Marsi në shtëpia dhe “celësat” për ngritje erotike!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Tradicionalisht në Astrologji, Marsi është planeti i forcës, mbizotërimit, luftës dhe seksualitetit. Do mundej dikush të pyesë: Si kombinohet seksualiteti me luftën? E megjithatë marrëdhënia seksuale në vetvete ka elemente "lufte"! Ashtu si Dashi, shenja që tradicionalisht "udhëheq", po kështu edhe Marsi, në Astrologji përfaqëson koncepte të tilla si pasionet dhe dashuria!

Vetë Dashi na kujton mashkullin, i cili e rrethon ngushtë femrën, me qëllim që ta pushtojë dhe ta bëjë atë të tijin. Në fund të fundit, idea e Marsit nuk është asgjë më shumë se standardi i seksit, pasi simbolizon bashkimin e femrës (rrethi) me mashkullin (shigjetën).

Marsi është fuqia primitive instinktuale që i dhuron individit dëshirën për të dashuruar, përkushtuar dhe në fund, të kënaqë pasionin e tij përmes dashurisë.Ndikimi i Marsit në secilin person varet nga pozicioni që ai mban në hartën e tij të lindjes.

Zbuloni mënyrën se si "funksionon" në shtrat dhe ndiqni rrugën më të shkurtër që do t'ju çojë në ngritjen erotike!

MARSI TEK DYMBEDHJETE SHTEPIAT

Marsi në shtëpinë e parë

Nëse partneri ka Marsin në horoskop ose në shtëpinë e parë, atëherë seksualisht shprehet shpejt.Ai nuk e humb kohën e tij, veçanërisht nëse jeni personi i duhur për të. Do të shkojë direkt në shtrat. Për të ngjallur instinktin e tij seksual, në fillim bëhuni i vështirë.Sfidat janë jetike për të. Nuk do e humbasë mundësinë, do t'ju kapë dhe do të përpiqet të stimulojë instinktet tuaja seksuale në mënyra të ndryshme dhe, pothuajse në mënyrë primitive, dhe do t'ju kërkojë të bëni dashuri në çdo çast.

Emocioni, ringjallja dhe çdo gjë irrituese dhe stimuluese e magjeps, kështu që do të gjejë një mënyrë ose argument për të arritur qëllimin e tij. Eshtë energjik, i padurueshëm, i zjarrtë dhe instinkti i tij seksual është shumë i fortë.

Mos u befasoni ose shokoheni nëse e shihni në shtrat pa ju përgatitur më parë me fjalë apo përkëdhelje romantike.Ka epsh dhe nganjëherë instinktet e tij shtazore bëjnë që të dëshirojë vetëm kënaqësinë e tyre.

Nëse partneri juaj është mashkull: Ai joshet nga femra që janë entuziaste, epshore, pasionante dhe të magjepsen vetëm nga ideja për të qenë në shtrat.

Nëse partneri juaj është femër: Ajo joshet nga mashkulli që është superior ndaj saj, dinamik, ka besim tek vetvetja dhe që e merr ai iniciativën në gjithçka.

 

Marsi në shtëpinë e dytë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e dytë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet relativisht ngadalë. Nuk do t'ju kërkojë të bëni dashuri derisa të kuptojë se ju ka pushtuar.

Në shtratë, do të paraprijnë përkëdheljet e dashurisë dhe fjalët romantike. Një bisedë romantike dhe një mjedis i dekoruar artistikisht dhe i ndjeshëm do ti zgjojë instinktet e tij seksuale.

Kur në financat e tij nuk është mirë ose ka probleme të ngjashme, atëherë dëshira e tij seksuale zvogëlohet shumë sepse nuk ndihet i sigurt.

Thellë përbrënda, dëshiron të ketë një partner erotik i cili është dominues seksualisht.Zotërimi i tij mund të krijojë probleme në marrëdhënie, përmes presionit dhe xhelozisë.

Nëse partneri juaj është mashkull:Ky mashkull është sensual, i dashur dhe i do të gjitha kënaqësitë tokësore. Rruga që të çon në zemrën e tij gjithmonë kalon në stomaku i tij.

Nëse partneri juaj është femër: Për të mundur ta pushtoni seksualisht, premtojini siguri financiare ose lëreni të kuptojë se keni një biznes të qëndrueshëm dhe të vendosur ose një punë të qëndrueshme.

 

Marsi në shtëpinë tuaj të tretë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e tretë, ai ecën me shpejtësi në mënyrë që t'ju bindë që të shkoni në shtrat, pasi së pari të vendosë se ju dëshiron seksualisht.Por, para se të shkoni në pjatën kryesore, përgatiteni terrenin duke bërë një bisedë irrituese me të.

