14 SHTATOR 2026 – DITA QË SJELL IDE TË REJA DHE ZGJIDHJE TË PAPRITURA

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

14 SHTATOR 2026 – DITA QË SJELL IDE TË REJA DHE ZGJIDHJE TË PAPRITURA

Më 14 shtator, Hëna vazhdon në Peshore në pjesën e parë të ditës dhe më pas afrohet drejt fundit të kësaj shenje, duke mbajtur ende fokusin te marrëdhëniet, balanca dhe bashkëpunimet. Por ngjarja më e rëndësishme e ditës është trina e Merkurit në Peshore me Uranin në retrogradë në Binjakët, rreth 5 gradë të shenjave të ajrit. Ky aspekt është shumë i mirë për ide të reja, komunikim të zgjuar, zgjidhje të papritura, teknologji, media, udhëtime, negociata moderne, mësim dhe hapje mendore.

Merkuri në Peshore kërkon dialog, ndërsa Urani në Binjakët sjell ide të papritura, informacione të reja, zgjim mendor dhe mënyra alternative për të parë një situatë. Kur këta dy planetë krijojnë trinë, mendja bëhet më e shpejtë, më krijuese dhe më e hapur. Mund të vijë një lajm i papritur, një mesazh, një kontakt, një ide teknologjike, një zgjidhje për një problem dokumentesh, ose një mundësi për të komunikuar me njerëz të rinj. Kjo është një ditë shumë e mirë për media, intervista, rrjete sociale, video, mësim, shkëmbim idesh, negociata, punë me kompjuter, projekte online dhe kontakte që kërkojnë mendje të hapur.

Nga ky aspekt përfitojnë më shumë Peshorja, Binjakët dhe Ujori, sidomos dhjetëditëshi i parë dhe ata që kanë pika rreth 4–7 gradë. Peshorja mund të gjejë fjalën e duhur në një marrëdhënie ose marrëveshje. Binjakët mund të kenë zgjim personal, ide të reja dhe ndryshim mendimi. Ujori mund të përfitojë në udhëtime, studime, dashuri, krijimtari ose komunikim publik. Dashi, Luani dhe Shigjetari mund ta përdorin aspektin për ide, projekte, marrëdhënie dhe lëvizje më të lehta. Më shumë kujdes duhet të kenë Virgjëresha dhe Peshqit, sepse Urani në Binjakët mund të sjellë lëvizje të papritura në karrierë, shtëpi ose sistemin e përditshëm.

Kjo ditë është më e favorshme për nënshkrime sesa 13 shtatori, sidomos nëse dokumenti ka kaluar kontrollin e nevojshëm. Është e mirë për takime, intervista, aplikime, komunikime profesionale, marrëveshje me karakter modern, teknologjik ose mediatik, udhëtime të shkurtra, prezantime online, kontakte me jashtë dhe zgjidhje të papritura. Por për shkak se Urani është ende shumë i fortë pas stacionimit, duhet të kemi plan B. Mund të ketë ndryshim ore, ndryshim plani ose lajm i papritur.

Në marrëdhënie, dita ndihmon bisedat e sinqerta, por jo dramatike. Mund të ketë nevojë për më shumë liri, më shumë hapësirë dhe më shumë kuptim. Nëse një çift ka ngecur në rutinë, një bisedë e re mund të hapë dritare. Për ribashkim, dita mund të sjellë kontakt të papritur, mesazh ose telefonatë. Por duhet parë nëse ka vazhdimësi, sepse Urani jep surprizë, jo gjithmonë stabilitet. Për propozim, dita është më e mirë nëse marrëdhënia ka bazë dhe nëse propozimi bëhet në mënyrë të natyrshme, jo teatrale.

Për punë dhe karrierë, dita është shumë e mirë për ide të reja, inovacion, ndryshim metode, teknologji, komunikim publik dhe gjetje të një zgjidhjeje që më parë dukej e pamundur. Për dietë, check-up dhe terapi, dita ndihmon sidomos për të gjetur metodë të re, aplikacion, konsultë, sistem ose mënyrë më inteligjente organizimi.

Duhet të shmangim nervozizmin, reagimet e menjëhershme ndaj lajmeve, marrëveshjet shumë të çuditshme pa bazë, shpërndarjen mendore, vendimet vetëm nga nevoja për liri dhe bisedat ku dikush kërkon të tronditë tjetrin vetëm për të thyer rutinën. Dita është shumë e mirë kur mendja është e hapur, por këmbët mbeten në tokë.

Këshilla e ditës:
Sot mendja punon shpejt dhe mund të vijë një ide, lajm apo zgjidhje që ndryshon mënyrën si e shihni një situatë. Jini të hapur ndaj teknologjisë, kontakteve të reja dhe alternativave, por mos veproni vetëm nga entuziazmi i momentit. Mbani gjithmonë një plan B. Mendoni ndryshe, por vendosni me këmbë në tokë.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…