Kontraditat dhe marrëdhëniet midis persona të të njëjtës shenjë

13/08/2019

Kontraditat dhe marrëdhëniet midis persona të të njëjtës shenjë

 

Nëse keni parë ndonjëherë person të shenjës së Dashit të acarohet, do të keni vënë re me siguri që me të vërtet goditen (në kuptimin figurativ) dy desh, deri sa njëri nga ata ose të dy të mposhten.

Dy persona të të njëjtës shenjë ndoshta mund të duket se shkojnë sipërfaqësisht dhe ndoshta besoni në forcat e tyre të njëjta kur janë kundërshtim, dhe nuk do të zgjas shumë. Do të jetë i pashmangshëm barazimi. Por astrologjia nuk është aq e thjesht dhe nuk kufizohet vetëm në jetën e Diellit. Nëse personat desh që po zihen kanë njëri Marsin tek Peshqit e ndjeshëm, tjetri te një Dem i egër, atëherë i pari duhet ta kishte menduar mirë përpara se të zihej me të dytin. Marsi është planeti i agresivitetit dhe sulmit. Kështu, sado që të shfryj dikush përpara jush dhe t’ju kërcënoj që do t’ju shkaktoj shumë mërzitje dhe të këqija, nëse Marsi juaj është më fuqishëm dhe më i karikuar se ai i kundërshtarit tuaj, e sigurt është që në fund do të sundoni ju. Duhet të keni gjithnjë në mendje se ajo që ka rëndësi në mosmarrveshje është rezultati përfundimtar. Mund të konsultoheni me përshkrimet e mëposhtme që janë të thjeshta, por shumë rezultative. Nëse në jetën tuaj private keni hapur luftë me një person të caktuar, përdorni përshkrimet e mëposhtëme për të dobësuar dhe për të prekur në pikat e dobëta dhe të fuqishme të personave kundërshtar. Duhet të dini që Dielli përfaqëson vetveten, Hëna ndjenjat, Mërkuri mendimet dhe interpretimin e fjalës, Marsi sulmin dhe Demi mënyrën se si shfaqet tek njerëzit. Kombinimi do t’ju japë informacione të nevojshme për mënyrën se si mund ti kundërshtoni të tjerët. Ose do t’ju jap vetëbesimin dhe guximin që ju nevojitet që të mposhtni të tjerët. Mund edhe t’ju bind që zgjidhja më e mirë të jetë paqja.

 

Dash me Dash

 

Dashi është kryesisht një shenjë sentimentale, ku gjithnjë i shoqëron fjalët e tij me vepra, dhe shumë rrallë mund të tërhiqet ose të heqë dorë prej gjërave që do. Këtu bëhet fjalë për “fjalë burri”, por e njëjta gjë vlen edhe për femrat. Nëse keni një pozicion te Dashi, asgjë nuk ju ndalon kur sulmoni dikë tjetër. Sigurohuni që qëllimi dhe personi për të cilin luftoni ia vlen mundimin, përpjekjet dhe riskimin. Nëse kundërshtoni dikë që ka planet te Dashi, duhet të dini që suksesi juaj nuk do të jetë aspak i lehtë.

 

Dem me Dem

 

Demi nuk është aq i zhurmshëm dhe i shpejt sa Dashi dhe do të preferonte të mos kishte kontradita me këdo. Por një grinjdje dem me dem është dhunë e përgjakshme. Asnjëri prej tyre nuk i dorëzon armët dhe nuk dorëzohet. Që të dy janë jashtëzakonisht mendjemëdhenj dhe kokëfortë. Si dhe simboli i tyre, demi, janë shumë të qetë deri në momentin që dikush cënon territorin e tij. Atëherë do të sulmojnë menjëherë dhe deri sa ta lënë pa ndjenja kundërshtarin tjetër. Por zakonisht që të dy janë të mposhtur.

 

Binjakë me Binjakë

 

Kur grinden dy binjak, është sikur të shihni sherrin e 4 personave që ju duket vetja të zgjuar dhe ofendojnë njëri-tjetrin. Binjakët kanë mënyrën e vet për të bërë komentet më të këqija dhe të bëjnë kritika aq shpejt saqë është e pamundur për të kundërshtuar ata, vetëm nëse keni edhe ju një planet te Binjakët. Kontradita me Binjakët është mposhtëse për shumicën e njerëzve. E vetmja gjë e mirë është që shumë rrallë Binjakët mund të realizojnë grushtet e tyre. Me të tillë gojë dhe mendje që disponojnë nuk e kanë të nevojshme.

 

Gaforre me Gaforre.

 

Në një sherr midis dy Gaforreve asnjëri nuk do të marrë një grusht të fuqishëm që të mund të bjerë në tokë, sepse janë shumë të ndjeshëm dhe sentimental për të arritur në një pikë aq të përparuar. Por megjithatë bëhet mjaft zhurmë, por në fund të dy tërhiqen mbrapa. Kjo përsëritet herë pas here. Dhe ndërkohë mbështeten në ngrohtësinë që gjejnë në familje dhe ankohen gjatë gjithë kohës se sa shumë të paragjykuar janë dhe nuk i kuptojnë fare kundërshtarët. Shumica e Gaforreve nuk mjaftohen me kontraditat, por nuk dorëzohen lehtë. Parapërgatituni për ankesa dhe fjalë.

