Janë shumë paratë, Marsi...Saturni, Jupiteri .....

                  

Janë shumë paratë, Marsi...Saturni, Jupiteri...

 

 

Ekonomi apo shpërdorim? Egzistojnë shenja të cilat kursejnë, por janë edhe zemërgjera, por edhe të papërgjegjshme...

 

Shpërdorim dhe kursim, dy fjalë të cilat përshkruajnë të gjithë stilin e jetës tonë, zgjedhjet e përditshme dhe ato afatgjata. Në ditët tona të paktë janë ata që ndjekin modelin e njeriut i cili konsumon pa masë, pa bërë edhe ekonominë më të vogël. Shumica e njerëzve mundohen të përshtasin mënyrën e menaxhimit të parave të tyre me (mënyrën e jetesës së tyre), për të arritur të nxjerrin fundin e muajit, pa qenë nevoja të marrin para nga llogaria e tyre bankare. Në një periudhë të tillë është shumë e rëndësishme të mësojmë të parashikojmë mundësi krize, madje edhe me ndihmën e Astrologjisë. Me bazë kalimin e planeteve duke u kujdesur për pikat e dobëta tona dhe duke aktivizuar pikat e forta, është e mundur të përmirësojmë mënyrën tonë natyrale me të cilën menaxhojmë paratë.

 

Dashi

Më parë shpenzon, pastaj mendohesh.

 

Për ju Dashët nxitimi është një anë e karakterit tuaj që duhet të bëni kujdes, më tepër në çështjet financiare. Realisht shumë persona të cilët i përkasin kësaj shenjë, kanë prirje të shpenzojnë më parë e më pas të mendohen. Kjo lidhet me faktin që Marsi juaj preferon të veprojë më parë e më pas të mendohet. Lexoni me kujdes para se të nënshkuani kontrata ligjore dhe shmangni shpenzimet e tepërta, për të cilat nuk jeni as të sigurt nëse mund t’i mbuloni. Është më mirë të lejoni të japin fruta investimet e mira, që ju ka lënë si trashëgimi Saturni. Kujdesuni të keni besim në aftësinë tuaj për të rrezikuar në periudha të favorshme. Planetet nuk janë armiqësor kundrejt jush, përkundrazi favorizojnë sektorin e punës. Ndaj mundohuni të hapni portofolin tuaj për shpenzime të nevojshme dhe jo për shpërdorime. Investoni në sektorë të cilët lidhen me aktivitetin profesional, kryesisht nëse pronari i biznesit jeni ju. Por duhet të kërkoni dhe ndihmën e një këshilltari investimesh dhe pajisuni me durim. Rezultatet do të duken me kalimin e kohës.

 

Demi

Kush këmbëngul...humb

 

Valviteni ndërmjet aftësisë tuaj për të përfituar mirë nga investimet tuaja dhe në prirje të paparashikuara për shpenzime pa fund. Ndjeni nevojën për të blerë objekte luksoze dhe komoditet. Duhet të mbani nën kontroll këmbënguljen tuaj. Disa herë ju ndikon që të këmbëngulni...por kini parasysh se jo gjithmonë ai që këmbëngul...fiton. Saturni nuk ju ka ndihmuar aspak vitet e fundit. Nëse merreni me aktivitete artistike, Saturni do t’ju mbështesë në investime tuaja. Shpenzoni për të përmirësuar mjetet e punës dhe cilësinë e punës.

 

 

Binjakët

“Jo’’lojërave të fatit, jeni milingona kursimtare

 

