Marsi tek Luani… Guxim, Krijimtari dhe krenari

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Marsi hyn tek Luani mbretëror në 11 Qershor dhe do qëndrojë deri dhe në 29 Korrik. Shenja Luanit lidhet me gëzimin, argëtimin, dashurinë, fëmijët dhe krijimin. Kështu që do tregojë këto cështje dhe do na lejojë të dalim jashtë, të ndjekim dhe të arrijmë qëllimet tona apo dhe personin që na intereson dhe të shprehim të gjithë dashurinë dhe pasionin tonë me një mënyrë ideale. Kemi më shumë vetbesim, seksualitet të theksuar dhe theksohet karakteri jonë krijues, dicka për të cilën kërkojmë sigurim. Jemi më optimist, më zemërgjërë, më aktiv, por edhe më egoistë! Por do duhet ti kushtojmë më shumë vëmëndje dhe personave tanë të dashur, pasi Marsi krijon dy kënde shumë të vështira me Saturnin dhe Uranin, në 1/7 dhe 4/7 përkatësisht. Këto kënde sjellin pengesa dhe ndryshime, por më shumë mbi kësaj do mësoni nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

Kalimi Marsit nga Luani aktivizon të lindurit në shenjat e qëndrueshme domethënë Demët, Luanët, Akrepët dhe Ujorët dhe I fton të marrin vendime. Jep mundësi dhe ide të papritura Binjakëve dhe Peshoreve, oreks për veprim, gjallëri dhe lehtësi Dashëve dhe Shigjetarëve. Nga data 11 deri në 27 Korrik ndikimi planetit ushtrohet në dhjetditëshin e parë të shenjave, nga 28 Qershor deri në 13 Korrik në të dytin dhe nga 14 deri në 29 Korrik në të tretin.

Marsi, zoti i luftës, të guximit, të vendosshmërisë dhe aksionit, që udhëheq instiktin e mbijetesës, por dhe dëshirat tona seksuale, largohet nga shenja sentimentale e Gaforres në 11/06/2021 dhe vazhdon tek Luani i zjarrtë, një shenjë që i përshtatet shumë më shumë, Në këtë pozicion do qëndrojë deri në 29/07/2021, ku për një periudhë të gjatë do qëndrojë paralelisht dhe Afërdita, e dashura e tij e përhershme, duke bërë verën e sivjetshme pasionante dhe shumë erotike. Këto sigurisht nga ana personale, pasi pozicioni Marsit tek Luani sjellë zhvillime në popullsinë botërore dhe lidhet me ngjarje shpërthyese, zjarre dhe lëkundje të forta tërmeti apo aktivitet vullkanik.

Zjarri me Zjarrin

Marsi është udhëheqësi Dashit që është shenja zjarrit dhe do gjëndet tek Luani ku bën pjesë dhe ai nga shenjat e zjarrit dhe pritet të djegë zemra. Luftuesi i zjarrtë i sistemit diellor ndalon tashmë të jetë i ndjeshëm dhe dhimbshur, ashtu si ishte tek Gaforrja dhe do bëhet hakmarrës, krijues, me një tendencë ndaj shijimeve fizike. Shenja e Luanit i jep Marsit më shumë fuqi të brendshme, enthusiazëm dhe kryesim dhe e bën një luftëtar të zotë me dëshira dhe aspirate të mëdha. Me Marsin tek Luani do vazhdojmë të kërkojmë sigurinë sentimentale dhe stabilitet, ashtu dhe tek Gaforrja, por duke ndjerë më shumë siguri për veten tonë. Cilësitë që kërkon tek lidhjet Marsi tek Luani është besimi, përkushtimi, dashuria, respekti, por edhe pasioni theksuar. Luani mban shokët dhe familjen e tij pranë dhe dallon për krenarinë e tij, ndërkohë është gjithnjë i sigurt për veten e tij, i vendosur, i sinqertë dhe produktiv. Eshtë jashtzakonisht bujar dhe vlerson aq sa cilësinë aq edhe sasinë dhe i pëlqen të shpenzojë dhe para dhe gëzim. Me Marsin në këtë shenjë do jemi më shumë social dhe pushtues. Do duam të argëtohemi më shumë dhe do kërkojmë kënaqësinë në c’do gjë që bëjmë. Do jemi më energjik, enthusiastë dhe shprehës, por edhe më shumë dramatik.