Në shtrat thuajini fjalë të ndryshme erotike dhe irrituese.Sa më shumë larmi fjalësh erotike gjeni për t’i thënë gjatë marrëdhënieve seksuale, aq më shumë e pushtoni.

Gjithashtu, një larmishmëri e madhe përkëdheljesh dhe pozicionesh erotike do të stimulojnë kënaqësinë e tij seksuale për ju, përndryshe do ta bëni të mërzitet duke humbur interesin për ju dhe duke kërkuar një partner tjetër seksual.

Nëse partneri juaj është mashkull: Ky burrë është një flirt. E irriton një femër e zgjuar, e gjithanshme dhe ajo që është entuziaste dhe atletike.

Nëse partneri juaj është femër: Kjo femër emocionohet dhe magjepset nga një partner i cili përdor inteligjencën e tij dhe shumëllojshmërinë e fjalëve për ta eksituar.

 

Marsi në shtëpinë e katërt

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e katërt, atëherë ai shprehet seksualisht në mënyra emocionale.Në marrëdhënien tuaj me të, mund të lindin tensione për shkak të xhelozisë.

Për të hapur orekset e tij seksuale, tregojini butësi, ngrohtësi, sentimentalizëm, ndjeshmëri dhe romancë. Do t’ju përgjigjet tek të gjitha këto në të njëjtën mënyrë.

Nëse ai e kupton që ju jeni një person më pasiv se ai, atëherë do të bëhet mbrojtës ose do të sillet me butësi në çastin e aktit seksual. Nëse jeni një person më aktiv se ai, atëherë do të pranojë të ndjekë dëshirat tuaja në shtrat.

Humoridhe përshtatshmëria e tij, i lejojnë të pranojë pothuajse çdo lloj loje erotike dhe rol.

Eshtë i ndjeshëm dhe sensitive, dhe gjendja e tij seksuale do të varet nga ato që i thuani dhe si e trajtoni.

Nëse partneri juaj është mashkull: Eshtë i ftohtë dhe i largët, por vetëm sepse ka frikë se ju do ta refuzoni. Ai ka nevojë për një grua që do t'i japë guxim dhe shumë ngrohtësi.

Nëse partneri juaj është femër: Stimulohet nga mashkulli që është mbrojtës, i sjellshëm, i nënshtruar, si dhe do t'i sigurojë asaj një jetë të rehatshme dhe të sigurt në shtëpi.

 

Marsi në shtëpinë e pestë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e pestë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet shpejt: do t'ju kërkojë të bëni dashuri me shumë spontanitet. Nëse ka sukses ose nuk ju pushton me përpjekjen e tij të parë, atëherë egoizmi i tij lëndohet dhe ka shumë mundësi të mos guxojë të bëjë një përpjekje të dytë. Por nëse ia del me të parën, atëherë do të ndihet krenar për veten e tij.

Për ta joshur seksualisht, komplimentojeni dhe lakmoni posaçërisht për aftësitë dhe bukurinë e tij seksuale. Eshtë e rëndësishme për të që t’i theksojë vazhdimisht këto talente, sepse kënaqet kur ua tregoni: dëshiron të ju ketë dhe t'ju sundojë seksualisht.

Ai është i zjarrtë, shprehës, i çuditshëm dhe egoist.Qëndrimi i tij mund të bëhet dramatik kur joshet seksualisht, sepse tërheqet drejt manipulimeve fëminore.

Nëse partneri juaj është mashkull:Ky burrë ka një zemër të ngrohtë dhe është gjaknxehtë, ka nevojë për admirim. Jepini përkëdhelje dhe romancë, këto janë dobësitë e tij të ndjeshme.

Nëse partneri juaj është femër: Eshtë gruaja që e josh mashkulli që është i sigurt në veten e tij. Gjithashtu i pëlqen ai që ka pamje të bukur dhe është argëtues.

 

Marsi në shtëpinë e gjashtë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e gjashtë, atëherë ai është i ngadaltë për të shprehur urimet dhe dëshirat e tij seksuale, sepse është modest.

 Dëshiron që i gjithë procesi i aktit të bëhet në një mënyrë të rregullt, të sistemuar dhe jo në mënyrëvulgare. Pastërtia, sa e aktit, aq edhe e mjedisit, është thelbësore.

Nëse në një moment,ju thotë se nuk dëshiron që ta shqetësoni për çështje seksuale, duhet ta besoni pasi që po e thotë, me siguri e kupton vërtetë.Sidoqoftë, gjithmonë duhet të keni në mendje se i fsheh ndjenjat dhe dëshirat e tij.

Mund të shfaqet me ftohtësi, ndrojë dhe intolerancë.Akti seksual është analizuar në detaje nga ai.

Jepini atij stimuj mendorë dhe përpiquni të ngjallni kuriozitetin e tij për seksin.