Është e vërtetë që zgjuarsia juaj me ndjesinë për biznes që dispononi, janë zakonisht aleatë të shkëlqyer për të bërë marrëveshje në sektorin financiar. Kujdes mos bini në kurthin e besimit të tepërt! Saturni dëshiron t’ju verë në provë. Ndaj mos u mbështesni shumë në aftësinë tuaj për të menaxhuar paratë. Këtë herë do të shikoni paratë tuaja të fluturojnë nga xhepi. Lini mënjanë frazën tuaj të preferuar “të mos dijë e majta se çfarë bën e djathta”. Përkundrazi filloni të mbani shënim për shpërdorimet që bëni. Jeni ende shumë larg nga ajo që themi “fitim i lehtë” ose “para të zeza”. Ndaj është më mirë që të merrni parasysh këshillat nga të afërmit tuaj të cilët kanë më shumë eksperiencë dhe që i besoni. Nëse bëni bashkpunime ose plane të përbashkëta, kujdesuni që të shkruani qartë detyrat dhe shpërblimet e secilit. Nëse keni një aktivitet tuajin, investoni në promovimin e punës tuaj me bazë një plan konkret. Mos lini asgjë në mëshirë të fatit!

 

Gaforrja

Më të pavëmendshëm me prezencën e Marsit

 

Për ju është e rëndësishme (siç tashmë e dini) të ndjeni siguri. Kjo nevojë bazë karakterizon dhe ekonominë tuaj dhe për këtë arsye, zakonisht dini të menaxhoni ekonominë tuaj që asnjëherë mos të mungojnë më të panevojshmet. Nuk keni asnjë tendencë për shpërdorime dhe nëse vini re që gjendja juaj ekonomike është shtrënguar paksa, jeni të parët që kurseni dhe ndërprisni menjëherë shpenzimet e tepërta. Tregoni besim ndaj atyre që mundohet t’ju thotë shqisa e gjashtë dhe prisni momentin e duhur për të kërkuar rritje: mund të keni edhe ndonjë surprizë të bukur...Jeni pozitiv ndaj shpenzimeve dhe inestimeve, nëse keni grumbulluar para. Por mundohuni të mos rrezikoni për tu futur në borxh.

 

Shenjat dhe ekonomia: Secili me mënyrën e tij

 

Doni të zbuloni se ç’lidhje ka secila shenjë me paratë? Të mësoni se cila është ajo që ka tendencë për të bërë ekonomi, cila di të bëjë marrveshje, cila preferon të investojë dhe cila ka tendencë për shpërdorim? Tabela e mëposhtme u përgjigjet të gjitha pytjeve!

 

                                      Da   De    Bi   Ga   Lu   Vir    Pe    Ak    Sh  Bri   Uj    Pe

Kursimtar                        1      3      1      3      1      3      2       2       1     3      2      1

Indiferent                        2      1      3       1      2      1      2      1       3     1      2      3

I zoti në marrëveshje        3      3       3      3      2      2      2       3      2     3      1      1

Orator                             1      2       1      3       2      3     1       2      1      3      1      1

I matur                            1      3       1      3      1       3     1      3      1      3      2       2

Zemërgjerë                     2      1       3      1      3       1      3     1      3      1       3      3 

Investues                        1      3       1      3      1       3      2      3      2      3      3       2

Materialist                      2      3       1      3      3      3       2      2      1      3      2       1 

I përgjegjshëm               1      3       1      2      2      3      1       2       1      3      2      1

Guximtar                       3      1       3      1      2      1       2      2       3      1      3      2

Kursimtar                      1      3       1      3      2      3      1       3       1      3      2      1

Shpërdorues                  3      1       3      1      3      1      3       2       3      1      2      3

 

Çelësi: 3=SHUMË 2=MJAFTUESHËM 1=PAK

 

Luani

Për ju është e njohur që jeni shenjat më zemërgjera të ciklit zodiak, si për ju vetë ashtu edhe për të tjerët. Shpesh herë pikëpamja që keni për jetën ju shtyn të bëni shpenzime jashtë mundësive reale. Gjithmonë jeni të sigurt se diçka do të ndodhë dhe kjo do të mund të mbulojë hapësirën tuaj ekonomike. Me siguri shumica prej jush kanë marrë mësimin e tyre të “rreptë” nga Saturni këto dy vitet e fundit. Realisht shumë Luan preferojnë të jetojnë gëzueshëm “çdo moment si të vijë” sesa të kujdesen për të nesërmen. Në çdo rast që do të vendosni për të blerë, mos u mahnisni nga ajo që shikoni jashtë, por kujdesuni për thelbin dhe domosdoshmërinë e çdo blerje të re.