Këndet kryesore që do krijojë Marsi tek Luani

Në 1 Qershor Marsi krijon kontrast me Saturnin në vijë të kundërt tek Ujori dhe do ndjejmë shumë lodhje dhe mungesë vetbesimi. Pasiguritë do na kryesojnë dhe ankthido rritet dhe e gjithë kjo do sjellë tensione, zënka dhe aksidente. Të gjithë do jenë “me të kuqe” ndaj do duhet të ruajmë tonë të ulta për të shmangur më të këqiat vecanërisht shenjat stabile me ditëlindje në fund të dhjetditëshit të 1 fillim të dytit.

Në 4 Qershor Marsi krijon katror me Uranin tek Demi dhe do kemi ngjarje të papritura që do ndryshojnë programin tonë dhe do na prishin psikologjinë. Do jemi nevrikë, të paduruar dhe të gatshëm të grindemi, por do duhet të jemi dhe shumë të kujdesshëm, pasi do ekzistojë tendenca për aksidente dhe shumë tensione. Ndoshta disa probleme që nuk kemi kapërcyer mund ti shohim përsëri përpara nesh dhe në kjo të ndikojë në shkatërrimin tonë sentimental.

Në 13 Qershor, shënojeni këtë datë, Marsi krijon takim me Afërditën tek Luani dhe do jetë një ditë plot sensualitet, pasion erotik dhe dëshirë romantike. Datë e shkëlqyer për martesa dhe zyrtarizime lidhjesh, por edhe për njohje të reja të zjarrta. Dashët, Luanët, Shigjetarët, Ujorët dhe Peshoret me ditëlindje në fund të dhjetditëshit të dytë- fillim të tretit, favorizohen më shumë.

Në 19 Qershor, pak orë para se Marsi të ikë nga Luani për të hyrë tek Virgjëresha, krijon një kontrast nga Jupiteri që do jetë në një vijë të kundërt fenomenalisht tek Ujori dhe krijon ankth, nervozizëm, por edhe ngjarje të forta dhe dramatike. Do ndjejmë shumë tensioe dhe ndoshta do kemi dhe probleme me gjumin.

Ditëlindja Marsit tek Luani

Nëse keni lindur me Marsin tek Luani, tani do keni kthimin e Marsit tuaj dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kështu nëse keni Marsin tek Luani erdhi momenti të veproni dhe të shpalosni talentet tuaja. Të dilni përpara dhe të lëvizni. Të bëni deklaratën erotike që kaq kohë mendonit, të guxoni, të dalloni. Deri në 29/7 do tërhiqni vëmëndjet dhe do shkëlqeni. Do jeni plot energji, do keni vetbesim të lartë dhe do udhëhiqni në fushën ku ndikoheni përkatësisht dhe me shenjën tuaj. Vetëm kini kujdes pak, pasi mundet sjellja juaj të duket mjaft e lëkundur tek të tjerët.

Nga pozicioni i ri i Marsit tek Luani favorizohen shumë Luanët, Dashët dhe Shigjetarët, por le të shohim me detaje në cilat fusha ndikon të gjithë përfaqësuesit e zodiakut.

 

Ndikimi kalimit të Marsit dhe shenjat e zodiakut

DASHI

Udhëheqësi Marsit lëviz në shtëpinë tuaj erotike dhe të pasionuar të pestë, dhe ju jetoni jetën me gëzim dhe enthusiazëm, flertoni dhe argëtoheni me partnerin tuaj. Dëshira juaj është më e fortë, ndiheni më të fortë pas një periudhë të kaluar të lodhshme dhe erotizmi prek të kuqen! Tani merreni me aktivitete të shumta argëtuese, por personat tuaj të dashur kanë nevojë për më shumë mbështetjen tuaj, vecanërisht nëse jeni prinder. Për më tepër, favorizoheni me shprehimin e ndjenjave tuaja dhe mund të keni mundësi në lojrat e fatit. Përpiquni vetëm të mos jeni dredharakë dhe egoistë në arritjen e nevojave ntuaja, as të presiononi partnerin tuaj, nuk bëhet fjalë ti ndryshoni mëndje. Ndoshta merreni me artet, kërcimin apo muzikën, gjeni një dalje në problemet tuaja falë dhe astrologut tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  me këshillat që ju jep.