Nëse partneri juaj është mashkull: Ai sillet ftohtë dhe është i largët, por duket se ka frikë nga refuzimi. Ka nevojë për një grua që do t'i japë kurajë dhe ngrohtësi.

Nëse partneri juaj është femër: Ajo magjepset nga një mashkull që është i zgjuar, praktik dhe i thjeshtë, me kusht që të jetë në gjendje ta bëjë atë të ndjehet e rëndësishme dhe e shkëlqyeshme.

 

Marsi në shtëpinë tuaj të shtatë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e shtatë, atëherë seksualisht shprehet ngadalë, përmes shplodhjes, diskutimit dhe pasi tëkeni kaluar ca kohë me ju.

Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk interesohen për marrëdhënie seksuale ose nuk keni qef, atëherë mund t'ju kuptojë ose të zë vendin tuaj.

I jep më shumë rëndësi partneritetit midis dy personave sesa aktit seksual. Ka mënyra të këndshme për të bërë dashuri, por ai është shprehës.

Cdo gjë vulgare, ose "e trashë" - siç është sjellja e ashpër - mund të bëjë që humori i tij seksual të ulet apo edhe të “ftohet" plotësisht.Tregojini mirësi, mirësjellje dhe romancë për ta stimuluar.

Nëse partneri juaj është mashkull: I pëlqejnë lojërat erotike para aktit, por nuk toleron vulgaritetin dhe sjelljen e keqe nga ana e partnerit të tij.

Nëse partneri juaj është femër: Për të, veshja dhe pamja e mirë luajnë një rol të rëndësishëm në një burrë. Partneri i saj duhet të jetë romantik dhe shumë i sjellshëm me të.

 

Marsi në shtëpinë e tetë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e tetë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet aq shpejt sa të mund të ndizet në përpjekjen e tij për t'ju bindur.

Me vendosmërinë e tij, do të përpiqet t’ju imponohet në mënyrën e tij dhe të kontrollojë jetën tuaj.

Ndjek disa standarde etike dhe nuk do të donte t'i nënshtroheni menjëherë kërkesave ose përpjekjeve të tij. Në këtë mënyrë, dëshiron të zbulojë nëse do t’i kundërpërgjigjeni dëshirave të tij seksuale që nga dita e parë. Nëse dorëzoheni ose e shihni veten duke folur ose duke dalë me një person tjetër, edhe nëse ai person është një mik i përbashkët, atëherë mund të mos ju besojë në të ardhmen.

Kështu që gjithmonë duhet të mbani mend se si tësilleni me të në ditën e parë që dolët ose ku ju propozojë.

Ai është i fshehtë, egoist, diktatorial, xheloz, posedues, pasionant, këmbëngulës dhe shumë seksual.

Dëshiron që ta sfidoni në shtrat dhe ta bëni të ndiejë se po e shijoni aktin seksual me të. Që nga momenti kur ju bini në krahët e tij, nuk do t'ju lejojë të ikni.

Nëse partneri juaj është mashkull:Ky mashkull ka nevojë për një grua që është shumë e apasionuar pas seksit, por edhe pak e vështirë për tu dhënë. Të duket se po e jeton intensivisht dashurinë.

Nëse partneri juaj është femër: Kjo femër dëshiron një burrë që t’i kujtojëseksin në të gjitha orët e ditës dhe ka përvojë në shtrat. Gjithashtu, të ketë vlera superior ndaj saj.

 

Marsi në shtëpinë e nëntë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e nëntë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet shpejt dhe me entuziazëm.

Në një mënyrë miqësore qëju flet,ju bën të mendoni sikur ju njeh prej një kohe të gjatë.

Eshtë impulsiv dhe nëse ju vë në shënjestër, do të fillojë gjuetia. Nëse nuk arrin të ju hedhë në krah menjëherë, atëherë do të shikojë të gjejë një tjetër objektiv.

Thellë, ai beson se dashuria seksuale është argëtuese, plot kënaqësi dhe të qeshura.

Në seks është i zjarrtë, entuziast dhe ndjen gëzim dhe kënaqësi.Për të ngjallur instinktet e tij seksuale, tregojini entuziazmin tuaj, silluni pa kujdes dhe mbi të gjitha mos tregoni se ju shqetëson ndonjë problem. Përndryshe do ta trishtoni dhe do bëni që të humbasë qefin e tij.

Nëse partneri juaj është mashkull: E do lirinë e tij, megjithëse është edhe i butë edhe i dashur. Atij i pëlqen gruaja që vazhdimisht e rinovon veten dhe mjedisin e saj.

Nëse partneri juaj është femër: Ajo zgjohet nga tipishprehës dhe emocionues i mashkullit. Gjithashtu, të interesohet për sportet, kafshët dhe aktivitetet në natyrë.