Virgjëresha

Rezervat tuaja kundrejt menaxhimit të parave janë tashmë të njohura dhe të vështira, egziston mundësia t’ju gjejë të papërgatitur në një moment të vështirë. Dispononi mendimin e nevojshëm praktik për të investuar me mënyrë të qëndrueshme dhe shpenzimet e tepërta nuk janë të natyrës tuaj. Në të gjithë zodiakun jeni shenjat më të kujdesshme në menaxhimin ekonomik. Gjithmonë Saturni ju bën të vendosni një fillim të ri: favorizohen planet e reja dhe aktivitetet  e reja, në të cilat mund të investoni. Gjithmonë ndërgjegja juaj ju shoqëron dhe kjo ju bën që të ecni gjithmonë me hapa të vogla dhe të prisni me kujdes rezultatet e para.

 

 

Peshorja

Pavendosmëria juaj është një faktor i cili ushtron ndikim të madh, kur bëhet fjalë për zgjidhjen midis asaj të të shpenzuarit para dhe për arsyen që ju vendosni t’i shpenzoni ato. Në çështjet ekonomike (si edhe në pjesën tjetër të jetës tuaj) dëshironi të egzistojë harmoni dhe shumica prej jush preferojnë t’ja lënë partnerit çështjet e shpenzimeve dhe të llogarive. Realisht, nuk është ide e keqe të besoni dikë i cili di më shumë se ju veçanërisht nëse është dhe njeri i besuar. Në realitet ju dashuroni luksin me shije të zgjedhur dhe nuk arrini të braktisni përkujdesjet karshi vetes tuaj.

 

Akrepi

Vendodhja  e Akrepit, ajo e teta, është ajo e cila udhëheq paratë e të tjerëve dhe bëhet fjalë shpesh për për trashëgimi ose partner. Në përgjithësi ka të bëjë me çështjet ekonomike më misterioze tek të cilat veprimet bëhen nën sipërfaqe dhe nga ana dukshme e gjërave. Pa dyshim, ju që i përkisni Akrepit, keni aftësinë për të përballuar krizat ekonomike dhe shpesh keni një “hundë’’e cila nuhat, lokalizon mundësitë e mira. Egziston një rrezik, kur Marsi ju ndikon nga një anë e keqe, por është e sigurtë që humbjet mbulohen nga lëvizjet e tuaja të sakta dhe aftësia juaj. Nuk është aspak e çuditshme shumë prej jush nën ndikimin e fortë të Saturnit, në këtë vit që përfundon mundësitë tuaja për tu zgjeruar të jenë bërë mesatare.

 

Shigjetari

Për juve që i përkisni shenjës së Shigjetarit, Jupiteri planeti juaj udhëheqës ju trasmeton një filozofi jete e cila bazohet tek: “nesër është një ditë tjetër”. Parandalimi është terapia më e mirë dhe ju më tepër se çdo tjetër keni nevojë të informoheni që kohërat të cilat do të vijnë nuk janë më të shndritshmet përsa i përket nivelit ekonomik. Duhet të bëni kujdes mos nënshkruani, firmosni asgjë pa këshillën e dikujt i cili di më shumë se ju, veçanërisht në çështje të cilat lidhen me paratë. Investoni në sektorin profesional dhe mundohuni të mos tundoheni për udhëtime në vende egzotike. Saturni ju do të përqëndruar në punë dhe do t’jua shpërblejë në rast se ju mbani nën kontrroll prirjen tuaj për arratisje.

 

Bricjapi

Ju Bricjapët jeni shenja e cila i shmang rreziqet e panevojshme, më tepër se çdo kush tjetër. Është e vërtetë që kujdesi, rezervat dhe puna e fortë janë fjalët kyç të jetës tuaj. Shumë prej jush favorizohen edhe në iniciativa të cilat nuk i kishit menduar, por edhe ndërmarrë më parë. Ndërkohë që shenjat e tjera e kanë të vështirë të shtrëngojnë rripin dhe mos të shpërdorojnë aq shumë për ju kjo është diçka normale. Investoni atje ku besoni më tepër. Nëse zgjidhni sektorin e pasurive të patundshme bëni kujdes.