Marsi, që është dhe udhëheqësi juaj, merr një pozicion më të mirë për ju në shenjën e Luanit nga 11/6 dhe do ndikojë shtëpinë tuaj të 5 diellore që lidhet me dashurinë, kreativitetin, argëtimin dhe fëmijët. Kështu, përgatituni për ngjarje të këndshme në këto fusha të jetës tuaj dhe vecanërisht në jetën tuaj erotike dhe lidhjet tuaja. Nëse periudhën e fundit kishit debate me partnerin tuaj, ndoshta tani do gjeni mënyra të zgjidhni ndryshimet tuaja dhe të afroheni më pranë. Gjithashtu, nëse jeni vetëm mund të njihni një person të ri që t’ju impresionojë dhe ta kërkoni. Të mira janë të rejat dhe në fushën fëmijë, pasi nëse doni të keni një trashgimtar favorizoheni deri në 29/7, por dhe nëse jeni prindër do arrini të kaloni kohë më cilësore me fëmijët tuaj. Në përgjithësi do jeni më të gëzuar dhe më social dhe do kemi më shumë oreks të dilni jashtë dhe të argëtoheni me të dashuritë apo shokët tuaj apo mund dhe të dilni përpara dhe të merreni me të përbashkëtat. Dhe në punë do keni mbarësi, pasi do jeni më produktiv dhe do dalloheni me idetë tuaja. Sjelljen tuaj agresive kontrollojeni pak dhe tendencën tuaj të doni të bëhet gjithnjë e juaja.

 

DEMI

Marsi duke kaluar në shtëpinë tuaj të katërt diellore, të shtëpisë dhe familjes, tregon se jeta në shtëpinë tuaj do jetë e theksuar, krijon përplasje midis jetës tuaj profesionale dhe personale. Tani Marsi do ju mësojë se do duhet të keni besim në univers dhe në këshillat që merrni nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale . Në përgjithësi, përballeni me shumë rezistenca në veprimet tuaja, kryesisht nga personat e ambjentit tuaj familjar. Kështu mos u shtyni në mosmarrveshje, ajo që ka rëndësi primare është qetësia juaj shpirtërore. Në fund, vetë shtëpia kërkon vëmëndjen tuaj, me punë apo angazhime të ndryshme, por jeni më shumë të prirur në aksidente sesa zakonisht.

Marsi nga Luani do zhvendoset në shtëpinë tuaj të 4 diellore që lidhet me shtëpinë dhe familjen, por dhe cështjet tuaja profesionale. Do kontaktoni me të afërm, prindër apo mund dhe të përgatisni të vizitoni zonat tuaja të origjinës. Por mund të pranoni dhe ju vizita në shtëpinë tuaj nga personat tuaj të afërm dhe ti mikprisni. Gjithashtu, mund të shfaqen cështje të pasurisë së paluajtshme dhe ose të përparoni në ndonjë shit-blerje, ose të filloni të bëni riparime në ndonjë hapësirë tuajën apo të shpërnguleni. Akoma, mund të vendosni të filloni ndonjë punë me bazë shtëpinë tuaj apo të bashkpunoni me prindërit apo ndonjë person të afërt apo dhe t’ju dorovisë dikush nga ta. Por, ekziston dhe mundësia të nevojitet ndonjë personi juaj për ndihmën tuaj apo të ndjeni presion në disa biseda familjare, të cilat të përfundojnë në kundërshtime të mëdha….

 

BINJAKET

Marsi kalon në shtëpinë tuaj të tretë diellore, të komunikimit, duke treguar se jeni më shumë energjik, flisni pafundsisht, ndjeni nevojën të udhëtoni, nxitoheni të shprehni mendimin tuaj. Për ndryshe, lajmet e papritura apo disa informacione që do ju mërzisin. Paralelisht, këtë periudhë, aftësia juaj tashmë e lindur, do jetë vecanërisht e theksuar, fakt që do ketë si rezultat të bëni njohje të rëndësishme. Duke komunikuar me të tjerët dhe kryesisht me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale , mund të cliroheni nga bllokimet tuaja shpirtërore. Në fund, kini kujdes më shumë zhvendosjet tuaja, pasi impulsiviteti ju karakterizon në këtë fushë.

