA ASTROLOGJIKE PERSONALE 2027

NGA DORA E JORGO PULLA 

Ashtu si gjurma juaj e gishtit, edhe harta juaj astrologjike e lindjes është unike. Pse të mjaftoheni me parashikime të përgjithshme?

365 parashikime personale, secili me këshillën e ditës.
12 parashikime mujore dhe analiza juaj vjetore.
Ndikimet planetare të vitit 2027, të interpretuara posaçërisht për JU,

në bazë të HARTËS SUAJ ASTROLOGJIKE TË LINDJES!

Jo thjesht një horoskop. VITI JUAJ, I SHKRUAR PËR JU!

Dëshironi të mësoni më shumë? Shprehni interesin tuaj në adresën e emailit

astrologu.al@proton.me

ose në +355 69 302 0018

 

ABONOHUNI NË KANALIN TONË NË YOUTUBE!

Mos humbisni asnjë parashikim! Abonohuni falas dhe aktivizoni zilen për t'u njoftuar sa herë publikojmë një video të re!

https://www.youtube.com/@astrologujorgopulla

NA NDIQNI EDHE NË FACEBOOK!

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë astrologjik!

Na ndiqni në Facebook për parashikime, këshilla astrologjike dhe publikime interesante çdo ditë.

Pëlqeni faqen tonë dhe qëndroni gjithmonë pranë nesh!

http://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju mirëpresim me kënaqësi!

 

 

, ,