 

Luan me Luan

 

Kjo që kemi këtu nuk është asgjë më pak dhe asgjë më shumë nga një konkurs ku në fund do të shpallet një mbret (ose mbretëreshë) e xhunglës. Luani është i guximshëm dhe kjo përleshje do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme. Nuk do të përfundojë deri sa të qartësohet kush është fituesi dhe kush është i mposhturi. Këto përleshje asnjëherë nuk janë të lehta ose argëtuese. Luani rrezikon shumë gjëra. Pastaj egziston vetëm një Diell në sistemin tonë diellor.

 

Virgjëreshë me Virgjëreshë

 

Nga këta persona nuk shpëton asgjë, asnjë imtësi, asnjë cilësi negative, asnjë gabim i kundërshtarit të tyre, prandaj përplasja e tyre zgjat shumë dhe është mjaft e komplikuar. Kur grinden dy persona të shenjës së Virgjëreshës, komentojnë dhe përhapin fjalë në mënyrë të dukshme për njëri-tjetrin dhe i ngarkojnë me akuza dhe me kujtime të këqija nga e kaluara e afërt ose e largët. Pickimi i tyre është helmues dhe vdekjeprurës. Mund të mos disponojnë papërmbajtshmërinë e Dashit ose Dramën e luanit, por eksperienca e një përplasje me ta nuk është aspak e këndshme.

 

Peshore me Peshore

 

Është pothuajse kontradiktore që të themi se dy Peshore mund të zihen. Nëse janë formal, rrallë mund të dëgjoni zërin e tyre të ngritur dhe aq më tepër grushtat e tyre, sepse janë sulmues patologjik. Kjo do të thotë që do të preferonin mënyra të tjera indirekte për tu përballur me njëri-tjetrin. Janë të sjellshëm, por kjo nuk do të thotë që nuk kanë mendje. Përdorin kryesisht paraqitjen e mirë të tyre, nënkuptimet për të arritur atë që duan. Sigurisht nuk janë nga ata që do të pengojnë të tjerët për të bërë një sakrificë për ta. Ata preferojnë prapaskenat.

 

Akrepi me Akrep

 

Ky është një nga kombinimet e vështira kontraditore. Nuk ka kufij për Akrepin kur përfshihet në një përleshje. Kjo shenjë nuk mjaftohet vetëm në fitoren e tij. Do t’ju hedh në tokë dhe t’ju torturoj deri sa të kërkoni me lutje mëshirën e tij. Dhe sigurisht nuk preferon përleshjen fizike, por ka një mendje shumë të mprehtë, do të sajoj intriga të ndryshme dhe do të pres momentin e përshtatshëm për t’ju bërë keq.  Edhe sikur Akrepi të humbasë, e sigurt është që do të përpiqet që të tërheqë edhe kundërshtarin e tij me vete, në mënyrë që të mos ketë fitues dhe të humbur. Prandaj të vetmit që mund të kundërshtojnë një Akrep janë...shumë të tjerë, Akrepa.

 

Shigjetar me Shigjetar

 

Kjo është një shenjë që simbolizon diçka gjysëm njerëzore dhe gjysëm kafshërore, prandaj kur ziheni me një Shigjetar, veç fjalëve që mund të dëgjoni, mund të merrni edhe ndonjë të goditur.

 

Bricjap me Bricjap

 

Muhamet Aliu është Bricjap dhe dy garat më të mira të tij ishin me dy Bricjap të tjerë (ndoshta dhe dy garat më të mira në historin e boksit) me Xho Frizer dhe Xhorxh Forman. Kur përplasen dy Bricjapë, lufta e tyre është plot forcë, ndershmëri dhe vendosmëri. Pëhet fjalë për finale kampioni dhe fituesi e meriton me të vërtet vlerësimin e tij. Do të sillet me mjaft respekt ndaj të mposhturit dhe do ti vijë keq që ishte e nevojshme që dikush të humbiste. Por nëse do të vendoseni në situatën që do t’ju duhet të përballeni me një Bricjap dhe nuk jeni mirë, parapërgatituni nëse nuk ju favorizon vendosja e planetëve në shenjën tuaj, ka shumë mundësi që të humbisni.

 

Ujor me Ujor

 

Asnjëherë nuk mund të dijë njeri se çfarë mund të ndodhë nga përplasja midis dy Ujorëve. Do të ketë shumë sekrete dhe të bërtitura të tipit “mos ndrysho temë”. Rrallë mund të shohim grushta të mbledhur dhe ushtrim të dhunës fizike.

Në të vërtet, një vëzhges i thjeshtë do të lodhet jashtë mase nga përsëritja e pafund e të njëjtave gjëra. Ujorët mund ta duan fitoren, por rallë mund të diponojnë instikte vrasëse.

 

Peshq me Peshq.

 

Nxirrni shaminë nga çanta sepse ka shumë mundësi që të përfundojnë ose që të dyja palët ose njëra në të qarë. Peshqit mund të duan paqen, por disa herë, nëse çështja nuk i intereson shumë, mund të luftojnë fuqishëm dhe me këmbëngulje. Edhe nëse sherri filloi qetë dhe me logjik, është pothuajse e pashmangshme që të ketë ngarkesë psikologjike, të tërhiqen kujtimet dhe situata të dal nga kontrolli. Do t’i dëgjoni të thërrasin : “Kjo nuk është e vështirë” ose “kjo është shantazh sentimental” ose “mjaft më”. E keqja është se kur dy persona të kësaj shenje, veshin dorezat e boksit, krijohet shumë tension. Nëse nuk i përkisni Peshqëve, por përplaseni me një person të kësaj shenje, në fund mund të preferoni të hiqni dorë se sa të shpalleni trim.

Shiko gjithashtu