Marsi merr një pozicion më ndihmues për ju dhe do ju bëjë akoma më komunikues! Nga pozicioni i ri tek Luani ndikon shtëpinë tuaj të 3 diellore që lidhet me komunikimin dhe udhëtimet, domethënë elementin tuaj. Për shtatë javët e ardhshme fjala juaj do ketë peshë dhe do jeni më social. Përgatituni për takime, kompromentime dhe njohje të reja. Do jetë një periudhë ku do udhëtoni, do mësoni, do mblidhni informacione për ti ndarë me njerzit rreth jush. Eshtë një periudhë pozitive për sa merren me mjetet e rrjeteve informuese, reklamat, teknologjinë dhe shkrimtarët. Mundeni të filloni shënimet tuaja, të shkruani historinë tuaj, të ndani njohuritë dhe eksperiencat tuaja. Do keni oreks të dilni jashtë, të argëtoheni me vëllezër, shokë dhe të njohur dhe të bëni dhe njohje të reja. Dhe në cështjet tuaja profesionale do keni këndvështrime të mira, pasi do sqarohet pak turbullira që kishit dhe do arrini të merrni vendime të duhura për karrierën tuaj.

 

GAFORRJA

Marsi braktis shenjën tuaj dhe kalon në shtëpinë tuaj të dytë diellore, të ardhurave dhe të parave, duke sjellë dhe risistemime në këto fusha. Kështu që mos shpenzoni paratë tuaja në gjëra që nuk ju nevojiten dhe gjeni mënyra të mbuloni nevojat tuaja të shtyra. Nëse mendoni realizimin e një marrveshjeje ekonomike, mos lini shpërthimin e enthusiazmit tuaj t’ju tërheqë, pasi munden disa kufinj të mos jenë pro jush. Në këtë do nevojiteni për astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale . Tani cilatdo veprime ekonomike të bëni do jenë praktike dhe llogjike, pasi luftoni për balancën e situatës tuaj ekonomike. Por kini kujdes debate të mundshme që mund të shfaqen nëse keni borxh apo ju kanë borxh, pasi ky kalim lidhet dhe me persona të ambjentit tuaj shoqëror, nëse keni marrë-dhënie me ta.

Marsi në 11/6 lë shenjën tuaj për të vizituar Luanin dhe nga pozicioni i tij i ri ndikon shtëpinë tuaj të 2 diellore, duke sjellë zhvillime në cështjet tuaja ekonomike. Mund të ekzistojnë disa mundësi të rrisni të ardhurat tuaja, por duhet të tregoni kujdes, pasi monedha ka dy anë. Mund të keni më shumë oreks të shpenzoni para ose për ndonjë blerje të madhe ose për argëtimin tuaj dhe të shkatërroni plotësisht gjithë prollogaritjet tuaja në ajër dhe të mos dalin më të ardhurat që mund të siguronit. Do masë! Gjithashtu, është periudhë pozitive të kërkoni ndonjë rritje nga puna jauj, nëse e lejojnë dhe rrethanat, por dhe të jeni më krijues dhe spocial në ambjentin e punës. Mos jeni ama të prerë, pasi dhe zënkat janë brenda programit.

 

LUANI

Duke patur Marsin në shenjën tuaj, keni vetbesim dhe besoni në aftësitë tuaja se do arrini qëllimin tuaj, planifikoni veprimet e reja për të ardhmen tuaj pasi keni të rritur energjinë tuaj, gjithnjë me këshillat dhe të astrologut tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Drejtoni energjinë tuaj drejt një qëllimi të dëshiruar dhe luftoni të arrini c’farë ju bën të lumtur. E sigurta është se do ndodhin ngjarje që do shfaqin vlerën tuaj dhe arritjet e tyre dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më krenar dhe të lumtur. Kini kujdes vetëm sjelljen tuaj agresive dhe arrogancën dhe jepini vëmëndje c’do gjëje që thoni për të mos ardhur në përplasje me personat tuaj shoqëror. Gjithashtu jeni më impulsive, më të prirur në zemërim dhe nervozizëm, rezultat i shumë detyrimeve që ndërmerrni këtë periudhë.