 

Ujori

Zakonisht ju nuk keni mani me paratë dhe shpesh jeni më të përqëndruar në një ide të re për të fituar para dhe jo tek vetë paratë. Ndoshta Saturni ju ka lënë realizëm që nuk do të harroni lehtë. Shumë Ujorë janë të kuujdesshmëm në atë sesi do të shpenzojnë paratë e tyre dhe më pak të shqetësuar sesi do t’i investojnë ato. Me pak fjalë paratë me kalimin e Saturnit, kanë një vlerë më të qëndrueshme. Në çdo rast duhet të përfitoni nga rrethi juaj shoqëror për të zgjeruar horizontin tuaj profesional. Natyrisht mos i besoni punëve të cilat në pamje të parë duken të lehta dhe të cilat mund të kërkojnë shuma të mëdha parash.

 

Peshqit

Është e vërtetë se nga të gjitha shenjat ju interesoheni më pak për paratë. Është e vërtetë që Saturni do t’ju bëjë të kujdeseni për veten në mënyrë më të qëndrueshme dhe t’ju bëjë të kuptoni rëndësinë e parave, kryesisht për shkak të mungesës së tyre në jetën tuaj. Ndaj bëhuni gati për punë të fortë dhe të lini pas gjërat të cilat nuk janë shumë të nevojshme. Kërkoni ndihmë nga personi juaj më i dashur që të krijoni diçka thelbësore dhe të mësoni nga dikush i cili di më shumë se ju. Në këtë mënyrë dhe ju do të mund të krijoni një aktivitet tuajin.

 

 

 

ASTROLOGJIA DHE PARATË:

VENDODHJE DHE PLANETE

 

Kur flasim për para, astrologjia klasike e lidh këtë me vendodhjen e dytë (vendodhja e dytë përfaqësohet nga shenja e cila nga shenja e cila është pas horoskopit tonë. Për shembull nëse horoskopi ynë është Demi, vendodhja e dytë është tek Binjakët) dhe në vendodhjen e tetë (mund të gjejmë vendodhjen e tetë duke numëruar shenjën e tetë në radhë, pas horoskopit tonë, domethënë, nëse jemi Demi vendndodhja jonë e tetë do të jetë Shigjetari) vendi i ekonomisë dhe i pasurisë.

Ndërkohë që vendodhja e dytë tregon për të ardhurat tona ekonomike dhe paratë që janë rezultat i punës tonë, vendodhja e tetë tregon të ardhurat të cilat e kanë prejardhjen nga diku tjetër. Me fjalë të tjera tregon pasuri ose disponon partneri ynë. Mbi të gjitha, planeti udhëheqës i vendodhjes së dytë dhe planetet që e ndikojnë mund të na japin një shenjë për mënyrat sesi ne menaxhojmë paranë. Planetet të cilët lidhen me paranë janë Jupiteri dhe Afërdita, të cilët ndryshe përkufizohen si fati i “madh” dhe Fati i “vogël”. Kalimi i tyre nga shenja jonë dhe nga vendodhjet e ekonomisë, sjell zakonisht mundësi favorizuese. Megjithatë Jupiteri mund të ketë shumë zgjerim (si pasojë edhe të rrezikshëm) ndikim tek shenjat të cilat kanë tendencë të shpenzojnë paranë. Përkundrazi, i jep mundësi shenjave më të kujdesshme dhe i favorizon ato. Ndaj kujdes mos e lidhni Jupiterin me paratë e gatshme: zakonisht ky planet favorizon veprimet e parave dhe investimet, por gjithsej duhet të merrni parasysh të gjithë parametrat me logjikë: Afërdita dhe Jupiteri ofrojnë mundësi, mënyra me të cilën ne përfitojmë mbetet në duart tona!

   

Shiko gjithashtu