 

Marsi në shtëpinë e dhjetë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e dhjetë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet ngadalë.

Në çështjet seksuale, është i kujdesshëm dhe i ndrojtur: do të duhet ca kohë para se t'ju afrohet.

Duhet të sigurohet për ndjenjat tuaja, sepse një refuzim mund ta shqetësojë.

Aq sa nëkontaktin tuaj të pare, sa dhe pastaj kur tënjiheni, gjithmonë duhet të bëni ju lëvizjen e parë.  Ndoshta mendon se të bësh seks është humbje kohe ose energjie, ose mund të ketë frikë se nuk do të ketë sukses në seks. Kështu që, dëshirat e tij seksuale mund të shtypen dhe mund të shfaqet i ftohtë, indifferent dhe pa ndjenja.

Që nga momenti që zgjohet instinkti i tij seksual, enthusiazmohet, por përsëri mund të mendojë se akti seksual duhet të bëhet me detyrim.

Nëse partneri juaj është mashkull:Joshet nga një grua e butë dhe e sjellshme. Eshtë jashtëzakonisht i ndjeshëm.Ofendohet nga gjëja më e vogël dhe shumë lehtë madje: kijeni kujdes këtë.

Nëse partneri juaj është femër:Ajo joshet nga mashkulli që ka qëllime të larta në jetën e tij, pasi i admiron të suksesshmit, praktikët dhe burrat që kanë një pozicion të shquar.

 

Marsi në shtëpinë e njëmbëdhjetë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e njëmbëdhjetë, atëherë qëndrimi i tij seksual shprehet në një mënyrë të papritur.

Me të, kurrë nuk do e dini se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës, por me siguri nuk do të mërziteni.

Ai është i paparashikueshëm, mund t'ju kërkojë të bëni dashuri në një kohë të pasigurt dhe i pëlqejnë lojërat e pazakonta.Stimulojeni me përkëdhelje dhe fjalë tërheqëse.

Rujeni interesin e tij në shtrat dhe argëtojeni deri në fund: do të vini re që është origjinal ose mund të përpiqeni të provoni mënyra të reja dhe të ndryshme të dashurisë çdo herë.

Për ta ruajtur të pazbritur interesin e tij për ju, mos i kufizoni dëshirat e tij seksuale, lereni të lirëtë bëjë atë që dëshiron dhe, akoma më mirë, bëni më shumë lojëra se ai ose shpikni mënyrat tuaja. Kjo do ta kënaqë në mënyrë të paimagjinueshme, pasi do të ketë ndjesinë se dashuria seksuale e hipnotizon dhe e magnetizon atë.

E do aq shumë lirinë e tij,sa që shumë lehtë mund ta refuzojë një marrëdhënie nëse nuk është ashtu siç e dëshiron apo nuk i beson.

Nëse partneri juaj është mashkull: Këtij mashkulli i pëlqen dashuria e pazakontë. Ai joshet nga femra që është origjinale ose e interesuar për përvoja të reja dhe të pazakonta.

Nëse partneri juaj është femër: Asaj i pëlqen një mashkull që nuk e kufizon, që është pak i pabindur, origjinal në ide, sjellje dhe pamje.

 

Marsi në shtëpinë e dymbëdhjetë

Nëse partneri juaj e ka Marsin në shtëpinë e dymbëdhjetë, atëherë natyra e tij seksuale shprehet ngadalë dhe në mënyrë pasive.

Do t’ju afrohet në mënyrë të paqartë dhe pasigurt, dhe do duhet të ndërmerrni ju hapin e parë ose të ndërmerrni iniciativën.

Eshtë romantik, kështu që përgatiteni ambjentin, sigurohuni që përpara dhe gjatë bërjes së dashurisë të dëgjohet ndonjë muzikë e butë dhe të ketë ndricim të ulët.

Zgjojani imagjinatën me fjalë të buta dhe të sjellshme.

Ai është aq i ndjeshëm ndaj prekjes dhe zërit tuaj, saqë do të gjendet në tjetër botë dhe ekstazë.

E ndjen nevojën të dijë se ka vendin më të rëndësishëm në zemrën tuaj.Përndryshe, mund të tregojë indiferencë ndaj seksit.Ndjeshmëria juaj gjatë aktit e stimulon dhe e kënaq.

Nëse partneri juaj është mashkull: Ai magjepset nga shpirti shumë romantik, i sjellshëm dhe delikat.Aromat e buta dhe misterioze të gruas e irritojnë seksualisht.

Nëse partneri juaj është femër: Ajomagjepset nga mashkulli që është romantik, i sjellshëm por në të njëjtën kohë ka dhe një karakter të fortë. Ajo dëshiron që ai ta dominojë atë, në një mënyrë të sjellshme.

Shiko gjithashtu