Mirë se erdhët! Marsit do mikpritet në shenjën  tuaj për shtatë javët e ardhshme dhe do jeni më ambicioz, krijues dhe të fuqishëm. Do keni zhvillime në shumë fusha dhe këndvështrime pozitive. Në punë do jeni pushtues dhe të përkushtuar në qëllimet tuaja, do keni nivele të larta energjie dhe shumë vrapime. Marsi sjell presion dhe aksion dhe në dorën tuaj është ta përdorni në mënyrë produktive dhe jo të merreni me zënka dhe intriga. Eshtë periudha të rinovoheni dhe të vraponi në qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Nëse periudhën e kaluar gjërat janë të “ngecura”, me Marsin përkrah jush do mundeni të keni zhvillimet që doni. Sigurisht mos harroni se kemi dhe Merkurin në vijë të kundërt, kështu që pak durim deri në 22/6 dhe më pas kush ju kap. Dhe në cështje tuaja erotike do keni zhvillime dhe sa jeni në një lidhje të shëndetshme do afroheni më pranë, por dhe sa jeni  vetëm do keni mundësi për njohje dhe dashuri pasionante.

 

VIRGJERESHA

Marsi kalon në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sekrete dhe turbullt diellore, kështu që jeni dembelë dhe më pak energjik, ndjeni energji më të paktë. Në vija të përgjithshme favorizohen aktivitetet pas prapaskenave. Por do duhet të jeni plotësisht korrekt nëse doni të shmangni telashe apo ngatërresa. Paralelisht, mund të përballeni me intriga në punën tuaj apo me një person nga e kaluara, por ekzistojnë shumë që nuk njihni dhe këtë periudhë jeni të ndjeshëm. Mund të jeni larg nga aktivitetet tuaja të zakonshme dhe të kërkoni vetminë tuaj dhe shmangien e programit dhe veprimeve të rëndësishme. Gjitahshtu, duke dëgjuar me kujdes mesazhet e fshehta që ju dërgon universi nëpërmjet ëndrrave, të intuitës dhe astrologut tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale , do ju ndihmojë të merrni vendimet e sakta por dhe të largoni zhgënjimet tuaja.

Marsi do zhvendoset në një shtëpi më të fshehtë dhe të brendshme të horoskopit tuaj diellor, në shtëpinë e 12 të frikrave, të ndjenjave, të shpirtit, të vecimit, të shpirtërimit dhe njerzimit. Kjo do të thotë se duhet të merreni me shëndetin dhe situatën tuaj fizike dhe ti jepni shpirtit dhe trupit tuaj kujdes. Ndoshta mund të doni të qëndroni pak vetëm për tu menduar dhe të meditoni cilën rrugë keni marrë në jetën tuaj dhe të bëni një rilëvizje. Mundet dhe disa njerzit tuaj të kenë nevojë për ndihmën tuaj dhe të vraponi ti ndihmoni. Nga ana tjetër, është një periudhë ku prapaskenat do mbizotërojnë dhe ndoshta do duhet të keni kujdes skandalet e mundshme. Mund të përfshiheni në një lidhje të jashtligjshme që do zgjojë pasione të fshehura apo në një aksion të fshehtë në punën tuaj. Ndoshta keni takime të fshehta, marrëveshje misterjoze dhe reagoni në hije. Të mbani mend fundja se është një periudhë kur do duhet të shplodheni dhe të keni kujdes, pasi do jeni të prirur në dëmtime, djegje, helmime apo viroza, kështu që kini kujdes c’farë hani dhe pini dhe mos harroni maskën tuaj!

 

PESHORJA

Marsi në shtëpinë tuaj të 11 shoqërore diellore, sjell shumë surpriza të këndshme dhe ngjarje të papritura, ndiheni të lirë të bëni c’do gjë që jus jell gëzim dhe clirim. Vjen në sipërfaqje socializimi tuaj i lindur, jeni të hapur në ftesa të reja sociale, gjeni shokë të rinj që pasurojnë jetën tuaj me gëzim dhe optimizëm. Do keni gjithashtu më shumë kohë për të publikuar në rrjetet tuaja sociale dhe mund të krijoni njohje të reja brenda internetit. Ana negative e këtij kalimi ama është se një personi juaj shoqëror mund të ruajë distancime nga ju dhe ju ndjeni se kjo shoqëri nuk do mundet kurrë të jetë pikërisht e njëjta në të ardhmen, apo një personi juaj shoqëror mund t’ju kritikojë apo të thotë komente negative. Do keni nevojë atëhet për astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  , për të marrë përfitimet më të mëdha nga ky kalim.

