Filozofia e Astrologjisë Hebraike

18/02/2018

Të gjithë kemi një qëllim në jetë …

12 rrënjët  shpirtrash të ndryshme dhe qëllimi që secili ka për të përmbushur, nëpërmjet ideologjisë së Kabalës

Në gjuhën hebre,astrologjii quhet hokmat ha-nissayon ​​që do të thotë “intuita e parashikimit”. Megjithëse nuk është terësisht një praktikë hebraike,astrologjia hyri në mënyrën e vet ne qyteterimin hebraik dhe fitoi fuqi të mjaftueshme nëpërmjet sistemit të Kabalës.Disa historianë mbeshtesin mendimin se astrologjia asimilua në komunitet ngadalë përmes krahasimit me qytetërimin e lashtë grek. Shefer Jexira është një nga librat e parë hebraikë të shkruar ndonjëherë dhe zbulon sekrete të  astrologjisë hebraike!Përveç kësaj,në të gjithë Biblën,ne Talmud dhe kodin e ligjit hebre,ka përshkrime emocionuese se si Zoti përdor trupat qiellorë si një kanal për të shfaqur energjitë e tij.

Të 12 fiset e Izraelit janë në fakt 12 rrënjë të ndryshme të shpirtit nga të cilat njerëzit hebrenj zbresin në tokë. Rrënjët korrespondojnë me 12 shenjat e zodiakut,12 muaj hebraike,me 12 shkronjat e alfabetit hebraik dhe 12 vetitë e shpirtit sipas Kabala si zemërimi,fjala dhe mendimi.

Festimet hebraike nuk janë vetëm kujtime të ngjarjeve historike,por janë rezultate të fuqive qiellore dhe veprimeve,të cilat janë të favorshme për disa gjëra.Për shembull, Pashkët të hebrenjve  është një periudhë e lidhur me fjalën dhe prandaj favorizon çdo formë të komunikimit mes njerëzve.

Sipas hartës tuaj astrologjike,muaji në të cilin ne lindim tregon një fuqi të fshehur që kemi dhe mund të zhvillojmë,ose një dobësi që mund të kapërcejmë.Nuk lidhemi nga personaliteti qe përshkruan harta jonë dhe faktin se ne të gjithë jemi të pasuruar me elemete  pozitive dhe negative do të thotë se ne mund të ndryshojmë dhe të bëhemi më të  mirë duke përmiresuar këto elemente dhe në këtë mënyrë të integrojmë gjendjën tone fizike,emocionale dhe mendjen tonë brenda planit shpirtëror.Prandaj, qëllimi i astrologjisë hebraike nuk është që të parashikojë të ardhmen ose të sugjerojë sjellje bazuar tek shenjat e qiellit.

Judaizmi na mëson se nëse lidhemi me Toran,e cila është shpirtërore dhe mbi natyrën,ska pse të shqetësohemi për ndikimet e zodiakut!Qëllimi i astrologjisë hebraike është të na ndihmojë të kuptojmë veten dhe të na japë drejtimin se si të punojmë me të.

Astrologjia e sotme duket të jetë e orientuar drejt llogaritjes së forcave qe veprojnë në botë më qellim qe të kuptojmëse si ti përdorim ato dhe si ti bëjmë të punojnë për të mirën tone.Me këtë arsyetim bëhet më pak i nevojshëm ose plotësisht e panevojshme t’i jepet fuqija e Zotit tek ne dhe për këtë arsye  astrologjia hebraike kërkon të na bëjnë të kuptojmë në thellësi këto veprime që Zoti na dërgon në botë në mënyrë që të bëjë më mirë vullnetin e tij.Kjo realizohet kur kuptojmë dhuratat me të cilat Zoti ka bekuar secilit prej nesh.

Metoda hebraike bazohet në traditën e lashtë sekrete.Kjo traditë bazohet në strukturën e krijimit që nga dita e parë e tutje.Horoskopi i njeriut të parë,Adamit,është i njohur sipas traditës.Tani, çdo person (i cili është pasardhësi i njeriut të parë) mund të shikojë horoskopin e tij duke e krahasuar atë me horoskopin e Adamit.Me kuptim se si funksionon njeriu ideal dhe kuptimin e horoskopit individual të personit identifikojnë dallimet dhe nëpërmjet krahasimit ne jemi në gjendje të shpjegojmë se çfarë duhet të bërë për të realizuar ndryshimin drejt përmirësimit.

Astrologu hebre përdor kuptimin e ndikimeve nga hyjnit për të parë potencialin shpirtëror të evolucionit përgjatë çdo periudhe dhe ngjarjeje,në krahasim me parashikimin e së ardhmes. Ai kërkon të gjejë mundësi të fshehura për zhvillime shpirtërore,gjithmonë duke u përpjekur për të arritur një marrëdhënie më të ngushtë me Zotin.Nepërmjet studimit të kuptimit prapa aspekteve të ndryshme që lidhen me muajt,mund të përcaktoni potencialin shpirtëror që ekziston tek ju në çdo muaj të caktuar. Astrologu  kontrollon periudhat më tepër për të marrë një ide të përgjithshëm të asaj qe  mund të ofrojë çdo muaj shpirtërisht sesa të parashikojë se çfarë do të ndodhë çdo ditë të caktuar dhe e përdor këtë njohuri për zhvillimin personal.Për të parashikuar ngjarjet sipas orëve ose të përditshme do të ishte një shkelje e ndalimit biblik: “Mos veproni në bazë të momenteve të favorshme” (Levitikon 19:26).

Parashikimi i ngjarjeve me saktësi të madhe çon njeriun larg kuptimit se Zoti është i përfshirë në çdo molekulë të ekzistencës dhe mund të ndryshojë ngjarjet.Ky rrezik është në fakt baza e të gjithë urdhërave biblike kundër astrologjisë.

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se nga moment qe matja e kohës në kalendarin hebraik është më bazë hënën,çdo muaj fillon dhe mbaron më Hënën e re dhe Hëna e plotë gjithmonë tregon mesin e muajit.Prandaj,ndryshe nga kalendari Gregorian,çdo shenjë është në harmoni memuajn  natyral duke pasur  ndikimin më të madh gjatë hënës së plotë të secilit muaji.

Shiko gjithashtu