6 SHTATOR 2026 – MOS LEJO QË EMOCIONI TË BËHET REAGIM

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

6 SHTATOR 2026 – MOS LEJO QË EMOCIONI TË BËHET REAGIM

Më 6 shtator, Hëna ndodhet në Gaforre dhe aktivizon fuqishëm temën e familjes, shtëpisë, sigurisë emocionale dhe trupit. Gjatë ditës, Hëna afrohet me Marsin në Gaforre, duke e bërë klimën shumë të ndjeshme, reaktive dhe të ngarkuar emocionalisht. Ky nuk është aspekt i qetë, sepse Hëna tregon ndjenjën, ndërsa Marsi tregon veprimin, zemërimin, mbrojtjen dhe impulsin. Kur bashkohen në Gaforre, njeriu vepron sepse ndjen, mbron sepse ka frikë, reagon sepse diçka e prek në rrënjë.

Kjo ditë mund të sjellë shumë energji për çështje shtëpie, familjeje, rregullime praktike, pastrim, mbrojtje të njerëzve të dashur dhe vendime që lidhen me sigurinë. Por mund të sjellë edhe tension në familje, nervozizëm, reagime pasive-agresive, fjalë që dalin nga plagë të vjetra, ose konflikt midis nevojës për kujdes dhe nevojës për të kontrolluar situatën. Marsi në Gaforre nuk zemërohet gjithmonë drejtpërdrejt; shpesh zemërimi vjen përmes ndjeshmërisë, kujtimeve dhe mbrojtjes.

Shenjat që ndikohen më shumë janë Gaforrja, Dashi, Peshorja dhe Bricjapi, sidomos dhjetëditëshi i dytë, sepse Marsi ende ndodhet në gradat e mesit të Gaforres dhe mban aktiv tensionin me Saturnin në Dash. Kjo do të thotë se përgjegjësitë, familja, marrëdhëniet dhe presioni personal mund të ndihen fort. Për Gaforren, dita mund të jetë shumë personale. Për Dashin, mund të ketë presion në shtëpi. Për Peshoren, mund të ketë tension midis imazhit publik dhe jetës private. Për Bricjapin, marrëdhëniet dhe familja kërkojnë më shumë kujdes.

Nga ana praktike, kjo ditë është e mirë për punë që kërkon energji në shtëpi, për rregullime, për mbrojtje të interesave familjare, për terapi emocionale, për kontroll shëndeti, për kujdes me ushqimin, për fillim të një rutine më të butë dhe për mbyllje të çështjeve që lidhen me familjen. Nuk është ditë ideale për debat në çift, propozim martese, nënshkrime të rëndësishme, blerje të mëdha, marrëveshje familjare pa qetësi ose udhëtime me tension. Nëse duhet të bëhet një bisedë familjare, duhet të bëhet me rregulla: jo akuza, jo kujtime si armë, jo presion emocional.

Për marrëdhënie, dita është shumë emocionale. Mund të ndihmojë nëse dy njerëz duan të flasin nga zemra dhe të tregojnë kujdes. Por mund të bëhet e vështirë nëse ka xhelozi, pasiguri, frikë nga braktisja ose nevojë për kontroll. Për ribashkim, dita nuk është e keqe nëse ka pjekuri, por nuk është e sigurt nëse vendimi vjen vetëm nga nostalgjia. Për ekonomi, duhet shmangur shpenzimi emocional. Për dietë, kujdes me ushqimin që përdoret si ngushëllim.

Duhet të shmangim nxitimin, zemërimin familjar, vendimet nga plagët e vjetra, dramat emocionale, presionin ndaj partnerit, lodhjen fizike, reagimet ndaj prindërve ose fëmijëve dhe çështjet e shtëpisë që zmadhohen pa arsye. Kjo ditë kërkon të veprojmë me zemër, por jo të lejojmë zemrën e plagosur të drejtojë gjithçka.

Këshilla e ditës:
Sot emocionet janë të forta dhe reagimet mund të jenë të menjëhershme. Mos lejoni që zemërimi, frika apo plagët e vjetra t’ju shtyjnë drejt fjalëve ose vendimeve që më vonë do t’i pendoheni. Kujdesuni për shtëpinë, familjen dhe trupin, por vendosni edhe kufij të shëndetshëm. Ndalo, merr frymë dhe pastaj vepro.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…