Me Marsin duke lëvizur nga 11/6 deri në 29/7, në fushën e shoqërisë, të grupeve, të partneritetit dhe aspiratave, përgatituni të dilni, të flirtoni dhe të rinovoni rrethin tuaj social. Pozicioni i ri i Marsin është sikur po merr një peshë nga krahët tuaj dhe do e kuptoni menjëherë, pasi do ndjeni të ulet antkhi që kishit periudhën e kaluar për cështjet tuaja personale dhe profesionale. Gjërat tashmë janë më pozitive për ju dhe mund të keni fitime ekonomike, të vendosni të shkoni lidhjen tuaj më poshtë dhe të angazhoni serjozisht apo nëse jeni vetëm të bëni njohje të reja interesante. Mundet sigurisht dhe një lidhje shoqërore të zhvillohet në erotike. E sigurta është se shtatë javët e ardhshme do rriten aspiratat tuaja dhe do keni më shumë energji dhe gëzim. Të vetmen që duhet të shmangni është të mos huazoni dhe të mos jepni hua para gjatë kësaj periudhë kohore.

 

AKREPI

Shumë lëvizshmëri dhe shumë aktivitete në karrierë ju krijon Marsi në shtëpinë tuaj të dhjetë diellore, të aspiratave dhe karrierës. Marsi ju fal shumë fuqi për arritjen e qëllimeve tuaja profesionale, dallime nderuese profesionale, cmime dhe arritje nëpërmjet përpjekjes së fortë. Do jetë tani më e lehtë të tregoni talentet tuaja dhe të shpërbleheni për to, ndërkohë luftoni për përparimin tuaj. Nuk përjashtohet ama të përplaseni me një person të rëndësishëm në punën tuaj, pundhënës apo me shtetin, kështu më mirë flisni më parë me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Kini kujdes egoizmin dhe arrogancën në karrierën tuaj dhe mos jeni kërkues me personat më të lartë apo kolegët tuaj, pasi mund të krijohen përplasje dhe kufizime që do ju mohojnë gëzimin dhe qetësimin tuaj.

Marsi, bashkudhëheqësi shenjës tuaj, do lëvizë nga 11/6 deri në 29/7 në fushën e karrierës, të aspiratave, të arritjes sociale dhe të martesës dhe ashtu si kuptoni mëndja juaj do jetë e tërhequr vetëm në këto. Ndryshimet janë brenda programit, ashtu si dhe mundësi që do ju prezantohen. Do hyni në procedurë të bëni biseda dhe kompromentime dhe të kontrolloni të gjitha propozimet që do bien në tryezë. Skenaret janë të shumta, ndoshta ndryshoni kolegë, ndoshta ndonjë person më i lartë se ju propozon të ndryshoni post dhe të me merrni një ngritje apo dhe ju vetë të vendosni të zhvendoseni në ndonjë ambjent të ri profesional. Nuk do jetë një periudhë e lehtë, pasi do ketë shumë presion dhe kërkesa nga të tjerët dhe ju ftoheni të merrni vendimet e duhura për të ardhmen tuaj që do ju ulin me këmbë në tokë. Të keni fundja në pjesën e pasme të mëndjes tuaj se ndryshimet mund të lidhen dhe me martesën tuaj apo mund të ekni ndonjë ndryshim sistemues në shtëpi që do ndikojë të gjithë familjen.

 

SHIGJETARI

Ndiheni më të lumtur dhe optimist, jeni plot energji të arrini qëllimet tuaja të mëdha dhe të bëni planet madheshtore falë Marsit në shtëpinë tuaj të nëntë diellore. Keni fundja fuqinë dhe gjallërinë të realizoni vizionet tuaja frymdhënëse, mundet akoma dhe të zgjeroni biznesin tuaj, duke bërë një bashkpunim të ri fitimprurës. Fatmirsisht intuita juaj e lindur dhe astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  , do ju ndihmojë të gjykoni saktë të tjerët dhe keni vetdisiplinë për të shmangur debatet dhe dramën. Fundja gëzoni jetën dhe argëtimin në udhëtimet tuaja dhe keni enthusiazëm, por akoma dhe nëse nuk arrini të shkoni në vënde të largta për tu argëtuar, zgjidhni një destinacion të afërt që ju ofron pamje në detin e kaltërt dhe do kaloni shkëlqyeshëm.

Marsi në 11/6 do hyjë në shenjën e Luanit dhe deri në 29/7 që do qëndrojë në një pozicion ju mbyll syrin dhe bashkpunon të gjeni përsëri veten tuaj optimiste. Do ju japë energji, do ju mbushë me enthusiazëm dhe oreks për aksion, por edhe mundësi të vini përpara planet tuaja të mëdha. Eshtë periudhë ku favorizohen udhëtimet, studimet, lidhjet me të huaj dhe shtetet jashtë. Kështu mund të vendosni të pasuroni njohuritë tuaja, të bëni një master, një seminar apo të publikoni një libër apo dhe të bëni ndonjë calendar tuajin në internet për të komunikuar eksperiencat tuaja. Mund të organizoni një udhëtim, të zeni punë jashtë vëndit apo të bashkpunoni me një kompani të huaj. Fundja, keni dhe ju nevojë, por edhe oreks të bëni një rivendosje, thjesht fillimet e reja planifikojini pas datës 26/6 kur do të jetë kthyer dhe Merkuri në vijën e tij të drejtë. Në c’do gjq që të vendosni do gjeni aleatë dhe mbështetës dhe nga rrethi juaj familjar. Përgatituni, udhëtimi për të ardhmen tuaj fillon, hapni krahët tuaja!

 

BRICJAPI

Financat që keni së bashku me të tjerët do luajnë rol përcaktues në jetën tuaj pasi Marsi në shtëpinë tuaj të tetë diellore, të burimeve të përbashkta ekonomike, ju aktivizon të vendosni gjërat në rregull. Mund të ndjeni ankth dhe nervozizëm në krahasim me një hipotekë, një plan të përbashkët ekonomik, një kredi apo cfarëdo lloj ndihme ekonomike. Ndoshta nuk keni para mjaftueshëm për të shlyer siguracionet apo kreditë apo përplaseni me partnerin tuaj apo kolegët tuaj për financat e përbashkta. Mundet gjithashtu të nevojitet të shpenzoni nga kursimet tuaja apo nga ana kundërt, mund të merrni një kredi apo ndonjë përforcim monetary apo bonus apo një ndihmë të madhe. Për më tepër, një skenar i mundshëm është se partneri juaj të bëjë disa ankesa apo komente negative, që do ju bëjën të keni pyetje. Për të gjitha të mësipërmet fundja, ose pozitive, ose negative, ju këshilloheni me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

Përsa Marsi ndodhej tek Gaforrja presioni që pranonit në cështjet profesionale dhe personale ishte e madhe. Por tani që do hyjë në shenjën e Luanit do merrni frymë në këto fusha dhe deri në 29/7 kur do qëndrojë në këtë pozicion gjërat do jenë më favorizueze për ju. Ndërkohë në këtë periudhë do ju shqetësojë shumë fusha juaj ekonomike. Dueht ti ndiqni ngushtësisht dhe të keni kontrollin të ardhura- shpenzime. Gjithashtu do jetë në periudhë me biseda, kompromentime për bashkpunime dhe marrveshje ekonomike. Paralelisht do duhet të tregoni vëmëndjen e duhur shëndetit tuaj dhe të shmangni aktivitetet e rrezikshme, pasi mundësia e lëndimeve dhe djegieve është e mundshme.

 

UJORI

Prezenca Marsit në shtëpinë tuaj të shtatë diellore, të lidhjeve dhe bashkpunimeve, tregon se do duhet të luftoni tani për të patur balancë dhe harmoni në lidhjet tuaja të rëndësishme. Nëse ndjeni se ekzistojnë probleme serjoze dhe vështirësi të pakapërcyeshme në lidhjen tuaj apo në një bashkpunimin tuaj, mendoni sesi të reagoni për tu korigjuar gjërat. Ndoshta keni një kundërshtim i vështirë me ndonjë koleg apo partneri jauj pasi ndjeni se të tjerët janë kërkues përballë jush apo se partneri juaj nuk keni plane për të ardhmen. Për kundrazi, do ishte më përfituese të lini astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  , t’ju orjentojë. Nëse ndjeni se nuk keni marrë mjaftushëm nga kjo lidhje, ndoshta zgjidhni të largoheni apo akoma dhe të ndaheni. Nëse jeni vetëm në jetën tuaj erotike, merrni iniciativa për të patur dashurinë që kërkoni.

Marsi kalon tek Luani, domethënë përballë jush dhe ndikon fushën e lidhjeve dhe bashkpunimeve. Do ju shqetësojnë shumë martesa juaj, lidhjet me partnerin tuaj, kolegët tuaj, por edhe kontratat dhe marrveshjet që keni nënshkruar. Programi juaj do jetë presionues, pothuajse mbytës dhe shplodha do jetë mjet luksi. Do jeni revoltues pa shkak, nevrat tuaja do jenë në maja dhe sjellja juaj pak e prerë, dicka që nuk ju ndihmon dhe shumë në lidhjet tuaja. Do duhet të gjeni kurajon dhe durimin të shmangni tensione, të mos jeni agresiv dhe të mos shpërtheni në persona të gabuar. Më mirë të flisni sinqerisht me partnerin tuaj dhe ti shpjegoni se presionoheni, për të mos arritur situatën në ekstreme. Si kuptoni, lidhjet ose personale ose profesionale që nuk kanë bazat e duhura do kalojë kriza të mëdha. Por sa prej tyre do durojnë do lidhen akoma më shumë. Beqarët mund të bëjnë disa njohje interesante, nëpërmjet shokësh, që mund të zhvillohen në histori romantike.

 

PESHQIT

Aktiviteti theksuar në përditshmërinë tuaj, ju sjell Marsin në shtëpinë tuaj të gjashtë të diellor, të shëndetit, të punës dhe të përditshmërisë. Kështu mund të nxitoheni të përfundoni një projekt krijues në punën tuaj apo të ekzistojnë tensione në zyrën tuaj apo me kolegët tuaj dhe eprorët tuaj. Nëse ama ndjeni ankth nga detyrimet tuaja të përditshme të cilat ndryshojnë programin tuaj, kërkoni nga ndonjë person tuajin shoqëror t’ju ndihmojë, pasi koha për relaskim do jenë zero këtë periudhë. Do jeni mjaft i angazhuar tani dhe keni nevojë për kohë për tu shplodhur dhe të relaksoheni. Për më tepër, në lidhje me shëndetin tuaj bëhet fjalë për një periudhë të ndjeshme. Gjithashtu, për të përforcuar gjallërinë tuaj dhe fleksibilitetin tuaj, mund të merreni me terapi pamore dhe të këshilloheni me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

Puna dhe shëndeti do ndikojë Marsin nga pozicioni i ri i tij tek Luani, ku dhe do qëndrojë nga 11/6 deri në 29/7. Erdhi momenti atëher të bëni dicka për ju dhe ti kushtoni rëndësi vetes tuaj dhe trupit tuaj. Filloni palestrën, mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm, aktivitetet, hobit dhe bëni dhe ato kontrollet për shëndetin tuaj ku gjithnjë thoni dhe kurrë nuk vendosni. Gjithashtu, do keni më shumë presion në punë dhe atmosfera ekzistente do ju lodhë dhe do ju vështirësojë. Kolegët juaj mund të kenë disa shqetësime tyre dhe probleme apo dhe të krijojnë ndonjë prapaskenë për t’ju nënvlersuar. Mos u përfshini në cështje që nuk ju përkasin, shihni vetëm punën dhe detyrimet tuaja dhe përballuni me to me dipllomaci, mirësi dhe zgjuarsi. Mos bini në kurthin e tyre dhe tregojini se ju intereson vetëm të jeni produktiv dhe do dilni të fituar, pasi qëndrimi juaj do vlersohet nga personat më të lartë se ju.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu